|

Paris,
25 nėntor
2003 / TN
DR.
NEHAT SADIKU
Kėto
ditė mė ka rrėnė nė dorė njė monografi, ku janė tė prezantuar autorėt
e ndryshėm me tekstet e tyre pėr shumė probleme me tė cilat
ballafaqohet sot sistemi i univerziteteve nė Europė dhe nė botė. Aty
mundet tė hasim edhe fotografi tė shumta prej takimit tė konferencės
sė rektorėve europian nė Santiago de Campostela. Lexuesit shumė
shpejt i bjen nė sy theksi i pėrqėndruar i mikėpritėsve tek domethėnia
simbolike e pjesės qendrore tė qytetit (bėhet fjalė pėr qytetin
Santiago de Compostela) ku janė pėrbri ndaj njėra tjerės tė locuara:
univerziteti, qė ka festuar 500 vjetorin e themelimit, katedrala me
varrin e Shėn Jakobit, shtėpia qyetare, hoteli me pėrfaqėsinė
ekonomike si dhe pallati qeveritar.
Tek numėrimi i sipėrm, shihet se vjen nė shprehje raporti
harmoniko-simbolik i partnerėve siq janė: univerziteti, kisha, qyteti,
ekonomia dhe qeveria. Takimet janė tė shpeshta dhe simbolike nė mes:
rektorit, kardinalit, pėrfaqėsuesit tė zyrės ekonomike si dhe
guvernatorit. Kėtu vjen nė shprehje simbioza nė mes tė partnerėve tė
barabartė dhe autonom, qė raportet nė mes veti i rregullojnė me
dialog, barabartėsisht me marėveshje. Kultura dhe respektimi reciprok
enkasi e pengojnė, qė ndokushi prej tyre ti shkel mardhėniet e
definuara ritualisht dhe juridikisht. Ėshtė sidomos me rėndėsi qė tė
gjitha institucionet nė mėnyrė autonome mveti ti zhvillojnė tė drejtat
e tyre, ashtuqė shteti e koncipon tė drejtėn administrative, ekonomia
atė civile apo tė drejtėn komerciale, qyteti vetėqeverisjen e vet,
kisha tė drejtėn kanonike, si dhe univerziteti tė drejtėn e vet tė
pavarur.
Nė shekullin e mesėm univerziteti nė Europė ka qenė institucion i
pavarur, si zakonisht i nėnshtruar kishės dhe shtetit. Ėshtė e njohur
se papa prej mbretit, qė dėshironte tė themelonte univerzitetin,
kėrkonte ndarjen e aq pasurisė pėr univerzitetin, ashtuqė univerziteti
tė ishte ekonomikisht i pavarur, dhe assesi financiarisht i mvarur
prej mbretit. Autonomia ekonomike e garantuar nė kėtė mėnyrė paraqet
bazėn institucionale si dhe autonominė programore tė univerzitetit.
Univerziteti i nėnshtrohet shtetit
Nė periudhėn e konsolidimit tė shtetit europian, nė kalim prej
shekullit 18-tė nė atė 19-tė, pushtetmbajtėsit dėshironin qė
univerzitetin dhe kishėn ta nėnshtronin. Univerzitetin e pavarur e
shėndruan nė njė institucion publik, i nėnshtruar shtetit. Nė Europė
duke e ndjekur kėtė proces evolutiv erdhi deri tek zhvillimi i tri
tipeve tė univerzitetit tė mvarur prej shtetit: nė vendet qė ishin nėn
ndikimin francez u zhvillua tipi napoleonian, nė Gjermani ai i
Humboldit si dhe ai jozefinian, i cili mė vonė u ristrukturua me
reformėn e Bachu-t nė vitin 1849 nė viset e Austro-Hungarisė sė
atėhershme. Univerziteti u bė objekt i rregullimit administrativ,
financiar dhe institucional i mvarur prej shtetit, akademia e
deklaruar autonome u transformua nė njė mvarshmėri prej rrethanave
politike.
Nė botėn anglosaksone univerziteti e rruajti shkallėn e lartė tė
pavarėsisė si dhe nėn kėtė ndikim u zhvilluan univerzitet e tipit
amerikan. Nė Angli univerziteti mbeti i pavarur, nė Amerikė
univerzitet u zhvilluan nėn ndikimin e jurisdiksionit komercial.Tek
vendet nėn pushtetin turk pozita e univerzitetit qe tejet specifike.
