|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

U pėrkujtua Zėdhėnėsi i lirisė – Xhemail Mustafa

 
 

 
   
24 nėntor 2004 / TN - Malsore GASHI - Mijėra qytetarė nė mesin e tė cilėve ishin edhe pėrfaqėsues tė Presidencės sė Kosovės, ministra, pastaj deputet tė Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e LDK-sė, anėtarė tė kryesisė sė LDK-sė nė krye me nėnkryetarin z. Kolė Berisha, kryetar tė komunave dhe pėrfaqėsues tė degėve tė LDK-sė, dje kanė marrė pjesė nė parakalimin e organizuar nėpėr qendėr tė qytetit e deri nė vendin e vrasjės sė Xhemail Mustafės, nė hyrje tė ndėrtesės sė tij, nė lagjen “Dardania”.
 
Nė krye tė kolonės sė gjatė tė pjesėmarrėsve tė kėtij parakalimi, qėllimi i tė cilit ishte pėrshkimi i rrugės sė fundit tė cilėn e ka kaluar i madhi Xhemė, ishin pėrfaqėsuesit e degėve tė Prishtinės tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, tė cilėt edhe ishin organizatorėt e kėtij pėrkujtimi.
  
Nė ora 15:05 kolona mbėrriti nė vendin e vrasjės sė zėdhėnėsit tė lirisė, ndėrsa familjarė tė shumtė tė Xhemės, nė mesin e tė cilėve edhe shoqja e tij- Bahrija dhe vajza – Beriana, ishin dalur pėr t’i pritur ata qė sot po e pėrkujtonin mė tė dashurin e tyre dhe qė sot kishin ardhur nga tė gjitha anėt e Kosovės. Mė pas aty u vendosėn kurora me lule dhe u ndezėn qirinj nė shenjė pėrkujtimi pėr tė pavdekshmin Xhemail Mustafa.
 

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.