|
-
Prishtinė, 18 nėntor 2003 / TN / Jeta RAFUNA -
Salla e
amfiteatrit tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės
ishte e vogėl pėr ti zėnė tė gjithė ata qė kishin ardhur pėr tė
pėrcjellur tribunėn e hapur me temėn Vetėvrasjet- si tė
parandalohen tė organizuar nga 4 degėt e Prishtinės tė Forumit tė
Rinisė tė LDK-sė.
-
-
Kėtė
tribunė e shpalli tė hapur sekretari i pėrgjithshėm i FR tė LDK-sė,
Avni Gashi, i cili pasi pėrshėndeti tė pranishmit nė mesin e tė
cilėve ishte edhe dr.Berim Ramosaj, kėshilltar i presidentit Ibrahim
Rugova, si dhe z.Lulzim Zeneli, zėdhėnės i LDK-sė, i njoftoi tė
pranishmit pėr arsyeshmėrinė e mbajtjės sė kėsaj tribune ku ai ceku
256 raste tė vetėvrasjeve vetėm prej fillimit tė vitit 2001 e deri
mė sot.
-
-
Ndėrsa, dy
ligjeruesit e kėsaj tribune, dr.Skender Boshnjaku ( neuropsikiatėr )
dhe dr. Shefqet Krasniqi ( teolog ), paraqitėn pikėpamjet shkencore,
pėrkatėsisht fetare nė lidhje me kėtė dukuri e cila pas luftės ka
marr pėrmasa tė njė dukurie shqetėsuese nė Kosovė.
-
-
Ishte
konstatim i pėrbashkėt i tė dy ligjėruesve se rruga mė e mirė e
parandalimit tė kėsaj dukurie ėshtė forcimi i besimit nė zotin. Nė
pjesėn e dytė tė kėsaj tribune ligjėruesit u pėrgjigjen nė pyetjet e
shumta tė tė pranishmėve tė cilat shpesh u pėrcollėn me duartrokitje
tė gjata.
|
-
|