| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova dėnon vrasjen e polices sė SHPK-sė
-
Prefekti i Nju Jorkut Majkėll Bllumberg mbėrriti nė Prishtinė
-
Presidenti Rugova pėrgėzoi qytetarėt e Kosovės me rastin e festės sė
Bajramit tė Madh
-
Presidenti Rugova pėrgėzoi myftiun Naim Tėrnava me rastin e festės
sė Bajramit tė Madh
-
Njė
police e vrarė dhe dy tė plagosur nė njė atentat afėr Pejės
-
Kryeparlamentari Daci gjendet nė njė vizitė nė SHBA
-
Nė
Prishtinė u shėnua trevjetori i vrasjes sė Xhemail Mustafės,
kėshilltar shumėvjeēar i Presidentit Rugova
-
L.Zeneli: LDK nė diasporė tė pėrsėrisė nė ēdo takim qė zgjidhja e
vetme e statusit tė Kosovės ėshtė pavarėsia
-
Podujevė: OJQ ATeam Kosova sjell medikamente pėr shtėpinė e
shėndetit
-
Udhėheqja komunale dhe Dega e LDK-sė e Podujevės vunė lule mbi
lapidarin e Xhemajl Mustafės
-
Buxheti i Kosovės pėr vitin 2004 do tė jetė 22 pėr qind mė i lartė
krahasur me buxhetin e kėtji viti
-
Gjatė kėsaj jave pritet njė qėndrim i UNMIK-ut lidhur me procesin e
privatizimit nė Kosovė
-
Ema
Bytyēi nga Prishtina ka fituar Ēmimin e parė nė festivalin e Tiranės
"Kėnga Magjike"
-
Nė
Suedi po mbahet Festivali i Poezisė dhe Muzikės Shqiptare
-
Rexhep Meidani rikthehet nė garėn pėr postin e kryetarit tė PS-sė
-
Sali
Berisha i bėri thirrje opozitės pėr protesta
-
Qeveria maqedonase propozon miratimin e pakove tė ligjeve pėr
decentralizimin e pushtetit
-
Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet kundėr njė grupi trafikantėsh
tė armėve, tė arrestuar nė Shkodėr
-
Rifillon procesi gjyqėsor pėr tre ish ushtarėt gjermanė tė KFOR-it
-
Rrėzimi i helikopterit amerikan ishte njė aksident
-
Aleanca e djathtė e opozitės ėshtė fituese nė zgjedhjet parlamentare
nė Kroaci
-
Bremer ka zhvilluar bisedime me kėshillin qeveritar irakian pėr njė
kushtetutė tė mundshme
-
Nė
njė konvikt studentor nė Moskė 32 studentė tė huaj kanė vdekur nga
zjarri
-
Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan nė Ēikago morėn pjesė nė
njė tubim nė mbėshtetje tė gjeneralit Uesli Klark
-
Gjeorgjianėt festojė largimin e Shevarnaxes
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova dėnon vrasjen e polices sė SHPK-sė
-
-
Prishtinė, 24 nėntor 2004
- Presidenti i Kosovės,
Dr. Ibrahim Rugova, ka dėnuar sulmin kriminal ndaj policėve tė
SHPK-sė qė ndodhi sot (e hėnė) nė mėngjes nė aksin rrugor
Pejė-Deēan, me ē'rast ėshtė vrarė Sebahate Tolaj, pjesėtare e
policisė sė SHPK-sė, ėshtė plagosur rėndė polici Isuf Haklaj, ndėrsa
lėndime tė lehta ka pėsuar polici tjetėr, Hysen Lataj.
-
"Dėnojmė fuqishėm sulmin kriminal ndaj pjesėtarėve tė policisė sė
Kosovės. Ky ėshtė akt i drejtuar ndaj mbrojtėsve tė rendit,
pjesėtarėve tė sigurisė sė vendit tonė. Ky ėshtė sulm ndaj
institucioneve tona", ka thėnė Presidenti Rugova, duke kėrkuar nga
organet e hetuesisė dhe tė ndjekjes qė sa mė parė t'i gjejnė kryesit
e veprės dhe t'i sjellin para gjyqit.
-
Presidenti i shpreh ngushėllime tė thella familjes sė tė ndjerės
Sebahata Tolaj, ndėrsa u uron shėrim tė shpejtė policėve tė
plagosur.
-
-
-
Prefekti i Nju Jorkut Majkėll Bllumberg mbėrriti nė Prishtinė
-
  |
|
-
Prishtinė, 24 nėntor 2004
- Sot nė
Prishtinė mbėrrit i prefekti i Nju Jorkut Majkėll Bllumberg, i
shoqėruar nga pėrfaqėsuesit e komunitetit shqiptar nė Nju
Jork.
