|
-

-
-
23 nėntor 2003 / TN
-
-
Paranteza e hapjes
-
-
Po bėhej njė vit i plotė, ndoshta ishte
pikėrisht korriku i vitit qė shkoi qė kur e kisha shkruar esenė
« Bibla pėr Prishtinėn » dhe ajo tashmė ishte botuar nė librin e
eseve e tė vėshtrimeve letrare « Mrekullia e shkrimit ». Asokohe as
mendja nuk mė kishte shkuar se tash, gati plot njė vit mė vonė, do
tė shkruaja njė libėr tė njė natyre krejt tjetėr, e qė do tė mbante
titullin « Njė lutje pėr Prishtinėn ». Por, mė vonė qė kur filluan
sulmet ajrore tė NATO-s kundėr objektivave tė ushtrisė e tė policisė
serbe dhe qė kur vendosa tė mbaj shėnime pėr atė qė po ndodhte e qė
po pėrjetoja gjatė 82 ditėve sa qendrova pothuaj krejtėsisht i
mbyllur nė Prishtinė, e kisha tė qartė se ky libėr do ta ketė
pikėrisht kėtė titull.
-
-
Mbase shpjegimet mė tė mira pėr arsyet
pse po e nxirrja nė krye tė librit pikėrisht kėtė titull mund tė
gjenden nė vetė librin dhe nė pėrmbajtjen e tij. Megjithatė, njė
shpjegim i rastit kujtoj se ėshtė i nevojshėm, nė mos pėr asgjė
tjetėr, atėherė pėr faktin se ky titull, pak a shumė, pėrsėritet nė
kėta dy libra. Nė librin e parė ai ėshtė, siē e thamė, titull i njė
eseje letrare tė veēantė, por qė kishte pėr kontekst ngjarjet
dramatike nė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės gjatė pranėverės dhe
verės sė vitit 1998 dhe kur lufta po i kanosej vetė Prishtinės.
-
-
Pikėrisht nė ato rrethana, njė regjisor
e njė dramaturg yni me autoritetin e profesionit, po mė sugjeronte
ta lexoja dramėn « Bibla » tė Berthold Brehtit.
-
-
Vetėm pasi e lexova atė dramė krejt tė
shkurtėr, pashė se ajo sugjeronte njė ngjashmėri tė kobshme midis
Amsterdamit dhe Prishtinės dhe se pikėrisht kjo kishte qenė arsyeja
pse miku im po ma preferonte pėr lexim tekstin e kėsaj drame.
-
-
Ishte viti 1913 kur u shkrua ajo dramė
dhe ishte situata tragjike e pushtimit tė A,sterdamit nga
protestanėt nė fillim tė kėtij shekulli, qė Brehti po e bėnte temė
dhe prokupim tė kėsaj drame. Duke parė se qyteti po digjej, Gjyshi
po e mallkonte Vajzėn mbesėn e tij me « Bibėl » nė dorė, dhe po
pėrpiqej ta ngushėllonte me perlat e urtisė nga ky libėr i shenjtė,
ta bindte se duhet tė mos e pranojnė kapitullimin para ushtrisė
katolike dhe se e vlente qė tė sakrifikoheshin pėr qytetin e tyre.
-
-
Fati i keq i Amsterdamit tė para gati
njė shekulli vetvetiu ma kujtoi njė situatė qė disi lidhej me
Prishtinėn njė gjysmė shekulli mė vonė, gjatė Luftės sė Dytė
Botėrore. Flitej qė kur isha fėmijė se ishte njė hoxhė qė e kishte
shpėtuar Prishtinėn pa u dėmtuar gjatė luftės sė para mė se pesė
dekadave. Njėri nga hoxhallarėt mė tė njohur tė qytetit, me Kuran
nė dorė dhe bashkė me disa kryefetarė tė tjerė, i kishin rėnė tri
herė rrotull Prishtinės dhe ishin lutur pėr fatin e saj. Besohej
verbėrisht se kjo lutje e hoxhės e kishte shpėtuar qytetin nga flaka
e luftės. Avionėt gjermanė kishin fluturuar mbi Prishtinėn, por
thuhej se ata, nė vend tė qytetit, kishin parė vetėm ujė! Kėshtu
thuhej e kėshtu flitej pėr Prishtinėn dhe pėr hoxhėn qė kinse e
kishte shpėtuar atė.
