| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova priti Miss Kosova 2003
-
Sot
u pėrurua "Qendra e re amerikane" pranė Bibliotekės Kombėtare dhe
Universitare nė Prishtinė
-
Skender Hyseni, kėshilltar i Presidentit Rugova, qėndroi pėr vizitė
zyrtare nė Kanada
-
Kuvendi i Kosovės miratoi ligjin pėr sportin dhe projektligjin pėr
transportin rrugor
-
U
nėnshkrua Memorandumi pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve
-
Kadare: Ky titull nderi i Universitetit tė Prishtinės ka pėr mua njė
rėndėsi tė veēantė morale
-
Qeveria e Kosovės kėrkon qė procesi i privatizimit tė vazhdojė
menjėherė
-
KFOR-i njofton pėr fillimin e ushtrimeve rezervė tė NATO-s me kodin
"Niveli i parė"
-
Ndėrkombėtarėt nė Mitrovicė sjellin rregulla tė reja nė komunikimin
me gazetarėt
-
Shėnimi i 95-vjetori tė Kongresit tė Manastirit u mbyll me
provomimin e dy veprave tė Ismail Kadaresė
-
Dėshmia e ish-komandantit tė NATO-sė, Uesli Klark nė procesin kundėr
Millosheviqit nuk do tė jetė publike
-
Gjykata e Kumanovės ka dėnuar dy shqiptarė me nga 10 vjet burg tė
akuzuar pėr terrorizėm
-
BE
ka caktuar njė diplomat danez nė postin e tė dėrguarit tė posaēėm nė
Maqedoni
-
Krimi i organizuar mund tė marrė kontrollin nė Shqipėri nėse
politikanėt nuk presin lidhjet me kriminelėt
-
Arrin nė 25 numri i vrarėve nė dy shpėrthimet e sotme nė Stamboll
-
Tė
paktėn 15 janė vrarė dhe 320 tė plagosur nė dy shpėrthimet qė
ndodhėn sot nė Stmaboll
-
Dhjetė tė vrarė nė Stamboll nga pesė shpėrthime
-
Njė
vetėvrasės me bombė ka vrarė tre vetė nė qytetin Kirkuk nė veri tė
Irakut
-
Tė
paktėn dy vetė janė vrarė dhe 12 tė tjerė janė plagosur
-
Bush
dhe Bler takohen sot zyrtarisht
-
Bush
nė Londėr mbrojti luftėn nė Irak
-
Muri
izraelit mund tė dėmtojė bizedimet e paqes nė Lindjen e Mesme
-
10
milionė dollarė pėr kapjen e ndihmėsit kryesor tė Sadam Huseinit
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova priti Miss Kosova 2003
-
 |
|
-
Prishtinė, 20 nėntor 2003
- Presidenti
i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot Angesa Vuthajt, Miss Kosova
2003, e cila me kėtė titull u nderua nė njė spektakėl qė u
organizua ditė mė parė nė Prishtinė.
-
Presideti Rugova, pasi e pėruroi zonjushėn Agnesa Vuthaj pėr
titullin e vajzės mė tė bukur tė Kosovės pėr vitin 2003, i
uroi asaj suksese nė garat e mėtejshme tė bukurisė nė
konkurrencėn ndėrkombėtare dhe ta pėrfaqėsojė nė mėnyrė tė
denjė Kosovėn.
-
-
Presidenti me kėtė rast Miss
Kosova 2003 i dhuroi njė dhuratė modeste.
|
-
-
-
Sot u
pėrurua "Qendra e re amerikane" pranė Bibliotekės Kombėtare dhe
Universitare nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 20 nėntor 2003
- Nė kuadėr tė Bibliotekės
Kombėtare dhe Universitare tė Prishtinės, sot u bė hapja solemne
"Qendrės sė re amerikane", nė tė cilėn morėn pjesė Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova, ministri i Arsimit Rexhep Osmani dhe tė
tjerė.
-
-
Me kėtė rast Presidenti Rugova
pėrshėndeti hapjen e kėsaj qendre, duke thėnė se kjo ėshtė edhe njė
shtyllė e fortė nė ndėrtimin e lidhjeve dhe miqėsisė permanente me
SHBA-tė.
-
Duke pėruruar kėtė qendėr, zonja Marsi Ris, shefe e Zyrės amerikane
nė Prishtinė, tha se hapja e kėsaj qendre pranė Universitetit tė
Prishtinės ėshtė edhe njė hap pėrpara drejt vazhdimėsisė sė
pėrkrahjes amerikane pėr arsimin e lartė nė Kosovė.
