|
 |
|
-
23 nėntor
2003 / TN
-
-
Albert BISAKU / Romė
-
-
Nėnė Tereza njė emėr, njė simbol pėr zemėrgjerėsinė dhe
dashurinė ndaj tjetrit. Derisa ishte ende gjallė para saj u
pėrkulen burrėshtetas dhe qeveritarė, artistė dhe intelektual,
njerėz tė gjitha rasave e kombeve, religjioneve dhe
ideologjive. Ajo ishte e dashur pėr tė gjithė. Njerėzimi edhe
para vdekjes sė saj fliste pėr njė shenjtėreshė, tė cilėn e
quanin Engjėlli i Kalkutės. Indira Gandhi njė herė thoshte:
Pėrballė saj ne jemi tė gjithė tė vegjėl dhe turpėrohemi nga
vetvetja. Bota moderne nė anėn tjetėr pėr punėn dhe
veprimtarinė e saj e shpėrbleu me mbi 130 dekorata, nė mesin
e tyre nė dhjetor tė vitit 1979 edhe me ēmimin Nobel pėr Paqe.
-
-
Padyshim se ishte gruaja e cila nė tėrė rruzullin tokėsorė mė
sė shumti ėshtė pranuar dhe nderuar nga tė gjithė pa dallim.
Por ajo kishte vendosur tė mbetej modeste, nė shėrbim tė
tjetrit, tė mė tė varfėrve.
-
-
Nuk e donte famėn dhe ėndėrronte qė njerėzit tė jenė tė
barabartė dhe tė mos vuajnė. Unė jam njė asgjė, thoshte mbi
vetvetėn dhe ndoshta thjeshtėsia e saj i kishte krijuar
bindjen qė ndoshta mė tė vėrtet ashtu mund tė ishte.
|
-
-
Eja, tė jesh drita ime, ishte thirrja qė Nėnė Tereza me 10 shtator
tė vitit 1946 mori nga zėri i Jezusit, derisa udhėtonte me tren nga
Kalkuta nė Darjeling. Qė nga ky moment misionarja shqiptare Gonxhe
Bojaxhiu, atėherė Motra Tereze ndjeu frymėzimin e ri dhe vendosi tė
themelojė rendin e ri, tė cilin e pagėzoi me emrin Misionaret e
Bamirėsisė, mision ky qė sot numėron mbi 4000 shėrbėtorė nė rreth
700 bashkėsi tė shpėrndara nė 135 vende tė botės, duke pėrfshirė
kėtu edhe mėmėdheun e saj, Shqipėrinė, Kosovėn dhe vendlindjen e
saj, Shkupin. Ajo fliste pėr Zotin, Jezusin, fliste mbi jetėn
shpirtėrore dhe punėn e saj. Fliste shqip, lutej shqip, kėndonte
kėngė kishtare nė shqip.
Me gjak jam shqiptare; me nėnshtesi, indiane.
-
-
Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i
pėrkatės botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė
Krishtit. Gonxhja, e bija e vogėl e Kolė dhe Drane Bojaxhiut, u
lind pėr tė shkruar historinė mė tė re tė shekullit tė XX nė
aspektin e vetėsakrificės dhe devotshmėrisė qė njeh njerėzimi. Ajo
dėshmoi fuqinė e miqėsisė vėllazėrore, duke nxitur kėshtu zhvillimin
njerėzor dhe shoqėror. Jeta e saj ishte njė kushtim ndaj tė sėmurėve
dhe tė varfėrve.
-
-
Ajo u bė Nėna e atyre qė janė tė braktisur, tė padashur, tė
papėrkujdesuar, Nėna e atyre qė janė tė shtypur e tė uritur, tė
mjeruar e tė lodhur nga gjendja e rėndė sociale, pėr fėmijė tė
dėbuar apo njerėz qė ishin nė buzė tė vdekjės, tė cilėt ishin
gjithnjė nėn kujdesin e saj. Pa dallim feje, gjuhe, race dhe kombi
pėr mua tė gjithė janė njė, thoshte shėrbėtorja e Zotit. Qė nga
vdekja e saj me 5 shtator 1997, varri i saj u bė cak shtegtimi e
lutjeje pėr besimtarė tė religjioneve, kulturave, kombeve dhe racave
tė ndryshme. Shumė nga ata kanė gjetur dashurinė e Zotit, kanė
gjetur shėrim nga sėmundjet shumėvjeēare.
