|
-
16 nėntor 2003 / TN
-
-
-
POLICĖT TĖ CILĖT ME 1990 I DHANĖ GRUSHTIN MĖ TĖ RĖNDĖ REGJIMIT
KRIMINEL TĖ BEOGRADIT
-
-
Shkruan:
Rexhep Elezaj
-
-
Po bėhėn tri javė qėkur njė grup prej 40 ish policėsh tė Kosovės
janė hudhur nė grevė urie. Mjerisht, duket se kėrkesat e tyre nuk po
hasin nė pėrgjigje adekuate tė institucioneve tona shtetrore tė
cilat do duhej urgjentisht tė ndėrmarrin masat e nevojshme pėr
kthyerjen e tyre nė vendet e punės.
-
-
Pse kanė ngelur kėta policė jashtė rrejdhave tė lojės, jashtė
kujdesit tė shoqėrisė, jashtė angazhimit profesional si dhe tė pa
pėrfshirė nė SHPK-nė, etj, ėshtė njė pyetje nė tė cilėn ėshtė dashur
tė jipen pėrgjigje me kohė e jo tė lejohet qė rasti i tyre tė
eskalojė nė problem social i cili sot po shkakton dhimbje indivudale
dhe familjare, por edhe brenga shoqėrore pėr statusin e tyre.
Injorimi ndaj gjithė ish-policėve tanė profesionistė, aq shumė tė
nevojshėm pėr sigurinė e Kosovės, fletė para sė gjithash, pėr
papergjegjėsitė politike dhe institucionale tė atyre tė cilėt
rrjedhat kohore nė Kosovė ende i masin me kute tė ideologjisė
komuniste-staliniste duke lėnė anash kuadrat e gatėshme dhe me
pėrvojė tė mjaftuar nė lėminė e shėrbimit policor siē janė qindra
ish policė qė kanė shėrbyer vite tė tėra nė kėtė profesion.
-
-
Shqiptarėt e Kosovės nuk e harrojė kurrė rolin historik tė shėrbimit
policor tė Kosovės gjatė kohės sė demonstratave tė 81-shės si dhe nė
periudhėn e pas kėtyre ngjarjeve, nė kohėn kur djelmoshat tanė mė tė
spikatur duke qenė nė shėrbim tė sigurimit publik, d.m.th. nė
shėrbim tė popullit dhe atdheut, me tėra aftėsitė e tyre
profesionale si dhe me angazhimin e tyre fizik bėnin gjithēka qė
ishte e mundur pėr ti dalė zot dhe pėr ta mbojtur popullin e vetė
nga barbaria e regjimit fashizoid tė Beogradit qė asokohe po vriste,
rrahte dhe persekutonte pjesėn mė vitale tė kombit shqiptar nė
Kosovė, rininė dhe studentet tė cilėt ishin ngritur kundėr dhunės
dhe terrorit shteror serb qė po ushtrohej kundėr popullit shqiptar.
-
-
Pra,
janė ish policėt tanė (me pėrjashtime tė rralla) ata tė cilėt
atėbotė nė ēdo kohė, nė ēdo kėnd, nė secilėn rrugė, lagjė, nė
secilin qytet, fshat dhe ēdo pjesė tė Kosovės bėnin roje dhe me zell
e kryenin detyrėn e vetė me besnikėri tė plotė ndaj popullit dhe ate
nė kushte dhe rrethana shumė tė vėshtira politike dhe ekonomike me
tė cilat ballafaqohej Kosova nė ato vite tė pėrgjakshme, mbase dihet
fakti se Shėrbimi policor i Kosovės edhe para vitit 1990 vepronte
nėn komandėn dhe urdhėrat e MPB-sė tė Serbisė.
-
-
Ata tė
cilėt e mbajnė mend kėtė periudhė, sot nuk duhet tė heshtin dhe as
ta harrojnė rolin dhe kontributin historik qė kanė luajtur
ish-policėt tanė nė mbrojtjen e qenjės fizike tė shqiptarėve nė
rrethana tė egra okupuese qė mbretėronin nė Kosovė, sidomos pas
vitit 1981, kur represioni policor serb ēdo ditė e mė tej merrte
pėrmasa gjithnjė e mė tragjike pėr shqiptarėt deri nė shkallėn saqė
nė vitin 1989 numri i shqiptarėve tė vrarė, i tė burgosurėve
politikė, i tė rrahurėve dhe i tė ftuarėve nė biseda informative e
kalonte shifrėn prej 50.000 vetave.
