|
 |
|
26 nėntor 2003 / TN
Meqė
pas shumė apeleve qė janė bėrė nga personalitetet tona tė larta
politike pėr tu ndalur krimi, nuk po ndalet ai, kėto shėrbime qė
deri mė tash janė konsideruar si shėrbime qė dėshirojnė tė
krijojnė frymėn e frikės nė Kosovė, pėr tė sjellė ndonjė parti tė
luftės nė pushtet, po marrin edhe njė konotacion edhe mė tė
rėndė- me vetėdije a pa vetėdije janė nė shėrbim direkt tė
Serbisė. Ky ėshtė edhe njė argument tjetėr qė SHPK-ja, dhe policia
e UNMIK-ut, duhet tė veprojnė me krejt forcėn qė kanė pėr ti
shpartalluar ato.
Shkruan: Nazmi LUKAJ
Pas
vrasjes sė njė hetuesi nė Gjakovė, dhe plagosjes sė njė tjetri nė
Prishtinė ( F. Syleviqit) shėrbimet sekrete kriminale qė veprojnė
nė Kosovė dhanė shenjat e para se krimin do ta orientojnė, veē
politikanėve, edhe nga tė gjithė ata hetues qė do tė merren
seriozosht dhe ndershėm me zbulimin e akteve kriminale, qė kanė
kryer kėto shėrbime gjatė kėtyre mė shumė se katėr vjetėve nė
liri. Vrasja e Sabahate Tolajt dhe plagosja e dy policėve tė tjerė
( edhe e ndjera, edhe tė plagosurit ishin pjesėtarė tė Njėsitit tė
Hetuesisė) tashmė e argumentojnė fuqishėm kėtė gjė. Duke vepruar
kėshtu, shėrbimet sekrete kriminale dėshirojnė ti arrijnė dy
efekte: ti frikėsojnė hetuesit se nėse merren me kriminelėt, do
tė pėrfundojnė tragjikisht; dhe ti krijojnė vetes hapėsirė pėr
veprim tė mėtutjeshėm. |
Bazuar
nė faktin se tė dy policitė qė veprojnė nė Kosovė-ajo e UNMIK-ut dhe e
SHPK-sė- shumė pak kanė bėrė nė ndriēimin e rasteve kriminale, jeta e
kėtyre shėrbimeve do tė jetė e gjatė. Pasi kanė arritur ta frikėsojnė
popullatėn tė dėshmojė pėr rastet kriminale, dhe nėse arrijnė qė ti
disiplinojnė edhe ata pak hetues qė punojnė ndershėm punėn e vet,
veprimtaria kriminale e kėtyre shėrbimeve do tė jetė gjithnjė e mė e
rrezikshme. Nė anėn tjetėr, asnjė pikė shprese nuk ėshtė duke u
vėrejtur se kėto polici do tė arrijnė tia ndalin turrin kėtyre
shėrbimeve tė pista, edhe pse qė tė dy policitė kanė mjaft fakte pėr
personat qė merren me krimin. Ata tashmė i njohin nėpėr komuna gati tė
gjithė qytetarėt e lėre mė tė mos i dijnė kėto. Por, pse nuk kanė
vepruar pėr ti shpartalluar shėrbimet qė po e lagin me lot ēdo ditė
lirinė- kjo ėshtė njė ēėshtje krejt tjetėr.
Nė radhė
tė parė, ka mundėsi qė disa segmenteve tė policisė sė UNMIK-ut tu
shkojė pėrshtati krimi, pėr tia zgjeruar vetes komoditetin nė Kosovė,
por edhe qė Kosova, pasi tė mbushet me krim, tua hapin rrugėn atyre
qarqeve diplomatike qė dėshirojnė ta rifusin kėtė nė krijesėn e re
Serbi-Mali i Zi, pėr ta bėrė kėtė mė lehtė. Ndėrsa, SHPK-ja nuk e ka
marrė serizosht kėtė ēėshtje, pėr shkak se njė pjesė e pjesėtarėve tė
saj, para se tė inkuadroheshin nė tė, kanė punuar nė kėto shėrbime tė
pista, dhe edhe mė tutje vazhdojnė tė shėrbejnė pėr to. Kėtė e
argumenton jo vetėm mosreagimi energjik i SHPK-sė deri mė sot kundėr
kriminelėve, por edhe vrasja e djeshme afėr firmės Molika nė
Raushiq tė Pejės e pjesėtares sė saj- Sabahate Tolajt, dhe plagosja e
dy policėve tė tjerė, po ashtu tė njėsitit tė hetuesisė, qė po
udhėtonin bashkė me Sabahaten.