-
-
Kaq pėrsa i pėrket kėtij eseu letrar, i
cili ishte shkruar nė njė kohė lur lufta po i kėrcėnohej edhe
Prishtinės dhe ajo sugjerohej me vetė titullin qė i ishte vėnė nė
ballė. Por, nė ndėrkohė, ky kėrcėnim pothuajse po bėhej realitet,
njė realitet tragjik pėr Prishtinėn dhe pėr gjithė Kosovėn. Regjimi
serb po refuzonte me kėmbėngulje nėnshkrimin e Marrėveshjes sė
Rambujesė pėr njė zgjidhje kalimtare pėr ēėshtjen e Kosovės, kurse
sulmet ajrore kundėr objektivave tė ushtrisė e tė policisė serbe po
bėheshin tė paevitueshme. Ato filluan mė 24 mars dhe pėrfunduan mė 9
qershor dhe ishin pikėrisht kėto sulme tė fuqishme tė NATO-s qė i
erdhėn nė ndihmė popullit shqiptar dhe qė e detyruan Serbinė tė
kapitullojė.
-
-
Gjithė kėtė kohė qendrova nė Prishtinė
bashkė me Gruan e me Djalin e me disa miqė dhe ishin kėto 78 ditė tė
frikės e tė shpresės dhe 4 ditė tė tjera tė besimit tė madh se
forcat e Aleancės do ti detyrojnė forcat serbe qė tė kapitullojnė
dhe ti nxjerrin jashtė Kosovės, ashtu siē ishin marrė veshė nė
Kumanovė. Kjo ėshtė arsyeja pse si njėsi tė matjes sė kohės janė
ditėt e vetmisė e tė besimit, vetė netėt e gjata tė frikės e tė
shpresės dhe jo datat, tė cilat rėndom e nėnkuptojnė vetėm njė
rrjedhė sukcesive tė kohės.
-
-
Fakti se gjatė gjithė kohės sa zgjatėn
sulmet ajrore tė Aleancės qėndrova nė Prishtinė, vetvetiu e bėn
reale situatėn kur me qindra herė po i kujtoja, edhe hoxhėn plak tė
Prishtinės me Kuran nė dorė, edhe personazhin plak tė Brehtit tek
po e ngushllonte Vajzėn me citatet e Biblės. Kjo ėshtė arsyeja e
parė pse vendosa qė, nė ballė tė librit, tė nxjerr pikėrisht kėtė
titull. Lidhja midis dy situatave dhe referencave brenda saj ishin
tė forta dhe doja qė ti kujtoj, edhe nė kėtė mėnyrė, si kėrcėnim
potencial qė po i bėhej Prishtinės gjatė verės dhe vjeshtės sė
kaluar, ashtu edhe rrezikun e shfarosjes sė banorėve tė saj dhe
djegies sė gjithė qytetit, kėsaj pranvere tė kobshme e tragjike pėr
gjithė Kosovėn.
-
-
Arsyeja tjetėr pse e pagėzova pikėrisht
me kėtė titull ėshtė mė esenciale. Ajo lidhet me faktin se jam i
bindur se tė gjithė shqiptarėt, gjatė atyre tre muajve, do tė jenė
lutur nė mėnyrėn e vet pėr Kosovėn, pėr familjen e pėr shtėpinė, pėr
katundin e pėr qytetin e tyre. Nuk po zbuloj asnjė fshehtėsi nėse
them se gjatė dy muajve e gjsmė sa qėndrova nė njė ekzil tė
brendshėm nėpėr tri-katėr apartamente nė kuartin Dardania tė
Prishtinės, me qindra herė isha lutur pėr fatin tim, pėr fatin e
familjes, pėr fatin e miqėve e tė kolegėve, pėr fatin e gjithė
njerėzve, qė i njihja dhe qė nuk i njihja, dhe pėr fatin e qytetit e
tė gjithė Kosovės.
-
-
Kėshtu si unė do tė jenė lutur dhe shumė
banorė tė tjerė tė Prishtinės. Por, ndryshe nga ata qė pėr fatin e
qytetit tė tyre luteshin nėn qiellin e hapur apo nėn tenda, larg
Kosovės si refugjatė apo nėpėr burgjet e errta e tė lagėshta tė
Serbisė, unė pata fatin qė lutjen pėr Prishtinėn, vetė biblėn pėr
fatin e saj, ti bėja dhe ti krijoja duke qenė nė qytet. Prishtinėn
e duan dhe e kanė dashur njėsoj, si ata qė kanė qenė tė detyruar ta
braktisin nėn kėrcėnimet serbe, ashtu edhe ata qė kanė qėndruar nė
qytet gjatė kohės sė sulmeve. Kėta tė fundit, qė assesi nuk ishin
pak, ndėrkaq, kanė pasur mundėsinė qė ta pėrjetojnė jo vetėm
dhembjen e papėrshkrueshme tė zbrazjes sė Prishtinės dhe dominimin
er saj tė plotė e tė egėr nga forcat banditeske serbe, por edhe vetė
ēlirimin dhe ringjalljen e saj. Ky ėshtė privilegji i tyre i madh
dhe pikėrisht kėtij privilegji i detyrohet libri qė pason.