-
-
E Lumja Nėnė Tereza shpesh thoshte: Shenjtėrimi nuk ėshtė njė luks
vetėm i disa njerėzve tė paktė, por njė detyrim i thjeshtė pėr tė
gjithė ne. Mė pak se dy vjet pas vdekjes sė saj, pėr shkak tė
pėrhapjes sė famės sė shenjtėrisė dhe hireve tė nxjerra me
ndėrmjetėsimin e saj, Papa Gjon Pali i II-tė lejoi tė hapej ēėshtja
e kanonizimit. Me 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi vyrtytet dhe
mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsimin e saj. Dhe erdhi dita, dita kur
bota kurreshtare priste edhe ritualin e beatifikimit, si fazė e dytė
qė i paraprinė shenjtėrimit.
-
-
Mė 19 tetor, njė muaj mė parė shenjtėria e tij Papa Gjon Pali i
II-tė, shpalli tė Lume misionaren e madhe shqiptare, Gonxhe Agnesa
Bojaxhiu e njohur nė botė si Nėnė Tereza. Nė sheshin e shėn
Pjetrit ishin tubuar mbi 300.000 pelegrinė nga e tėrė bota. Nė mesin
e tyre edhe dhjetėra mijėra shqiptarė, tė cilėt duke dėshmuar
praninė e tyre, valonin flamujt nė duar nė shenjė mirėnjohje dhe
falenderimi, pėr kėtė dhuratė tė Zotit. Pėr tė kthyer nė kujtesėn e
lexuesve tanė kėtė ditė tė rėndėsishme, ne sot nė njėmujorin e
Beatifikimit tė Nėnės Tereze sjellim disa prononcime dhe mendime tė
klerikėve shqiptarė dhe shtegtarėve pjesmarrės mbi jetėn dhe veprėn
e Nėnė Terezės dhe organizimet nė Vatikan.
-
-
-
Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkėv i Shkodrės dhe kryetar i
Konferencės Ipeshkvore nė Shqipėri:
Lumturimi i Nėnė Terezės ėshtė njė nder qė na bėhet ne shqiptarėve,
por ėshtė edhe njė dėshirė qė realizohet edhe nga ana fetare qė
ėshtė nė pėrputhje me ungjillizimin. Nėna Tereze ka ungjillizuar
botėn me shembullin e saj duke iu shėrbyer mė tė varfėrve. Kjo
shqiptare e madhe na nderon shumė sepse ka mishėruar mėsimet
ungjillore. Kjo do tė thotė se ka realizuar nė mėnyrė tė pėrkryer,
atė qė tha Jezusi:
Gjithēka
qė i keni bėrė njeriut mė tė varfėr mė keni bėrė mua.
Mund tė theksojmė edhe mrekullinė qė e Lumja Nėnė Terezė ka bėrė
duke i dhėnė shėndetin nė Kalkutė njė grauaje tė besimit hindu. Nė
kėtė mėnyrė duke qenė e sigurtė jeta e shenjtė e Nėnė Terezės, Selia
e Shenjtė ka shkurtuar nga ana juridike dhe kanonike procesin e
lumturimit.
-
-
Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkėv i Kryeipeshkvisė Durrės-Tiranė:
Lumturimi i Nėnė Terezės ėshtė njė ditė qė na e dhuroi Zoti, njė
ndėr ditėt mė tė mrekullueshme qė kam pėrjetuar ndonjėherė, jo
vetėm unė, por me qindėra-mijėra shqiptarė sepse pėr kėtė do tė na
kishin zili edhe kombet shumė mė tė mėdha. Tė jesh i pranishėm, tė
jesh dėshmitar i kėsaj ngjarje pėr kėtė gjeneratė qė ne jetojmė
ėshtė njė privilegj, do tė thotė njė gjė qė nuk pėrsėritet mė brenda
kėsaj gjenerate, por ndoshta edhe shumė tė tjera. Prandaj
falenderojmė Zotin qė na ka dhuruar kėtė bekim tė shenjtė qė me
siguri ka pėr tė dhėnė mesazh shumė tė frytshėm pėr mbarė kombin
shqiptar pa dallim, pra ēdo pėrkatėsije fetare qė jemi, se ėshtė e
vetmja Nėnė Tereza, tash e lumtur dhe besoj shpejtė shenjtėresh qė i
pėrket tė gjithėve pa dallim.