-
-
"Tashmė ne jemi duke pėrkrahur
shkėmbimet universitare pranė Universitetit tė Prishtinės, bursat
shkollore, bursat pasuniversitare, dhe grante pėr hulumtime
shkencore pėr tė studijuar nė SHBA-tė ashtu si edhe zhvillimin e
planėprogrameve dhe mėsimin e gjuhės Angleze sė bashku me ministrinė
e Arsimit", theksoi zonja Ris.
-
-
Ajo shtoi se "Qendra amerikane" do tė
ofrojė qasje nė numėr tė madh tė burimeve tė shkėlqyeshme
informative pėr studentėt, fakultetet dhe stafin e Universitetit tė
Prishtinės.
-
Zonja Ris shprehu kėnaqėsinė qė kjo qendėr do tė jetė partner me
Ministrinė e Arsimit dhe Bibliotekėn Universitare dhe Kombėtare pėr
tė jetėsuar dhe pėr ta bėrė realitet kėtė projekt pėr shumė njerėz
nė Universitetin e Prishtinės.
-
Ideja pė Qendrėn amerikane ėshtė propozuar sė pari nga Ibrahim
Gashi, drejtor i Qendrės Kėshilldhėnėse Studentore amerikane pranė
Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare. Z. Gashi shpjegoi se Qendra
do tė ketė nė gjirin e saj edhe Qendrėn Kėshilldhėnėse Studentore,
Koleksionin apo pjesėn e ndarė tė librave amerikanė, Qendrėn
kompjuterike pėr testime dhe hapėsirėn pėr seminare tė vogla dhe
ligjėrime.
-
Njė kontribut fillestar me rreth 500 libra i ėshtė dhėnė Qendrės nga
gazeta "Fort Worth Star-Telegram" nė Teksas.
-
-
-
Skender Hyseni, kėshilltar i Presidentit Rugova, qėndroi pėr vizitė
zyrtare nė Kanada
-
-
Otavė, 20 nėntor 2003
- Skender Hyseni, kėshilltar
kryesor i Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, pėrfundoi tė
mėrkurėn njė vizitė zyrtare nė Toronto dhe Otava. Vizita u organizua
nga Qendra pėr Studime Ruse dhe Evropiane-Jugore nė Universitetin e
Torontos dhe Departamenti i Kanadasė pėr Punė tė Jashtme dhe Tregti
Ndėrkombėtare.
-
Z. Skender Hyseni takoi fillimisht aktivistėt e komunitetit kosovar
nė Toronto. Ai pastaj ka mbajtur njė fjalė para studentėve dhe
studiuesve nė Universitetin e Torontos.
-
Ligjėrata e kėshilltarit tė Presidentit Rugova ofroi njė vlerėsim tė
katėr viteve tė kaluara nė Kosovė si dhe tė rrugės qė ka vendi ynė
pėrpara. Njė numėr studiuesish u shtruan pastaj nė diskutim tė hapur
me zotin Hyseni.
-
-
Ai u pėrqėndrua nė arritjet e
konsiderueshme qė janė bėrė nė Kosovė qė nga intervenimi i NATO-s nė
vitin 1999. Ai shpjegoi dhe elaboroi pėr nevojėn qė tė sigurohet
pavarėsia e Kosova nė mėnyrė qė tė mundėsohet zgjidhja e ēėshtjeve
parėsore me tė cilat ballafaqohet vendi ynė.
-
Duke iu referuar deklaratave tė kėtyre kohėve tė fundit qė ka bėrė
z. Mark Grosman [Marc Grossman], nėnsekretar amerikan i Shtetit,
Skender Hyseni tha se rruga qė kemi pėrpara ėshtė mė e qartė.
-
Nė Toronto, z. Hyseni u takua poashtu gjatė njė darke pune me
studentė pasuniversitarė tė Universitetit tė Torontos, fusha e
interesimit e tė cilėve ėshtė rajoni i Evropės Juglindore.
-
Programi zyrtar i vizitės sė kėshilltarit tė Presidentit Rugova nė
Otava filloi tė mėrkurėn, mė 19 nėntor, me takime me zyrtarė tė
lartė nga Divizioni pėr Evropė Juglindore i Departmantit pėr Punė tė
Jashtme tė Kanadasė.
-
-
Pas kėtij takimi, u organizua njė tryezė
e rrumbullakėt, nikoqir i sė cilės ishte z. Deivid Preston [David
Preston], drejtor i pėrgjithshėm i Byrosė pėr Evropėn Qendrore,
Lindore dhe Juglindore nė Departamentin pėr Punė tė Jashtme dhe
Tregti Ndėrkombėtare tė Kanadasė. Nė tryezė merrnin pjesė zyrtarė tė
lartė nga Departamenti i Punėve tė Jashtme, nga Agjencia Kanadeze
pėr Zhvillim Ndėrkombėtar si dhe biznesi kanadez.
