|
-
26 nėntor 2003 / TN
-
-
Shkruan: Gėzim MEKULI*, Oslo
-
Nė gazetėn Shekulli para disa ditėsh, lexova njė lajm tė
rėndė e tė pikėlluar. Fėmija vetėvritet! 11-vjeēari thonė "ishte
fėmijė inteligjent, por kishte lindur me disa deformime fizike,
ndėrkohė qė kokėn e kishte pak tė madhe. I ndjeri sipas njoftimeve,
shpesh ishte objekt humori nga bashkėmoshatarėt e tij tė cilėt
shpesh e quanin "kokėmadh". Kėto fjalė, mobbuese, depresionuan
engjėllin shqiptar dhe e detyruan tė vdesė
!
Sa pak media u fokusuan rreth fenomenit shqetėsues e gjithnjė nė
rritje tė quajtur shpotitje. Lexojmė pėr fėmijėt, tė cilėt janė
ofenduar; nėnēmuar e shpotitur psikikisht dhe fizikisht. Kjo "faqe e
zezė" e shoqėrisė sonė shqiptare ėshtė duke u zhvilluar pėr vite tė
tėra. Dhe mėsimdhėnėsit, siē duket, "nuk janė fare nė dijeni" pėr
kėtė dukuri negative, tė produktit tė shoqėrisė sonė. Kemi parė e
lexuar se si viktimat e shpotitjes, duke qenė tė lėnduar
shpirtėrisht, kanė tentuar tė sulmojnė tiranin edhe me thikė. Kėto
episode tė mjera e tragjike tė bėjnė tė mendosh seriozisht, se ēfarė
ėshtė duke ndodhur me vlerat shpirtėrore e etiko-morale tė traditės
e kulturės sonė. Fjala "Mobbing" ėshtė relativisht shprehje e re nė
fjalorin shqiptar.
-
-
Fjala
"Mobbing" do tė thotė "dhunė grupi". Veprim i njė grupi agresiv e
sulmues ndaj njė personi i cili konsiderohet se nuk i pėrket
shumicės; dhe nuk pranohet nga ky grup apo shoqėria. Ata tė cilėt
shpotisin kanė si qėllim tė thyejnė viktimėn; psikikisht ose
fizikisht. Pra disa fėmijė qesėndisin dhe trazojnė viktimėn, e cila
nga kėta mobues paragjykohet dhe konsiderohet tė jetė mė i dobėt dhe
mė "shkoklan" se sa "tė tjerėt". Sėmundja "e re" shoqėrore "
Shpotitje " ndahet nė disa kategori: si psh. nė atė fizike dhe
psikike. Janė me qindra arsye se pėrse shpotitet nė shkollat tona.
-
-
Njė
ndėr arsyet mund tė jetė edhe kjo: Ai qė ėshtė zgjedhur pėr
viktimizim dallohet dhe veēohet nga "shumica e madhe normale dhe e
zakonshme". Shpotitja, jo rrallė bėhet edhe pėr shkak tė pamjes sė
jashtme (edhe pse askush nuk duhet tė duket i njėjtė me tė tjerėt).
Disa shpotiten pėr shkak tė problemeve psikike apo ndonjė asimetrie
trupore. Shumė nga kėto raste do tė kishin mundėsinė pėr t'u
mėnjanuar po qe se shkolla dhe prindėrit do tė kishin informuar
fėmijėt rreth prezencės eventuale, tė kėtyre nxėnėsve tė sjellshėm,
por tė hendikapuar.
-
Dikush mund tė pyes nėse viktima ėshtė vetėfajtore pėr shpotitje:
Pėrgjigja do tė ishte jo. Mėkatar janė shpotitėsit. Ėshtė vėrtetuar
shkencėrisht se, shumica e atyre qė shpotisin janė mė tė dobėtit.
Kėta shpotisin tė tjerėt pėr tė kamufluar dhe fshehur dobėsinė e
tyre. Kėta janė tė dobėt dhe tė frikėsuar pėr veten e tyre pėr tė
qenė i shpotitur. Po ashtu dihet se shumica e shpotitėsve rrjedh nga
familje dhe shtėpi ku mbizotėrojnė alkooli, bixhozi, kurvėria e
nėnės/babait... etj. etj. Teoria tjetėr mbi shpotitjen tregon se,
vetė shpotitėsit kanė pėrjetuar sulme shpirtėrore, dhe se ai/ajo nuk
ėshtė kuptuar mirė gjatė formimit psikofizik.
