|
-
25 nėntor 2003 / Astrit Lulushi / "Zėri
i Amerikės"
-
-
Banorė tė Oklahomės po bėjnė ēėshtė e
mundur pėr tė ndihmuar 3 vajza nga Kosova me sėmundje zemre, tė
cilat pas njė ndėrhyrjeje kirurgjike tashmė kanė dalė nga spitali
dhe ndodhen nėn kujdesin e familjeve amerikane nė qytetin Tulsa.
-
-
Kryeinfermierja e pavionit tė fėmijėve
nė spitalin Saint Francis, Debi Lamert i tha me telefon Zėrit tė
Amerikės se gjendja shėndetėsore e tre pacienteve nga Kosova ėshtė e
mirė. Dy prej vajzave iu nėnshtruan operimit, ndėrsa pėr tė tretėn
ndėrhyrja kirugjike nuk u pa e nevojshme nga mjekėt.
-
-
Tre vajzat tė moshės 8, 13 dhe 19
vjeēare kanė lindur me vrimė nė zemėr, gjė qė shkaton pengesa nė
frymėmarrje dhe dobėsi fizike. Pas analizave tė hollėsishme mjekėt
arritėn nė pėrfundimin se dy prej vajzave kishin nevojė pėr
operacion ndėrsa e treta u trajtua pa ndėrhyrje kirugjike. Trajtimi
nė spital u krye nė fillim tė muajit.
-
-
Zyrtarėt e spitalit Saint Francis nė
Tulsa zhvilluan njė takim me gazetarėt pėr tė folur rreth gjėndjes
sė 3 vajzave nga Kosova.
-
Kryeinfermerja Deby Lamert thotė se pas
trajtimit, pacientet nga Kosova u morėn nė shtėpi nga tre familje
amerikane. Ajo thotė se gjendja e vajzave po pėrmirėsohet.
-
-
Tre vajzat i ishin nėnshruar trajtimit
mjekėsor nė Kosovė por trajtim tė mėtejshėm mė tė specializuar atyre
iu desh tė vinin ne Shteet e Bashkuara. Spitali pediatrik Saint
Francis nė Tulsa tė Oklahomės mori pėrsipėr trajtimin e tyre ndėrsa
njė shoqatė fetare amerikane vazhdon ende fushatėn pėr grumbullimin
e ndihmave financiare pėr tė mbuluar shpenzimet e operacionit dhe
ilaēeve.
-
-
Ende nuk dihet edhe sa kohė tre vajzat
nga Kosova do tė qėndrojnė nė Tulsa. Mjekėt thonė se gjendja e tyre
shėndetsore ėshtė e kėnaqėshme.
-
-
Pėrhapja e diabetit nė SHBA merr
pėrmasa tė rrezikshme
-
-
17 milionė amerikanė vuajnė nga diabeti,
por njė studim i ri tregon se ky numėr jo vetėm do tė rritet por do
tė shumėfishohet gjatė 50 vjetėve tė ardhshėm. Nė fakt deri nė vitin
2050 mbi 30 pėrqind e amerikanėve do tė preken nga diabeti.
-
-
Pas 50 vjetėsh 1 nė ēdo 3 veta do tė
jetė prekur nga diabeti Tė paktėn kėshtu thuhet nė studimin e
shkencėtarėve pranė qėndrės pėr kontrollin dhe parandalimin e
sėmundjeve nė Atlanta.
-
-
Mjeku Venkat Narajan dhe kolegėt e tij
pranė qendrės pėr parandalimin e sėmundjeve studiuan tė dhėnat
mjekėsore tė rreth 360 mijė amerikanėve tė moshave dhe racave tė
ndryshme. Nga shqyrtimi i tė dhėnave ata mundėn tė pėrcaktonin
rrezikun e njė personi pėr tu prekur nga diabeti.
-
-
Njė amerikan i lindur nė vitin 2000 ka
33 pėrqind gjasa pėr tu bėrė diabetik gjsatė jetės sė tij.
-
-
Gratė ndodhen nė njė rrezik mė tė lartė
se burrat, ndėrsa burrat dhe gratė me prejardhe latino-amerikane
janė nė njė rrezik akoma mė tė madh. Numri i personave tė
diagnostikuar me diabet nė Shtetet e Bashkuara do tė rritet 165
pėrqind gjatė 50 vjetėve tė ardhshėm.
-
-
Diabeti afekton ēdo organ tė trupit,
pasi sėmundja ndikon veēanėrisht nė venat e gjakut. Ajo mund tė
shkaktojė sėmundje tė syve qė ēojnė nė verbim, apo sėmudnje tė
veshkave dhe tė zemrės.
-
-
Doktor Narajan thotė se arsyeja pėr
shtimin e rastve tė diabetit ėshtė ase gjithnjė e mė shumė amerikanė
janė fizikisht mbi peshėn normale. Dhjamosja e trupit ėshtė njė
faktor i rėndėsishėm qė shkaton diabetin sėmundje e cila ndikon nė
pakėsimin e dukshėm tė jetėgjatėsisė sė njė personi.
-
-
Kur njė person preket nga diabeti, numri
i viteve tė jetės sė tij pakėsohet dukshėm. Pėr shembull, jeta e njė
personi qė diagnostikohet me diabet nė moshėn 40 vjeēare do tė
shkurtohej me 10 deri 15 vjet.
-
-
Por lajmi i mirė ėshtė se diabeti mund
tė parandalohet suksesshėm nėpėrmjet ushtrimeve tė rregullta fizike
dhe njė diete tė shėndetėshme ushqimore.
|
|