-
-
-
1.
-
Vranėsirat e papritura, njė erė e ftohtė
dhe pluhuri qė ngrihej dendur rrugėve tė Prishtinės e bėnin ditėn e
24 marsit krejt tė veēantė dhe i jepnin asaj dimensione tė
paparashikueshme.
-
-
Sulmet e Aleancės kundėr caqeve
ushtarake serbe priteshin pėr nė mbrėmje dhe dukej se ajo do tė
vinte mė shpejtė se kurrėnjėherė pėrpara, bashkė me errėsirėn e
natės. Ishin pikėrisht kėto vranėsira dhe ky pluhur, kjo pritje dhe
kjo bindje pėr sulmet e paevitueshme qė i bėnin njerėzit tė
ndiheshin disi me ndjenja tė pėrziera. Askush nuk e fshihte gėzimin
qė Aleanca do tė sulmonte nga ajri forcat kriminale serbe dhe do tė
kryente ndaj tyre hakmarrjen e madhe pėr gjithė ato krime qė serbėt
tashmė po bėnin kundėr shqiptarėve dhe pasurisė sė tyre, si dhe do
ti detyronte ata qė tė tėrhiqen njėherė e pėrgjithmonė nga Kosova.
-
-
Por, ndjenja e pritjes dhe gėzimit, ky
koktej emocionesh disi tė ndrydhura, shoqėrohej nga droja se mos
regjimi serb pikėrisht kėto sulme nga ajri do ti merrte si pretekst
pėr ti qėlluar pa asnjė mėshirė shqiptarėt nė tokė, pėr tė bėrė
krime monstruoze mbi ta dhe pėr ta spastruar etnikisht Kosovėn. Nuk
kishte asnjė dilemė se Aleanca do ta zotėronte qiellin dhe se atje
lart ajo do ta fitonte luftėn kundėr serbėve dhe armatės sė tyre
kriminale. Por, po ashtu, nuk kishte asnjė mėdyshje se ushtria dhe
policia serbe tashmė lishin vendosur pushtetin e dhunės e tė
tmerreve nė tokė dhe ishte ky moment qė i tmerronte shqiptarėt dhe
qė e bėnte mė tė frenueshėm dhe disi me emocione tė pėrziera gėzimin
pėr intervenimin tashmė evident tė Aleancės.
-
-
Frika nga hakėmarrja serbe bėri qė shumė
familje tė strehoheshin jashtė Kosovės katėr-pesė ditė para se tė
fillonin sulmet kundėr forcave serbe. Veēmas shiheshin familje qė
me nguti po i strehonim fėmijėt nė Maqedoni. Tek po ngjitesha
shkallėve tė pallatit ku banoja, nė pjesėn qendrore tė lagjes
Dardania, pashė njėrin nga fqinjėt qė, bashkė me fėmijėt, po
zbriste me nguti e me njė nervozė shkallėt temoshtė. Po shkojnė, i
thashė vetes, pa qenė i sigurtė se do tia dalim ti shpėtojmė
thikės serbe. Nėse e lėshojmė Kosovėn kjo do tė jetė fitorja mė e
madhe dhe pėrfundimtare e serbėve, po e ribindja veten.
-
-
Forcat e Aleancės po pėrgatiteshin qė ta
sulmonin Serbinė dhe, pastaj, tė vendoseshin nė Kosovė, mbi bazė tė
Marrėveshjes sė Rambujesė, e cila ishte njė kontratė politike midis
shqiptarėve dhe Aleancės. Avionėt evroamerikanė tashmė po bėheshin
gati pėr ta sulmuar Serbinė, kurse shqiptarėt po e lėshonin Kosovėn
nga frika e hakmarrjes sė pėrgjithshme serbe!mKy ishte paradoksi dhe
nuk kishte si tė mos pyetej njeriu me gjithė zė se pėr kė do ta bėjė
luftėn Aleanca!?
-
-
Shqiptarėt po vepronin me nguti qė ti
iknin hakmarrjes serbe dhe nuk dihej kush do ti priste forcat e
Aleancės nė Prishtinė, po u zbraz Kosova kėshtu si ka filluar. Kjo e
kishte shtyrė Rexhep Qosjen qė dje tu bėnte njė thirrje dramatike e
me plot patetikė njerėzve pėr tė mos e lėshuar Kosovėn.