-
Nė aeroportin e Prishtinės kryebashkiakun e Nju Jorkut e priti
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, kryeministri Bajram
Rexhepi dhe prefekti i Prishtinės Ismet Beqeri.
|
-
Nė Prishtinė pastaj u zhvillua njė takim nė hotelin "Iliria", ku
merrnin pjesė udhėheqėsit e lartė tė institucioneve tė Kosovės me
prefektin Bllumberg.
-
Nė mbrėmje zoti Bllumberg nė Teatrin
Kombėtar do tė mbajė njė fjalim me rastin e festės kombėtare
shqiptare, 28 Nėntorit - Ditės sė Flamurit.
-
-
-
Presidenti Rugova pėrgėzoi qytetarėt e Kosovės me rastin e festės sė
Bajramit tė Madh
-
-
Prishtinė, 24 nėntor 2004
- Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova pėrgėzoi pėrzemėrisht tė gjithė qytetarėt dhe
besimtarėt e Kosovės me rastin e Festės sė Bajramit tė Madh.
-
- Dita e Bajramit tė Madh, ėshtė njė ditė e madhe sepse sublimon
muajin e shenjtė tė agjėrimit tė Ramazanit, muajin e spastrimit, tė
paqes e tė mirėkuptimit si dhe tė forcimit tė besimit nė Zotin.
-
Dhashtė Zoti qė Bajramin e Madh tė ardhshėm ta presim me njohjen
formale tė Pavarėsisė sė vendit tonė, Kosovės.
Zoti Ju bekoftė. Zoti e bekoftė Kosovėn, - thuhet nė pėrgėzimet e
Presidentit Rigova drejtuar qytetarėve tė Kosovės me rastin e festės
sė Bajramit tė Madh.
-
-
-
Presidenti Rugova pėrgėzoi myftiun Naim Tėrnava me rastin e festės
sė Bajramit tė Madh
-
-
Prishtinė, 24 nėntor 2004
- Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova, me rastin e Festės sė Bajramit tė Madh, pėrgėzoi
kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės myftiun Naim Tėrnava, duke
i shprehur urimet e tij mė tė sinqerta dhe tė popullit tė Kosovės.
-
E ēmojmė lart punėn Tuaj nė ngritjen e mirėkuptimit, tė tolerancės
dhe tė pėrkrahjes pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
-
Zoti Tėrnava,
-
Nė Ditėn e Bajramit tė Madh, e pėrgėzoj zgjedhjen Tuaj pėr Kryetar
tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, detyrė qė kam besim, do ta kryeni
me pėrkushtim e dashuri, thuhet nė fund tė pėrgėzimeve tė
Presidentit Rugova dėrguar myftiut Naim Tėrnava.
-
-
-
Njė
police e vrarė dhe dy tė plagosur nė njė atentat afėr Pejės
-
-
Pejė, 24 nėntor 2004
- Sot nė orėt e mėngjesit, nė
aksin rrugor Pejė - Deēan, nė njė atentat tė organizuar, ėshtė vrarė
njė pjesėtare e SHPK-sė kurse dy policė tė tjerė janė plagosur.
-
-
Policja e vrarė ėshtė Sabahate Tolaj mga
fshati Pobėrgjė, kurse dy policėt e plagosur janė Jusuf Haklaj
(1956) nga fshati Isniq dhe Hysen Ukė Lataj, tė cilėt janė shtrirė
nė spitalin e Pejės.
-
Policia menjeherė ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe po i kryen
hetimet.
-
-
-
Kryeparlamentari Daci gjendet nė njė vizitė nė SHBA
-
-
Prishtinė, 24 nėntor 2004
- Kryetari i Kuvendit tė
Kosovės, Nexhat Daci, po qėndron nė njė vizitė disaditėshe nė SHBA.
Gjatė kėsaj vizite ai do tė marrė pjesė nė disa manifestimekushtuar
kremtimit tė Ditės sė Flamurit - 28 Nėntorit.
-
-
Mė 27 nėntor kryeparlamentari Daci do tė
marrė pjesė nė manifestimin e madh tė shėnimit tė Ditės sė
Pavarėsisė, qė do tė organizohet nė Ēikago nga ana e komunitetit
shqiptar, ku do tė marrin pjesė edhe personalitete tė njohura nga
SHBA-tė. Tė nesėrmen kryeparlamentari Daci do tė marrė pjesė edhe nė
manifestimin kushtuar kėsaj feste kombėtare nė Detroit.
