|
- 25 nėntor 2005 / TN
-
-
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Shtėpia
botuese HUMANITAS, mė e madhja dhe mė prestigjiozja nė Rumani,
botoi nė koleksionin Kujtime / Ditare / Bashkėbisedime, - qė u
ėshtė rezervuar personaliteteve tė shquara botėrore, - librin:
Ardian-Christian Kuciuk: Vremea loctiitorilor - un
dialog cu Iolanda Malamen despre spiritualitatea albanezć
(Ardian-Christian Kyēyku: Koha e zėvendėsve - njė
dialog me Jolanda Malamenin pėr shpirtėrimin shqiptar), nė 144 faqet
e tė cilit shkrimtari shqiptar qė shkruan edhe nė rumanisht u
pėrgjigjet njė numuri tė madh pyetjesh qė i ka bėrė intervistuesja,
poete dhe publiciste e njohur.
-
-
Nė hyrje
dhe nė mbulesėn e pasme tė librit, botuesi, nė paraqitjen qė i bėn
autorit para lexuesve, ndėr tė tjera, thekson: Ardian-Christian
Kyēyku ka dy atdhe letrarė, qė i glorifikon nė gjithēka shkruan... I
ardhur nga njė trevė qė pasqyrohet nė Ohrin mitik, dhe nga njė
shtypje ideologjike e egėr e gjymtuese, historia e prozės sė tij
ėshtė, nė fakt, ngadhnjimi i njė talenti gjigant... Pėrse
shpirtėrimi shqiptar? Pėr shumė arsye. Sepse kemi tė bėjmė me njė
shkrimtar tė jashtėzakonshėm. Sepse Shqipėria me vetėm 29.000 km2 i
ka dhėnė botės vlera tė pakontestueshme. Sepse pėr pesėdhjetė vjet
me radhė nuk u mor vesh thuajse asgjė pėr tė, megjithse ndodhet nė
hartėn e Evropės e tė Ballkanit. Sepse nuk u gjunjėzua dhe luftoi
pėr tė mbijetuar shpirtėrisht. Mirse ke ardhur nė letėrsinė rumune,
Ardian-Christian Kyēyku!
-
-
Nė kėtė
vepėr tė re nė rumanisht, Ardian Kyēyku himnizon, nė radhė tė parė,
botėn e mirėfilltė shqiptare, vlerat shpirtėrore e civilizuese tė
kombit shqiptar, historinė, qėndresėn intelektuale e artistike gjatė
terrorit tė shumėfishtė, sajuar e mbėshtetur nga forca tė caktuara
politike, nga pushtues tė jashtėm a tė brendshėm. Pėrmes faktesh tė
panumurt, Kyēyku synon tė shembė paragjykimet sipas tė cilave
shqiptarėt paskan prirje fundamentaliste, izolacioniste e
idhujtarie. Gjithashtu, njėri nga gurėt e themelit tė librit ėshtė
bindja se energjitė e shqiptarit janė tė pashtershme, ndaj edhe e
ardhmja e shqiptarisė ėshtė e garantuar.
-
-
Pyetjes
nėse e ndjen veten minoritar, Ardian Kyēyku i pėrgjigjet: Pa asnjė
mėdyshje. Unė jam minoritar jo nė katror, por nė kub. Dhe kėtu
sbėhet fjalė pėr tė nxjerrė ndonjė gjė nė ankand. Jam minoritar si
shqiptar qė ndodhet nė dhé tė huaj. Jam minoritar si shkrimtar, nė
kuptimin e profesionit, nė kėto kohėra kaq antiartistike. Jam
minoritar si shkrimtar jokomod, jokonformist dhe i pėrkushtuar
shkrimit. Tė mos harrojmė se shumė herė tė jesh nė minoritet, do tė
thotė tė jesh nė origjinalitet.
-
-
Pyetjes:
...shkruan nė tė dyja gjuhėt dhe nuk ke hequr dorė nga shqipja...
Ēfarė pėrfaqėson pėr ty gjuha shqipe?, Ardian Kyēyku i pėrgjigjet:
Gjuha shqipe ėshtė pėr mua njė tempull i padukshėm, i
pashkatėrrueshėm. Me tė mund tė njohėsh mė shumė nga sa mund tė
thuash. Me tė, madje, nuk duhet tė thuash aq sa mund tė dish. Dhe
jam i bindur - hollėsitė janė tė tepėrta - qė, nė njė botė tjetėr,
gjuha shqipe nuk ėshtė gjuhė me qarkullim tė kufizuar.
-
-
Mė tej,
Ardian Kyēyku thekson: Nė njėfarė mėnyre, asnjėherė nuk jemi
larguar nga Shqipėria jonė, nga ku asnjė dėshpėrim smund tė
na shkulte, sepse ishim stėrvitur tashmė pėr njė kohė tė gjatė me
dėshpėrimin... Nė fund tė fundit, atdheu ynė ėshtė gjuha shqipe,
ndėrsa ardhja nė Rumani nuk pėrfaqėson ndonjė mėrgim nė kuptimin
klasik tė fjalės....
|
|