-
-
Nė
kėtė situatė ish-policėt tanė me sjelljet e tyre, gjindshmėrinė,
sakrificat vetanake, zhdėrvjelltėsinė, gjeturinė, pėrkushtimin,
besnikėrinė dhe dashurinė ndaj popullit tė vetė, por dhe me guximin
e madh qė kishin, kanė bėrė qė brenda kėtij shėrbimi tė kultivohet
fryma e patriotizmit shqiptar, e cila nė vitin 1990 kur regjimi
kriminel i Millosheviēit riokupojė Kosovėn, ka bėrė qė ata tė ishin
ndėr tė parėt qė i thanė JO kėtij (ri)pushtimi, ishin tė parėt tė
cilėt e refuzuan komandėn e kriminelėve tė ardhur nga Serbia, ishin
tė parėt tė cilėt bojkotuan masat diskriminuese serbe nė Kosovė,
ishin tė parėt tė cilėt i hapėn rrugėn rrezistencės institucionale
kundėr masave tė dhunėshme nė Kosovė, ishin tė parėt (3200 policė
vetėm nė Prishtinė) tė cilėt kolektivisht e braktisėn kėtė shėrbim,
sepse nuk i pranuan masat e jashtėzakonshme policore dhe ushtarake
serbe nė Kosovė.
-
-
Pra,
ishin kėta burrat dhe djemt mė tė fortė tė Kosovės tė cilėt me
qėndrimin e tyre kėmbėngulės i thanė JO-nė historike riokupimit tė
Kosovės, i thanė JO, politikės shfarosėse kundėr popullit shqiptar,
tė cilėt duke mbetur pa punė dhe pa tė ardhuara mujore me tė cilat i
mbanin familjet e tyre, do i bashkohėn Frontit tė rrezistencės
gjithpopullore kundėr armikut serb, i cili me shuarjen e autonomisė
sė Kosovės me tankse po pėrgadiste luftėn pėr zhdukjen e njė populli
dymilonėsh, ashtu siē veproi nė vitin 1998/99. Me punėn e tyre tė
pėrkushtuar, taktikėn dhe strategjinė e veprimit gjatė kryerjes sė
detyrės brenda shėrbimit policorė, ish-policėt tanė kanė bėrė qė
shumė patriotė dhe atdhetarė tanė tė mos bien kurrė nė duart e
policisė serbe, tė mos bien kurrė nė burgjet serbe, kanė bėrė, pra,
qė njė numėr i madh i tyre tė lirohet nga burgu (rasti konkret me z.
Xhafer Shatri) dhe tė dalin jashtė Kosovės duke i shpėtuar vdekjes
dhe burgjeve tė rėnda.
-
-
Me
ndihmen e tyre me qindra dhe mijėra shqiptarė nė ato vite i kanė
shpėtuar rrahjeve dhe malltretimeve, i kanė shpėtuar provokimeve dhe
peripetive tė shumta, sidomos kanė kontribuar nė mos cenimin e
moralit tė fėmrės shqiptare, pastaj me punėn dhe qėndrimin e tyre tė
vendosur brenda organizatave partiake kanė refuzuar botėrisht tė
gjitha masat dhe ligjet diskriminuese serbe me tė cilat shkileshin
tė drejtat e policit shqiptar, e kanė kundėrshtuar pėrdorimin vetėm
tė gjuhės serbe nė tubime dhe mbledhje tė kolektiveve punuese pranė
kėtij Shėrbimi, bile nė shumicėn e rasteve tė gjitha procesverbalet,
shėnimet policore, deklaratat, raportet si dhe dokumentet ose aktet
tjera normative shkruheshin edhe nė gjuhėn shqipe.
-
-
Policėt tanė kishin arritur qė brenda shėrbimit policor nė Kosovė ta
krijonin unitetin e brendshėm politik i cili kishte ngjyrime tė
qarta kombėtare e qė arrinte deri nė ate masė saqė lirisht mund tė
thuhej se po zbatonin nė vepėr proklamatėn gjithpopullore pėr
Kosovėn Republikė tė cilėn aspiratė e jetėsonin nė ēdo aksion dhe
detyrė qė kryenin.