-
Z. Skender Hyseni pėrvijoi gjendjen e pėrgjithshme nė Kosovė dhe
foli pėr aktivitetet kanadeze nė Kosovė, duke theksuar se Kanadaja
ka dhėnė kontribut tė madh nė fushat e arsimit, tė shėndetėsisė dhe
tė rendit e tė ligjit.
-
Nė Universitetit Karllton [Carleton University] nė Ottava, zoti
Hyseni iu drejtua njė grupi studiuesish dhe zyrtarėsh tė ambasadave
nga rajoni i Evropės Juglindore. Ai sėrish nėnvizoi se Kosova duhet
tė ketė rrugė tė shtruar qartė pėr pavarėsi, qė, sipas tij, ėshtė me
rėndėsi vendimtare pėr stabilitetin e rajonit.
-
-
Skender Hyseni poashtu theksoi se
zgjidhja e problemeve tė mėdha ekonomike ėshtė pothuaj e pamundshme
pėr sa kohė qė statusi i Kosovės tė mbetet i paqartė, duke vėnė re
se marrja e kredive dhe investimet e jashtme pėrgjithėsisht janė tė
pamundshme nė situatėn aktuale. Tė pranishmit donin tė dinin pėr
gjendjen nė vend, sidomos nė lidhje me ēėshtjen e kthimit tė
refugjatėve.
-
Pas mbajtjes sė kėsaj fjale nė Universitet, z. Skender Hyseni i dha
njė intervistė televizive programit televiziv parlamentar tė
Kanadasė.
-
Nė mbrėmje, z. Jan Kickert, ministėr-kėshilltar nė Ambasadėn e
Austrisė nė Otava, shtroi njė darkė pėr nder tė z. Hyseni. Z.
Kickert ka qenė figurė e rėndėsishme nė Kosovė qė ka marrė pjesė nė
bisedat paqėsore qė ēuan nė intervenimin e NATO-s dhe ka shėrbyer si
kėshilltar i PSSP-sė Bernar Kushner.
-
-
Mysafirė tė tjerė nė kėtė darkė ishin
edhe znj. Margaret Muėrz [Moores] dhe z. Methju Majer [Matthew
Mayer] nga Divizioni pėr Evropė Juglindore, znj. Valerie Percival, e
cila ka punuar mė parė nė Prishtinė si analiste e organizatės
International Crisis Group, z. Robert Ostin [Austin] nga
Universiteti i Torontos, Robert Blackburn nga SNC Lavalin, si dhe
Vendi Gilmur [Wendy Gilmour] qė ka shėrbyer nė Kosovė si kėshilltar
i komandantit tė KFOR-it, Gjeneralit Majkėll Xhekson [Michael
Jackson].
-
Vizita e z. Skender Hysenit, kėshilltar i Presidentit tė Kosovės, nė
Kanada ishte me rėndėsi pėr tė njohur zyrtarėt, studiuesit dhe
studentėt kanadezė me gjendjen nė Kosovė. Zoti Hyseni ka dhėnė
shpjegime dhe arsye bindėse pse ēėshtja e statusit dhe e standardeve
pėr Kosovėn duhet tė shkojnė krahas.
-
-
-
Kuvendi i Kosovės miratoi ligjin pėr sportin dhe projektligjin pėr
transportin rrugor
-
-
Prishtinė, 20 nėntor 2003
- Nė seancėn e sotme tė
rregullt, Kuvendi i Kosovės miratoi ligjin pėr sportin dhe miratoi
nė parim edhe projektligjin pėr transportin rrugor dhe bartjen e
mallrave. Pas diskutimit nen pėr nen shumica e deputetėve votuan
ligjin pėr sportin i cili duhet tė sanksionojė qartė parregullsitė
qė janė shėnuar deri tash nė sportin kosovar.
-
Deputetėt me shumicė votash miratuan nė parim edhe projektligjin pėr
transportin rrugor dhe bartjen e mallrave. Zef Morina, ministėr i
Transportit dhe Telekomunikacionit, tha se ky ligj ėshtė pėrgjigje
ndaj nevojave pėr njė ligj modern nė fushėn e transportit rrugor dhe
tė bartjes sė mallrave.
-
-
Gjithashtu Morina tha se "ky projektligj
promovon konsolodimin e strukturave pėrgjegjėse nė sektorin e
transportit rrugor, pėr arsye se sqaron pėrgjegjėsitė dhe
kompetencat pėrkatėse tė subjekteve qė janė pėrgjegjėse nė sektorin
e transportit rrugor, zhvillimin e transportit tė qytetarėve dhe tė
mallrave". Sipas Morinės, ky projektligj ngrit nivelin e
transparencės dhe efikasitetin nė sektorin e transportit rrugor.
