|
-
25 nėntor 2003 / TN
-
-
Baki YMERI,
Bukuresht
-
-
-
ARNAUTĖT NĖ SHĖRBIM TĖ BESIMIT
-
-
Dihet
se pas vdekjes sė Skėnderbeut, njė numėr i madh arumunėsh dhe
shqiptarėsh tė krishterė, u shpėrngulėn nė veri tė Danubit pėr tė
shpėtuar nga persekutimet osmane. Motivet e shpėrnguljes ishin tė
dyfishta: ruajtja e fesė dhe e identitetit kombėtar. Ata i kemi edhe
sot e kėsaj dite kėndejpari, qė nga Bukureshti, Xhurxhiu, Krajova,
Konstanca, e deri tejmatanė ujėrave tė Prutit, nė Besarabi dhe
Ukrainė. Prejardhja e shqiptarėve tė Ukrainės dhe Bullgarisė,
ndėrlidhet me Korēėn, Pėrmetin, Pogradecin, ndėrkaq, struganėt,
dibranėt, kėrēovarėt, gostivarlinjtė, tetovarėt, shkupjanėt,
kumanovarėt dhe kosovarėt, u shpėrngulen nė veri tė Danubit, pėr
motive ekonomike. Thonė se fenomeni i shpėrnguljes ėshtė simptom i
forcės apo i dobėsisė sė njė kombi.. Nė bazė tė dokumenteve lidhur
me historinė e Rumanisė, kuptojmė se sundimtari Mihai Viteazul, i
mundėson njė grupi prej 15 mijė shpirtėrash shqiptarėsh (burra, gra
e fėmijė), tė kalojnė Danubin nė vitin 1595, dhe tė vendosen nė
trojet e Vllahisė, duke u ofruar tokė, bagėti, dhe kushte pėr
jetesė.
-
-
Mihai
Trimi do tė zgjedhė prej tyre 1.500 vetė, duke i bashkuar me
ushtrinė e vet, pėr ti dėbuar turqit, tejmatanė Danubit. Edhepse
shqiptarėt vijnė nė trojet e Vllahisė qysh para dymijė vitesh,
pėrmes stėrgjyshrėve tė tyre ilirė, viti 1595 shėnon shpėrnguljen e
parė masive tė shqiptarėve nė Rumani. Qė nga kjo kohė pra, fillon tė
shkruhet dhe flitet me tė madhe, pėr arnautėt nė shėrbim tė
sundimtarėve, institucioneve dhe bujarėve. Katėrqind vjet sinqeritet
dhe lojalitet, trimėri dhe besnikėri. Arnautėt nė shėrbim tė
besimit. Me tė shkelur nė trojet e Xhurxhiut, shqiptarėt e ndjenin
veten si nė Shqipėri. Ishin ngjashmėritė linguistike, vetitė e
karakterit, mentaliteti e shpirti, njė gamė e tėrė lidhjesh
farefisnore, ato qė i bashkonin kėta popuj, nė njė simbiozė tė
fuqishme, tė tolerancės, admirimit dhe harmonisė. Arnautėt e
kėtushėm ishin si shqiponja me dy krerė: njėra shikonte me pėrmallim
nga vendlindja, ndėrsa tjetra nga nevoja pėr ekzistencė. Njė armatė
e tėrė ushtarėsh, luftėtarėsh dhe rojtarėsh.
-
-
Duke
respektuar kronologjinė e emigracionit shqiptar nė veri tė Danubit,
kuptojmė se sundimtari i Vllahisė, Simon Movila, mė 1 maj tė vitit
1602, lėshon njė qarkore pėrmes sė cilės porosit qė kėtyre
arbanashėve tė Ēervena Vodės, qė kanė kaluar nga atdheu turk nė
atdheun e zotėrimit tim , nė fshatin Kėlinesht tė rrethit tė
Prahovės, tu sigurohet paqa dhe liria pėr tė patur buaj dhe kolibe
me bar, dhe turma bletėsh, dhensh e thishė, me tė gjitha ushqimet e
Zotit qė u pėrkasin, dhe asnjė dhjetėshe tė mos iu mirret, nga
shtėpia dhe pasuritė e tyre pėr kuaj dhe tagra, dhe paratė e rrethit
tė mos pėrzjehen nė atė fshat. Praktikisht, siē duket pra,
shqiptarėt e ardhur kėtu, brenda njė periudhe dhjetėvjeēare,
ēliroheshin nga tė gjitha taksat, qė pėrndryshe ishin tė ndryshme,
dhe tė shumta.
