|
23 nėntor 2003 / TN
Shkruan:
Gėzim MEKULI,
Oslo
Motra
vret vėllanė. Fėmija shndėrrohet nė vrasės. Duket sikur vrasja tė ketė
karakter ritual. Pas vrasjes vajza qė ka kryer krimin duket apatike
dhe besueshmėrisht e ftohtė. Ky krim i rėndė ka ndodhur nė Danimarkė
fundjavėn e kaluar. Shoqėria skandinave ėshtė e mpirė nga kjo ndodhi.
Vajza, sipas dėshmive tė shokėve tė saj, kishte qenė fuqimisht e
interesuar pėr filmat me dhunė, agresivitet dhe tension. E pėlqente
serialin "Nata e Maskave", ku ndėr tė tjera aty paraqitet, se si
vėllau vret motrėn e tij. Nga ndikimi i fuqishėm i filmit, ajo pėrpos
tė tjerash nuk kishte qenė nė balancė psikike.
Me kėtė
vrasje, kėtu nė Skandinavi, u aktualizuan shumė debate aktuale tė
shoqėrisė. E ndėr tė tjera edhe u diskutua dhe tema: Fėmijėt dhe
TV-ja. Duhet tė lejojmė qė filma tė tillė tė shfaqen "pa filtėr" pėr
publikun? Nė ēshkallė ėshtė lidhshmėria nė mes filmit me dhunė dhe
sjelljes agresive tė tė rinjve? Si ėshtė mbrojtja dhė kujdesi
shpirtėror i shoqėrisė? Kėto janė pyetje qė kanė vėrshuar nė mediat
skandinave.
Hulumtuesit e mediave masive luhaten tė kundėrshtojnė apo tė
vėrtetojnė ekzistimin e njė lidhshmėrie dhe ndikimi midis filmit me
dhunė (ose/dhe lojėrave elektronike) dhe sjelljes reale agresive tė
pėrditshme. Por, pėr fat tė keq, gjithnjė e mė shumė, ekzistojnė
shembuj mbi vrasje, tė cilat pėr ditė e mė shumė u pėrngjajnė skenave
tė pėrgjakshme tė filmit.
Ajo ēka
ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė se filmi i tmerrshėm nuk ėshtė shkaku
kryesor qė disa kryejnė krime tė atilla si rasti i kėsaj jave nė
Danimarkė. Gjithnjė ekzistojnė faktorė dhe elementė tė tjerė qė kanė
ndikim tė pėrbashkėt, nė ēastin kur ndonjėri pėrdor filmin si
referencė pėr tė kryer vrasje tė tilla. Kjo nuk do tė thotė lirim nga
pėrgjegjėsia pėr tė monitorizuar dhe analizuar zhillimin dhe
shtjellimin e formės dhe pėrmbajtjes sė filmit (dhe lojėrave
elektronike pėr fėmijė). Shoqėria duhet tė hulumtojė dhe tė kėrkojė qė
tė gjejė mundėsi pėr ndėrprerjen e spekulimeve tė tilla.
Analistėt e filmit, qė herėt kanė arritur nė pėrfundimin, se leximi i
fotografisė, kryhet e kuptohet ndryshe nga fėmijėt, dhe ndryshe nga tė
rriturit. Duke mos minimizuar edhe nivelin edukativo arsimor nė
familje do tė duhej qė prindėrit tė vendosin kufijtė, jashtė simpatisė
dhe dėshirave qė kanė pėr fėmijėt e tyre, pėr mosndjekjen e filmit.
Kufirin "e shėndoshė" por (mos)shikueshmėrinė e filmit dhe emisioneve,
do tė duhej ta komentonin analistėt, kritikėt e filmit, sociologėt,
pedagogėt dhe psikologėt.
Nė tė
gjitha shoqėritė njerėzit e sėmurė gjejnė trajtimin mjekėsor, kur kėta
kanė nevojė pėr tė. Ky fenomen ka zėnė rrėnjė nė psikologjinė tonė dhe
kėtė e dėshmojnė edhe vrasjet, ngatėrresat dhe dhuna e pėrgjithshme
shoqėrore. Perpos luftės dhe dhunės serbe, pa dyshim "kontributin" ne
kete tė keqe, padyshim, ka dhėnė edhe "TV shqiptare"...
G. Mekuli e-mail:
mekulige@yahoo.com
|