|
-
18 nėntor 2003 / TN
-
-
Ēerēiz
LOLOĒI
-
-
Dėshtimi i negociatave mes dy krahėve kundėrshtare nė Partinė
Socialiste tė inicuara nga kreu aktual i Kuvendit Servet Pėllumbi, i
ka shkuar pėr shtat Kryeministrit dhe kryetarit tė PS-sė qė, pas
rizgjedhjes nė kuvendin e radhės, tė largojė pėrfundimisht
deputet-bllokuesit e votėbesimit tė ministrave dhe tė jetė mė i lirė
nė rindėrtimin e njė kabineti qeveritar ku tė mos ketė mė asnjė tė
pabindur.
-
-
Dorėheqja e djeshme e ish-presidentit Meidani, nė njė garė aspak tė
barabartė (kandidatura e tij me pėrjashtim tė firmave tė shtrėnguara
tė disa anėtarėve tė KPD-sė, nuk gjeti tė realizuar asnjė prej
pikave qė mund tė kthenin nė njė konkurrim tė ndershėm dhe tė
barabartė mes palėve), megjithėse nuk ndikon nė rizgjedhjen e Fatos
Nanos, krijon gjithsesi njė dozė delegjitimiteti duke ripėrsėritur
tė gjitha farsat e mėparshme tė rizgjedhjes sė drejtuesit kryesor tė
partisė sė maxhorancės.
-
-
Natyrisht, zhvillimet sa mė sipėr janė punė tė brendshme tė njė
partie politike, por problemi ėshtė se si duhet tė sillen
insitucionet e tjera qė kanė pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr
funksionimin e njė qeverie. Vetėm si kohė fizike ėshtė gati njė muaj
qė tė zhvillohet kongresi i socialistėve, por gjatė kėsaj periudhe a
duhet tė rrinė duarkryq Presidenti i Republikės Alfred Moisiu,
kryeparlamantari Servet Pėllumbi, opozita e Partisė Demokratike dhe
faktorė tė tjerė tė brendshėm dhe tė jashtėm? Po tė merret nė
konsideratė qė dy dikastere kryesore qė kanė detyra specifike dhe tė
pazėvendėsueshme, qoftė nė kuadrin e marrėveshjes sė
Asociim-Stabilizimit, qoftė nė problematikėn e rrjedhave integruese,
kanė qenė jo nė efiēencė, kjo periudhė pa qeveri shkon edhe mė
gjatė.
-
-
Pikėrisht pėr kėtė mungesė qeveritare, edhe duke shfrytėzuar nenet e
ligjit themeltar kushtetues si dhe duke mos anashkaluar
pėrgjegjėsitė e drejtpėrdrejta qė ka presidenti i Republikės dhe
pushteti legjislativ, asnjė nga kėto institucione nuk pengon nė
ndėrmarrjen e njė iniciative pėr ndėrtimin e njė qeverie.
Pėrkundrazi, justifikimi i Presidencės (nuk jemi dakord me qeveri
zėvendėsministrash, tė thėnė publikisht dy herė nga goja e zotit
Alfred Moisiu) si dhe pėrpjekja e vetme e zotit Servet Pėllumbi (pėr
tė gjetur njė formulė kompromisi pėr njė kabinet formal) janė shumė
pak pėr kėtė vakum institucional.
-
-
Ambientimi i gjatė me mungesėn e qeverisė, ose me njė qeveri tė
cunguar, tė krijon pėrshtypjen se Fatos Nano kontrollon shumė
pushtete dhe tė tjerėt sipėr tij janė thjesht fasadė pushtetesh.
-
-
Presidentin e Republikės nuk e pengon asgjė qė tė shkojė nė
parlament dhe, me anė tė njė mesazhi preokupues pėr fatet e vendit,
tė kėrkojė shkarkimin e Kryeministrit; po kėtė President nuk e
pengon asgjė qė t'i drejtohet grupit parlamentar tė PS-sė qė tė
gjejė njė zgjidhje tjetėr me ose pa Nanon kryeministėr; nė pamundėsi
tė gjetjes sė kėsaj zgjidhjeje, Presidentin e lejon ligji pėr tė
gjetur mazhoranca tė tjera brenda parlamentit. Tė njėjtat iniciativa
mund t'i ndėrmarrė gjithashtu edhe kryesia e parlamentit, e cila nuk
ka problematikė mė tė mprehtė sesa tė fusė me procedurė tė
pėrshpejtuar zėvendėsimin ose riplotėsimin e njė kabineti qė
zvarritet pėr muaj me radhė.
-
-
Nėse
nuk ndėrmerren kėto hapa institucionalė dhe logjikė, atėhere tė
gjithė duhet tė mendojmė se kriza lind nga Nano dhe zgjidhet po nga
ai, ndėrsa zoti Moisiu dhe zoti Pėllumbi i kanė sytė nga kongresi i
12 dhjetorit, dhe pushtetet e tjera janė inekzistencė; pra Shqipėria
nuk ėshtė mė njė republikė parlamentare.
|
|