-
-
-
Lojalitet, trimėri, sinqeritet dhe besnikėri
-
-
Thonė
se shqiptarėt nė Perėndim, e kanė humbur sot reputacionin e mirė qė
kishin, si pasojė e hajnave, tė cilėt janė duke e dėmtuar imazhin
tonė botė. Si qėndronte puna me arnautėt e Rumanisė, para disa
shekujsh? Duke shfletuar dokumente fare pak tė njohura nė jug tė
Danubit, kuptojmė se Nė vitin 1614, nė Shqipėrinė e veriut
mbahet njė konferencė sekrete gjenerale ballkanike, ku marrin pjesė
pėrfaqsues nga Shqipėria, Greqia, Bosnja, Hercegovina, Dallmacia,
Bullgaria dhe Maqedonia, dhe e cila ka pėr qėllim shpalljen e njė
kryengritjeje tė pėrgjithshme, objektiv i sė cilės do tė jetė dėbimi
i osmanllinjve nga Evropa dhe ēlirimi i Konstantinopojės. Pėr
shekujt XVII dhe XVIII, dokumentet u referohen arnautėve si
tregtarė, nė lidhje me autoqefalinė e kishave, dhe me siguri, tė
zotėrimeve tė vojvodėve nga familja Gjika, dhe ajo e sundimtarit tė
Moldovės, Vasile Lupu (1634-1653), i njohur si Vasile Shqiptari, me
prejardhje shqiptare. Shqiptarėt pėrnga karakteri, besnikėria dhe
trimėria, pėrgjatė shekujve do tė gėzojnė njė admirim tė hatashėm nė
rradhėn e banorėve tė vendit. Ata i gjen nė Vllahi, Transilvani,
Munteni., Moldovė dhe Besarabi. Marrin pjesė nė arradhat e Tudor
Vladimireskut dhe nė revolucionin e tij tė vitit 1821. Thonė se Jashi
asokohe ishte plot shqiptarė.
-
-
Ndoshta duket i ekzagjeruar ky konstatim i studjuesit shqiptar
Petraq Pepo, por dihet se artisti francez Auguste Raffet, nė kuadrin
e Skicave tė Bukureshtit (1837), vizatonte edhe shqiptarė qė bėnin
pjesė nė shoqėrinė bukureshtare. Nė romane e monografi si Domnia
Arnautului (Al Hashdeu, Bukuresht, 1936), Ciocoii vechi si
noi (Nicolae Filimon, Bukureshti, 1964), Calpuzanii
(Silviu Angelescu, Bukuresht 1987), Bucurestiul albanez
(Adrian Majuru, Bukuresht 2002), dhe nė vepra tjera tė panumėrta,
jepen burime tė shumta mbi arnautėt, mjeshtritė, besnikėrinė,
sinqeritetin, lojalitetin dhe trimėrinė e tyre. Efekti i parė i
infiltrimit tė tyre nė veri tė Danubit, u bė i dukshėm edhe nga
pėrdorimi i shpeshtė i mbiemrave me prejardhje etnike, apo i
komuniteteve nga vinin: Arghirocastritul, Tetovanlėul, Ohėrdeanul,
Beratliul, Dibranul, etj. Studjuesi bukureshtar Adrian Mazhuru, nė
librin e tij Bukureshti shqiptar, bėn fjalė pėr jetėn kulturore
shqiptare tė Bukureshtit, pėr revitalizimin e kėsaj jete edhe nė
vendlindje, pėr tregtarėt me prejardhje shqiptare, qė nė krahasim me
serbėt, ishin shumė mė tė shumtė, si nė Bukuresht, poashtu edhe nė
qendrat, dhe fshatrat e shumta tė Rumanisė.
