- 19 nėntor 2003 / TN
-
- Shkruan: Zef AHMETI
Ngjarja
Peticionin e nėnshkruar nga 46 mijė qytetarė tė Kosovės pėr Unionin
Kosovė-Shqipėri drejtuar Parlamentit tė Kosovės do tė futet nė
procedim tė regullt nga Parlamenti, pasi qė ėshtė konstatuar nga
Kryesia e Parlamentit tė Kosovės se peticioni ishte i ligjshėm. Kjo
don tė thotė se procedura e paraqitjes sė peticionit sipas ligjeve tė
aplikueshme nė Kosovė ishte e rregullt. Iniciativa e kėtij peticioni
ėshtė bėrė dhe udhėhequr nga Lėvizja Popullore e Kosovės, e cila,
bazuar nė mediat e shkruara shqiptare, ka njė (para)histori
diskutabile, konkretisht kjo Lėvizje ėshtė paraqitur tė ketė bėrė
veprime tė dyshimta?...
Vlerėsimi i aktit
Nėse
nisemi nga aspekti juriko-politik, peticioni qė nė start mund tė
vlerėsohet i dėshtuar. Arsyet jane tė ndryshme. Logjika e njė juristi
fillimisht do tė ndalej nė ligjet e aplikueshme tė Kosovės, dhe duke u
bazuar nė ato ligje dhe rregullore, do tė konstatonte se iniciativa
dhe paraqitja e peticionin pėr Unionin Kosovė-Shqipėri paralamentit tė
Kosovės nė aspektit procedurorė tė jetė bėrė nė mėnyrė tė rregullt,
mirėpo natyra e kėrkesės tė shtynė tė hyshė edhe mė thellė nė analiza
tjera juridike.
Kėtu
duhet tė (ri)kujtojmė se Kosova sipas rezolutės 1244 tė KS tė KB ėshtė
de facto protektorat e kėsaj Organizate Ndėrkombėtare. Kompetencat
kryesore, pėr tė cilat po diskutohen aq shumė kohėve tė fundit nė
politikėn e Kosovės, ende janė jo vetėm nėn obrellėn, por kompetencė
absolute e UNMIK-ut. Dhe si pikė kryesore, qė ne duhet cekur kėtu nė
rastin tonė lidhur me peticionin, ėshtė se ēėshtja e statusit tė
Kosovės ėshtė ende e hapur. Dhe shtrohet pyetja, si mund tė kėrkohet
nga Parlamenti i Kosovės qė tė proceduroj dhe debatoj njė peticion tė
njė natyre tė tillė, i cili ėshtė i kufizuar nė veprimet e tij?! Nėse
Kosova nuk e ka tė zgjidhur ende statusin e saj, pra nuk dihet se a do
tė jetė krahinė substanciale, republikė nė kuadėr tė njė Unioni tjetėr
SMZ, apo shtet i pavarur, si mund tė kėrkohet Unioni Kosovė-Shqipėri
nga parlamenti i Kosovės i cili nuk ka kompetence tė vendos pėr diē tė
tillė?!
Edhe
pse udhėheqėsit e kėtij projekti kanė mbledhur mijėra nėnshkrime, kjo
inisiativė ėshtė naivitet politik pėr kohėn e rrethanat nė tė cilėn
ėshtė Kosova sot. LPK-ja me kėtė projekt ndoshta mendon tė ketė bėrė
njė punė tė madhe sipas logjikės sė tyre, por nė fakt do ta sjellin
parlamentin e Kosovės nė njė pozitė tė papėrshtatshme, qė tė merr
vendim pėr diēka qė pėr momentin fare nuk qėndron nė kompetencėn e
tij, dhe me kėtė do ta detyroj kryeadministratorin e Kosovės qė njė
vendim tė mundshėm tė Parlamentit ta shpallė tė pavlefshėm. Mėtutje do
tė tensionoheshin mardhėniet me administratėn e UNMIK-ut. A ėshtė kjo
strategji politiko-diplomatike?!
Nė
anėn tjetėr shtohet pyetja, vallė a don Shqipėria tė futet nė njė
Union me Kosovėn? Dhe vlerėsoj se pėr ta futur nė procedurė
parlamentare njė kėrkesė tė tillė si kusht i parė Kosovės duhet t`i
njihet shtetėsia, apo e drejta pėr vetėvendosje. Dhe sikur Kosovės t`i
pranohej njėri nga kėto dy elemente vendimtare juridike nė aspektin e
sė drejtės ndėrkombėtare publike, atėherė do duhej qė tė fillonin
bisedimet me Shtetin e pavarur tė Shqipėrisė lidhur me formimin e
Unionit Kosovė-Shqipėri qė po e kėrkon LPK-ja me peticionin e tyre,
dhe natyrisht tė mblidheshin edhe po aq nėnshkrime edhe nė anėn tjetėr
te palės me tė cilėn krijohet unioni apo tė veprohet sipas ligjit tė
aplikueshėm tė Shqipėrisė.
Epilogu
Ngjarja e rreth kėtij peticioni mund tė vlerėsohet se ėshtė bėr nė
njė kohė tė papėrshtatshme, dhe dėshmon naivitet tė madh politik,
ndėrsa nė aspektin juridik i parealizueshėm pėr kohėn. Prandaj
shtrohet pyetja, vallė pse bėhen kėso veprimesh kaq tė gabueshme
politike e diplomatike?
Parlamenti i Kosovės dominohet nga tre partitė politike shqiptare
LDK-nė, PDK-ė, dhe AKK-nė, tė cilat nė tė njejten kohė kanė qėndrime
tė ndryshme:
1.LDK
kėrkon njohjen formale tė pavarsisė sė Kosovės tashmė tė shpallur,
2.
PDK kėrkon moratorium, ndėrsa
3.AAK
nuk e njef shpalljen e Kosovės nė fillimin e viteve tė 90-ta e (bėrė
sė bashku me tė gjitha partitė e majta nė Kosovė), por inicion njė gjė
tė tillė, (veprim qė me dorėn e hekurt tė atyre qė i kanė kompetencat
detyrimisht shtyhet pėr njė moment mė tė pėrshtatshėm?!).
Ndėrsa tani LPK-ja pėr tė bėr "bum" jo vetėm politik (por edhe pėr ta
demonstruar prezencėn e saj) kėrkon Unionin me Shqipėri, por siē e
theksuam edhe mė lart pa i (matur punėt me hanxhin, pėrkatsisht pa iu
nėnshtruar vullnetit tė palės tjetėr-Shqipėrisė nėse me tė vėrtetė e
dėshiron dhe e pranon edhe ajo njė Union tė tillė. Prandaj themi se
epilogu i kėtij veprimi ėshtė pėrcaktuar si veprimi qė do ta pėso
fatin e ides sė AAK pėr tė Shpallur Kosovėn tė pavarur, kompetenc e
rezervuar nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB nėn kompetencėn e UNMIK-ut
dhe kryeadministratorit tė Kosoės.
Zef
Ahmeti, java e dytė e nėntorit 2003, Zvicėr.
|