-
-
Imzot Zef Gashi, kryeipeshkėv i Tivarit:
19
tetori me ngjarjen e beatifikimit tė Nėnės Tereze, ngjarje kjo qė
pėrkon me kontekstin e vitit jubilar tė 300 vjetorit tė Kuvendit tė
Arbėrit do tė mbetet si datė historike nė analet e kishės dhe kombit
shqiptar. Ne si popull sot kemi nevojė pėr njė pėrjetim tė ri, pėr
njė renesansė tė re shpirtėrore. Shpresoj qė me ndihmėn e Zotit tė
jemi tė vetėdijshėm dhe tė aftė ta pėrceptojmė rėndėsinė e kėsaj
ngjarje dhe me besnikėri ta qojmė pėrpara misionin dhe mesazhin e
saj drejt njė tė ardhme mė tė mirė.
-
-
Imzot Hil Kabashi, ipeshkėv nė Shqipėrinė e Jugut:
Padyshim sot pėr ne ėshtė njė ditė shumė e rėndėsishme sepse ne kemi
ardhur kėtu qė ta pėrkujtojmė pėrfundimisht veprėn qė bėri Nėnė
Tereza, e cila ėshtė bijė, motėr dhe nėnė e jonė. Ky personalitet i
madh i shekullit tė kaluar, e cila njerėzimit i ofroi dashuri pa
dallim race e gjuhė, kombi dhe feje duhet tė jetė frymėzim pėr ne qė
sipas shembullit tė saj tė pėrkrahim tė mirėn, tė mėnjanojmė tė
keqėn dhe tė jemi mė tė vėrtet nė rrugėn e saj duke e dashur Zotin
dhe tė afėrmin. Prania e numrit tė madh tė shqiptarėve ėshtė shenjė
qė Nėnė Tereza ėshtė nė zemrat tona, pra shenjė qė nuk ėshtė larg
nesh, por si gjithmonė vazhdon tė mbetet tek ne. Shpirti i saj
paqedashės na frymėzon pėr tė mirė dhe na bashkon.
-
-
Imzot Mark Sopi, ipeshkėv i Ipeshkvisė sė Kosovės:
Pėr Nėnėn Tereze ėshtė dėgjuar dhe folur shumė, por nėse ne kujtojmė
vetėm titullin Nėnė qė bota ia ka dhėnė i thotė tė gjitha. E njė
bijė e jona shqiptare me tė vėrtet tė quhet nėnė e mbarė botės, nėnė
shpirtėrore kuptohet, nėnė me veprimin e saj tė cilin e ka bėrė me
dashurinė e pamasė duke treguar ndaj tė varfėrve, ndaj tė lėrneve
pas dore, njerėz tė cilėt kanė qenė tė hudhur, tė gjuajtur prej
shoqėrisė - ajo ka marr kujdes pėr ta. E mu kjo e ka bėrė qė ajo tė
numėrohet ndėr shenjtėreshat, sepse nė gjygjin e fundit Krishti nuk
na pyetė a ke qenė i pasur apo ke qenė i menēur, por pyet ēka i keni
bėrė njė mė tė voglit mė keni bėrė mua. Ajo duke u nisur nga ky
parim ka vepruar dhe arritur tė quhet Nėna e mbarė botės dhe sot tė
numėrohet nė mesin e tė Lumturve. Unė i jam shumė mirėnjohės
Selisė sė Shenjtė pėr kujdesin e veēantė qė tregoi pėr delegacionin
nga Kosova, duke ofruar grupin tonė nė rendet e para, grup ky i
pėrbėrė prej strukturave tė ndryshme tė pushtetit dhe kishės, pa
dallim moshe dhe gjinie, tė pėrfaqėsuar nga dy besimet, mysliman e
katolik. Ishte vėrtet njė ditė e jashtėzakonshme pėr mbarė kishėn,
por mė tepėr pėr ne shqiptarėt.