-
Kuvendi shtyri pėr seancėn e javės sė ardhshme projektligjin pėr
kadastėr.
-
-
-
U
nėnshkrua Memorandumi pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve
-
-
Prishtinė, 20 nėntor 2003
- Me rastin e 20 nėntor
2003it, Ditės sė nėnshkrimit tė Konventės Ndėrkombėtare pėr tė
Drejtat e Fėmijės, nė Prishtinė u nėnshkrua Memorandumi pėr
mbrojtjen e tė tė drejtave tė Fėmijės.
-
Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale, ajo e arsimit, e
shėndetėsisė dhe pėrfaqėsues tė policisė me nėnshkrimin e kėtij
memorandumi u zotuan se do tė angazhohen maksimalisht pėr mbrojtjen
e tė tė drejtave tė fėmijės, sipas Konventės Ndėrkombėtare pėr tė
Drejtat e Fėmijės, tė nėnshkuruar para 14 vjetėsh.
-
-
-
Kadare: Ky titull nderi i Universitetit tė Prishtinės ka pėr mua njė
rėndėsi tė veēantė morale
-
-
Prishtinė, 20 nėntor 2003
- Nesėr nė Prishtinė nė
njė mbledhje solemne shkrimtari i mirėnjohur shqiptar, Ismail Kadare
do tė nderohet me titullin Doktor Nderi i Universitetit tė
Prishtinės.
-
Duke komentuar kėtė titull, Ismail Kadare tha pėr BBC-nė dje nė
Shkup, se ky titull nderi i Universitetit tė Prishtinės ka pėr tė
njė rėndėsi tė veēantė morale, ngase vjen nga njė universitet me
histori dramatike.
-
"Nė jetėn e shkrimtarit qėllon tė ketė shumė tituj nderi, por ky
titull nderi i Universitetit tė Prishtinės ka pėr mua njė rėndėsi tė
veēantė morale. Ėshtė vėrtetė i ēmuar, sepse vjen nga njė vend, nga
njė Universitet me histori dramatike. Historia e Universitetit tė
Prishtinės ėshtė histori e Kosovės.
-
-
Drama e tij ėshtė pjesė e dramės tė
Kosovės. Triumfi i tij ėshtė pjesė e triumfit tė Kosovės. Pra, ky
titull i lartė vjen nga njė universitet me njė moralitet shumė tė
lartė dhe natyrisht kjo rrezaton edhe tek titulli qė jep", tha
Kadare.
-
-
-
Qeveria e Kosovės kėrkon qė procesi i privatizimit tė vazhdojė
menjėherė
-
-
Prishtinė, 20 nėntor 2003
- Qeveria e Kosovės ka
kėrkuar qė procesi i privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė
Kosovė tė vazhdojė menjėherė pėr faktin qė dėmet e krijuara qė nga
bllokimi i kėtij procesi nuk mund tė kompensohen.
-
-
Kėtė kėrkesė Qeveria e Kosovės e bėri
dje pas njė mbledhjeje tė saj nė tė cilėn nė tė shumtėn e kohės
ėshtė diskutuar ēėshtja e privatizimit dhe njoftimi i shefit tė
UNMIK-ut qė ndėrmarrjet e privatizuara deri tash duhet rishqyrtuar
sėrish.
-
-
Qėndrim i pakontestueshėm i Qeverisė sė
Kosovės qė privatizimi duhet tė vazhdojė menjėherė. Duke marrė
parasysh se edhe nė Nju-Jork ėshtė vlerėsuar se nuk ka pasur arsye
bindėse pėr bllokimin e kėtij procesi, ngase vendimi i marrė nuk ka
qenė vendim i Bordit tė AKM-sė.
-
Nė anėn tjetėr zyrtarė nga Zyra ligjore e Misionit tė OKB-sė nė
Prishtinė ndėrkaq kanė thėnė se nė privatizimin e ndėrmarrjeve nė
Kosovė duhet tė zbatohen ligjet e miratuara para 22 marsit tė vitit
1989, pėrkatėsisht para rrėnimit tė autonomisė sė atėhershme tė
Kosovės, por edhe disa ligje tė tjera pas kėsaj periudhe qė
cilėsohen jodiskriminuese.
-
Procesi i privatizimit nė Kosovė ėshtė ndėrprerė nė fillim tė muajit
tė shkuar pas trysnisė sė autoriteteve tė Beogradit, megjithėse
zyrtarisht ėshtė thėnė se procesi ėshtė ndaluar derisa tė zgjidhen
disa ēėshtje ligjore.
