|
17 nėntor 2003 / TN -
Marrė nga
QIK
-
Parasqevi Qiriazi
-
Pėr nė Kongresin e Parė tė Manastirit komisioni pregatitor ftoi edhe
motrėn time Sevasti tė pėrfaqėsonte shkollėn shqipe tė vajzavet nė
Korēė. Vjeshtėn e motit 1908 pėr shkak tė rrethanave politike tė
krijuara me shpalljen. e regjimit konstitucional nė Turqi, shkolla
jonė u ēel me njė numėr shumė mė tė madh nxėnėsish se sa nė vjetėt e
mėparshėm.
-
-
Puna e shumtė pėr tė zmadhuar shkollėn
dhe internatin e penguan drejtoreshėn tė largohet, prandaj ajo mė
delegoi mua me tė drejtėn, pėr tė pėrfaqėsuar shkollėn e vajzave tė
Korēės nė kėtė Kongres tė parė kombėtar, sikundėr u quajt atėhere
prej shqiptarėvet.
-
Siē dihet, inisiativėn e mori klubi i Manastirit *Bashkimi+, i cili
u themelua fill pas Hyrietit, dhe vėllai im Gjergj Qiriazi pati
luajtur njė rol kryesor. Klubi i Korēės nė kėtė mbledhje tė shėnuar
dėrgoi pėrfa-qėsues Mihal Gramenon, Gligor Cilkėn, Sami Pojanin dhe
Thoma Avramin. Si grua qė isha nuk munda tė udhėtoja vetėm, prandaj
mora shoqen time Fillomena A. Bonati tė mė shoqėronte nė atė mision
interesant.
-
Nuk do tė flas kėtu mbi vėshtirėsitė qė patėn hasur im vėlla
Gje-rasim Qiriazi me motrėn Sevasti, pėr tė ēelur shkollėn shqipe tė
vaj-zavet e pėr ta mbajtur hapur njėzet vjet me radhė gjatė sundimit
tiranik tė sulltan Hamitit.
-
-
Por dua tė them se vetė ne mėsueset e
shkollės kur dėlnim nga shkolla, Mitropoliti grek porositte rrugaēėt
tė na shanin "Masonka, Protestante, Papistė" - megjithėse nuk ishim
as gjė tjetėr veēse shqiptare patriote. Nė njė kohė tė kėtillė pra
kur sundonin kushte barbare pėr femrat, pa tė drejta politike pėr
ato, dhe gratė muhamedane nė rrugė s'mund tė delnin pa ferexhe, do
tė ishte e parmindur dhe e padėgjuar qė njė .grua tė delte sheshit
nė njė kon-gnes burrash.
-
Im vėlla Gjergji mė kėshilloi tė mos ekspozohesha nė kongres e tė
mos dilja nė tribunė. Megjithatė mua prapė m'u dha njė rast i mirė
tė shėrbej nė komisionin qė zgjodhi Kongresi pėr tė caktuar abecenė.
Ky komision i bėnte mbledhjet nė shtėpi tė Gjergj Qiriazit.
-
Nėna jonė, Maria ishte e pamundur, por unė ndihmoja zonjėn e
Gjergjit pėr tė pritur e pėrcjellė tė tetė anėtarėt e komisionit, tė
cilėt punonin me ditė tė tėra, tė veēuar, pėr tė shikuar ēėshtjen e
alfabetit, por edhe dhashė dorė duke mbajtur shėnime pėr komisionin.
-
-
Por kjo puna ime gjatė kongresit qe e
rėndėsishme. Ajo qė mbeti nė formė koirkrete dhe e dobishme prej
dorės sime, punė e frymėzuar prej kongresit tė parė tė Manastirit,
ėshtė botimi i abetares sime tė hartuar sipas rregullavet qė vendosi
kongresi vetė. Kjo abetare, e para e llojit tė saj, doli pas disa
muajve dhe u lajmua prej shtypit kombėtar si njė pimė e vlefshme.
-
-
"Bashkimi kombėtar" mė 5 tė vjeshtės sė
tretė 1909 shkruante: *Kjo Oibėr e vogėl me 32 faqe dhe me 18 fytyra
ėshtė radhitur bukur e pas methodhės sė re me abecenė qė vendosi
Kongresi i Manastirit". Abetarja vėrtet mbante ēminnin 20 para copa,
por e vėrteta ėshtė se ajo 01 shpėrnda gratis jo vetėm tek tė
vobektit por edhe nė gjithė nxėnėsit e shkollavet shqipe tė
atėhershme.
