|
(Renata
Topēiu, Ana Melonashi, Luan Topēiu Dictionar Albanez-Romān, Fjalor
Shqip-Rumanisht, Editura Polirom, Bukuresht, 2003, ISBN:
973-681-028-3, 1245 faqe) |
|
|
 |
|
20 nėntor 2003 / TN
Baki YMERI (Bukuresht)
Shtėpia Botuese POLIROM, njėra nga mė tė mėdhatė dhe mė tė
rėndėsishmet nė Rumani, nxorri kėto ditė nė qarkullim, njė vlerė
tė re tė lidhjeve kulturore rumuno-shqiptare: Dictionar
Albanez-Romān, Fjalor Shqip-Rumanisht me autorė Renata
Topēiu, Ana Melonashi, Luan Topēiu. Nevoja e njė fjalori tė tillė
ėshtė ndjerė prej kohėsh nga komuniteti shqiptar i Rumanisė, nga
studentėt shqiptarė nė Rumani, nga hulumtuesit qė merren me
marrėdhėniet shqiptaro-rumune nė fushėn e historisė sė gjuhės,
historisė, folklorit, etnografisė, me gjuhėsi ballkanike etj, por
dhe ato me karakter tregtar arsimor e veprimtari tė tjera nė
kuadėr tė bashkėpunimit zonal dhe europian etj. Fjalori ėshtė
hartuar nga zj. Renata Topēiu, lektor universitar i gjuhės shqipe
pranė Universitetit Ovidius tė Konstancės, nga zj. Ana
Melonashi, e diplomuar pėr gjuhėsi rumune nė Universitetin e
Bukureshtit, dhe nga dr. Luan Topēiu, profesor bashkėpunėtor pranė
Universitetit tė Bukureshtit. Eshtė pa dyshim realizimi mė i madh
leksikografik pėr kėto dy gjuhė, pasi ai ėshtė i tipit akademik,
me rreth 40.000 fjalė dhe me rreth 55.000 shprehje, idioma,
proverba...
Nė
paragrafin e ēdo fjalė-titull pėrfshihet nė mėnyrė shteruese fusha
semantike e saj, duke filluar me kuptimet e drejtpėrdrejta, si dhe
me kuptimet e figurshme apo tė tjera tė mundshme (qė mund tė
ndeshen rrallė nė situata tė veēanta), duke vazhduar me shprehje
frazeologjike, por edhe me formula urimi, mallkimi, proverba,
thėnie. |
Fjalori
Shqip-Rumanisht ofron njė gamė tė gjerė termash nga pothuajse tė
gjitha fushat e dijes apo tė veprimtarisė njerėzore, fjalė tė vjetra
qė ndeshen ende qoftė nė letersine orale apo atė tė lavruar, por edhe
ne gjuhėn familjare apo atė thjeshtligjjėrimor. Nė kėtė kuptim,
fitojnė njė vlerė tė posaēme fjalė qė emėrtojnė objekte, zakone, rite,
mentalitete tė vjetra, njė pjesė e tė cilave kanė dalė nga pėrdorimi i
gjuhės dhe jetės sė sotme, por qė janė konsideruar nga autorėt tė njė
rėndėsie themelore pėr tė huajt apo studjuesit e interesuar mbi
fenomene folklorike, etnografike, antropologjike, gjuhėsore,
ballkanike etj.
Autorėt janė pėrkujdesur gjithashtu, tė japin qartė
trajtat gramatikore bazė tė fjalėve-tituj, kategorinė gramatikore tė
fjalės-bazė, si dhe trajtat themelore morfologjike tė saj. Nė rastin e
fjalėve supletive apo teper fleksibile nė sistemin paradigmatik, siē
mund tė jenė p.sh. foljet e parregullta etj., janė treguar format e
parregullta nė paranteza. Tė dhėnat gramatikore, tė redaktuara me
shkurtime, krijojnė nė tėrėsi njė skemė tė reduktuar tė struktures
gramatikore te gjuhes shqipe, gjė qė ndihmon ēdo tė interesuar pėr
tė kuptuar kėtė strukturė si dhe karakterin e saj konservator.
Gjėrėsia dhe kompleksiteti i kėtij punimi ambicioz dhe tepėr
profesional, bėn qė ai tė jetė njė instrument pune i domosdoshėm pėr
njė kategori tė gjėrė pėrdoruesish.
Nė faqen
katėr, botuesi e shoqėron me kėtė shėnim: Fjalori dallohet pėr
pėrpunimin dhe gjėrėsinė e pėrmasave tė tij, mundi i autorėve jo vetėm
qė ėshtė gjithėpėrfshirės pėr leksikun e shqipes, duke u pėrfshirė
rreth dyzetmijė fjalė, por edhe kapja e pasurisė dhe llojllojshmėrisė
sė shprehjeve tė gjuhės shqipe. Fjalori iu drejtohet tė gjithė tė
interesuarėve qė mėsojnė gjuhėn shqipe, duke qene njė instrument i
domosdoshėm pėr studimin e thelluar tė kėsaj gjuhe.
|
|