|
-
24 nėntor 2003 / Intervistoi: Arben
Xhixho / "Zėri
i Amerikės"
-
Kosova po hyn ne nje fazė tė re intensive tė zhvillimeve tė saj
politike. Nė mes te vitit 2005, sipas nismės sė re tė shpallur nga
Washingtoni, do te bėhet rishikimi i pėrparimit tė bėrė nga Kosova
drejt plotėsimit tė standarteve. Nė se vleresimi ėshtė pozitiv, kjo
do ti hapė rrugėn fillimit tė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar,
por nėse vleresimi ėshtė negativ, ato do tė shtyhen. Lidhur me kėto
dhe ēėshtje, Zėri i Amerikės intervistoi Kryetarin e Parlamentit tė
Kosovės, zotin Nexhat Daci.
-
-
Zėri i Amerikės:
Zoti Daci, para se te kalojme tek
zhvillimet nė Kosovė, cili ėshtė synimi i kėsaj vizite qė po bėni ju
nė Uashington?
-
-
Nexhat Daci:
Pas dy vjet pune nė institucionet e Kosovės, ndiej njė nevojė qė
miqtė tanė mė tė mėdhenj dhe nė njė mėnyrė, ēliruesit e Kosovės ti
informojmė pėr rrjedhat nė Kosovė, pėr arritjet, por edhe pėr sfidat
qė po i presin kėto institucione politike, prandaj mendoj qė mėnyra
mė e mirė ėshtė qė tė jem i pranishėm fizikisht dhe politikisht nė
Uashington dhe tė ofroj informata tė drejtpėrdrejta pėr ngjarjet nė
Kosovė dhe nė rajon.
-
-
Zėri i Amerikės:
Sipas mendimit tuaj,
si janė zhvillimet nė Kosovė?
-
-
Nexhat Daci:
Ne vlerėsojmė se ka njė progres tė theksuar nė tė gjitha fushat, nė
veēanti nė atė politike, por nuk jemi tė kėnaqur qė edhe pas dy
vjetėsh nuk po mundemi tė ristartojmė njė ekonomi, e cila do tė
krijonte njė jetė normale nė Kosovė. Kemi njė papunėsi tejet tė
theksuar qė i tejkalon 55 pėrqind tė popullatės. Ndėrsa resurset e
Kosovės janė tė tilla qė neve do tė na mundėsonin njė jetė tė qetė
dhe normale; pėr kėtė ne vlerėsojmė - dhe tė gjitha analizat
profesionale tregojnė-, se papunėsia ka tė bėjė pikėrisht me
mospjesmarrjen e plotė tė institucioneve tė Kosovės nė ushtrimin e
pėrgjegjėsive tė veta.
-
-
Zėri i Amerikės:
Pra, nėse ju kuptova drejt, ju kėrkoni mė
shumė kompetenca nga UNMIK-u, njė proces qė ka qenė paksa
kontradiktor dhe ka shkaktuar acarime midis jush?
-
-
Nexhat Daci:Vlerėsimet
tona analitike janė tė tilla, qė mendojmė se ka njė ngecje tejet tė
madhe nė bartjen e pėrgjegjėsive nė institucionet e Kosovės. Nė
qoftė se nė bazė tė Rezolutės 1244 dhe Kornizės Kushtetuese, tė
drejtat nė ushtrimin e ekonomisė, nė edukim, shėndetėsi janė nė
kompetencė tė Qeverisė sė Kosovės- dhe tani UNMIK-u nė vitin 2003,
flet pėr bartjen e tyre,- automatikisht le tė kuptohet se ne nuk
kemi qenė nė gjendje ti ushtrojmė pėrgjegjesitė tona tė plota.
Prandaj, mendoj se kemi nevojė tė informojmė miqtė tanė nė
Bashkėsinė Ndėrkombėtare, nė radhė tė parė nė Uashington e pastaj
edhe nė Evropė, se duhet tė kalojmė nė njė shpejtėsi mė tė madhe nė
marrjen e pėrgjegjėsive pėr Kosovėn.