-
Qė nė Kongresin e Manastirit turqit dhe grekėrit treguan planet e
tyre ndaj shqiptarėvet. Bėnė ēmos qė tė merret alfabeti arab edhe
grek 'pėr tė shkruar gjuhėn shqipe.
-
-
Pėr tė luftuar punėn e vlefshme tė
Kongresit tė parė tė Manastirit dhe pėr tė penguar mbrodhėsinė e
popullit shqiptar e tė arėsimit me gjuhėn amtare, xhonturqit nisėn
fushatėn kundėr abecesė shqipe duke botuar njė abetare tė tyren me
shkronja arabe. E zemėruar ruga kjo punė e keqe e xhonturqvet kundra
abecesė aty pėr aty shkrova hymnin e alfabetit kombėtar, i cili u
kėndua nė katėr anėt e Shqipėrisė mė 1909.
-
-
Alfabeti
1. Sot ėshtė dita, shqiptarė, tė ipėrpiqemi,
-
Alfabetin ton' ta mprojmė,
-
Shpejt o burrani;
-
Shkronjat tona jan' tė arta,
-
Kėto duamė
-
-
---------------
Udhėtimin nga Korēa nė Manastir e bėmė atė kohė nė dy dite Nuk mė
del nga mendja nata qė ngrysėm nė han tė Stenjas. Katėr burra dhe dy
gra nė njė kthinė trualli pa tavan e pa oxhak. Me rrobat e udhės e
me pallton e madhe krahėvet u mblodhėm tė gjithė rreth zjarrit tė
ndezur nė mes tė vatrės me tymin qė ntrashej sa mė shumė, se s'kish
nga tė delte.
-
-
Natėn e gdhimė me biseda kombėtare dhe
rreth ēėshtjes sė abecesė dhe herė herė duke dėgjuar ndonjė shaka
prej Xha Mihalit, i cili ndėrsa derdhnim lotė prej tymit, pėrpiqej
tė na bėnte tė qeshnim. Kur arritėm nė Manastir njė ditė para se tė
ēelej Kongresi qemė pa gjumė e tė lodhur prej udhės.
-
Edhe ky udhėtim edhe kongresi vetė mė shtynė tė mendohem se ē'duhej
bėrė pėr ta shpėtuar gruan nga gjendja nė tė cilėn kredhej. Pėrveē
abetares dhe hymnit tė alfabetit, vendosa ashtu e heshtur, qė kur tė
kthehesba nė Korēė tė ftoja shoqet e mija tė qytetit dhe sė bashku
tė fillonim organizimin tė njė shoqėrie kombėtare pėr gruan.
-
-
Brenda vjetit e themeluam me emrin
*Yll'i Mėngjezit me qendėr nė Korēė.
-
Kjo shoqėri bėri punė tė mirė pėr tė mbrojtur tė drejtat e gruas
duke mbajtur konferenca kulturore patriotike dhe duke ēelur kurse
pėr tė rejat qė nuk vinin dot nė shkollė.
-
Kjo shoqėri nuk u themelua -pa vėshtirėsi, mė thirėn dhe nė gjyq
disa herė. Kundėrshtarėt e ēėshtjes shqipe e shpiegonin kėtė
thirrjen time nė gjyq si njė turp, sikur tė kisha bėrė ndonjė punė
tė keqe, - "njė grua ta bėnje veten sa tė shpien nė gjyq", - thoshin
turkomanėt dhe grekomanėt. Por unė do ta kisha pėr nder sikur tė mė
shpinin edhe hė litar pėr ēėshtjen shqipe.
-
Kurrė nuk mė shkonte ndėr mend se do tė rroja tė shoh ėndrrat e mia
tė realizuara. Nuk jam mė e zonja tė marr pjesė nė punėn e madhe qė
bėhet pėr gruan dhe prej gravet, nė kėtė zhvillim madhėshtor tė
qytetėrimit e tė kulturės nė Shqipėri, mė mbetet tė pakėn e drejta
natyrale tė gėzohem edhe unė pėr kėtė punė tė mbarė...
(Marrė nga libri "Alfabeti i gjuhės shqipe
dhe Kongresi i Manastirit", Tiranė 1972)
|
|