 |
|
17 nentor 2003
/ "Zėri
i Amerikės"
Uria nė dukje e pashuar e Amerikės pėr
naftė ka qenė pėr njė kohė tė gjatė objektiv i preferueshėm i
veprimtarėve tė mjedisit. Nė Shtetet e Bashkuara, konsumohen rreth 20
milionė fuēi naftė nė ditė. Japonia, e cila radhitet e dyta nė botė
kėtė aspekt, konsumon pak mė pak se 5 milionė e 500 mijė fuēi nė ditė.
Veprimtarėt e mjedisit kanė paralajmėruar pėr vite se nafta ndot
oqeanet dhe ėshtė njė nga faktorėt e ngrohjes globale.
Ėshtė ora 22 nė njė natė tė freskėt
nėntori nė qytetin e Nju Yorkut. Rreth 50 ēiklistė janė mbledhur nė
sheshin Kolombo tek hyrja e Parkut Qendror. Ata vijnė kėtu tė premten
e parė tė ēdo muaji, pa marrė parasysh motin, pėr tė shijuar parkun
gjatė natės.
|
Por, sipas organizatorit tė kėtij grupi,
Bill Simms, ky takim ka pėr qėllim diēka tjetėr. Ėshtė njėri ndėr disa
prej veprimtarive tė organizatės Times Up, qė u kėrkon amerikanėve
tė ndalin ndotjen e ajrit nga makinat dhe kamionėt.
Nė Amerikė vėrejmė se njerėzit blejnė
bicikleta pėr defrim dhe i pėrdorin ato vetėm gjatė fundjavės. Ne po
pėrpiqemi tė nxisim njerėzit qė ta bėjnė biēikletėn njė mjet tė
pėrditshėm. transporti thotė zoti Simms.
Organizata Times Up ka reklamuar
biēikletėn si mjet transporti tė pėrshtatshėm pėr mjedisin. Por, zoti
Simms thotė se pas hyrjes sė Shteteve tė Bashkuara nė luftėn e dytė me
Irakun, organizatė po e reklamon biēikletėn si njė komponent tė
sigurisė kombėtare.
Pėrdorimi i biēikletės ėshtė tani njė
mesazh politik sepse vendi ėshtė nė luftė, presidenti ėshtė i
ndėrlikuar nė shumė ēėshtje tė naftės dhe problemi i ngrohjes globale
vazhdon. Biēikleta ėshtė mjet i pastėr dhe i pėrshtatshėm udhėtimi
nėpėr qytete.
Bill Simms nuk ėshtė i vetmi veprimtar i
mjedisit qė e kupton rėndėsinė e sigurisė kombėtare. Nė fillim tė
vitit, organizata Rrjeti Ambjentalist Evangjelik nisi njė fushatė,
duke u kėrkuar tė krishterėve tė mendonin se ēfarė mjet udhėtimi do tė
pėrdorte Jezu Krishti.
Fushata theksonte varėsinė amerikane nė
naftėn e importuar si kėrcėnim ndaj paqes. Menjėherė pas sulmeve
terroriste tė 11 shtatorit, komentatorja Ariana Huffington ndihmoi nė
pėrgatitjen e njė numėr eklamash televiziv dhe pėr gazetat, nė tė
cilat ata qė pėrdorinin makina tė mėdha sportive qė djegin sasi tė
madhe karburanti, quheshin si mbėshtetės financiarė tė terrorizmit.
Fushata nuk pati ndonjė efekt tė madh ndaj
shitjes kėtyre lloj makinave, por zėdhėnėsi i organizatės Sierra Club,
Brendan Bell, thotė se kjo taktikė ka pasur sukses nė tė kaluarėn. Ai
therkson se legjislacioni i parė mbi konsumimin e tepėrt tė naftės nė
Shtetet e Bashkuara nuk u miratua pėr shkak se Kongresi ishte i
shqetėsuar pėr mjedisin, por pėr shkak se mendonte qė varėsia e
Shteteve tė Bashkuara nė naftėn e importuar ishte faktor qė cėnonte
ekonominė amerikane.
Nė vitin 1975, Kongresi miratoi njė ligj,
sipas tė cilit makinat dhe kamionat duhej tė udhėtonin njė numėr tė
caktuar kilometrash me njė litėr karburant. Kjo masė u mor nė
pėrgjigje tė embargos sė naftės nga OPEC-u. Njė vit mė parė, Kongresi
kishte miratuar ligjin, sipas tė cilit shpejtėsa maksimale pėr
automobilėt u kufizua nė 88 kilometra nė orė, pasi mendohej qė kjo
ishte shpejtėsi mė e efektshme pėr sa i pėrket konsumimit tė
karburantit.
Mirėpo, ky ligj u shfuqizua nė vitin 1995
dhe dispozitat ligjore mbi efektshmėrinė e konsumimit tė karburanitit
tė caktuara nė vitin 1975 nuk janė zbatuar qė nga viti 1985. Kjo,
thotė zoti Bell, mund tė ketė ndodhur pėr shkak se amerikanėt nė vitet
80 dhe 90 nuk kanė qenė tė detyruar ta shikonin problemin e konsumimit
tė naftės si ēėshtje tė sigurisė kombėtare.
Megjithatė, sipas zotit Bell, shumica e
veprimtarėve tė mjedisit mendojnė se as argumenti i sigurisė kombėtare
dhe as argumenti i mjedisit nuk do tė kenė ndikim tė madh nė
konsumimin e karburantit nė Shtetet e Bashkuara pėr sa kohė qė ndikimi
politik i industrisė amerikane tė naftės tė vazhdojė tė jetė kaq i
madh.
|