-
Kryparlamentari Daci do tė ketė edhe disa takime tė rėndėsishme me
personalitete tė njohura tė administratės amerikane. Mė 25 nėntor ai
do tė marrė pjesė nė njė tryezė qė do tė organizohet nė
Departamentin e Shtetit, me ftesė tė tė cilit bėhet kjo vizitė, qė
do tė ketė temė gjendjen aktuale nė Kosovė, ku do tė marrin pjesė
zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit dhe tė institucioneve tė tjera
amerikane.
-
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės do tė takohet edhe me kongresisten
Sju Kelli, me kongresistin Eliot Engėll, ish- senatorin Bob Doll, me
ish-sekretaren e Shtetit Medlin Ollbrajt, analistin Janush Bugajski
etj.
-
-
-
Nė
Prishtinė u shėnua trevjetori i vrasjes sė Xhemail Mustafės,
kėshilltar shumėvjeēar i Presidentit Rugova
-
 |
|
-
Prishtinė, 24 nėntor 2004
- Dje nė
Prishtinė me njė ceremoni pėrkujtimore, u shėnua trevjetori i
vrasjes sė Xhemail Mustafės, i cili pėr dhjetė vjet ishte
kėshilltar pėr informim i presidentit Ibrahim Rugova.
-
-
Udhėheqės dhe aktivistė tė LDK-sė, por edhe
shumė qytetarė parakaluan nga selia e LDK-sė deri nė vendin ku
u vra Xhemail Mustafa, dhe aty u vunė kurora lulesh dhe u
ndezėn qirinj, nė shenjė pėrkujtimi pėr tė.
"Sot tre vjet nė
kėtė vend e vranė njeriun e urtė, mendimtarin, publicistin dhe
politikanin, Xhemail Mustafa", tha Florian Dushi anėtar i
Forumit Rinor tė LDK-sė, qė e organizoi kėtė ceremoni
pėrkujtimore.
|
-
-
Dushi tha se "njė dorė e zezė kriminale
e vrau njeriun emblematik tė fjalės sė lirė, mendimin dhe veprimin,
njeriun qė nuk iu nda familjes dhe Kosovės nė ēastet mė tė vėshtira
tė historisė sė saj tė vuajtjes, dhembjes dhe trishtimit, tė cilat
ai i pėrjetėsoi nė veprėn e tij pėr t'i mos harruar nė rrugtimin
tonė tė ri nė liri".
-
Nekibe Kelmendi, deputete nė Parlamentin e Kosovės, thase tre vjet
pas vrasjes sė Xhemail Mustafės nuk janė kapur e as ndėshkuar
vrasėsit e tij. Zonja Kelmendi tha se nė kėtė aspekt drejtėsia nė
Kosovė ka dėshtuar, sepse ėshtė e pamundur qė nė kėtė vend nė
mesditė tė mos dihen dorasit .
-
-
Ky pėrkujtim, tha ajo, duhet t'u
shėrbejė qytetarėve si mesazh qė t'i denoncojnė, t'i paraqesin
vrasėsit, sepse Kosovės nuk i duhet krimi, Kosovės i duhet njė jetė
nė qetėsi me njerėz tė mėdhenj e jo tė vriten njerėzit e mėdhenjė,
siē ishte i ndjeri Xhemail Musftafa.
-
"Xhema ka qenė njeriu i fjalės dhe ai nuk ka vrarė askend as me
fjalė", tha Muhamet Hamiti, zėdhėnės i presidentit tė Kosovės
Ibrahim Rugova. Ai theksoi se pesha e punės sė tij, pesha e
angazhimit tė tij, artikulimi i tij i fuqishėm pėr ēėshtjen e
Kosovės, pėr shqiptarėt, i ka penguar dikujt.
-
Vrasėsit, kudo qofshin ata duhet tė kapen dhe tė ndėshkohen nga
institucionet tona, pėr tė cilat u flijua Xhemail Mustafa, u tha nė
kėtė tubim pėrkujtimor.
-
Pjesėmarrėsit e kėsaj ceremonie pėrkujtimorre, pėrfaqėsues tė
Presidencės, tė Kuvendit tė Kosovės dhe zyrtarė tė lartė tė LDK-sė
si dhe qytetarė tė tjerė ngushėlluan familjen Mustafa.
-
-
-
L.Zeneli: LDK nė diasporė tė pėrsėrisė nė ēdo takim qė zgjidhja e
vetme e statusit tė Kosovės ėshtė pavarėsia
-
 |
|
-
Malmė, 24 nėntor 2004
- Kryetari i FR tė
LDK-sė dhe deputeti i Parlamentit tė Kosovės, Lulzim Zeneli,
bisedoi me anėtarėt e Kryesisė sė LDK-sė Dega nė Suedi.