Pas luftės sė parė botėrore erdhi deri tek zhvillimi i univerziteteve
nėn ndikimin europian, pas luftės sė dytė botėrore nėn ndikimin
amerikan.
Kjo qe njė periudhė e rritjes permanente tė intervenimit shtetror si
dhe pėrzierjes sė politikės, qė nė kontinentin europian u shkallėzua
nėn ndikimin e ideologjive tė mėdhaja tė shekullit 20-tėnė tri format
e sistemeve totalitare: fashizmit, totalitarizmit dhe komunizmit. Nė
vazhdim tė kėtyre proceseve hasim tek i ashtuquajturi sindromė e
tkurrjes apo zvogėlimit tė ekonomisė si dhe instituconeve tė ekonomisė
sė tregut, qė ndikoi dukshėm tek zvogėlimi programor i autonomisė sė
univerzitetit. Univerziteti qe regulluar me tė drejtėn administrative
sa i pėrket organizimit, finansimit dhe programit.
Procesi
konfliktual
Kah mesi i shekullit 20-tė, pas luftės sė II-tė botėrore nė Europė
filloi tė zhvillohet procesi i kundėrt, nė shoqėri i njohur me emrin e
pėrgjithshėm si liria. Nė ekonomi ky proces njihet me emrin ekonomia e
tregut, nė politikė si demokraci parlamentare, nė aspektin
institucional si shoqėri civile, nė tė drejtėn si e
drejtė-dispozitive, nė nivelin akademik si autonomi e univerzitetit.
Kėtu bėhet fjalė pėr njė proces tė pėrgjithėsuar socio-ekonomiko,
politik dhe kulturor, kur tė drejtėn administrative shtetrore me kėtė
fuqia politike dhe ekonomike e shtetit e redukton, zgjėrohet fusha e
lirisė personale, tregut tė lirė, autonomisė, dispozitės sė vullnetit.
Ky procesi pas viteve 1990 nė shtetet postsocialiste njihet me emrin
tranzicion (perestrojka apo rribėrja). Nė praktikė theksohet
tranzicioni politik dhe ekonomik, qė ėshtė nė pėrputhshmėri me
interesat politike dhe ekonomike, tejet pak me ato akademike,
profesionale dhe reformimi i vėrtetė i univerzitetit dhe praktikimi i
vlerave tė reja. Nė literaturėn perendimore akcenti vendoset tek lufta
shekullore nė mes pushtetit militant, qė e personifikon dhe
personalizon burkoracia shtetrore, si dhe botėn e kulturės dhe
shkencės, shoqėrinė civile, qė e prezanton univerzitetin. Burimi
elementar i kėtij konflikti rrjedh prej vetė njeriut dhe kjo edhe mė
tutje, do tė mbetet si njė vlerė konstante, imanente pėr njeriun.
Rasti i
Maqedonisė
Tek rasti ynė konkret, nė Maqedoni parashtrohet pyetja: ku gjinden
kufijėt pėr njė proces tė kėtillė? Si mundet dhe duhet penguar
burokracinė qė me metodollogjinė divide et imepra tė gjeneron,
thellon, kontrollon kontaktet, komunikimin, dialogun nė mes
Univerzitetit tė Tetovės (UT-sė) dhe Univerzitetit tė Europės
Juglindore nė Tetovė (UEJL-it), nė mes fakulteteve dhe univerzitetit
njėrės dhe tjetrės, nė mes profesorėve dhe studentėve, nė mes tė
moshuarėve dhe tė rrinjėve, nė mes shkencave shoqėrore dhe atyre
teknike, nė mes njerėzve pedagog dhe jopedagog, nė mes rektorėve dhe
dekanėve, nė mes studentėve dhe profesorėve etj.etj.
Atė qė duhet ta dijnė Shqiptarėt e Maqedonisė si dhe ata qė u prijnė
kėtyre dy institucioneve (UT-sė dhe UEJL-it) ka tė bėjė me kėtė tezė:
pėr shkak tė rrethanave nė Maqedoni, gjendjes ekonomike dhe politike,
procesit tė zyrtarizmit tė UT-sė, UEJL-it nė Tetovė ende nuk i ėshtė
bėrė tėrėsisht definimi i statusit juridik sėpari UEJL-it dhe aspak ai
i UT-sė. Me fjalė tjera: dy univerzitet ai i UT-sė dhe UJL-it ende se
kanė tė definuar statusin juridik. Pėr tė dyja univerzitet vlen
konstatimi ynė se akoma nuk ekzistojnė bazat juridike pėr njė financim
tė plotė nga Buxheti shtetėror (rasti i UT-sė) dhe pėr njė finansim tė
pjesėshėm (rasti i UEJL-it).
