|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Sjelljet e Ministrit tė Kulturės tė Qeverisė sė Kosovės Z. Behxhet Braishorit nė Nju Jork ishin "talibane"

 
 

 
18 nėntor 2003 / TN
- Mos tė dėrgohen ministra tė tillė nė botėn e jashtme
 
Nga Tomė PALOKA
 
Para disa kohe, nė hotelin luksoz "Hilton" nė Neė York, u mbajt Konferenca "Pėr Investime nė Kosovė", nė tė cilėn morėn pjesė njė numėr  i konsiderueshėm i tė interesuarve nga ShBA dhe Kanadaja.
 
Nė ditėn e dytė tė Konferencės nė fjalė, e cila zgjoi interesim tė jashtėzakonshėm ndėr pjesėmarrėsit, ishte paraparė qė pikėpamjet e veta pėr zhvillimin e Kosovės t'i paraqesin edhe tė interesuarit e kėtushėm shqiptaro-amerikanė dhe tė tjerė nga diaspora.
 
Meqenėse kohė mė parė kisha lexuar librin me titull: "Si tė zhvillohet shteti", iu paraqita pėr diskutim si i vetmi nga diaspora amerikane ministrit z. Bexhet Brahishorit, i cili atė ditė udhėhiqte kėtė seancė tė Komferencės nė fjalė qė t'i ekzpozojė disa pikėpamje tė mia pėr zhvillimin sa mė tė shpejtė tė Kosovės.
 
Pasi m'u dha fjala, qė nė fillim theksova falėnderimet pėr organizimin e kėsaj Konference, me ērast theksova, se nga diaposra shqiptaro-amerikane nuk duhet pritur shumė nė lėmin e investimeve nė Kosovė, ngase Kosova pėr tė zhvilluar nė mėnyrė tė gjithanshme duhet tė lidhet me makrosistemet ekonomike tė disa shteteve mė tė zhvilluara tė botės, prej tė cilave do tė duhet tė investonin me nga njė industri tė kėrkuar nga Qeveria e Kosovės.
 
Kėshtu fjala vjen nga ShBA potencova se, do tė duhej kėrkuar tė investonin njė industri mė tė preferuar dhe mė tė kėrkuar nė atė pjesė mė tė pazhvilluar tė Ballkanit dhe Evropės, pastaj, nga Gjermania do tė duhej kėrkuar ndėrtimin e njė fabrike tė industrisė automobilistike, pėrkatėsisht tė "Mercedes", nga Japonia ndėrtimin e industrisė kompjuterike, nga Zvicra ndėrtimin e njė industrie tė orėve elektronike, nga Franca ndėrtimin e njė fabrike tė pėrpunimit tė verės dhe pijeve alkoolike, verė e cila ėshtė e cilėsisė mė tė mirė nė Evropė e botė, mandaj nga ndonjė vend i shteteve skandinave ndėrtimin e njė fabrike tė pėrpunimit tė drurit dhe mobilieve e kėshtu me radhė nė tė cilat do tė hapeshin vende tė shumta pune dhe fuqia punėtore mė aktive dhe mė e re nė Evropė, e cila ėshtė e moshės mesatare 23 vjeēare do tė mbanin me ato tė ardhura jo vetėm Kosovėn por edhe tėrė Ballkanin.
 
Duke u zhvilluar Kosova nė kėtė mėnyrė, ajo do tė fitonte pavarėsinė ekonomike, e cila nėnkupton nė mėnyrė tė patjetėrsueshme edhe pavarėsinė politike.
 
Kemi rastin qė shumė shtete tė Ballkanit tash sa kohė e kanė pavarėsinė politike por ekonomikisht janė mė tė varura se asnjė herė tjetėr nė histori.
 