-
-
Atmosferėn e luftės dhe tė sulmeve po i
bėnte krejtsisht reale fakti se Beogradi kishte shpallur mbrėmė
zyrtarisht gjendjen e rrezikut tė drejtpėrdrejtė nga lufta dhe
kishte koncentruar forca tė mėdha ushtarake e policore nė Kosovė. Ky
pėrqėndrim forcash tė mėdha ushtarake e policore nė Kosovė. Ky
pėrqėndrim forcash ishte i madh e sistematik, qė prej fillimit tė
Konferencės sė Rambujesė. Hamendjet nėse do tė ketė ose jo sulme nga
ajri pothuaj ishin evituar krejtėsisht. Por, ende nuk dihej nėse,
bashkė me goditjet nga ajri, do tė ketė edhe intervenim tė forcave
tokėsore dhe si duhej tė silleshin shqiptarėt nė kėto rrethana
krejtėsisht tė reja dhe tė rrezikshme.
-
-
Pikėrisht me kėto dilema dhe me kėto
imazhe tė ngrysta pėr atė qė po pritej tė ndodhte, hyra brenda nė
apartament. Dija se njė pjesė e familjes prej ditėsh po endej
katundeve tė llapit, por nuk mė kishte shkuar mendja se do ti shoh
ashtu tė lodhur, tė hutuar dhe tė frikėsuar. Nėna dhe vėllai me
fėmijėt qė prej dhjetė ditėsh e kishin lėshuar Gllamnikun dhe ishin
strehuar nė disa fshatra tė Gallapit, ku po bėnte dimėr i egėr dhe
njė pjesė tė udhės e kishin bėrė, duke qenė tė detyruar tė
ballafaqohen me borėn dhe me fėrfėllazėn. Nė Prishtinė kishin
arritur para pak 4astesh dhe, tek po interesohesha pėr shėndetin e
tyre, pashė se ishin lodhur dhe se kishin frikė pėr atė qė mund tė
ndodhte qė sonte.
-
-
- A do tė sulmojnė Mė pyeti ganiu,
kurse fėmijėt e prisnin pėrgjigjen me ndjenjėn e gėzimit tė fshehtė.
Nėna nuk ngurroi tė thoshte se kishte frikė pėr mua, qė isha
deklaruar hapur pro sulmeve tė Aleancės dhe kisha kėrkuar publikisht
qė goditjet nga ajri tė shoqėroheshin me intervenimin e trupave
tokėsore.
-
-
- Po, do tė sulmojnė qė sonte, - thash.
Mbrėmė Solana ia ka kaluar urdhėrin pėr sulme Klarkut. Ky i fundit e
ka pėr detyrim qė brenda 24 orėsh tė fillojė me sulmet nga ajri
kundėr caqeve ushtarake e policore serbe ia shpjegova vėllait,
duke qenė krejtėsisht i sigurt se vėrtet sulmet ajrore do tė
fillojnė qė mė 24 mars para mesnatės.
-
-
Ata u shikuan mes veti. Por, nuk thanė
asgjė. Heshtjen e theu papritur zilja e telefonit. Njė mik imi
interesohej tė dinte se ēfarė duhej bėrė. Ai po mė thoshte se qyteti
tashmė po hynė nė njė gjendje paniku. Duhet tė dal dikush dhe tė
marrė guximin e tė thotė se ēfarė duhet tė bėjė populli. Njerėzit
kanė filluar qė tash tė mendojnė si tė largohen nga qyteti, kurse
nė kėto momente kur po afrohet nata. Miku im po ngulte kėmbė se, jo
sall Rexhep Qosja, por d. Ibrahim Rugova, tė cilin populli e zgjodhi
kryetar tė Republikės sė Kosovės, ėshtė ai qė i pari duhet ti bėnte
thirrje popullit qė tė mos e lėshojė Kosovėn.
-
-
- Ne nuk mund tė rrimė nė kėtė banesė
tha Gabiu. Do tė shkojmė tek Fazliu, kurse ti duhet tė gjesh
ndonjė vend tjetėr pėr disa ditė, - po ngulte kėmbė ai.
-
-
- Po, - i thashė. Kjo ėshtė banesė qė
mund tė kontrollohet nga policia qė sonte, - plotėsova veten, pa
qenė i sigurtė se ku do tė shkonim unė, gruaja dhe dy fėmijtė.