-
-
-
KFOR-i njofton pėr fillimin e ushtrimeve rezervė tė NATO-s me kodin
"Niveli i parė"
-
-
Prizren, 20 nėntor 2003
- Pėrfaqėsuesit e trupave
paqėsore tė KFOR-it nė Prizren paralajmėruan mbajtjen e ushtrimeve
rezervė tė NATO-s "Forcat mbi horizont", me kodin "Niveli i parė".
Ndėrkaq qėllimi kryesor i tyre do tė jetė gatishmėria pėr ruajtjen e
paqes dhe sigurisė nė rajon.
-
-
Udhėheqėsi i Zyrės sė KFOR-it, koloneli
gjerman Horst Piper nė nė njė konferencė shtypi tha se tashmė nė
komandėn e KFOR-it ka filluar faza e parė e pėrgatitjeve nė Kosovė
pėr udhėheqjen e trupave rezervė nė kuadėr tė kėtyre ushtrimeve.
-
-
Ai shtoi se gjatė kėtij ushtrimi NATO
dhe shtetet partnere do tė vendosin njė shtab tė forcave rezervė si
dhe njė numėr tė madh trupash nė zonėn e pėrgjegjėsisė pėr tė
demonstruar aftėsitė e NATO-s brenda njė kohe tė shkurtės, duke
mundėsuar forcimin e forcave rezervė tė NATO-s tė quajtura "Forcat
mbi horizont".
-
Njėsitė mund tė arrijnė nga ajri dhe toka dhe janė tė integruara nė
strukturat e Komandės dhe tė kontrollit tė KFOR-it.
-
-
-
Ndėrkombėtarėt nė Mitrovicė sjellin rregulla tė reja nė komunikimin
me gazetarėt
-
-
Mitrovicė, 20 nėntor 2003
- Ndėrkombėtarėt nė
Mitrovicė kanė sjellė rregulla tė reja sa i pėrket komunikimit me
gazetarėt qė raportojnė nga ky qytet. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut nė
Mitrovicė, Xhorxhi Kakuk ka thėnė se njė vendim i tillė ėshė marrė
pėr faktin se disa mediume tė shkruara kanė falsifikuar informatat
qė jepeshin nga administrata ndėrkombėtare.
-
-
Ai ka shtuar se disa shkrime qė bėhen
nga disa gazetarė jo vetėm qė janė trrillime por janė nė kundėrshtim
tė drejtpėrdrejt me atė qė thuhet, tha Kakuk duke pėrmendur rastet e
keqinterpretimeve qė ishin bėrė nga disa gazetarė javėn e kaluar.
-
-
UNMIK-u suspendoi pjesėn e sesionit pėr
pyetje tė hapura dhe pėrgjigje nė konferencėn javore deri mė 1 janar
tė vitit 2004. Prej dje e deri nė atė datė tė gjitha kėrkesat pėr
informata duhet tė jenė shkrim, ndėrkaq zyrtarėt e administratės sė
UNMIK-ut nė Mitrovicė nuk do tė japin intervista ndėrmjet telefonit,
ka thėnė zėdhėnėsi i UNMIK-ut Xhorxhi Kakuk.
-
-
-
Shėnimi i 95-vjetori tė Kongresit tė Manastirit u mbyll me
provomimin e dy veprave tė Ismail Kadaresė
-
-
Shkup, 20 nėntor 2003
- Shėnimi disaditėsh i
95-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit ku ėshtė pėrcaktuar alfabeti
shqip, dje ėshtė rrumbullaksuar me promovimin e dy veprave tė
shkrimtarit tė njohur shqiptar, Ismail Kadare: "Vajza e Agamemnonit"
dhe "Pasardhėsit", tė pėrkthyera nė gjuhėn maqedonase.
-
Ky jubile, i cili shėnoi edhe kremtimin pėr herė tė parė nė nivel
shtėtėror tė njė ngjarje tė rėndėsishme tė shqiptarėve, u pėrcoll me
aktivitete tė shumta tė karakterit shkencor dhe kulturor.
-
-
-
Dėshmia e ish-komandantit tė NATO-sė, Uesli Klark nė procesin kundėr
Millosheviqit nuk do tė jetė publike
-
-
Hagė, 20 nėntor 2003
- Mė 15 dhe 16 dhjetor nė
procesin kundėr Sllobodan Millosheviqit do tė dėshmojė edhe
ish-kryekomandanti i NATO-s, gjenerali amerikan Uesli Klark. Dėshmia
e gjeneralit Klark, i cili ka drejtuar operacionet luftarake tė
NATO-s nė Kosovė, nuk do tė jetė e hapur pėr publikun.