Assesi nuk duhet haruar se UEJL si njė univerzitet ėshtė i ndėrtuar me
mjete publike tė shteteve europiane dhe tė SHBA-sė, tash pėr tash e ka
statusin privat sipas Ligjit tė arsimit tė lartė nė Maqedoni tė vitit
2000,
ndėrkohė
qė ky institucion ka realizuar disa interesa publike. Ndryshimet si
dhe plotėsimet e fundit tė Ligjit pėr shkollim tė lartė, paraqesin
bazėn elementare tė legalizimit tė UT-sė, edhepse opozita maqedonase i
vlerėson kėto ndryshime si kundėrkushtetuese, shtetin ky financim do
ta kushton nė vit afėr 1.8 miljon euro, me sa duket univerziteti
pritet qė tė financohet edhe prej mjeteve donatore si dhe kredive. Me
plot tė drejtė mundet tė themi se pėr vazhdimin e punės sė sukseshme
nė tė dyja univerzitet, lidershipi i kėtyre institucioneve ka nevojė
pėr sajimin e strategjisė sė zhvillimit tė mėtutjeshėm tė tyre.
Tani pėr
tani kjo u mungon tė dyja palėve. Pa mos sajuar dhe implementuar
strategjinė e qartė pėr pranimin e studentėve, zhvillimin e qendrave
tė reja pėr punė shkencore-hulumtuese, nxjerrjen e ofertave tė reja
pėr studime diplomike, pėrgaditjes sė kuadrove tė reja, tė studimeve
pasuniverzitare dhe tė doktoraturės, si dhe tė aplikimit tė metodave
tė reja tė mėsimdhėnies, tė mėsimit nė distancė etj. Edhepse nė
Maqedoni shqiptarėt kanė dy universitete, kjo nuk nėnkupton se kėto
u takojnė vetėm studentėve shqiptar, asnjiherit prej palės shqiptare
nuk kemi hasur kundėrshtimin qė nė kėto univerzitete nuk kanė tė
drejtė tė studjojnė edhe studentėt nga etnitet tjera. Siē shihet pra
shteti e ka ndryshuar filozofinė politike tė veten, duke menduar se
duhet tė ketė univerzitet tė tretė shtetror, kuptohet UT si
univerzitet sipas tė gjitha standardeve akademike dhe tė akreditimit.
Por ajo
qė mė brengos tejet ka tė bėjė me mungesėn e bashkėpunimit nė mes dy
univerziteteve shqiptare nė Maqedoni. Vėshtirėsi tek ky proces i
bashkėpunimit ndėruniverzitar do tė ketė nė vazhdim dhe nė tė ardhmen.
Bashkėpunim nuk do tė ketė nėse nė kėto univerzitete nuk do tė ketė
liri akademike. Lidershipeve tė dy univerziteteve pėr kėtė gjė nuk ua
ndinė fare, vėshtirėsi do tė ketė tek shfrytėzimi i fondeve shtetrore
si dhe prodhimi artificial i simptomeve pėr mėnyrat adekuate si dhe
dyfishimin e punės, si dhe devalvimi i mospėrgaditjes sė projekteve
apo pjesėamarjes nė to, p.sh. tė TEMPUS-it), qė pritet tė financohen
prej shteteve dhe institucioneve donatore. Sa kohė pritet qė tė zgjasė
kjo? Shumė objektiva do tė mbesin tė parealizuara duke i falemenderuar
mosbashkėpunimit tė dyja univerziteteve shqiptare nė Maqedoni. Tek
sahanlėpirėsit shqiptar vjen nė shprehje njė dukuri tjetėr siq e
pėrgėzon akademiku shqiptar Rexhep Qosja sindroma e tė vepruarit
kundėr vetvetes.