Fillimisht, nė shenjė kujtimi nė trevjetorin e vrasjes sė
Kėshilltarit pėr Informim tė Presidentit Rugova, z. Xhemajl
Mustafa, Kryesia mbajti njė minutė heshtje.
-
Kryetari i Degės Hysen Ibrahimi, nė kėtė takim foli pėr
aktivitetin e kėsaj dege. Lulzim Zeneli diskutoi pėr shumė
ēėshtje aktuale nė Kosovė.
|
-
-
Ai ndėr tė tjera se "misioni ynė ende
nuk ka pėrfunduar dhe kėrkoi nga degėt e LDK-sė nė Diasporė qė nė
vendet nė tė cilat ato veprojnė qė t'ua pėrsėritni nė ēdo takim me
institucionet shtetėrore tė atyre vendeve qė zgjidhja e vetme e
statusit tė Kosovės ėshtė Pavarėsia e saj".
-
-
Vetėm nė kėtė mėnyrė, tha ai, ata do tė
kuptojnė se populli i Kosovės ėshtė mėse i vendosur nė kėtė drejtim
dhe se zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn nuk ka.
-
Pati pyetje dhe diskutime tė shumta nga tė gjithė anėtarėt e
Kryesisė, ku edhe njė herė u potencua kontinuiteti nė mes tė LDK-sė
nė nivelin qėndror dhe Degės sė LDK-sė nė Suedi.
-
Nė fund tė takimit, kryetari i Degės, Hysen Ibrahimi, theksoi edhe
njė herė se Dega e LDK-sė nė Suedi, gjithnjė e ka pėrkrahur,
pėrkrahė dhe gjithnjė do ta pėrkrahė vijėn politike tė Presidentit
tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
-
-
-
Podujevė: OJQ ATeam Kosova sjell medikamente pėr shtėpinė e
shėndetit
-
-
Podujevė, 24 nėntor 2004
- OJQ shqiptaro-amerikane
ATeam Kosova@ kėto ditė solli ndihma pėr shtėpinė e shėndetit nė
Podujevė, vlera e tė cilave sipas udhėheqėsit tė kėsaj OJQ-je
mbėrinė vlerėn afro 15 mijė euro.
-
Drejtori i Shtėpisė sė shėndetit dr. Bahri Thaēi tha se ATeam Kosova
e ka ndihmuar institucionin shėndetėsor qė ai drejton me medikamente
tė ndryshme, pajisje medicinale, material pėr maternitetin dhe
foshnjet, etj.
-
-
OJQ-nė ATeam Kosova e cila vitin e
kaluar hapi klinikėn humanitare pėr pacientėt me hipertension dhe
diabetė, pas 3 muaj pushimi, e hapi klinikėn pėrsėri nė njė ankes tė
shtėpisė sė shėndetit, ka njoftuar udhėheqėsi John Chesnut.
-
AFalė bashkėpunimit tė mirė qė kemi krijuar me kėtė OJQ, ne u kemi
ofruar ndihmėn tonė duke u ofruar njė hapėsirė pėr punė, deklaroi z.
Thaēi, kurse z. Ēesnut tha se ndihma pėr shtėpinė e shėndetit do tė
vazhdojė edhe nė tė ardhmen.
-
-
-
Udhėheqja komunale dhe Dega e LDK-sė e Podujevės vunė lule mbi
lapidarin e Xhemajl Mustafės
-
 |
|
-
Podujevė, 24 nėntor 2004
- Me rastin e
trevjetorit tė vrasjes sė atdhetarit, publicistit, shkrimtarit
dhe Kėshilltarit pėr Informim tė Kryetarit tė Republikės sė
Kosovės, Xhemail Mustafa, udhėheqja komunale e Podujevės dhe e
Degės sė LDK-sė vunė buqeta lulesh mbi lapidarin e tė ndjerit
nė varrezat e fshatit Gllamnik tė Podujevės.
-
Vrasja e Xhemajl Mustafės, 3 vjet mė parė ishte dhe mbeti
goditje e rėndė e popullit tė Kosovės pėr lirinė e sotme,
demokracinė dhe pavarėsinė qė po e ndjejmė e pėr tė cilėn ai
punoi dhe u vra pabesisht", tha kryetari i komunės sė
Podujevės dhe kryetar i Degės sė LDK-sė Agim Veliu
|
-
Buqeta dhe kurora lulesh e homazhe tek
varri i Xhemajl Mustafės nė vendlindjen e tij bėnė edhe shumė
veprimtarė tė LDK-sė dhe qytetarė tjerė.