-
-
Kishte disa ditė qė po mendoja pėr
mundėsinė e largimit tė pėrkohshėm nga banesa. Pėr veten isha i
sigurt se nuk do tė dal jashtė Kosove. Mund tė strehohem diku pėr
ndonjė ditė. Jo mė shumė. Fėmijėt, kisha menduar, se mund ti nxjerr
jashtė, nėse rrezikohemi pėrfundimisht. Vetė nė asnjė mėnyrė nuk do
ta lė Prishtinėn. Fėmijėt dhe gruaja ndoshta. Por, momenti i
sulmeve po afronte shpejt, kurse unė nuk kisha ndėrmarrė asgjė, as
pėr veten dhe as pėr fėmijėt.
-
-
Vėllai me nėnėn dhe me fėmijėt dolėn.
Nėnės ia pashė njė lot tek po i lėvizte poshtė faqeve. Ajo u mundua
ta fshehė lotin nga unė, qė po pėrpiqesha ta ngushlloja se do tė
bėhet mirė, se mė nė fund gjėrat do tė vendosen nė vendin e vet.
Ishte ora 17. Nė banesė mbetėm unė, gruaja dhe dy fėmijėt. Ata mė
shikonin mua, ndėrsa unė po hamendesha, pa ditur ēfarė duhej tė
bėja.
-
-
-
Sonte nuk do tė jemi bashkė, u thashė.
-
-
Kėtė zgjidhje e kisha
menduar qė nga mesdita, pa qenė i sigurt nėse kjo ndarje e shpejtė
dhe e papritur do tė zgjaste vetėm njė natė. Ata mė vėshtruan
ftohtė. Sikur e kishin pritur qė moti kėtė propozim. Bahria dhe
Besiani do tė shkonin nė shtėpinė e vjehrrės, tė cilėn e
konsideronim pak mė tė sigurtė, ndėrsa unė me Berianėn do tė
qėndronim nė banesė. E kishim tė qartė se kjo nuk ishte njė
zgjidhje qė ofronte farė sigurie. Por, tė paktėn, nuk deshėm qė tė
jemi tė gjithė bashkė. Nėse do tė ndodhte mė e keqja, nėse serbėt do
tė vendosnin tė na vrisnin , atėherė tė paktėn kjo tė mos na gjente
tė gjithėve pėrnjėherė dhe jo nė njė vend. Kėrė parandjenjė nuk ua
thashė tė tjerėve as gruas, as djalit dhe as vajzės. Por, jam i
sigurt se ata e dinin arsyen pse nuk do tė duhej tė qėndronim
bashkė.
-
-
Sulmet e para na gjetėn duke biseduar
pėr mundėsitė qė, bashkė me Vajzėn, tė gjejmė njė zgjidhje tjetėr,
qė tė mos e bėnim natėn nė banesė. Kishte dy orė qė Bahria me
Besianin kishin shkuar te Selushi, kurse unė me Berianėn po
hamendeshim. Por, tashmė ishim vonuar me hamendjet tona. Ishte ora
20.04 minuta.
-
-
Makineria e sulmeve ajrore tė Aleancės
po vihej nė lėvizje kundėr caqeve serbe dhe po fillonte ndėshkimi
kundėr forcave kriminale ushtarake e policore serbe. Bashkė me
sulmet e para tė vionėve dhe raketave tė Aleancės nė aeroportin
ushtarakė nė Sllatinė dhe nė qendrėn e stėrvitjes sė policisė
speciale serbe nė Ajvali, Prishtina ngeli pa korrent. Momenti ishte
tepėr i veēantė. Aleanca po hynte nė luftė kundėr Serbisė dhe sulmet
e saj, objektivisht, ishin nė anėn e shqiptarėve. Rrugėt e
Prishtinės pėrfundimisht, po bėheshin tė shkreta e krejtėsisht tė
pasigurta dhe, tashmė, ishte e qartė se unė dhe Vajza ishim tė
detyruar qė natėn ta bėjmė nė banesėn tonė.
-
-
- Po digjet ndėrtesa e Presidencės, - po
mė thoshte me telefon njė zė i panjohur. Objekti i Qendrės pėr
Informim tė Kosovės tash pėr tash ka shpėtuar. Por, Presidenca ėshtė
vjedhur, ėshtė thyer dera kryesore nė fillim dhe pastaj i ėshtė
dhėnė flaka, - mė fliste njė nga rojet e natės nė objektin e
Unikosprojektit, qė gjendej vetėm disa metra larg Presidencės. Ai
po shpjegonte se vetėm njė orė pas sulmeve tė para kishte dėgjuar
disa njerėz qė me nguti po i afroheshin objektit. E kishin thyer
derėn, kishin nxjerrė jashtė dokumentacionin dhe mė pas ia kishin
dhėnė flakėn objektit. Zėri po i dridhej tek po e pėrshkruante atė
qė kishte parė. Derisa po pyeste ēfarė do tė mund tė bėnte ai pėr
objektin e Presidencės qė po pėrfshihej nga flakėt, u pėrpoqa ta
qetėsoj dhe i thashė qė tė ketė kujdes pėr veten.