-
-
Kopja e dėshmisė nuk do tė shpėrndahet
para se tė kalojnė 28 orė nga pėrfundimi i seancės. Nė deklaratė
thuhet se zyrtarėt amerikanė do ta lehtėsojnė mė parė dėshminė, duke
hequr informacione qė mund tė kenė lidhje me sigurinė kombėtare.
-
-
-
Gjykata e Kumanovės ka dėnuar dy shqiptarė me nga 10 vjet burg tė
akuzuar pėr terrorizėm
-
-
Kumanovė, 20 nėntor 2003
- Gjykata e qytetit tė
Kumanovės ka dėnuar dje dy shqiptarė me nga 10 vjet burg tė akuzuar
pėr terrorizėm. Sylejman Sylejmani dhe Samet Lutfiu u shpallėn
fajtorė se nė rajonin e Kumanovės kishin vendosur njė minė
kundėrtank dhe me paramendim kishin privuar nga jeta tre persona.
-
-
Nga shpėrthimi i njė mine afėr fshatit
Sopot tė Kumanovės mė 4 mars tė kėtij viti kanė humbur jetėn dy
ushtarė polakė tė kontigjentit tė forcave paqeruajtėse tė NATO-s nė
Maqedoni dhe njė pėrkthyese maqedonase.
-
-
-
BE ka
caktuar njė diplomat danez nė postin e tė dėrguarit tė posaēėm nė
Maqedoni
-
-
Shkup, 20 nėntor 2003
- Bashkimi Evropian nė Bruksel ka
caktuar diplomatin danez Peterson nė postin e tė dėrguarit tė
posaēėm tė BE-sė nė Maqedoni. Z. Peterson do tė zėvendėsojė tė
dėrguarin aktual tė BE-sė Aleksis Bruns. Pritet qė Peterson tė
fillojė detyrėn e re nė janar tė vitit tė vjenė.
-
-
Posti i tė dėrguarit tė posaēėm tė BE-sė
u caktur menjėherė pas pėrfundimit tė konfliktit tė vitit 2001 me
qėllim qė tė ndihmojė Maqedoninė nė zbatimin e Marrėveshjes paqėsore
tė Ohrit.
-
-
-
Krimi
i organizuar mund tė marrė kontrollin nė Shqipėri nėse politikanėt
nuk presin lidhjet me kriminelėt
-
-
Tiranė, 20 nėntor 2003
- Shefi i policisė sė Tiranės
Piri Ndreu ka ngritur shqetėsimin se krimi i organizuar nė Shqipėri
mund tė marrė kontrollin e vendit nėse politikanėt nuk presin
lidhjet e tyre me elementėt kriminalė.
-
-
Nė njė letėr tė hapur publikuar dje
shefi i policisė sė Tiranės ka kėrkuar nga Qeveria tė mbėshtesė
policinė nė luftėn kundėr krimit. Ndreu ka akuzuar se zyrtarė tė
lartė dhe anėtarė tė Parlamentit shėrbejnė si tė ashtuquajtur engjuj
mbrojtės pėr figurat e krimit tė organizuar.
-
-
-
Arrin
nė 25 numri i vrarėve nė dy shpėrthimet e sotme nė Stamboll
-
-
Stamboll, 20 nėntor 2003
- Ka arritur nė 25 numri i
tė vrarėve nė dy shpėrthimet qė ndodhėn sot nė Stamboll, ndėrkaq
numri i tė plagosurve arrin nė 390, njoftojnė agjencitė e lajmeve nė
njoftimet mė tė reja, duke u mbėshtetur nė burimet e autoriteteve
shėndetėsore turke.
-
Njė nga shpėrthimet ka ndodhur te Konsullata britanike nė pjesėn
elite tė qytetit Bejoglu, kurse tjetri ka shkatėrruar selinė e
bankės britanike HSBC mė kaurtin modern financiar Levent.
-
Sulmuesit nė kamiona tė vegjėl tė mbushur kanė shpėrthyer lėndėn
plasėse.
-
Pėrgjegjėsinė pėr kėto dy sulme kanė marrė rrjeti i Al Kaidės dhe
njė organizatė ekstremiste islamike turke.
-
-
-
Tė
paktėn 15 janė vrarė dhe 320 tė plagosur nė dy shpėrthimet qė
ndodhėn sot nė Stmaboll
-
-
Stamboll, 20 nėntor 2003
- Tė paktėn 15 janė vrarė
nga dy shpėrthimet qė ndodhėn sot nė Stmaboll, duke shkatėrruar
bankėn HSBC dhe Konsullatėn britanike nė sulmet vetėvrasėse tė
militintėve islamikė, njofton Rojter.