-
-
-
Buxheti i Kosovės pėr vitin 2004 do tė jetė 22 pėr qind mė i lartė
krahasur me buxhetin e kėtji viti
-
-
Prishtinė, 24 nėntor 2004
- Buxheti i Kosovės pėr
vitin 2004 do tė jetė 22 pėr qind mė i lartė krahasur me buxhetin e
vitit 2003. Ndėrkaq do tė ketė pesė pėr qind rritje tė pagave nė
sektorin e shėrbimeve publike, njoftoi minstri i Ekonomisė dhe
Financave tė Kosovės Ali Sadrija.
-
-
Buxheti pėr vitin 2004 do tė jetė 619,3
milionė euro, qė ėshė njė avancim krahasuar me vitin paraprak dhe
trajton nė mėnyrė specifike dhe adekuate tė gjitha nevojat e
agjencive pėrkatėse dhe ministrive, tha ministri Sadriu. Ai bėri
kėto komente pas mbledhjes sė mbajtur tė Kėshillit Ekonomik Fiskal.
-
Projektligji pėr ndarjen e buxheti tė konsoliduar tė Kosovės sė pari
duhet tė shqyrtohet nga kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri,
mė pas nga Qeveria prej nga do t'i dėrgohet Parlamentit tė Kosovės
pėr miratim.
-
-
Kėtė projektligj pėr Buxhetin e Kosovės
nė fund duhet ta nėnshkruajė kryeamdinistratori i Kosovės.
-
-
-
Gjatė
kėsaj jave pritet njė qėndrim i UNMIK-ut lidhur me procesin e
privatizimit nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 24 nėntor 2004
- Njė zėdhėnės i UNMIK-ut
nė Prishtinė se gjatė javės sė ardhshme pritet njė qėndrim i
administratės ndėrkombėtare lidhur me procesin e privatizimit nė
Kosovė.
-
-
Administrata e OKB-sė nė Kosova mendon
se Kuvendi i Kosovės mund tė miratojė ēfarėdo ligjesh, por ato nuk
mund tė jenė tė plotfuqishme pa miratimin e pėrfaqėsuesit tė posaēėm
tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė Kosovė.
-
-
Kėshtu ka deklaruar zėdhėnėsi i UNMIK-ut
nė Prishtinė Kristian Lindmajer, duke komentuar kėrkesėn e
kryeministrit tė Kosovės Bajram Rexhepi qė Kuvendi i Kosovės tė
shpallė tė pavlefshme tri ligje tė miratuara pas 22 marsit tė vitit
1989, tė cilat aktualisht janė pengesa kryesore pėr rrjedhėn normale
tė procesit tė privatizimit nė Kosovė.
-
Ai tha se vendimi pėr qėndrimin e UNMIK-ut lidhur me kėtė ēėshtje
mund tė dihet vetėm javėn e ardhshme, mirėpo tė gjithė e dimė shumė
mirė se kompetencat e Kuvendit tė Kosovės janė nėn ato tė
pėrfaqėsusit special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, tha zėdhėnėsi
Lindmajer.
-
-
-
Ema
Bytyēi nga Prishtina ka fituar Ēmimin e parė nė festivalin e Tiranės
"Kėnga Magjike"
-
 |
|
-
Tiranė, 24 nėntor 2004
- Kėngėtarja nga
Prishtina Ema Bytyēi ka fituar Ēmimin e parė me kėngėn "Ku je
ti" me muzikė tė Adrian Hilės, nė festivalin "Kėnga magjike"
qė pėrfundoi mbrėmė nė Tiranė.
-
-
Vendi i dytė i takoi kėngėtarit
Aleksandėr Gjoka me kėngėn "Kuturu", kurse vendi i tretė
kėngėtares Albėrie Hadėrgjonaj, e cila prej vitesh jeton nė
Perėndim.
-
Kėsisioj ka marrė fund mbrėmė gara e ashpėr mes 17
kėngėtarėve, tė nominuar pėr natėn finale tė edicionit tė
pestė tė festivalit "Kėnga magjike". Juria e kėtij festivali
pėrbėhej nga zonja dhe zonjusha.
|
-
Prezantimin e natės finale ėshtė bėrė nga aktorja e njohur amerikane
Brigit Nilsen, e cila ka pėrshėndetur kėtė festival me njė kėngė hit
tė saj.
