|
27 nėntor 2003 / TN
FJALA E PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS, ALFRED MOISIU, NĖ KONFERENCĖN
KOMBĖTARE 5 VJET KUSHTETUTĖ, ARRITJE DHE SFIDA
Nga
Alfred MOISIU
Kam kėnaqėsinė tė marr pjesė dhe tė pėrshėndes Konferencėn tuaj
Kombėtare, organizuar me rastin e 5 vjetorit tė miratimit tė
Kushtetutės.
Vlerėsoj si shumė tė rėndėsishme dhe dobiprurėse faktin se takimi i
sotėm bėhet nė njė kohė kur Kushtetuta dhe referimet ndaj saj kanė
zėnė vend dhe janė bėrė pjesa kryesore e debatit politik. Opinionet e
ndryshme politike, sociale, ekonomike, ushtarake, etj, e shohin
Kushtetutėn si pikė kryesore referimi. Rritja e referimeve ndaj
Kushtetutės nuk do tė thotė automatikisht se tė gjithė e lexojnė,
kuptojnė dhe e respektojnė atė siē duhet.
Fatkeqėsisht nė shumė raste ajo shihet mė shumė si alibi pėr tė
justifikuar vendime dhe veprime politike duke i dhėnė asaj atribute
dhe ngarkesa qė nuk i ka dhe nuk i takojnė. Pavarėsisht nga kėto
qėndrime referimet ndaj Kushtetutės janė gjithnjė tė dobishme dhe nė
tėrėsi e forcojnė autoritetin e saj. Sa mė shumė tė flasim pėr
Kushtetutėn, ta lexojmė dhe citojmė atė, aq mė shpejt do tė arrijmė ta
bėjmė atė pjesė tė pandarė tė kulturės politike. Ndaj edhe konferenca
e sotme me problematikėn dhe pjesėmarrjen qė paraqet pėrbėn njė
kontribut tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim.
5 vjet
mė parė shqiptarėt votuan njė Kushtetutė tė Re, duke i dhėnė
mbėshtetje tė plotė pėrpjekjeve pėr ndėrtimin e modelit tė shtetit tė
sė drejtės, tė lirisė dhe tė demokracisė. Hartimi i saj ishte frut i
njė bashkėpunimi dhe vullneti tė pėrbashkėt tė institucioneve,
ekspertėve e politikanėve shqiptarė dhe institucioneve ndėrkombėtare.
Ajo plotėsoi njė boshllėk tė madh ligjor dhe i dha njė shtysė
domethėnėse procesit tė thellimit tė reformave dhe integrimit. Nė kėtė
kontekst, Kushtetuta e vitit 1998 pėrbėn njė arritje shumė tė
rėndėsishme nė bilancin e 13 vjetėve tė tranzicionit.
Kushtetuta ėshtė themeli mbi tė cilin ndėrtohet dhe funksionon shteti,
ėshtė Ligji Themeltar i tij. Kriteri kryesor i suksesit tė saj nuk
matet me jetėgjatėsinė. Pėrcaktuese janė efektet qė ajo jep, modeli i
shtetit qė krijon dhe forcon, aftėsia pėr tiu dhėnė pėrgjigje
problemeve mė tė qėnėsishme tė funksionimit tė shtetit si dhe shkalla
e pėrputhjes sė saj me interesat kolektive tė qytetarėve dhe tė
vendit.
Shqipėria ka patur Kushtetuta me jetėgjatėsi tre herė mė tė gjata sesa
ajo aktuale, por koha provoi se ato dėshtuan sepse ndihmuan nė
krijimin e njė modeli shteti nė dėm tė qytetarėve dhe vendit.
Kushtetuta, ashtu si tė gjitha ligjet e tjera, ėshtė e suksesshme kur
parimet dhe normat e pėrcaktuara nė tė zbatohen nė praktikė.
Zbatimi i ligjit dhe shndėrrimi i kulturės ligjore nė kulturė
udhėheqėse tė punės dhe funksionit tė shtetit e shoqėrisė, mendoj se
janė sfida jonė kryesore. Ne duhet tė bėjmė akoma mė shumė nė mėnyrė
qė Kushtetuta tė mos mbetet njė ligj i shkruar, por njė portė e hapur
pėr ecurinė, zhvillimin dhe garantimin e reformave demokratike dhe tė
stabilitetit. Kushtetuta dhe vendimet pasuese tė Gjykatės
Kushtetutese, janė tė detyrueshme dhe duhet tė zbatohen pa hezitim nga
tė gjitha institucionet e shtetit shqiptar. Askush dhe pėr asnjė arsye
nuk ka tė drejtė tė vonojė, interpretojė ose injorojė kėto vendime.