-
Televizioni turk citon zyrtarė shėndetėsorė tė qytetit tė cilėt kanė
konfirmuar zyrtarisht vdekjen e 15 vetėve dhe plagosjen e 320 tė
tjerėve.
-
Ministri i Jashtėm britanik Xhek Stro i dėnoi sulmet, duke i qaujtur
"akt tė neveritshėm tė terrorizmit". Stro tha se sulmet kishin tė
gjitha shenjat e terrorizmit ndėrkomėbtar tė praktikuar nga Al
Kaida.
-
Gjithashtu Stro tha se katėr punonjės tė Konsullatės britanike nuk
dihet se ku janė.
-
Agjencia turke e lajmeve Anadolia thotė se nuk dihet saktėsisht sa
shpėrthime kanė ndodhur, dy apo pesė, ngase ka ndodhur konfuzion,
meqenėse njerėzit kanė bėrė shumė telefonata, duke njoftuar pėr
shpėrthimet nga pjesė tė ndryhsme tė qytetit.
-
-
-
Dhjetė tė vrarė nė Stamboll nga pesė shpėrthime
-
-
Stamboll, 20 nėntor 2003
- Pesė shpėrthime kanė
tronditur sot Stambollin, duke pėrfshirė njė shpėrthim para bankės
HSBC nė njė kuart shumė tė frekuentuar dhe njė tjetėr para
konsullatės britanike, njoftuan rrjetet televizive.
-
Ndėrkaq njė tjetėr bombė ka shpėrthyer nė rrethojat e kopshtit tė
Konsullatės britanike nė pjesėn e qytetit Bejoglu. Njoftohet pėr
dhjetė vetė vrarė, njofton CNN turk.
-
Edhe dy shpėrthime kanė pasuar, duke pėrfshirė njė nė pjesėn
aziatike tė qytetit, thonė televizionet.
-
-
Njė
vetėvrasės me bombė ka vrarė tre vetė nė qytetin Kirkuk nė veri tė
Irakut
-
-
Kirkuk, 20 nėntor 2003
- Njė vetėvrasės me bombė ka
vrarė tre vetė dhe ka plagosur tė paktėn gjashtė tė tjerė nė njė
sulm para zyrės sė Partisė Kurde nė Irakun verior nė qytetin Kirkuk,
njofton Rojter.
-
Njė shpėrthim i fuqishėm afėr zyrės sė partisė Unioni Patriotik i
Kurdistanit ka ngritur nė ajėr dy vetura.
-
Njė zyrtar i policisė ka thėnė se qind pėr qind ėshtė sigurt se ky
sulm ka qenė nga njė vetėvrasės me bombė.
Dėshmitarėt thonė se dy vetė u vranė afėr vendit tė shpėrthimit
jashtė zyrės, kurse njė tjetėr duke kaluar nėpėr nė shesh.
-
-
-
Tė
paktėn dy vetė janė vrarė dhe 12 tė tjerė janė plagosur
-
-
Ramadi, 20 nėntor 2003
- Tė paktėn dy vetė janė vrarė
dhe 12 tė tjerė janė plagosur tė mėrkurėn nė mbrėmje nė njė
shpėrthim me autobombė para ndėrtesės sė kėshillit lokal nė qytetin
Ramadi, 100 km nė perendim tė Bagdadit.
-
Qyeti Ramadi ėshtė pjesė e trekėndėshit sunit, ku rezistenca ndaj
forcave tė koalicionit ėshtė mė e ashpėr.
-
-
-
Bush
dhe Bler takohen sot zyrtarisht
-
-
Londėr, 20 nėntor 2003
- Presidenti Bush takohet sot me
kryeministrin britanik, Toni Bler nė ditėn e dytė tė vizitės sė tij
shtetėrore nė Britani.
-
Kjo ėshtė dita kur ceremonia i lė vend politikės. Njė ditė nė tė
cilėn Shtėpia e Bardhė e di se tema tė vėshtira duhen adresuar.
-
Njė nga mė tė fortat, ēėshtja e fatit tė tė burgosurve britanikė nė
Guantanamo.
-
Presidenti Bush thuhet se e ka diskutuar ēėshtjen kur u takua me
udhėheqėsin social demokrat Ēarls Kenedi.
-
Zoti Kenedi sugjeroi se amerikanėt mund tė bėjnė kompromis pėr kėtė.
Ēėshtje tė tjera pėr t'u disktuar janė Iraku dhe tarifat e ēelikut.