-
-
Dr.
don Lush Gjergji, famullitar nė Binqė (biograf i shquar i Nėnė
Terezės):
Njė kėnaqėsi e posaqme, njė ndjenjė e madhe e nderimit dhe e
falenderimit pėr bijėn, motrėn dhe nėnėn tonė, e cila me beatifikim
do tė bėhet edhe e lumtura e mbarė njerėzimit sepse jetoj pėr Zotin
dhe pėr njeriun dhe ėshtė njė mirėnjohje nė rend tė parė e Zotit,
por edhe e Papės dhe kishės katolike, e cila nė tė njohu vyrtytet
heroike, njė shėrbim tė pashembullt qė nuk e ka njohur jo vetėm
historia e kishės, por as historia e botės. Nėnė Tereza ėshtė
dashuria nė vepėr nė shėrbim tė Zotit dhe tė njeriut.
-
-
Don
Anton Kēira, famullitar nė kishėn e Shėn Palit nė
Detroid: Lumturimi i Nėnė Terezės ėshtė njė krenari e madhe
pėr popullin shqiptar, por edhe mbarė botėn. Unė kam marr pjesė nė
varrimin e saj nė shtator tė vitit 1997 nė Kalkutė. Mė kujtohet se
atė kohė nė gazetat e vendit ishte temė aktuale vdekja e misionares
shqiptare, shtetase shumė e respektuar dhe e dashur nė Indin e
largėt. Nė ballinėn e njė tė pėrditshmeje shumė tė lexuar ishte
ilustruar njė peshore, nė njėrėn anė tė peshores ishte globi, ndėrsa
nė anėn tjetėr ishte Nėnė Tereza. Kjo do tė thotė se vlera e saj
ishte e barabartė me atė tė tėrė rruzullit tokėsor. Kjo flet shumė
pėr ne shqiptarėt, dhashtė Zoti qė ne ta kuptojmė kend e kemi pas nė
mesin tonė dhe ti lutemi asaj, tė shkojmė rrugės sė saj.
-
-
Dr.
don Mikel Sopi, misionar shqiptar nė Zvicėr:
Jemi krenar qė pikėrisht bija e gjakut tonė, Nėnė Tereza edhe nė
kėtė kohė tė ngjeshur dhe stėrngarkuar me dhunė dhe paragjykime,
bėhet shembull se fuqia nuk qendron nė faktin e dhunės, por nė
vlerėn shpirtėrore, nė zemėrgjerėsi, nė respektimin dhe dashurinė
ndaj njeriut. Njeriu si shembėlltyrė e Zotit ėshtė subjekti tė
cilit i shėrbeu Nėnė Tereze, dhe fakti i cili e bėri atė tė madhe
dhe tė shenjtė para Zotit dhe para njerėzve. Aktualiteti i Nėnė
Terezės nė tėrė globin, shprehė jo vetėm mungesėn e vlerave
shpirtėroe, por edhe nevojėn e madhe pėr ta aktualizuar paqen,
drejtėsinė dhe dashurinė nė tė gjitha rrafshet e jetės. Lumturimi i
saj ėshtė njė rast i mirė qė na largon nga rėmja nė kurthat e
parapėrgatitura.
-
-
Atė
Nue Kajtazi, meshtar i rregullit franēeskan nė Gjakovė:
Ishte njė ditė e veēantė pėr mbarė kishėn katolike, nė veēanti pėr
popullin tonė shqiptar. Ishte beatifikimi i njė misionareje, njė
gruaje tė madhe shqiptare tė vertet dhe mė pėlqeu fakti nė atė
librin e liturgjisė ku Nėnė Tereze thotė:
-
Unė
jam me gjak shqiptare... . Me kėtė zgjidhet njė problematikė
shumė e madhe dhe e them se ishte njė rast i veēantė tė ndihemi
krenar se jemi shqiptarė.