Nėse ka ankesa dhe keqkuptime, le tė mėsohemi tė trokasim mė shpesh nė
dyert e Gjykatės Kushtetutese ose tė pėrdorim mekanizmat e tjerė tė
pėrcaktuar nė Kushtetutė pėr pėrmirėsimin e saj. Kushtetuta pėrcakton
ndarjen e pushteteve, por ajo nuk mund tu japė pėrgjigje direkte tė
gjitha problemeve dhe situatave qė kanė tė bėjnė funksionimin e tyre
nė praktikė.
Nė rastet e konflikteve dhe paqartėsive ėshtė detyrė e Gjykatės
Kushtetuese qė tė bėjė interpretimet e nevojshme, ashtu siē ėshtė
detyrė e Kuvendit dhe e qeverisė qė nė frymėn e kushtetutės tė
hartojnė e miratojnė ligjet e duhura. Pėrvoja e deritanishme me
arritjet dhe problemet e shfaqura na mėson se nė intepretimin e
Kushtetutės nuk duhet tė lejojmė nė asnjė rast qė tė nisemi nga
interesa tė momentit apo nga presioni publik pėr zgjidhjen e shpejtė
tė ndonjė krize politike. Ky interpretim mban nė vėmendje kompetencat,
ndarjen, kontrollin dhe balancėn e pushteteve.
Gjykata Kushtetuese bėn interpretimin pėrfundimtar tė neneve tė
Kushtetutės dhe nuk krijon ose transformon normat kushtetuese. Pėr
zhvillimin demokratik tė vendit dhe funksionimin normal dhe tė
vazhdueshėm tė shtetit ligjor nuk mjafton vetėm apeli pėr politikė dhe
politikanė tė pėrgjegjshėm, por duhet tė jenė tė qarta nė ēdo kohė
edhe instrumentat ligjor qė i detyrojnė ata tė bėhen tė tillė.
Paqartėsitė mund tė ndihmojnė pėr nxitjen e krizave dhe situatave tė
padėshirueshme, siē po ndodh prej disa javėsh me krizėn nė qeveri pėr
shkak tė dy vendeve vakante dhe vendimit pėr drejtimin e dy ministrive
me zvministra. Nga ana tjeter, Gjykata Kushtetuese, Kuvendi dhe tė
gjitha institucionet e tjera kushtetuese duhet tė bėjnė akoma mė shumė
pėr njohjen, propagandimin dhe sqarimin e Ligjit Themeltar tė Shtetit.
Konferenca tė tilla janė tė mirėpritura, siē do tė ishin tė dobishme
dhe tė mirėpritura edhe forma tė tjera, si:
nxitja e qeverisė dhe Kuvendit pėr nxjerrjen e ligjeve dhe procedurave
pėrkatėse nė zbatim tė normave tė pėrcaktuara nė Kushtetutė,
pėrfshirja mė e madhe e problematikės kushtetuese nė tekstet shkollore
dhe universitare,
organizimi i kurseve tė ndryshme tė kualifikimit me juristė, mėsues,
gazetarė dhe profesione tė tjera aktive tė jetės publike,
seminaret periodike pėr aspekte tė ndryshme tė Kushtetutės,
zgjerimi i gamės sė botimeve informative dhe shpjeguese pėr publikun,
rritja e shkallės sė transparencės dhe tė konsultimeve me publikun nė
hartimin e ligjeve tė rėndėsishme,
si dhe rritja e shkėmbimeve tė pėrvojės me vendet e tjera.
Kushtetuta ėshtė libri ynė i shenjtė nė pėrpjekjet tona pėr forcimin e
shtetit tė sė drejtės, demokracisė dhe stabilitetit. Ēdo pėrvjetor i
saj ėshtė njė pėrvojė dhe njė tregues mė shumė pėr vendin gjithnjė e
mė tė rėndėsishėm qė ajo po merr nė shtetin e shoqėrinė shqiptare.
Pėr ti kontribuar realizimit tė qėllimeve tė mėsipėrme, tė cilat janė
tė pėrbashkėta dhe nė dobi tė tė gjithė qytetarėve, Konferenca e sotme
ėshtė njė hap pozitiv, ndaj unė e mbėshteta qė nė fillim dhe pranova
me shumė kėnaqėsi pėr ti dhėnė kujdestarinė time.
Dėrgoi
Ē.
Loloēi / 26.11.2003
|