-
-
Ishte vonė pas mesnate. Tek po
pėrpiqesha tė dėgjoja tė gjitha lajmet e informacionet e mundshme,
si nėpėr fanitje, vėrejta se po afronte mėngjesi.
-
-
2.
Kėrcnimet serbe pėr
dėbimet masive dhe pėr shfarosjen nė maė tė shqiptarėve tashmė po
realizoheshin. Janė njoftimet e para pėr likuidimet e shqiptarėve
nė Prishtinė, nė Mitrovicė, nė Gjakovė nė
Prizren dhe nė pjesė tė tjera tė Kosovės qė tė shtyjnė tė mendosh
nėse ishte dashur ose jo qė politikanėt dhe intelektualė tė shquar
shqiptarė ti gjenin sulmet ajrore tė Aieancės nė Kosovė.
Po tė largoheshin nga Prishtina para se tė fillonin sulmet,
poIitikanėt dhe intelektualėt shqiptarė do tė rrezikonin
tė akuzoheshin se ia kthyen popullit shpinėn nė ditėt mė tė
vėshtira. Kjo gjithsesi nuk do tė ishte e lehtė pėr ta dhe nuk do tė
kalonte pa pasoja pėr autoritetin e tyre nė popull. Por, duke mbetur
nė Prishtinė nė njė kohė kur Akanca kishte filluar luftėn kundėr
forcave serbe, ata rrezikonin tė likuidohen fizikisht ose qė tė
keqpėrdoren si ėshtė mė sė keqi nga kriminelėt serbė.
- Nė Mitrovicė u vra
Latif Berisha. - mė njofton Rexhep Gjergji. - Ky intelektual dhe
veprimtar i shquar ėshtė vrarė mennjėherė pas sulmeve, para derės sė
shtėpisė, sipas njė liste pėr ekzekutimin e intelektualėve dhe tė
veprimtaitve politikė, - po rrėfente me shqetėsim njė veprimtar
politik, qė kishte arritur tė dalė nga Mitrovica. - Nė shtėpinė e
tij ėshtė likuiduar edhe udhėheqėsi i sindikatės, Agim Hajrizi.
Bashkė me tė janė ekzekutuar edhe i biri 12 vjeēar dhe e ėma, - mė
thotė Rasim Cubolli, njė inxhinier qė me shumė vetmohim punoi me
vite nė Presidencė. - Mos di gjė mė konkrete pėr fatin e avokatit
Bajrain Kelmendi, - interesohet tė dijė Adnani. - Di se ėshtė
arrestuar pas mesnate bashkė me tė dy djemtė - them. - Herėt nė
mėngjes Nekibja ishte interesuar pėr fatin e tyre. Shko dhe pyet tek
NATO-ja! - i ishte kėrcėnuar policia serbe, - i them.
Nė dhomėn tjetėr Beriana
po flinte ende. Ajo mė bėri shoqėri pothuaj deri pak para se tė
agonte. Biseduam gjatė dhe disa herė gjatė natės mė tha se kishte
frikė pėr veten dhe pėr mua. Njė mik imi interesohet tė dijė nėse
kemi mundėsi tė njoftojmė kėdoqoftė nga tė huajtė pėr kėtė qė po
ngjet. Kur mori vesh se bashkė me mua nė shtėpi gjatė gjithė natės
ka qenė edhe vajza, tha se ishte i tmerruar dhe po mė kėshillonte qė
gjatė ditės tė gjeja ndonjė vend tjetėr pėr strehim.
Njoftimet pėr
ekzekutimet e para mi kujtuan kėrcėnimet e liderit tė radikalėve
serbėm, Vojisllav Sheshel, i cili, vetėm pak ditė mė pėrpara, pa
asnjė ekuivok, po e bėnte publik planin serb pėr spastrimin e
Kosovės. Ai e thoshte hapur se, nėse avionėt e Aleancės e sulmojnė
nga qielli, forcat serbe do tė sulmojnė nė tokė dhe nuk do tė lėnė
asnjė shqiptar pa dėbuar nga Kosova. Por, duket se kėrcėnimet serbe
nuk ishin kuptuar seriozisht, as nga politikanėt shqiptarė dhe, me
gjasė as nga faktorėt politikė e ushtarakė ndėrkombėtar. Kėtė
konstatim e bėjnė tė qėndrueshėm hutia e pėrgjithshme, e cila u
krijua qė me ekzekutimet e para serbe dhe me veprimet e egra
antishqiptare tė serbėve si dhe vetė paniku qė, pėr pasojė, po
krijohej nė popull.