E drejta
administrative e shtetit versus e drejta autonome e univerzitetit
Sistemet demokratike perendimore me anė tė kushtetutės e kanalizojnė
dėshirėn e njeriut pėr pushtetin politik, ardhja dhe mbetja nė tė
pėrgjithmonė, qė pėr nga natyra ėshtė e urrėt, kjo specifikohet me
anė tė ligjeve dhe diktaturės sė shtetit juridik apo pushtetit tė
shtetit juridik. Intelegjencia shqiptare duhet ta pėrvetėson logjikėn
e veprimit tė maqinerisė univerzitare europiane, se pa mos pasur njė
shkallė tė duhur tė zhvillimit autonom tė jurisdiksionit univerzitar,
traditės, respektimit reciprok, njohjes sė proceseve politike,
ekonomike, kulturore, sociale dhe sistemit polivalent komunikologjik
shkurtimisht thėnė njohjes si dhe respektimit tė kulturės autoktone
shqiptare, nuk mundet tė presim progresin si dhe zhvillimin e
mirėfilltė nė sferat e ndryshme tė rrinjėve dhe tė rejave. Vetėm nė
kėtė mėnyrė, mundet tė pėrcaktohet statusi i univerzitetit dhe ofrohet
apo garantohet raporti i barabartė nė mes shtetit dhe univerzitetit.
Nė aspektin individual ky proces i mvetėsimit kulturor, do ta zbuste luftėn
me egon si njė nga mėnyrat e jetės sonė, e cila do tna mėsojė, se si
tė dalim nga logjika e kėsaj shoqėrie, duke mbetur, megjithėkėtė,
brenda kėsaj shoqėrie. (M.Hoxha, Ditari, Secili prej nesh ėshtė
mbartės i rrugės sė vet, 24.11.2003, Lobi num.145). Dalja prej
logjikės si dhe kthimi brenda saj nė njė shoqėri nuk mundet kuptuar
ndryshe pėrpos se nji proces i njė spastrimi tė pėrgjithshėm
shpirtėror. Nė aspektin kolektiv kjo paraqet pyetjen kryesore nė mes
tė sferės publike apo raportit tė sė drejtės administrative shtetrore,
tė drejtės civile nė ekonomi si dhe tė drejtės autonome tė
univerzitetit. Me anė tė marėveshjes zgjidhet raporti nė mes
univerzitetit dhe shtetit ose le ta citojmė Karlin e Madh: Ti mua do
tmė mbrojsh me librin, unė ty do tė mbrojė me shpatėn.
Kushtetuta maqedonase, ngjajshėm sikurse edhe kushtetutat europiane me
disa dallime tė vogėla e pėrcaktojnė: - se Maqedonia ėshtė shtet
sovran; - se fetė janė tė ndara prej shtetit; - univerziteti shtetror
ėshtė autonom; - pushteti lokal formohet i lirė dhe se inisijativa
ekonomike-afariste ėshtė e garantuar me kushtetutė. Me kėtė ėshtė
definuar pikėnisja pėr mardhėniet nė mes shtetit, univerzitetit,
religjioneve, komunitetit lokal dhe ekonomisė. ĒĖSHTJET e shtetit i
rregullon e drejta publike administrative, tė religjioneve tė drejtat
e ndryshme, tė univerzitetit e drejta e pavarur e univerzitetit,
ēėshtjet e vetėqeverisjes lokale i rregullon e drejta e vetėqeverisjes
lokale, atė ekonomike e drejta civile apo jurisdikcioni ekonomik.
Raportet nė mes tyre rregullohen me anė tė marėveshjes. Edhe Maqedonia
bėnė pjesė nė grupin e atyre shteteve qė patėn firmosur parimet e
njėjta. Ėshtė tejet diskutabile Ligji pėr shkollimin e lartė prej
vitit 2000 si dhe ndryshimet dhe plotėsimet e fundit a i kanė ndjekur
intencat apo sistemin e vlerave tė MAGNA CHARTE UNIVERSITATUM prej
Bolonjės prej vitit 1988, qėndrimeve tė konferencės europiane tė
rektorėve, politikės sė Kėshillit tė Europės, UNESCO-s, OECEDE-sė,
deklaratės sė Bolonjės dhe asociacionit tė posaformuar tė
Univerziteteve europiane.