-
-
Zėri i Amerikės:
Megjithatė, njė pjesė e kritikėve
shqiptarė thonė se vetė politikanėt shqiptarė nuk janė tė gatshėm
pėr ti marrė kėto pėrgjegjėsi dhe njė shembull i fundit janė
bisedimet teknike me palėn serbe, ku politikanėt shqiptarė u pėrēane
dhe krijuan debate tė mėdha pėr ēėshtjen se a duhet bėrė apo jo
takime me palėn serbe. Atėherė pėrse UNMIK-u duhet tiu kaloj mė
shumė kompetenca nė kushte tė tilla?
-
-
Nexhat Daci:
Njė pjesė e vogėl kėtyre vėrejtjeve ka njė bazė. Unė e them me
pėrgjegjėsi se misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ka ardhur qė
tė na mėsojė se si tė notojmė, por nuk ka qenė i gatshėm qė tė na
provojė se sa kemi mėsuar dhe tė na lejojė tė futemi nė ujė. Disa
herė ndoshta, me papėrgjegjėsitė tona ne edhe e kemi ndihmuar kėtė
mendim, megjithatė prania jonė nė Vjenė dhe mėpastaj dėshira e
riparuar e institucioneve pėrfshirė qeverinė dhe partitė politike,
ėshtė qė dialogu nuk ka alternativė dhe jemi tė pėrgatitur ta
kryejmė pėrgjegjėsinė tonė. Jam shumė optimist se ne do ta bėjmė
punėn tonė me shumė pėrgjegėsi.
-
-
Zėri i Amerikės:
Zoti Daci, sipas nismės sė re amerikane,
siē e pėrmendėm mė parė, nė vitin 2005 do tė bėhet rishikimi i
pėrparimit qė ėshtė bėrė nė Kosovė drejt plotėsimit tė standarteve.
Njė vit nuk ėshtė shumė dhe koha kalon shpejt. A jeni ju optimist se
deri nė mes te vitit 2005 Kosova do tė bėjė pėrparimin e duhur, qė
tė marrė njė vlerėsim pozitiv pėr standartet?
-
-
Nexhat Daci:
Vizita e zotit Grossman nė rajon nė pėrgjithėsi dhe nė Kosovė nė
veēanti, ėshtė ngjarja mė e mirė pas ēlirimit tė Kosovės. Unė e
thashė nė takimin qė pata me tė, se vizita e tij vinte pas fėrkimeve
tė mėdha qė kishim me Bashkėsinė Ndėrkombėtare. Une shpreha
gatishmėrinė se nėse Kosova do tė furnizohej me njė infrastrukturė
tė caktuar ligjore dhe i jipet teknologjia e caktuar pėr ushtrimin e
pėrgjegėsive tė veta, ne do tė jemi gati nė vitin 2004, sepse kjo
edhe ėshtė pėrgjegjėsia jonė e marrur nga elektorati i Kosovės.
-
-
Kemi potencial politik dhe resurse
natyrore dhe humane qė ti kryejmė pėrgjegjėsitė, prandaj nuk jam
pesimist fare. Ajo qė mė brengos ėshtė se sipas bazės sime
kėshilldhėnėse, UNMIK-u do ta zgjasė kėtė proces ose me
papėrgaditjen e vet, ose me padashjen e vet. Por ne vėrtetė jemi tė
gatshėm qė t'i japim njė shans misionit tė Kombeve tė Bashkuara qė
tė pėrfundojė me sukses nė Kosovė.
-
-
Ne kemi njė raport shumė tė mirė me
UNMIK-un dhe unė pėrsonalisht kam njė raport shumė tė mirė me zotin
Holkeri. Unė e them me krenari se Kosova ėshtė shembulli mė i mirė
qė nga Lufta e Dytė Botėrore dhe do tė ishte dėm i madh qė tė mos e
pėrfundojmė kėtė me sukses.
|
|