Shqiptarėt ishin tė
mrekulluar me forcėn ushtarake tė Aleancės.
Ata mė shumė dhe mė
pėrpara sesa me kėrcėnimet serbe e me rreziqet qė projektoheshin
kundėr tyre nØče deklaratat e udhėheqėsve serbė, po preokupoheshin
me dėmet qė do tė pėsonte armata kriminale serbe. Duket se atyre u
interesonte hakmarrja e forcave tė Aleancės kundėr forcave serbe dhe
pozjiaj e kishin harruar rrezikun qė po u kanosej vetė atyre nga
forcat kriminale serbe. Faktorėt politikė dhe ushtarakė ndėrkombėtar
duket se llogarisnin qė Beogradi do tė dorėzohejpas sulmeve tė para
dhe ai pastaj do tė pėrmbushte kėrkesat e bashkėsisė ndėrkombėtare.
Kėtu me gjasė e gjente mbėshtetjen arsyeja pase sulmet e mbrėmshme
ishin tė pakta dhe pa asnjė efekt ushtarak dhe politik.
Nė telefon ishte Ganiu. Donte tė dinte
si e kisha kaluar natėn dhe ēfarė po planifikoja tė bėja. Tashmė
kishte dėgjuar pėr ekzekutimet e para nė qytet dhe shihej qartė se
ishte i shqetėsuar pėr fatin tim.
-
-
...
-
-
-
PARANTEZA E MBYLLJES
-
-
Pikėrisht tash e shoh tė domosdoshme qė
ta bėjė publike dilemėn e rėndė se a thua do tė arrija ta pėrjetoja
ēlirimin e Kosovės, qė tu bija nė fund shėnimeve qė pasojnė, dhe,
mė nė fund, qė ta kryeja dorėshkrimin e kėsaj lutjeje pėr
Prishtinėn, qė kėsaj bible pėr fatin e gjithė shqiptarØve dhe tėrė
Kosovės.
-
-
Kjo dilemė mė shoqėroi gjatė gjithė
kėtyre 82 ditėve. Por, ishte energjia e fuqishme e besimit se forcat
e Aleancės do ta detyrojnė Serbinė tė kapitullojė dhe do ta
shpėrblejnė sakrificėn sublime dhe vetė luftėn pėr ēlirim tė
shqiptarėve qė mė mbanin gjallė dhe qė mė bėnin qė ti mbaja kėto
shėnime.
-
-
Nuk jam i sigurt nėse e kam thėnė
tashmė, por sidoqoftė e gjej tė nevojshme tė theksoj edhe njė herė
se shėnimet pėr kėtė libėr rėndom i mbaja nė mėngjes dhe vonė
pasdite dhe ato kėtu janė autentike. Ndonjė pėrsaktėsim i
domosdoshėm, thellimi i ndonjė situate dhe zhvillimi i ndonjė
argumenti nuk kanė pse tė pėrjashtohen. Por, marrė nė pėrgjithsi ,
ato ruajnė rezonin dhe emocionin e momentit.
-
-
Si tė kėtilla, ato mund tė konsiderohen
jo sall shėnime tė njė empirie, tė asaj qė po ndodhte gjatė atyre 82
ditėve tė njė egzili tė brendshėm, por edhe njėfarė diagrami i
reagimeve emocionale ndaj atyre ngjarjeve. Pra janė shėnime jo vetėm
pėr ngjarjet e pėr qėndrimet, pėr zhvillimet e pėr kthesat e njė
momenti historik, por edhe pėr vetė situatat dhe reagimet, pėr
refleksionet dhe interpretimet, pėr emocionet dhe pėrgjasimet e
paevitueshme tė atij momenti historik e ekzistencial me situata e me
ngjarje e me reagime tė tjera tė moēme e tė reja.