-
-
Nuk
ėshtė lehtė qė tė largosh agresivitetin dhe pėrjetimet qė lėndojnė e
nėnēmojnė. Ndjenjat mbesin pėrseri aty, edhe pse ne nuk jemi tė
vetėdijshėm pėr kėtė. Shpotitėsit hedhin ndjenjat e tyre tek tjetri.
Prandaj kėta dalin jashtė nė hapėsirė me "radarin" e tyre, pėr tė
hulumtuar se kush mund tė jetė pranues pėr shpotitje.
Kemi shumė shembuj qė tregojnė se nė shkollat tona, me vite tė tėra,
fėmijėt tanė janė shpotitur. A nuk e ka hetuar askush kėtė sėmundje?
Shkolla ėshtė pėrgjegjėse dhe llogaridhėnėse. Kėtu ēdo herė kemi tė
bėjmė me relacionet shoqėrore: Fėmijėt shpeshherė kanė raportuar se
kėta janė shpotitur edhe para syve tė mėsuesve.
-
-
Mėsuesit e mėsueset duhet tė jenė mė me pėrgjegjėsi. Tė mos imitojnė
e kopjojnė TV-nė. Kėta duhet tė mirėbisedojnė me secilin nxėnės. Tė
pyesin pėr shpotitjet eventuale. Mėsimdhėnėsit duhet t'i falin
besimin nxėnėsit, se ajo ēfarė flitet nė mes tyre do tė mbetet
sekret. Jo rrallė mėsuesit provojnė tė lėnė pas dore problemin, apo
mundėsisht ta bartin atė tek prindėrit
Po ashtu prindėrit duhet tė
flasin me fėmijėt.
-
-
Pavarėsisht iniciativave, fenomeni shpotitje, nuk mund tė mėnjanohet
rrėnjėsisht. Gjithmonė do tė jetė dikush qė mendon se ėshtė mė "i
dobėt" e mė i vockėl se sa tė tjerėt, dhe ēdoherė do tė jetė dikush
qė ndien nevojė tė terrorizojė e tė minimizojė tė tjerėt, vetėm e
vetėm pėr t'i treguar shoqėrisė se ata janė mė tė guximshėm, mė tė
mirė ose mė tė pėrkryer se sa tė tjerėt.
-
-
Shpotitjet nė mes fėmijėve janė fenomen brengosės pėr shoqėritė
demokratike. Kėtu, nė Norvegji, organizohen seminare shkencore,
bėhen studime sociologjike, filozofike, psikologjike e
antropologjike, rreth asaj, se si tė shėrohet kjo "mortajė e
bardhė", mortajė e cila dėmton fėmijėn dhe zhvillimin normal tė tij.
Pasojat e njė shoqėrie mobuese, ne tani po i ndihem edhe nė
politikė.
-
-
Politikanėt dhe mediat kanė po tė njėjtat shablone shpotitėse: Kėta
mobojnė e nuk dialogojnė. Njė gjė dihet: mobing ėshtė rezultat i
mungesės sė dashurisė, respektit dhe produkt i njė shoqėrie tė
papėrgjegjshme. Dhe s'u ndalua kjo e keqe, kjo do tė na drejtojė nė
dhunė, varfėri e kriminalitet. Shpotitja ėshtė kėrcėnim dhe
njėkohėsisht sulm pėr integritetin psikofizik tė fėmijės. Fėmijėt qė
shpotiten, shkallė shkallė, dėmtojnė e shkatėrrojnė vetėbesimin.
Shiko nė shoqėrinė tonė dhe lehtėsisht do tė kuptosh se ēfarė do tė
thotė tė jesh fėmijė. Vendose veten tėnde nė pozitėn e fėmijės
shqiptar; Mendo! Ēfarė janė vlerat shpirtėrore nė shoqėrinė tonė,
dhe se ēfarė i afrojnė ato fėmijės?
-
Ēfarė duhet ndryshuar? Fillimisht do tė duhej filluar me Nanon
dhe Berishėn!
-
-
*Autori vazhdon studimet pasdiplomike nė Universitetin e Oslo-s,
(departamentin pėr Film, Media dhe Komunikacion)
|
|