|
-
Prishtinė, 24 nėntor 2003 /
Besim Abazi / "Zėri
i Amerikės"
-
-
-
Bloomberg:
qytetarėt e Kosovės do tė kenė liri, nėse krijojnė
institucionet
-
-
Kryetari i Bashkisė sė New Yorkut,
Michael Bloomberg, bėri thirrje pėr ndėrtimin e njė Kosove tolerante
e demokratike. Ai i bėri kėto komente gjatė vizitės sė tij tė
shkurtėr nė Prishtinė, ku arriti nga Izraeli, tė cilin e kishte
vizituar mė herėt gjatė ditės.
-
-
Zoti Bloomberg takoi gjatė orėve tė
pasditės udhėheqėsit mė tė lartė politikė tė Kosovės, ndėrsa vuri
lule mbi bustin e Nėnė Terezės, tė cilėn e quajti bijė tė
shqiptarėve dhe nėnė tė gjithė botės.
-
-
Gjatė njė ceremonie nė Teatrin Kombėtar
tė Prishtinės, zoti Bloomberg tha se qytetarėt e vendit tė tij, e
ēmojnė shumė punėn e njerėzve nė Kosovė, pėr ta bėrė atė njė
hapėsirė ku do tė ketė vend pėr tė gjithė. New Yorku sikurse Kosova,
tha ai, ka krijuar njė shoqėri ku mbretėron toleranca, bashkėjetesa
dhe bashkimi.
-
-
Qytetarėt e Kosovės do tė kenė liri,
nėse krijojnė institucione publike e qytetare qė do ta bėjnė kėtė
tokė tė lirė,- porositi zoti Bloomberg, duke shtuar se tė gjithė
qytetarėt e Shteteve tė Bashkuara i ēmojnė dėshirat e qytetarėve tė
Kosovės dhe se SHBA janė kėtu pėr tė ndihmuar. Nė kėtė kuadėr, ai
tha, mijėra trupa amerikane qė veprojnė nė kuadėr tė forcave
paqėrujatėse dhe pjesėtarė tė policisė sė Kombeve tė Bashkuara, janė
nė Kosovė pėr tė ndihmuar vendosjen e demokracisė. Kosova ėshtė njė
vend qė e njeh shumė mirė vuajtjen por edhe vlerat e demokracisė,
-tha zoti Bllomberg- dhe kėtė e kanė mėsuar edhe amerikanėt.
-
-
Terrorizmi dhe gjenocidi mund tė
godasin cdo vend dhe tė gjithė duhet tė kundėrvihen dhe tė sigurohen
se njerzit kanė tė drejtat qė tė gjithė i dėshirojnė edhe pėr veten
e tyre. Shtetet e Bashkuara i ēmojnė shumė pėrpjekjet e popullit
shqiptar, posaēėrisht atij nė Kosovė dhe janė krenarė qė kanė mundur
tė ndihmojnė rivendosjen e demokracisė,
tha zoti Bloomberg.
-
Vizitės sė tij nė Kosovė, zoti Bloomberg
i dha fund me njė takim me ushtarėt amerikanė nė kampin Bondsteel nė
Kosovėn Lindore.
-
-
-
Zyrtarėt nė Kosovė dėnojnė vrasjen e
njė pjesėtareje tė Shėrbimit Policor
-
-
Zyrtarė tė lartė ndėrkombėtarė dhe
vendorė nė Kosovė dėnuan ashpėr vrasjen sottė njė pjesėtareje tė
Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe plagosjen e dy tė tjerėve nė njė
incident tė pasqaruar.
-
-
Sebahate Tolaj u vra sot nė mėngjes nė
rajonin e Pejės nė Kosovėn perėndimore, ndėrsa dy kolegė tė saj u
plagosėn kur mbi ta u shti me armė automatike nga njė pusi, thanė
zyrtarėt e policisė sė Kombeve tė Bashkuara.
-
-
Autoritetet thanė se po zhvillojnė
hetime nė shkallė tė gjerė pėr tė zbuluar autorėt dhe motivet e
mundshme tė kėsaj vrasjeje. Zyrtarėt mė tė lartė politikė thanė
ndėrkaq se kjo vrasje ėshtė sulm kundėr rendit, institucioneve dhe
sė ardhmes sė Kosovės.
-
-
Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara
nė Kosovė, Harri Holkeri citohet tė ketė thėnė se sulmuesit nė kėto
raste, jo vetėm qė po vrasin bashkėqytetarėt e tyre, por edhe tė
ardhmen e Kosovės nė pėrgjithėsi.
-
-
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova e ka
cilėsuar vrasjen e sotme si sulm kriminal kundėr institucioneve tė
Kosovės. Ndėrkaq, Kryeministri Bajram Rexhepi ka theksuar sė ky akt
drejtohet kundėr pėrpjekjeve tė institucioneve demokratike dhe
bashkėsisė ndėrkombėtare, pėr vendosjen e rendit dhe tė sigurisė nė
gjithė territorin e Kosovės.
|
|