-
-
Energjia e ringjalljes sė Prishtinės dhe
gjithė Kosovės mbas hyrjes sė forcave tė Aleancės, ndėrkaq, ishte
ajo qė mė bėri ti pėrfundoj kėto shkrime dhe ta kryej librin. Disa
herė mė ka ndodhur qė gjatė kėsaj kohe tė dal nėpėr rrugėt e
qytetit, tė shėtis dy herė pothuaj gjithė Kosovėn dhe tė vėrej e tė
prek e tė ndiej nga afėr tmerrin e vdekjes e tė shkatrrimit dhe
pulsin e jetės. Kam vėshtruar nga afėr e me orė tė tėra shtėpi tė
djegura, katunde e qytete tė rrėnuara, varreza individuale e
kolektive dhe gjithėherė kam marrė mesazhin e njejtė se Serbia deshi
ta djegė tokėn e Kosovės dhe ta shfarosė popullin e saj shqiptar.
-
-
Por, poaq tė fuqishme ishin mesazhet qė
shpėrthenin nga prania e ushtarėve evroamerikanė, nga lėvizjet e nga
veprimet, nga mendimet e nga besimi i pashembulltė i shqiptarėve pėr
ndėrtimin dhe rindėrtimin e Kosovės. Nuk ishte vetėm kthimi i shpejt
i shqiptarėve nė Kosovė mrekullia qė la pa frymė gjithė botėn.
Energjia e jetės dhe e punės, vetė fryma e ringjalljes sė shpejtė tė
jetės nė tė gjitha planet ishte njė mrekulli tjetėr, poaqė e
papritur dhe gjithandej e ēmuar nga tė gjithė qė e dinė dhe qė e
njohin, qė e ndihmuan dhe qė do ta ndihmojnė akoma mė shumė Kosovėn
dhe popullin e saj.
-
-
Nuk ėshtė kurrėfarė fshehtėsie se
pėrfundimin e kėtij dorėshkrimi gjithsesi qė e ka ndihmuar pikėrisht
kjo energji e pėrgjithshme e ringjalljes sė jetės nė Kosovė.
Dorėshkrimet e kėtij libri, tri fletoret e mbushura me njė
kaligrafi herė tė qetė e tė rregulltė dhe herė tė shqetsuar e disi
tė egėrsuar, disa herė mė dukeshin disi tė fjetura tek i vėshtroja
me orė tė tėra.
-
-
Por, ato ēuditėrisht ngjalleshin e
ringjalleshin, merrnin frymė e jepnin mesazhe kuptimi posa i lexoja
dhe i rilexoja. Energjia e jetės gjithsesi qė projektohej e
reflektohej nė energjinė e shkrimit, sikundėr qė kjo e dyta i jepte
jetės kuptime e mesazhe tė reja dhe tė panjohura.
-
-
Asnjėherė nuk do tė harrojė keqardhjen
qė po shprehte njė Djalosh pėr librat qė mi kishin djegur serbėt nė
shtėpinė e babės nė Gllamnik. Ishte dita e parė qė po shėtisja
rrugėt e Prishtinės pas tre muajėsh, kurse Djaloshi nga Sekiraēa po
mė afrohej disi me ngurrim dhe po mė tregonte se plakun e kisha
gjallė. Por, librat ti kanė djegur, mė tha me njė keqardhje qė nuk
mund ta shpjegoj. Nuk foli pėr shtėpinė, qė po ashtu ishte djegur me
krejt ēfarė kishte pasur brenda, por vetėm pėr librat. Kjo mė bėri
pėrshtypje.
-
-
Dorėshkrimi i kėtij libri kurrėsesi nuk
mund tė jetė kompensim pėr gjithė ata libra qė u dogjėn bashkė me
gjithė ato ide e mendime. Situata e karaktere tė krijuara nga gjeniu
krijues i njeriut. Por, si brenda ēdo libri tjetėr, edhe brenda
librit qė e keni pėrpara, veprojnė e krijohen e bashkėveprojnė
energji tė shumta e tė vazhdueshme, tė brendshme e tė jashtme, tė
tilla qė i dimė dhe qė i njohim, por edhe tė tilla qė as i dimė dhe
qė as kemi se si ti njohim. Kėto energji vazhdimisht e ushqejnė dhe
e pėrcaktojnė, e lindin dhe e rilindin njėra tjetrėn nė emėr tė
jetės dhe tė lirisė, si vetė librat, tė cilėt, nė fakt, gjithmonė e
shkruajnė dhe e rishkruajnė njėri-tjetrin, duke e krijuar universin
e dijes e tė shkrimit.
-
-
Pikėrisht tek kėto energji merr jetė e
shpirt edhe dorėshkrimi i librit Njė lutje pėr Prishtinėn.
-
-
Prishtinė, 21 dhjetor 1999
-
-
"NJĖ LUTJE PĖR PRISHTINĖN"
-
Xhemail Mustafa
-
Shtėpia Botuese FAIK
KONICA - Prishtinė - 2001
|
|