-
-
Motra
Leonora Toma:
Unė sot jam shumė e gėzuar. Kjo nėnė e madhe me kontributin e pashoq
gjatė jetės sė saj e ka nderuar popullin tonė, kudo gjendet. Ka qenė
njė moment shumė i emocionuar shtegtimi, por edhe i lutjes. Nuk ka
qenė vetėm njė moment i shėtitjes dhe daljes. Por ka qenė njė moment
i mrekullueshėm meditimi, sė paku mbi jetėn dhe sakrificėn qė Nėnė
Tereza dha pėr tė sėmurit dhe tė varfėrit gjatė jetės saj baritore.
-
-
Akademik Mark Krasniqi:
Kjo ėshtė njė festė e madhe pėr gjithė botėn, sepse Nėnė Tereza ka
qenė nėnė e gjithė popullit, jo vetėm e popullit shqiptar e gjakut
tė cilit ėshtė, por kėtu ishte mbledhur e gjithė bota. Pėrfaqėsues
tė mbarė botės, nga India ku shėrbeu gjerė nė vdekje e vise tė tjera
pėr ta nderuar edhe nė kėtė mėnyrė solemne Nėnėn Tereze, siq po e
nderon sot kisha katolike duke e shenjtėruar. Ne shqiptarėt duhet tė
jemi krenar qė e kemi Nėnėn Tereze edhe nė tokė, edhe sot nė qiell.
-
-
Agim
Doqi, poet dhe publicistė nga Lugano:
Lumturimin e Nėnė Terezės e shoh si pasurinė mė tė madhe kombėtare
shqiptare. Kėnaqėsia ėshtė dimension i vogėl pėr tė shprehur diqka
tė tillė. Nėnė Tereza ėshtė shpallur e Lume dhe ne jemi tė lumtur.
Ti lutemi asaj.
-
-
Gjon
Berisha,
afarist shqiptar nga Hamburgu: Sigurisht se dita e lumturimit
tė Nėnė Terezės ėshtė ditė e veēantė, ditė kjo qė pėr popullin
shqiptar sjell njė gėzim tė madh. Pra, padyshim ėshtė njė kėnaqėsi e
papėrshkrueshme pėr tė gjithė ne sepse ne sot kemi tė Lumen Nėnė
Tereza.
-
-
Jenny
Douglas, New York:
Unė kam ardhur nga Shtetet e Bashkuara tė shoh nga afėr kėtė
ceremoni tė beatifikimit tė sė Lumės Nėnė Tereza nga shenjtėria e
tij Papa Gjon Pali i II-tė.
-
Vėrtet
diqka madhėshtore. Derisa ishte gjallė, Nėnė Tereza kishte ardhur nė
Bronx dhe nė kishėn tonė ka hapur rregullin e Misionarėve tė
Bamirėsisė. Sot ajo ėshtė e Lume.
-
-
Pjeter
Coli
nga Würzburgu i Gjermanisė: Ditė vėrtet e jashtėzakonshme.
Kjo ceremoni e lumturimit me njė prani tė jashtėzakonshme tė
njerėzve, nė mesin e tyre edhe mijėra shqiptarė ka bėrė qė nė
historinė e popullit tonė tė shkruhet si ditė e veēantė kombėtare.
Mendoj qė gjeneratat pas nesh do tė na kenė lakmi qė kem pas fatin
tė marrim pjesė nė ditėn e lumturimit tė vetmės shqiptare qė e ka
bota, e cila vėrtet e ka afirmuar kombin shqiptar si pak kush tjetėr
nė historinė e kombit tonė.
