|
  |
|
- St GALLEN (Zvicėr), 24
nėntor 2003 / TN - Zef Ahmeti -
Nje aksion i filluar qė nga fillimi tetorit (2003) nga njė
qendėr kundėr racizmit nė Zvicer, ka shkaktuar irritim te
madh. Aksioni po bėhet me plakata tė mėdha nė tė cilat plakata
vihen tekstet-pyetje - si lloj vici, apo humori i zi - me tė
mėdhaja ndėrsa pėrgjigja i jepet me shronja tė vogla.
-
-
Nė kėtė aksion janė pėrfshirė edhe shqiptarėt. Nė plakatėn ku
figuron njė kokė e vizatuar me shkonja tė mėdha shtrohet
pyetja si: "KU I MARRIN SHQIPTARET RADIOT PER VETURAT E TYRE"
dhe nė fund tė plakatės me shkronja tė vogla shėnohet
pėrgjigja, "nga shitoret profesionale" (shiko plakatėn).
|
-
-
Dhe
kjo formė e paraqitjes ka irrituar shumė punonjes tė huaj qė jetojnė
nė Zvicėr. Nga kjo formė e "protestimit" kundėr racizmit nė zvicėr
janė pėrfshirė nėpėr plakatat edhe popujt tjerė, si turqit,
tajlandezėt, judenjtė etj. Njė nga akuzat qė i ėshtė bėrė vetė
qendrės sė kėtij aksioni ėshtė vetė forma, mėnyra e paraqitjes sė
kėtyre plakatave.
-
-
Nėse
njė kalimtari i bie nė sy njė plakatė e tillė ai nuk lexon fare
tekstin shėnuar me shkronja tė vogla por vetėm atė me shkronja tė
mėdha. Dhe shtrohet pyetja, a do tė arrihet me tė vėrtetė efekti qė
ka pasė kjo qendėr antiraciste, apo ndoshta vetėm se ka shtuar
ndjenjėn raciste?
|
|