Pse?
Sepse askush mė mirė se njerėzit e SHPK-sė nuk e kanė ditur se kur
shkon ajo nė punė, ēfarė orari ka, me ēfarė dosje merret, etj. Vrasja
e saj, e hetuesit nė Gjakovė dhe e plagosja e Syleviqit, dhe
mosveprimi i saj energjik deri mė sot pėr ti kapur kriminelėt, ka
tronditur mjaft veprimtarinė e SHPK-sė. Pas kėtyre vrasjeve, SHPK-ja
duhet ta bėjė njė analizė tė thukėt, nė tė cilėn duhet tė shqyrtohen
tė gjitha problemet me tė cilat ballafaqohet kjo polici, nėse dėshiron
tė jetė polici e mirėfilltė, pėr tė besuar qytetarėt nė tė. Kėshtu, si
ėshtė tash, besimi i saj te popullata ėshtė fare i vogėl. Madje, po qe
se vazhdojnė krimet ndaj pjesėtarėve tė saj tė hetuesisė edhe mė
tutje, ka mundėsi qė ti lėshojnė radhėt e saj edhe ata pak hetues,
dhe ata pak pjesėtarė tė tjerė, qė punėn e bėjnė me pėrkushtim dhe me
ndershmėrinė mė tė lartė.
Prandaj
pėrgjegjėsit e SHPK-sė, pėr tė mos marrė kjo polici pėrmasa mė tė
mėdha tė tronditjes- duhet sa mė parė tė lirohet nga tė gjithė ata
pjesėtarė qė dihet botėrisht se kanė punuar nė shėrbimet sekrete tė
pasluftės, e tė cilėt edhe mė tutje mbajnė lidhje me to. Dhe, tė
mobilizohet qė, mė nė fund, seriozisht ta luftojė krimin, pėr ta
ēliruar Kosovėn nga ethet e tij. Gjithashtu edhe policia e UNMIK-ut
do tė duhej ta bėnte njė analizė mė tė gjatė, pėr tė vėrtetuar nėse ka
segmente brenda saj qė me vetėdije nuk marrin masa energjike pėr ta
goditur krimin.
Njerėzit
e shėrbimeve sekrete tashmė i njohin edhe qytetarėt, e lėre mė tė mos
i njohė edhe policia. Pėr tu prangosur ata, mjafton vetėm qė
serizisht tė goditet krimi. Krimi dhe kriminelėt nuk kanė tė ndalur.
Me veprimin e vet, shėrbimet sekrete kriminale nė Kosovė, edhe pas
shumė apeleve qė janė bėrė se po e godasin ēėshtjen e Kosovės,
vazhdojnė edhe mė tutje ta kriminalizojnė kėtė. Krimet e tyre
vazhdojnė tė ēojnė ujė nė mulli tė Serbisė, e cila nė botė po e
shfrytėzon si argument pėr ta rikthyer Kosovėn.
Meqė pas
shumė apeleve qė janė bėrė nga personalitetet tona tė larta politike
pėr tu ndalur krimi, nuk po ndalet ai, kėto shėrbime qė deri mė tash
janė konsideruar si shėrbime qė dėshirojnė tė krijojnė frymėn e frikės
nė Kosovė, pėr tė sjellė ndonjė parti tė luftės nė pushtet, po
marrin edhe njė konotacion edhe mė tė rėndė- me vetėdije a pa vetėdije
janė nė shėrbim direkt tė Serbisė. Ky ėshtė edhe njė argument tjetėr
qė SHPK-ja, dhe policia e UNMIK-ut, duhet tė veprojnė me krejt forcėn
qė kanė pėr ti shpartalluar ato.
|
|