-
-
-
Hallet
e komunitetit dhe nevoja pėr dalje nga kriza
-
-
Falė
Perėndisė, besnikėrisė dhe dashurisė, komuniteti shqiptar gjendej
pėrherė nė rritje demografike dhe llojllojshmėri profesionale
(arhitektė, inzhenierė, juristė, avoketėr, bankierė, rojtarė,
ėmbėltorė, tregtarė tė imtė, pronarė depozitash me verė).
Megjithate, hallet e shqiptarėve tė atėhershėm kaplonin pėrmasa tė
trishtimit, sidomos ata qė e kishin pėrqafuar fenė e pushtuesit.
Edhe nė trojet e pushtuara nga aleanca serbo-bullgare, edhe nė
diasporė, pėr shkak tė emrave, etiketoheshiin si myslimanė dhe
detyroheshin tė kryejnė punėt mė tė rėnda. Jemi duke vdekur nga
uria, thekson njė kėrēovar, nė korrespondencėn dėrguar Nikolla
Naēos (1899). Do hamė buk e krypė, por gazetėn se lamė pa e
botue, i shkruan Ibrahim Temo Naēos, po nė atė kohė. Mė vonė do
tė konstatojmė se jo te feja qėndronte puna, por tė varfėria
shpirtėrore dhe pandjeshmėria e pseudoshqiptarėve qė manipulonin me
lekėt e qeverisė, nė emėr tė komunitetit shqiptar, qė nga ishlideri
i Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė kėtij vendi, e deri te
pseudodeputetja shqiptare, qė ska kurrfarė lidhjesh gjenetike me
komunitetin e kėtushėm shqiptar (Oana Manolesku). Mėnjanė thonin se
sguxojmė tė ndajmė para pėr njė kafe nga buxheti i shoqatės, ndėrsa
nė anėn tjetėr ndanin lekė pėr tė botuar dhjetra libra nė emėr tė
vet, duke i bėrė temena vetvetes, nė kuadrin e Shqiptarit,
dhe Mikut tė shqiptarit (1993-2003).
-
-
Sot e
kėsaj dite, nė regjistrat telefonikė tė Bukureshtit dhe qendrave tė
tjera, figurojnė mbiemra tė panumėrt, si Albani, Arnautu,
Arnaucoju, Albanezu, Kavalioti, Dauti, Selmani, etj., por ende
askujt nuk i ėshtė kujtuar ti kėrkojė, ti identifikojė, ti
pėrvetsojė, ti pėrkrahė dhe afirmojė. Mburremi se jemi trima dhe
patriotė, ndėrsa mjetet e trimėrisė patriotike , i derdhim
mė shumė pėr cigare se sa pėr gazeta shqiptare. Duam ti bashkojmė
trojet duke shkruar shqiptarėt vetėm pėr shqiptarė. Edhe po qe se
funksionojnė do shoqata formale, qėllimi i tyre deri tani ka qenė
mė shumė nepotist dhe merkantelist, se sa fisnik, qėllim i pėrshkuar
nga ndjenja tė larta, tė solidariteit dhe atdhedashurisė. Revista Prietenul
albanezului qė e boton Liga e Shqiptarėve tė Rumanisė me njė
shqiptar, edhepse ka pėrkrahje qeveritare, shkon duke u shndėrruar
nė njė revistė priftėrinjsh, ndėrsa kjo tjetra (Shqiptari/Albanezul),
gjallėron nė bazė tė kontributeve vetjake, pa kurrfarė sponsorizimi
qeveritar. Shpresat megjithatė, mbeten tė pashuara. Thonė se qeveria
rumune, nuk do tė tolerojė mė, qė tė kandidojnė pėr deputetė, ata qė
si meritojnė lekėt e njė funksioni, qė tė obligon, pėr afirmimin e
komunitetit, dhe jo pėr margjinalizimin e tij.
|
|