-
-
Simon
Kuzhnini nga Zagrebi:
Njė akt solemn, njė moment i paharrueshėm, njė ditė e veēantė pėr
historinė mė tė re tė popullit shqiptar. Sot ne ndiejmė dhe
pėrjetojmė mė shumė se kurrė dashurinė e nje nėne tė dashur, njė
nėne me trup tė vogėl dhe njė zemėr aq tė madhe, e cila me veprėn
dhe punėn e saj u dallua si njė ndėr figurat mė tė shquara botėrore
tė shekullit. Ne si popull shqiptar jemi krenar pėr tė gjitha
kontributin qė ka bėrė e Lumja Nėnė Terezė. Ne duhet tė shkojmė
hapave tė saj dhe me dashuri ndaj njėri-tjetrit dhe tolerancė ti
tregojmė njerėzimit kudo se kombi ynė i dhuroi botės Nėnėn Tereze,
kėtė bijė tė madhe tė kohės sonė.
-
-
Kolė
Bisaku, Split Kroaci:
Lumturimi i Nėnė Terezės ėshtė njė dhuratė pėr botėn mbarė,
veēanėrisht 19 tetori i kėtij viti ka pėr tė hyrė nė historine e
popullit tonė, si ditė fitoreje pėr shqiptarėt, tė cilėt kanė
pajtoren e tyre nė lutje drejtuar Zotit. Pra, ti lutemi Nėnė
Terezės.
-
-
Astrit
Leka, aktivist nga Gjeneva:
Tė them tė drejtėn jam nė njė gjendje shpirtėrore qė rrallė herė e
kam ndier nė jetėn time. Ju lumtė atyre qė e kanė organizuar dhe
sidomos Papės Gjon Palit tė II-tė qė ka bėrė punėn determinante nė
pėrcaktimin e vlerave tė kėsaj gruaje qė quhet gruaja e shekullit
dhe mos tė harrojmė njė gjė tė rėndėsishme, pėr mua Nėnė Tereza i ka
bėrė shėrbimin mė tė madh popullit shqiptar, ku nė 97-tėn, pikėrisht
kur prestigji i ynė kombėtar kishte rėnė nė pikėn e tij mė tė ulėt,
ajo pati vdekjen e vet, do tė vdiste njė ditė dhe bota mori vesh se
ky popull nuk ka vetėm tė tillė, do tė thotė jo vetėm jo tė mirė,
por ka edhe figura, si kjo e Nėnė Terezės.
-
-
Marije
Jakupi nga Praga:
Jam e lumtur sepse ėshtė njė nga ditėt mė tė rėndėsishme pėr gjithė
popullin shqiptar, sidomos kur je nė vend tė huaj, dashuria dhe
nostalgjia pėr vendin tėnd ėshtė mė e madhe, sidomos atėherė kur
sheh flamurin tėnd duke u valėvitur ėshtė njė gjė e mrekullueshme.
Jam mė tė vėrtet e lumtur.
-
-
Palush
Bisaku, Trogir Kroaci:
Njė satisfaksion dhe gėzim shumė i madh. Kėnaqėsi e papėrshkruar tė
jesh i pranishėm nė njė akt tė tillė beatifikimi, si ky pėr tė Lumėn
Nėnė Tereza, tė kėsaj figure madhėshtore shekullore, kėsaj
shėrbėtoreje tė Zotit, e cila mė mirė se askush tjetėr u dallua pėr
mėshirėn dhe shėrbimin ndaj tė varfėrve. Pra ēdo gjė ishte e
shkėlqyeshme
-
-
Ton
Marku nga Zagrebi:
Dhashtė Zoti qė prej veprės sė Nėnės Tereze qė ėshtė e pavdekshme ne
shqiptarėt tė mėsojnė, tė dėgjojmė njėri-tjetrin, tė krijojmė njė
tolerancė mė tė madhe. Ajo do tė jetė njė udhėrrėfyese e mirė qė tė
mėsojmė prej gjithė asaj qė na ka lėnė si pasuri kombėtare.
-
-
Barbara Jones, Chicago:
Ka qenė diqka e mrekullueshme. Njė gjė tė tillė nuk e kam pėrjetuar
ndonjėherė. Kam parė njerėz tė cilėt nė duart e tyre mbanin uratė
dhe fotografi tė Nėnės Tereze. Shumė prej tyre qanin, pra ishte njė
ditė e mire pėr tu thelluar nė meditim, ashtu siq veproi edhe Nėnė
Tereza. Momente vėrtet mbresėlėnese.
