 |
|
-
Podujevė, 18 nėntor 2003 (TN)
Aksioni i Kėshillit Koordinues i Asociacioneve Familjare tė
Pengjeve, tė zhdukurve dhe familjeve me viktima tė luftės
(KKAF) dhe Rrjeti i aktivistėve Kosova Action Network ka
filluar para dhjetė ditėve edhe nė komunėn e Podujevės,
njoftoi sot Koordinatori i Komiteteve tė fshatrave dhe
Lagjeve tė Qytetit Latif Mehmeti i cili tha se aksioni ka
filluar me pėrkrahjen e udhėheqjes komunale.
|
Aktualisht nė vetėm 10 qendra janė mbledhur 3100 nėnshkrime dhe ky
aksion do tė vazhdojė nė tė 68 fshatrat dhe 3 Lagjet e Qytetit tė
Podujevės, deklaroi Mehmeti. Ai tha se ndihmesė tė madhe po japin
kryetarėt e Komiteteve tė fshatrave nė kėtė aksion humanitar.
Ndėrkaq
Kryetari i NKMLDNJ-sė nė Podujevė Ahmet Hasani njoftoi se veprimtarėt
e kėtij nėnkėshilli kanė mbledhur 1250 nėnshkrime dhe se po punohet
vazhdimisht nė terren pėr mbledhjen e nėnshkrimeve pėr gjetjen e
pengjeve dhe tė tė zhdukurve nga Kosova, numri i tė cilėve sipas
organizatorėve tė aksionit Tė gjithėve po na mungojnė ėshtė mbi
3500 persona.
Aksioni
pėr mbledhjen e nėnshkrimeve nė komunėn e Podujevės ėshtė duke
vazhduar dhe vetėm nė ditėt e para ka rezultuar me grumbullimin e mbi
4 mijė nėnshkrimeve.
|