-
Ky ishte edicioni i pestė i Kėngės Magjike, ku 39 kėngėtarė
shqiptarė qė vinin nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Holanda,
Gjermania, etj., kanė interpretuar krijimet e tyre, e ku
seleksionimi i natės finale ka qenė mjaft i vėshtirė. Janė dhėnė
edhe 16 ēmime tė tjera.
-
-
-
Nė
Suedi po mbahet Festivali i Poezisė dhe Muzikės Shqiptare
-
-
Malmė, 24 nėntor 2004
- Nė Malmė tė Suedisė sot po mbahet Festivali i Tretė i Poezisė dhe
i Muzikės sė Krijuesve Shqiptarė qė jetojnė e veprojnė nė shtetet
skaninave.
-
-
Ky manifestim po mbahet nė kuadėr tė
shėnimit tė kremtave tė Nėntorit nė organizim tė Rrethit tė
Shoqatave Shqiptare pėr Regjionin e Skones dhe tubon krijuesit nga
Suedia, Danimarka dhe Norvegjia.
-
-
-
Rexhep Meidani rikthehet nė garėn pėr postin e kryetarit tė PS-sė
-
-
Tiranė, 24 nėntor 2004
- Pas sinjaleve qė dha njė javė mė parė, pėr tėrheqje tė pėrkohshme
nga kandidimi pėr kryetar, pėr shkak tė pabarazisė nė kushtet e
garės, Rexhep Meidani ka vendosur qė tė shfrytėzojė tė gjitha
hapėsirat, qė i lejon rregullorja e kandidimit nė fushatėn
elektorale, pėr postin e kreut tė Partisė Socialiste.
-
-
Kjo ėshtė vendosur dje pasdite, pas njė
takimi tė grupit tė tij mbėshtetės, tė cilėt kanė rikonfirmuar
sėrish mbėshtetjen e tyre tė fortė, pėr Meidanin si kandidat pėr
kryetar partie.
-
-
Pėrveē mbėshtetjes nė qendėr, burime
brenda grupit mbėshtetės, qė udhėhiqet nga ish-kryeministri Meta,
theksojnė se ka pasur sinjale dhe kėrkesa nga socialistėt e thjeshtė
tė bazės, pėr mbėshtetje tė fortė edhe tė Meidanit, gjė qė e ka bėrė
ish-Presidentin mė tė vendosur pėr t“iu rikthyer garės sė
kandidimit.
-
-
-
Sali
Berisha i bėri thirrje opozitės pėr protesta
-
-
Tiranė, 24 nėntor 2004
- Lideri i Partisa Demokratike
dhe i opozitės nė Shqipėri Sali Berisha u bėri thirrje qytetarėve tė
Tiranės qė t'i bashkohen opozitės nė protestėn e saj qė ajo do tė
zhvillojė sot nė Sheshin Skėnderbej tė Tiranės pėr tė denoncuar
manipulimin e zgjedhjeve lokale nė kryeqytet.
-
-
Pėr herė tė parė Berisha do tė jetė pa
aleatėt e tij tė djathtė ndonėse organizatat rinore tė spektrit tė
djathtė politik pritet t'i bashkohen protestave tė Partisė
Demokratike.
-
-
-
Qeveria maqedonase propozon miratimin e pakove tė ligjeve pėr
decentralizimin e pushtetit
-
-
Shkup, 24 nėntor 2004
- Qeveria maqedonase nė gjysmėn e
parė tė muajit dhjetor do t'i propozojė Parlamentit tė Maqedonisė
miratimin e pakove tė ligjeve pėr decentralizimin e pushtetit, qė
sipas Qeverisė ėshtė pika e fundit pėr realizimin e Marrėveshjes sė
Ohrit, ka theksuar presidenti i Maqedonisė Boris Trajkovski.
-
-
Ndarja e re territoriale parasheh nė
Maqedoni tė ketė 50 deri nė 60 komuna ndryshe nga 120 sa
funksionojnė aktualusht nė kėtė vend dhe pritet qė pushteti lokal tė
marrė mė shumė kompetenca.
-
-
Kufijtė e komunave do tė pėrcaktohen
sipas kriterieve tė cilat janė nė interes tė qytetarėve e jo nė bazė
tė kritereve politike. Njė nga kriteret kryesore pėr formimin e
komunave do tė jetė edhe struktuara ndėretnike.
-
-
-
Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet kundėr njė grupi trafikantėsh
tė armėve, tė arrestuar nė Shkodėr
-
-
Shkodėr, 24 nėntor 2004
- Prokuroria shqiptare ka
nisur hetimet kundėr njė grupi trafikantėsh tė armėve, tė cilėt u
arrestuan njė ditė mė parė nė qytetin e Shkodrės gjatė njė
operacioni tė befasishėm policor.