-
Ekipi i Bushit ka thėnė se ata nuk janė gati ende tė njoftojnė
dhėnie fund tė kėtyre tarifave, por presidenti mund t'i bėjė tė
ditur privatisht kryeministrit Bler nėse ky vendim do tė ndryshojė
nė njė tė ardhme tė afėrt.
Tė dy udhėheqsėit pasdite do tė japin njė konferencė pėr shtypin.
-
-
-
Bush
nė Londėr mbrojti luftėn nė Irak
-
-
Londėr, 20 nėntor 2003
- Presidenti i SHBA-ve Xhorxh
Bush nė Londėr i bėri njė mbrojtje tė fuqishme tė politikės sė tij
nė Irak. Ai tha se pėrdorimi i matur i forcės ėshtė nė disa raste i
nevojshėm si mjeti i fundit i luftės. Populli na ka ngarkuar me
pėrgjegjėsinė pėr ta mbrojtur. Dhe ndonjėherė pėrmbushja e kėsaj
detyre kėrkon frenimin e njė njeriu tė dhunshėm nėpėrmjet pėrdorimit
tė dhunės.
-
Nė fjalimin krysor tė kėtij udhėtimi, tė mbajtur pėrpara njė
audience tė zgjedhur dhe jo nė parlamentin britanik, Presidenti Bush
tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanė njė qėllim tė
pėrbashkėt nė Irak. "Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanė
njė mision tė pėrbashkėt nė botė, pėrtej balancės sė pushtetit dhe
pėrtej ndjekjes sė interesave vetjake. Ne duam pėrparimin e lirisė
dhe paqen qė sjell kjo liri".
-
Ditėn e parė tė vizitės sė Presidentit Bush nė kryeqytetin britanik
pati disa demonstrata tė vogla, por protesta mė e madhe ėshtė
planifikuar tė zhvillohet tė enjtėn, kur zoti Bush tė takohet me
Kryeministrin Tony Blair.
-
-
Njė grup i vogėl protestuesish qė u
mblodhėn nė afėrsi tė Pallatit Buckingham, u dėgjuan por nuk u panė
nga funksionarėt qė ishin tė pranishėm nė ceremoninė zyrtare tė
pritjes nė oborrin e Pallatit. Kjo ishte njė ceremoni e reduktuar qė
i mungonte shėtitja me monarken britanike nė karrocė tė hapur nėpėr
Londėr.
-
-
-
Muri
izraelit mund tė dėmtojė bizedimet e paqes nė Lindjen e Mesme
-
-
Londėr, 20 nėntor 2003
- Presidenti amerikan Bush tha se
ndėrtimi i murit izraelit pėrreth Bregut Perėndimor mund tė dėmtojė
bisedimet pėrfundimtare pėr njė marrėveshje paqeje nė Lindjen e
Mesme.
-
Nė njė fjalim qė mbajti nė Londėr, Presidenti Bush kritikoi pėrsėri
murin sigurisė, tė cilin zyrtarė izraelitė thonė se po e ndėrtojnė
pėr tė parandaluar sulmet e ekstremistėve palestinezė kundėr
objekteve nė Irzael.
-
-
Ai i bėri thirrje Izraelit tė pezullojė
ndėrtimin e vendbanimeve hebraike, tė shėmbė vendbanimet e
paautorizuara dhe t'i japė fund poshtrimit tė pėrditshėm tė popullit
palestinez. Shtetet e Bashkuara mbėshtesin planin e ri tė paqes qė
parashikon krijimin e njė shteti palestinez brenda vitit 2005.
-
Presidenti Bush tha se palestinezėt duhet t'i japin dund mbėshtetjes
pėr udhėheqės tė lidhur me korrupsionin dhe terrorizmin dhe tė
ndėrmarrin hapa paqesor pėr ndėrtimin e demokracisė.
-
-
-
10
milionė dollarė pėr kapjen e ndihmėsit kryesor tė Sadam Huseinit
-
-
Uashington, 20 nėntor 2003
- Shtetet e Bashkuara kanė
caktuar njė shpėrblim prej 10 milionė dollarėsh pėr informacion
rreth zėvendėsit kryesor tė Sadam Huseinit, Izat Ibrahim al-Duri,
pėr tė cilin mendohet se ėshtė pas sulmeve tė kohėve tė fundit
kundėr trupave amerikane.
-
-
Shpėrblimi e bėn Al-Durin personin mė tė
kėrkuar nė Irak, pas vetė Sadam Huseinit. Koalicioni i udhėhequr nga
Shtetet e Bashkuara ka caktuar njė shpėrblim prej 25 milionė
dollarėsh pėr informacion qė ēon nė kapjen e ish presidentit
irakian.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|