|
23 nėntor 2003
/ "Zėri
i Amerikės"
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanė
pasur mosmarrėveshje tė thella rreth luftės nė Irak, por miqėsia e
tyre shtrihet nė disa dekada. Disa nga lidhjet mė tė forta u farkėtuan
nga qindra mijėra ushtarė amerikanė dhe familjet e tyre qė jetuan dhe
punuan nė bazat ushtarake amerikane nė truallin gjerman.
Pakėsimi i ndjeshėm i trupave amerikane nė
Gjermani ka filluar tashmė tė ndihet dhe se ky pakėsim pritet tė
vazhdojė.
Shtetet e Bashkuara luajtėn rol qenėsor nė
pėrpjekjet pėr rimėkėmbjen e Gjermanisė pas Luftės sė Dytė Botėrore.
Plani Marshall siguroi ndihmėn pėr rindėrtimin ekonomik kurse nevojat
e saj tė mbrojtjes u plotėsuan pėrmes bazave ushtarake amerikane tė
vendosura nė gjysmėn jugore tė ish Gjermanisė Perendimore.
Vendi evropian ishte vija e parė e frontit
nė ballafaqimin midis Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė saj nė
Nato nė njėrėn anė dhe Bashkimit Sovjetik dhe aleatėve tė tij nė
Traktatin e Varshavėsh nga ana tjetėr.
Sipas kryetarit tė bashkisė sė
Spangdahlemit, njė qytet i vogėl nė afėrsi tė bazės ajrore amerikane
qė nban tė njėjtin emėr, Klaus Rodens, lidhjet midis dy vendeve janė
tė thella.
Nuk do ti harrojmė kurrė ato qė
amerikanėt bėnė pėr ne pas luftės.
Lufta pėr tė cilėn flet zoti Rodens ishte
Lufta e Dytė Botėrore. Fundi i njė lufte tjetėr, Luftės sė Ftohtė,
shėnoi fillimin e njė ndryshimi tė thellė nė bazat ushtarake amerikane
nė Gjermani. Nė njė intervistė tė kohėve tė fundit, gjenerali Charles
Wald, nė selinė e komandės amerikane nė Stutgart, tha se nė 10 vitet e
fundit trupat amerikane nė Gjermani janė pakėsuar me 2 tė tretat.
Kėto shkurtime nė personelin ushtarak
amerikan nė Gjermani ēuan nė mbylljen e komplekstit tė Universitetit
Maryland nė Mannheim. Pėr mė shumė se 50, vjet kjo shkollė ofronte
arsimim pėr fėmijėt e ushtarėve amerikanė.
Pakėsimi i numrit tė amerikanėve qė
jetojnė nė Gjermani, do tė ndikojė negativisht edhe marrėdhėniet midis
tė dy vendeve, thotė profesori i studimeve tė ndėrkombėtare nė
Universitetin John Hopkins, Stephen Szabo.
Njė nga lidhjet mė tė mira midis
Shteteve tė Bashkura dhe Gjermanisė nė 25 vjetėt e fundit ėshtė
krijuar nga trupat ameriane dhe familjet e tyre. 12 milion amerikanė
kanė jetuar nė Gjermani gjatė afro 30 vjetėve tė fundit. Kjo ka
krijuar njė urė lidhėse midis dy vendeve. Dhe shumica e amerikanėve qė
shikohen si pro gjermanė janė ushtarakė,
thotė profesori.
Nuk janė bėrė njoftime zyrtaret pėr
mbyllje tė mėtejshme bazash amerikane nė tė ardhmen. Por, nėse Shtetet
e Bashkuara tėrheqin bazat e tyre ushtarake nga Gjermania, nga kjo
masė do tė pėrfitonin vendet e ish Bllokut tė Lindjes qė janė
anėtarėsuar nė Nato ose do tė anėtarėsohen vitin e tjetėr. Stefan
Kornelius, redaktor i gazetės Sueddeutsche Zeitung, mendon se lėvizja
e bazave amerikane nė drejtim tė lindjes ėshtė hap i matur strategjik,
por nga ana tjetėr ėshtė lajm i keq pėr marrėdhėniet amerikano
gjermane.
|