Tipet e
ndryshme tė autonomive univerzitare si dhe Europa e dy shpejtėsive
Nė takimet e shumta regjionale nė mes univerziteteve qenė tė
publikuara analizat komparative pėr zhvillimin e jurisdiksionit tė
Europės Qendrore dhe asaj Juglindore. Nė kėto analiza moderne tė
jurisdiksionit dhe praktikės nė Europė konstatohet, se procesi i
ashtuquajtur i shkollimit tė lartė konvergjencial/konvergjentativ nė
Europė i pati ofruar sistemin univerzitar tė Napoleonit, Humboldit si
dhe sistemin jozefinian si dhe rrjedh procesi intenziv i
konvergjenizimit tė sistemit univerzitar britanik dhe turk nė tė
ashtuquajturin sistem i pėrbashkėt i unifikuar i hapsirės univerzitare
europiane. Ky sistem i konvergjimit tė univerziteteve qe tejet i
sukseshėm tek shumė shtete ish socialiste. Nė fazėn e pėrgaditjes
gjindet bashkėpunimi tejatlantik. Me njė analizė komparativo-juridike
tė pozitės dhe organizimit tė univerziteteve vijmė deri tek konstatimi
se nė mes tyre ekzistojnė dallimet sidomos tek organizimi i brendshėm
i univerzitetit. Rusia, Polonia, Rumunia, Bullgaria, Hungaria dhe
Ēekia e kanė aplikuar modelin integrativ tė univerzitetit me njė
shkallė tė lartė autonomisė financiare, me njė buxhet tė pavarur, qė
bazohet nė definimin ligjor tė univerzitetit me njė transparencė tė
duhur tė financimit tė univerzitetit apo buxhetit shtetror.
Nė kėtė mėnyrė univerzitetit i garantohet pėrpos autonomisė programore
(akademike) si dhe organizative (institucionale) si dhe ajo financiare
(ekonomike) qė ėshtė mė prioritarja dhe mė e rėndėsishmja. Tek shtetet
e posaformuara tė hapsirės ish jugosllave ndjekim njė proces tjetėr.
Nė Maqedoni, Sėrbi, Kosovė, Slloveni, Kroaci, Mal tė Zi akoma mbetet
nė pėrdorim modeli i njė univerziteti tė dezintegruar, ku fakulteti
(anėtarja) paraqet personin juridik me xhiro llogarinė e vete si dhe
modeli i univerzitetit si institucion publik, pa mos pasur buxhetin e
vet, dhe paraqitet si harxhues i drejtėpėrdrjetė i buxhetit, me
ndėrmjetėsimin e resorit tė ministrisė pėrkatėse. E gjithė kėsaj i
vjen erra e mykėt, ku univerziteti pati vepruar si njė OPB-sė, pa mos
pasur univerziteti tė drejtat qė i takojnė si dhe tė drejtat tjera pėr
njė veprim normal nė konditat e reja shoqėroro-politike.
Konkludimi: pėr tė dyja qendrat univerzitare shqiptare nė Maqedoni
sipas aritmetikės dhe prioritetave tė zhvillimit dhe modernizimit tė
univerziteteve, konvergjencės, autonomisė me pėrgjegjėsinė do tė jenė
objekt i studimit tė shumė institucioneve nacionale dhe ndėrkombėtare.
Sot ėshtė bėrė tejet aktual edhe Ēėshtja e menaxhmentit tė
univerziteteve. Kėtij procesi univerzitet shqiptare nuk kanė shans pėr
ti ikur. Maqedonia gjindet para dyerve tė shenjta tė UE, si shtet
europian dhe demokratik tek kėto procese tė integrimit do tė
intenzivohet procesi i europianizimit tė rregullativės juridike si dhe
pėrfshirja e barabartė e univerziteteve shqiptare nė programet
europiane nė bazė tė jurisdiksionit tė nivelizuar si dhe autonomisė
institucionale dhe financiare tė univerziteteve. Me njė qasje tė
kėtillė do tė mundet Maqedonia si shtet ti tejkalon kontradiktat e
kushtėzuara historike dhe pengon atė qė sot quhet apo e njohim si
Europė e dy shpejtėsive. Elita politike shqiptare, si dhe
intelegjencia shqiptare nė Maqedoni do kupton se: PSE STATUSI JURIDIK
I UNIVERZITETIT NĖ EUROPĖ ĖSHTĖ AQ I RĖNDĖSISHĖM. Ėshtė koha qė
shqiptarėt ta ndėrpresin luftėn kundėr vetvetes nė luftė per vetveten
apo disi ndryshe!
|
|