|
-
20 nėntor 2001 /
"Zėri
i Amerikės"
-
-
Nga shpėrthimet e dy bombave para
konsullatės britanike dhe njė banke po britanike nė Stamboll humbėn
jetėn 27 vetė dhe u plagosėn rreth 450 tė tjerė. Mes viktimave ėshtė
edhe Konsulli i Pėrgjithshėm Britanik nė Turqi.
-
-
Guvernatori i Stambollit tha se personat
qė kryen sulmin shpėrthyen dy makina-bombė, nė njė sulm me sa duket
tė bashkėrenduar. Sekretari i Jashtėm britanik tha se sulmet janė
njė akt terrorist qė kanė gjithė gjurmėt e njė sulmi tė Al-Kaidės.
-
-
Pesė ditė mė parė, 25 persona u vranė
nga sulmet vetėvrasėse para dy sinagogėve po nė Stamboll. Autorėt e
kėtyre shpėrthimeve janė identifikuar si shtetas turq qė mund tė
kenė lidhje me Al-Kaidėn.
-
-
Ministri i Jashtėm Abdullah Gul tha se
Turqia do tė vazhdojė tė luftojė kundėr terrorizmit qė ka goditur
vendin e tij. ACT. GUL -- Ne po ndeshemi me sulme tė organizuara
terroriste. Pėr fat tė keq shumė njerėz tė pafajshėm humbėn jetėn,
por ne do tė vazhdojmė tė luftojmė kundėr terrorizmit.
-
-
Shpėrthimi i parė, rreth orės 9 tė
mėngjesit, shkatėrroi njė pjesė tė bankės britanike H-S-B-C nė
distriktin financiar tė Leventit. Shpėrthimi i dytė, shkatėrroi njė
pjesė tė konsullatės britanike nė distriktin qendror tė Beyoglut.
-
Mes viktimave ėshtė edhe Konsulli i
Pėrgjithshėm Britanik Roger Short.
-
-
Ambasadori amerikan nė Turqi Eric
Edelman u shprehu ngushėllimet e qeverisė sė tij zyrtarėve tė lartė
turq dhe britnaikė.
-
Ky ėshjtė njė akt i tmershėm i atyre qė
po godasin vetė rrėnjėt e civilizimit. Uroj qė ndihma jonė tė jetė e
vlefshme pėr autoritetet turke. Ne u shprehim ngushėllimet tona
gjithė familjeve qė humbėn sot tė afėrmit e tyre.
-
-
Ministri i Drejtėsisė i Turqisė, Cemil
Cicek, tha se shpėrthimit e sotme ishin tė ngjashme me sulmet
vetėvrasėse me makina-bombė ndaj dy sinagogėve tė Stambollit ditėn e
shtunė. Autoritetet turke besojnė se metodat e pėrdorura nė
shpėrthimin e sotėm ishin tė njejta me ato tė javės sė kaluar.
-
-
Agjencia e lajmeve Anatolia njofton se
disa persona anonimė morrėn pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimet nė emėr tė
Al-Kaidės dhe njė grupi tė vogėl islamik turk tė njohur me emrin
Fronti i Kalorėsve tė Mėdhenj Islamikė tė Lindjes.
|
|