Nė kėtė drejtim, pėrmenda si shembull Tajvanin dhe Hong Kong-on nė Azi, fjala vjen Tajvani para 50 viteve, duke mos e pranuar sistemin totalitar komunist tė Kinės, fitoi pavarėsinė ekonomike, sepse bota perendimore investoi dhe e zhvilloi atė nė mėnyrė tė gjithanshme kėtė vend si pjesė territoriale tė Kinės. Sot ai ėshtė plotėsisht i pavarur ekonomikisht, por besa edhe politikisht ku qytetarėt e tij mbajnė pasaporta kineze pa yllin komunist dhe ku shumė shtete mė tė zhvilluara tė botės perėndimore i kanė pėrfaqėsitė e veta ekonomike dhe diaplomatike nė ketė vend.
 
Po ashtu, po tė marrim Hong Kong-un, i cili deri para pak kohėsh ishte koloni e Anglisė, me zhvillimin ekonomik ka bėrė tė mundur qė qytetarėt e tij tė jetojnė mė mirė se vetė qytetarėt e Anglisė.
 
Mė poshtė theksova, se mungesa e ēasjes serioze tė kėtij problemi zhvillimor tė Kosovės, e ka lėnė atė deri mė sot pa projekte serioze tė zhvillimit makro-ekomik, sepse bizneset e vogla dhe tė mesme nuk mund tė zbusin nė asnjė mėnyrė shkallėn e papunėsisė sė madhe dhe tė ndihmojnė zhvillimin ekonomik tė Kosovės.
 
Njė pjesė e fajit e mbajnė profesorėt e Universitetit tė Prishtinės, qė nuk e kanė dhėnė kontributin e duhur shkencor ideor, se si duhet zhvilluar Kosova nė aspektin ekonomik, politik e kulturor, sepse ata si njohės tė mirė tė kėtyre marrėdhėnieve pėrmes botimit tė librave tė kėtillė do tė krijonin njė vision tė qartė ideor pėr zhvillimin mė tė shpejtė tė Kosovės.
 
Duke theksuar mė pastaj se njė pjesė tė madhe tė pėrgjegjėsisė e kanė edhe liderėt tonė politikė, tė cilėt asnjėherė deri mė sot as nė atdheun tonė nė Kosovė e as kėtu nė diasporė nuk kanė shfaqur interes pėr tė biseduar me eliten intelektuale, pėr pėrpilimin e projekteve shkencore dhe zhvillimin mė tė shpejtė ekonomik tė Kosovės, Ministri Braishori, nė mungesė tė kulturės elementare mė ndėrpreu diskutimin, duke harruar faktin, se nė ShBA  e drejta e fjalės sė lirė ėshtė e garantuar me ligj dhe se privimi nga kjo e drejtė konsiderohet vepėr e rėndė penale. Ndėrkaq, nė ShBA nėn njė ėshtė populli, pėrkatėsisht individi, nėn dy shteti dhe nėn tre partia, kurse fatkeqėsisht tek Ministri Brahishori dhe shumė tė tjerė partia vihet nėn njė, shteti nėn dy, kurse populli nėn tre, gjė qė duhet tė jetė anasjelltas.
 
Prandaj, derisa z. Behxhet Braishori, ministėr i Kulturės dhe Sporteve dhe Ēėshtjeve Jorezidente, ka doktrinė tė gabuar filozofike, duke venė Partinė dhe liderin partiak mbi ēdo gjė, nuk mund ta kalojė Oqeanin Atlantik pėr tė kėrkuar investime pėr Kosovėn, sepse nė ShBA demokracia ėshtė ndėrtuar pėrmes fjalės sė lirė tė individit e jo duke ndėrprerė fjalėn e bashkėatdhetarit tė vet nė diasporė, i cili ishte i vetmi diskutant nė kėtė Konferencė me pikėpamje tė veta pėr zhvillimin mė tė shpejtė tė Kosovės.
 
Sė kėndejmi bota vėzhgon, analizon dhe kur shikon se liderėt partiakė shqiptarė kanė filozofi tė tillė gjykimi e veprimi dhe kur shikojnė se nuk komunikojnė ata mes vete, atėherė si mund tė pritet qė tė investojė dikush nė Kosovė.

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.