-
-
Zef
Marku, Zagreb Kroaci:
Ky
personalitet, simbol i humanizmit, e cila mė thėniet filozofike
jetėsore ėshtė figura numėr njė e shekullit tė 20-tė. Pata mirėsinė
ta takoja nė Zagreb, nė vitin 1981 dhe 1982. Takimet mė tė mė ka
lėnė mbresa ta pashlyeshme. Mė kujtohet trupi i saj, fytyra, kėmbėt,
njė palė sandale qė i kishte, pa ēorapė. Nėnė Tereza dje ishte njė
oqean me plot dashuri, sot njė e lumtur nė qiell. Nuk di nė botė
edhe njė person qė ka mė tepėr dashuri pėr secilin njeri, pėr
secilin komb dhe mė tė vėrtet ėshtė Nėna e Nėnave me pėrmasa
botėrore.
-
-
Genc
Leka, publicist nga New Yorku:
Nė vitin 1998 unė kam bėrė njė libėr mbi jetėn dhe veprėn e Nėnė
Terezės. Sot jam tepėr i lumtur qė isha prezent nė kėtė ceremoni
madhėshtore tė beatifikimit, bile jam i lumtur edhe pėr faktin qė
procesi i lumturimit tė humanistes sonė tė madhe u pėrshpejtua dhe
kreu i kishės katolike lejoi tė hapej ēėshtja e kanonizimit. Sot,
Papa Gjon Pali i II-tė tre vjet e gjysėm pasi Selia e Shenjtė ka
hulumtuar dhe studiuar veprimtarinė e humanistės shqiptare,
beatifikoi Nėnė Terezėn, nė kėtė tė diel kur kujtojmė misionarėt nga
e gjithė bota.
-
-
Tush
Bisaku, Hamburg Gjermani:
Mė kujtohet para 6 vjetėsh gjatė varrimit tė Nėnė Terezės nė Kalkutė
e gjithė ajo prominencė botėrore, njerėz tė kishės dhe artit,
shkencės dhe politikės, tė cilėt i jepnin lamtumirėn e fundit trupit
tė pajetė tė kėsaj gruaje me shtat imcak, por me besim shkėmbor, tė
patundur, tė cilės iu besua misioni tė kumtonte dashurinė e etur pėr
njerėzimin dhe kjo dashuri e saj na ka mbledhur sot kėtu nė sheshin
e shėn Pjetrit tė kremtojmė beatifikimin e kėsaj figure shumė
dimensionale. Besoj se ka pėr tė kaluar njė kohė e gjatė derisa kėtu
tė ketė njė tubim tė tillė madhėshtor, si ky pėr lumturimin e Nėnė
Terezės.
-
-
Nikollė Kuzhnini, Zvicėr:
Unė mendoj se kjo pėr popullin shqiptar ėshtė njė fitore shumė e
madhe dhe shpresoj se edhe ne si shqiptar do tė dimė tė vlerėsojmė
lumturimin e saj.
-
-
Ndrec
Radi, Hamburg - Gjermani:
Ceremoni dhe rituale tė kėtij lloji nuk kam parė deri mė tash.
Nderim i vėrtet i veprės madhėshtore tė nobelistės shqiptare, e cila
ishte nė shėrbim tė Zotit dhe njerėzimit, nė shėrbim tė tė varfėrve
dhe tė pastrehėve, pran tė sėmurėve dhe kėrbuleve, gjithmonė aty ku
kėrkohej bamirėsia dhe dashuria.
-
-
-
19
nėntor 2003
-
-
P.S.
Autori (e-mail:albertbisaku@hotmail.com) studion nė Institutin
pėr Gazetari dhe Shkenca pėr Komunikim, si dhe atė tė Gjermanistikės
me drejtim tė dytė Teatrin dhe Mediat, nė Universitetin e Hamburgut.
Me rastin e beatifikimit tė Nėnė Terezės ka qenė reporter special
pėr mediat gjermane, nė veēanti duke kontribuar pėr radion Deutsche
Welle.
|
|