-
-
Vėmendjen e specialistėve tė hetimit e
kanė tėrhequr dy mina te telekomanduara, tė cilat sė bashku me disa
armė dhe njė sasi tė madhe municioni luftarak u sekuestruan nga
policia gjatė kontrollit qė ajo bėri nė banesat e dy trafikantėve
menjėherė pas arrestimit tė tyre.
-
-
Deri mė tash, Prokuria e Shqipėrisė nuk
ka publikuar detajet rreth hetimeve qė po kryhen nė lidhje me kėtė
ngjarje, por vėmendjen e oponionit vendės e ka tėrhequr fakti se nė
ēfarė rruge kanė arritur tė futen nė territorin e Shqipėrisė minat e
telekomanduara dhe pėr ēfarė do tė pėrdoreshin ato.
-
-
-
Rifillon procesi gjyqėsor pėr tre ish ushtarėt gjermanė tė KFOR-it
-
-
Darmstadt, 24 nėntor 2004
- Gjykata e Landit nė
Darmstadt ka filluar sėrisht njė proces pėr futje ilegale tė armėve
nė Gjermani. Tre ushtarėt gjermanė qė janė akuzuar pėr futjen e
armėve ilegale nga Kosova nė Gjermani, ishin akuzuar ndėrkohė nga
njė dhomė tjetėr e gjyqit me heqje lirie disamujore pėr shkelje tė
ligjit tė kontrollit tė armėve tė luftės.
-
Ushtarėt ishin stacionuar nė vitin 1999 si antarė tė forcave tė
KFOR-it nė Kosovė. Gjatė kėsaj kohe ata kishin pasur urdhėrin tė
zhduknin municionin, armėt dhe bombat nga vendi ku ndodheshin.
-
-
Por dy prej tyre kanė sjellė njė sasi tė
konsiderueshme me armė dhe municion nė kazernėn e Darmstadtit,
Frankenstein. I treti, i cili ishte kryetar i kėsaj njėsie nuk e
kundėrshtoi veprimin e dy ushtarėve tė tjerė. Gjykata e Landit e
konsideroi pozitiv faktin se ushtarėt i sollėn armėt nė Gjermani pėr
arsye trejnimi dhe u tregua mė e butė me dėnimet qė u dha atyre.
-
-
-
Rrėzimi i helikopterit amerikan ishte njė aksident
-
-
Shukhi, Afganistan 24 nėntor 2004
- Rrėzimi i njė
helikopteri amerikan nė Afganistan, ku humbėn jetėn pesė ushtarė
amerikane dhe u plagosėn shtatė tė tjerė, duket tė ketė qenė
aksident, thanė dėshmitarėt tė hėnėn, njofton Rojter.
-
Banorėt nė Shukhi, nė provincėn Kapis nė veri tė kryeqytetit Kabul,
i thanė Rojterit se nuk kanė dėgjuar tė shtėna dhe me gjasė kanė
qenė problemet teknike tė rrėzimit tė helikopterit.
-
-
-
Aleanca e djathtė e opozitės ėshtė fituese nė zgjedhjet parlamentare
nė Kroaci
-
-
Zagreb, 24 nėntor 2004
- Aleanca e djathtė e opozitės
ėshtė fituese nė zgjedhjet parlamentare nė Kroaci. Pas numėrimit tė
mbi 50% tė votave, komisioni zgjedhor bėri tė ditur sot nė mėngjes
se partia e djathtė Unioni Demokratik i Kroacisė (HDZ) dhe dy parti
tė tjera tė koalicionit fituan 72 vende nė parlament.
-
-
Partia social demokrate nė qeveri arriti
65 vende nga 148 vendet nė parlament. Kryetari i partisė HDZ Ivo
Sanader ka deklaruar qė dje se partia e tij do t'i fitonte
zgjedhjet. Sipas tij, bisedat mes partnerėve tė koalicionit mund tė
fillojnė qė sot nė mbrėmje.
-
-
Tema kryesore e fushatės elektorale
ishte qėllimi i Kroacisė pėr t'u antarėsuar nė Bashkimin Evropian.
Tė dyja partitė e mėdha duan t“a cojnė Kroacinė nė vitin 2007 nė BE.
