|
-
26 nėntor 2003
/ TN / Nga Ēerēiz
Loloēi
-
-
Autori: Christopher Andersen
-
Pėrktheu: Elena Kadare
-
Botoi: Shtėpia botuese Doruntina
-
-
Zonja Kenedi, tė gjitha detajet e njė jete tė paeksploruar
-
-
Nė
qoftė se pėrralla mori fund me vrasjen e JFK (John Fidzgerald
Keneddy) mė 22 nėntor tė vitit 1963, legjenda e tij vazhdoi. Nė
moshėn 34 vjeēare, aq sa feniksi, e veja Presidentit do tė rilindė
nga hiri dhe gėrmadhat e kėsaj legjende. Asnjė personalitet i kėsaj
epoke nuk ia ka arritur tė bėjė tė flitet e tė shkruhet pėr tė, si
edhe tė nxisė kureshtjen kaq tė madhe, sa ēbėri ajo. Me pėrjashtim
ndoshta tė princeshės Diana, gruas mė tė njohur tė kohėve moderne.
-
-
Xhon
dhe Zhakėlinė Kenedi i kanė bėrė ballė shumė provave tė vėshtira tė
jetės. Dhe ēifit i tyre arritit ti kapėrcejė tė gjitha kėto:
sėmundja e rrezikshme e presidentit, qė desh ia mori jetėn para
ngjarjes sė Dallasit, mungesa kronike e besnikėrisė sė tij, vdekja e
njė tė afėrmi tė tyre, hemoragjia cerebrale qė paralizoi babanė e
tij, dėshtimi i njė barre tė Zhakėlinės dhe vdekja e djalit tė tyre
Patrik. Por, e mbetur vetėm pas vrasjes sė Xhonit, Xhekit iu desh tė
pėrballonte prova edhe mė tė rėnda.
-
-
Qėndrimi dhe dinjiteti i saj i lindur ishin ēimentoja qė mbajti tė
bashkuar gjithė vendin. Nėse ajo arriti ta mbane kokėn lart, atėhere
ētė drejtė kishin amerikanėt ta linin veten tė mposhteshin nga
dyshimi e dėshpėrimi?
-
-
Xheki
ushqente vetėm njė ambicie: ajo donte qė gjithė bota ta mbante
gjallė nė kujtesė burrin e saj. Qė nė ēastin qė mbaroi ceremonia e
varrimit tė tij, ajo nisi tė ndėrtojė mitin Kenedi, njė histori tė
parė dhe tė korigjuar nga ajo vetė, tė atyre njėmijė ditėve tė
Xhonit nė Shtėpinė e Bradhė. Ajo shpresonte se do tė mbetej varianti
i saj i ngjarjeve.
-
-
Njė
dhjetėvjeēar mė pas, varaku i epokės kishte marrė plasaritje. Shumė
shpejt njė pėrrua zbulimesh politike, si dhe jeta zulmėmadhe private
e Presidentit vetė, shlyen gjurmėt e asaj parajse, qė ajo e kishte
rindėrtuar vetė, me aq kujdes tė madh.
-
-
Nė tė
kundėrtėn, vit pas viti, legjenda e Xhekit u ngrit lart. Edhe pas
martesės sė saj me Aristote Onassisin, qė shpesh u quajt si njė
tradhti, ylli i saj nuk u shua. Gjatė njėzet viteve tė fundit tė
jetės sė saj, vite kėto enigmatike e tė paarritshme, ajo mbeti
objekt i njė mahnitjeje tė vazhdueshme, simbol i pasurisė,
pushtetit, stilit, elegancės dhe dinjitetit.
-
-
Vdekjen e saj mė 19 maj 1994, pas njė kanceri, amerikanėt e
pėrjetuan si njė humbje tė madhe. Ajo la pas vetes kujtimin e njė
personazhi jashtė sė zakonshmes, tė njė idoli tė lajkatuar nga e
gjithė bota, mė shumė se njė qėnie njerėzore, njė krijesė miti e
misteri. Vdekja e saj i vuri vulėn e fundit njė epoke. Asnjeri nuk
mundi tė thotė se kush ishte ajo nė tė vėrtetė.
-
-
Sepse
historia e saj ishte njė gjė fare tjetėr nga njė sagė, qė kishte tė
bėnte me paranė dhe famėn. Xheki ishte njė bashkėshorte e re, qė u
lidh me njė burrė tė cilin ia mori vdekja, njė nėnė e re qė iu desh
ti rriste vetė fėmijtė e saj, njė grua tmerrėsisht xheloze pėr
ruajtjen e intimitetit tė saj, sa kohė qė ishte e dėnuar tė jetonte
nėn dritėn e proxhektorėve.
-
-
Vendi
i saj nė histori ėshtė kaq i veēantė sa asnjeri nuk do tė mund tė
kuptojė kurrė se ēfarė pėrfaqėsonte ajo. Nga ēdo pikėpamje, ajo
ishte unikale. Njė grua me zemėr tė thyer, dalė prej njė familje tė
divorcuar, ajo e adhuronte bababė e saj alkolik dhe aventurier, pėr
tė cilin idolet sipėrane ishin dollari dhe arritja sociale.
-
-
Nė
kundėrshtim me tė gjitha kėto, Xheki kishte njė dhunti qė i
kapėrcente tė metat e saj. Ajo zgjodhi rrugėn e ndeshjes me botėn
dhe jo mposhtjen prej saj. Ajo vazhdoi tė dashuronte dhe tė
dashurohej prej tė tjerėve dhe tė bėnte atė qė donte vetė. Mbi tė
gjitha Zhakėlinė Bouvier Kendi Onassis provoi se ishte njė heroinė
amerikane.
-
-
Nė
kėtė libėr tregohet jeta e plotė e Zhakėlinė Kenedi, gruas sė
presidentit tė famshėm amerikan qė u vra tragjikisht mė 1963. Figura
e saj u bė njė nga mitet mė tė mėdha tė Amerikės sė shekullit XX. I
mbėshtetur nė shumė dokumente tė pabotuara deri mė sot si dhe nė
qindra dėshmi tė njerėzve qė e kanė njohur kėtė grua, Christopher
Andersen na jep njė pėrshkrim pasionant tė jetės sė saj me fat tė
jashtėzakonshėm, qė, pasi jetoi nėn hijen e dy burrave aq tė pasur
dhe tė fuqishėm siē qenė Kendi dhe Onassisi, arriti ta ruajė
pavarėsinė e saj. Pas tyre ajo pati edhe histori tė tjera tė
stuhishme dashurie deri sa gjeti mė nė fund paqen nė krahėt e njė
burri tjetėr, Maurice Tempelsonit.
-
-
Nė
libėr pėrshkruhen gjithashtu marrėdhėniet e saj tė ethshme me
paranė, abuzimet qė bėnte me ilaēet e shumta qė pėrdorte, obsesioni
i tepruar pėr tė qenė pėrherė nė faqet dhe kryetitujt e gazetave
prestigjioze dhe tė revistave tė famshme. Nė tė njėjtėn kohė ne
zbulojmė te ajo njė botė tė ndjeshme ndaj fėmijėve.
-
-
Kemi
kėshtu njė portret kompleks tė Xhekit qė herė tė nervozon, herė tė
befason, herė tė trondit por qė shpjegon nė mėnyrė tė pėrsosur pėrse
ajo arriti tė jetė mbretėresha e zemrave amerikane. Sapo ky libėr
doli nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ai pati njė sukses tė
jashtėzakonshėm dhe u vu nė krye tė librave mė tė shitur.
|
|