-
-
-
Bremer ka zhvilluar bisedime me kėshillin qeveritar irakian pėr njė
kushtetutė tė mundshme
-
-
Bagdad, 24 nėntor 2004
- Administratori amerikan civil
Pol Bremer ka zhvilluar bisedime me kėshillin qeveritar irakian pėr
njė kushtetutė tė mundshme. Sipas njė zėdhėnėsi amerikan, Bremer
zhvilloi bisedime me pėrfaqėsues tė tė gjithė popullit irakian.
-
-
SHBA-s shpresojnė tė arrijnė formulimin
e njė kushtetute tė pėrkohshme deri nė shkurt tė vitit tė ardhshėm.
Nė kėtė kushtetutė do tė jetė pėrpiluar edhe njė plan kohor pėr
dhėnien e pushtetit irakianėve si edhe pėr zgjedhje tė lira pėr njė
parlament tė pėrkohshėm.
-
-
Kushtetuta do tė garantojė barazinė e tė
gjitha grupeve etnike dhe feve nė vend dhe do t“u sigurojė tė gjitha
rajoneve autonomi nė njė masė tė caktuar.
-
-
-
Nė
njė konvikt studentor nė Moskė 32 studentė tė huaj kanė vdekur nga
zjarri
-
-
Moskė, 24 nėntor 2004
- Prej njė zjarri nė njė konvikt
studentor nė Moskė kanė vdekur 32 studentė tė huaj dhe janė plagosur
rėndė mbi 100 tė tjerė. Sipas burimeve tė agjencisė ruse tė lajmeve
Interfax, shumica e viktimave janė nga Kina, Bangladeshi, Vietmani
dhe disa vende afrikane.
-
-
Sipas njė zėdhėnėseje tė zjarrfikėsve,
tre kate tė ndėrtesės sė shkollės sė lartė pėr kuptim mes popujve
Patris Lumumba u dogjėn plotėsisht.
-
-
-
Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan nė Ēikago morėn pjesė nė
njė tubim nė mbėshtetje tė gjeneralit Uesli Klark
-
-
Ēikago, 24 nėntor 2004
- Tė dielėn nė Ēikako, kryesia e
Komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe anėtarė tė tjerė tė kėtij
komuniteti, morėn pjesė nė njė tubim nė mbėshtetje tė gjeneralit
Uesli Klark (Wesley Clark), kandidat pėr president tė Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės nė zgjedhjet 2004.
-
Nė njė atmosferė tė kėndshme, ku merrnin pjesė mbi 200 vetė, nė
mesin e tyre 30 shqiptarė, nė ballė tė hyrjes ishte vėnė pllakati nė
tė cilėn shkruante: ALBANIANS FOR CLARK (Shqiptarėt pėr Klarkun).
-
Kjo parullė i ra nė sy gjeneralit dhe ai menjehere e filloi fjalimin
e tij me Kosovėn, pėr tė cilėn tha se edhe sot i dhemb zemra. Gjatė
fjalimit, Klark shpalosi planin dhe programin e tij pėr President tė
Amerikės.
-
Nė fund, ai duke u pėrshėndetur me tė pranishmit, u ndal te
delegacioni shqiptar dhe duke u pėrqafuar me kryetarin e komunitetit
z.Ilaz Kadriu, deklaroi para masės sė po tė bėhet president i
ShBA-ve, Kosova definitivisht do ta fitonte pavaresinė.
-
-
E tėrė salla kėtė e priti me
duartrokotje. Delegacioni shqiptar u nda nga gjenerali Klark duke i
uruar atij sukses nė zgjedhjet 2004.
-
-
-
Gjeorgjianėt festojė largimin e Shevarnaxes
-
-
Tbilisi, 24 nėntor 2004
- Presidenti gjeorgjian
Eduard Shevardnaxe ka dhėnė dorėheqjen e cila u pasua nga skena
festimesh nė kyeqytetin e vendit Tbilisi. Ai ra dakord tė largohet
nga posti, pasi u detyrua tė largohet nga parlamenti ditėn e shtunė,
kur turma demostruesish pushtuan ndėrtesėn e parlamentit.
-
Mijėra vetė bėrtisnin, gėzonin dhe kėrceninin nėpėr rrugėt e
kryeqytetit kur u njoftua dorėheqja e Shevernaxes. Kryetarja e
Kuvendit, Nino Burjanaxe, ėshtė deklaruar presidente e pėrkohshme
deri nė mbajtjen e zgjedhjeve tė reja pas dy muajsh.
-
Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell i ka telefonuar zonjės
Burjanaxe pėr t'i ofruar mbėshtetjen e Uashingtonit. Dorėheqja e
z.Shevarnaxe u njoftua pas ndėrmjetėsimit tė bėrė nga Ministri i
Jashtėm rus, Igor Ivanov.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|