-
-
Kishin
krijuar, me njė fjalė, vetėdijen dhe frymėn e lartė patriotike e
cila do tu shėrbejė nė vijim pėr forcimin e frontit gjithėpopullor
nė Kosovė kundėr masave dhe regjimit kriminel serb qė do tė
instalohej mė vonė nė Kosovė, e qė tė gjitha kėto sė bashku pėrbėnin
linjėn politike pėr zgjerimin e rrezistencės gjithshqiptare e cila
do tė manifestohet si kurrnjėherė mė parė nė historinė shqiptare tė
Kosovės pėrmes tubimeve dhe protestave masovike tė organizuara gjatė
vitit 1988, ose si ajo nė nėntor tė vitit 1989 e mbajtur nė
Prishtinė nė tė cilin merrnin pjesė mbi gjysėm milioni shqiptarė tė
ardhur nėpėr borė e shi nga tė gjitha anėt e Kosovės me qerre
kuajsh, kamiona, makina private, nė kėmbė, etj, vetėm pėr ti dhėnė
pėrkrahje Levizjes sonė kombėtare kundėr suprimimit tė autonomisė sė
Kosovės.
-
-
Nė
kėto vite mobilizimi i shqiptarėve kundėr pushtuesit kishte arritur
shkallėn mė tė lartė tė unitetit politik dhe kombėtar i cili nuk
mbahej mend mė parė. Atėbotė, mjerisht, do tė bie keq nė provimin
historik udhėheqja shqiptare e asaj kohe nė krye me Remzi Kolgecin,
kryetar i Kryesisė sė Kosovės, por populli ynė trim si gjithherė do
e jap provimin e pjekurisė politike dhe kombėtare duke u renditur i
tėri nė luftė kundėr riokupimit fashist tė Kosovės, i cili me
rrezistencėn e bėrė bashkė me grevėn e minatorėve tė Trepēės i
treguan botės mbarė sė nuk e pranojnė mė robėrinė serbe me ēfarėdo
ēmimi qoftė.
-
-
Ėshtė,
pra, shėrbimi policor i Kosovės i atyre viteve ai i cili e
kundėrshtoi rreptė politikėn hegjemoniste tė Beogradit, i cili duke
mos i pranuar masat e dhunėshme serbe nė Ministrinė e brendshme tė
Kosovės braktisi punėn dhe u kyē nė Frontin pėr ēlirimin e saj, duke
luajtur mė vonė pėrmes sindikatės sė tij rol kyē nė organizimin e
institucioneve paralele nė Kosovė gjatė periudhės sė viteve 1990/98,
kur shumica e ish policėve tanė do tė shkojnė nė rradhėt e UĒK-sė,
nga tė cilėt njė numėr i tyre do tė bie dėshmorė pėr pavarėsinė dhe
ēlirimin e Kosovės.
-
-
Prandaj, mos pėrfshirja e tyre pas ēlirimit tė Kosovės (12 qershor
1999) nė SHPK-nė pėr shkaqe dhe motive banale politike, ose me
arsyetimin se ish policėt tani mė janė tė vjetruar pėr tu pranuar
nė kėtė shėrbim, ose me pretekstin se ata kanė qenė bashkėpuntorė
tė regjimit serb, etj, dėshmon pėr vetėdijen e ultė politike dhe
kombėtare tė atyre tė cilėt ndaj ish policėve tanė u sollėn nė ate
mėnyrė po sikurse historia jonė kombėtare tė fillonte me ta, duke
harruar me qėllim faktin se janė pikėrisht ish policėt ata tė cilėt
shtetit tė Kosovės sė sotme ia kanė vėnė qysh atėherė njėrėn ndėr
bazat kryesore e cila ēon tek pavarėsia e saj, e qė sė shpejti do tė
njihet edhe ndėrkombėtarisht.
-
-
Pa
respektimin e plotė tė sė kaluarės, nuk mund tė ndėrtohet e ardhmja
e asnjė populli, pra as ajo e shqiptarėve nė Kosovė, prandaj ėshtė e
pajustifikuar logjika pėrjashtuese si dhe sjellja mohuese e disa
bosėve tanė politikė ndaj ish policėve, sidomos qėndrimi i atyre
qė nė njė apo mėnyrė tjetėr kanė ndikuar qė ata tė mbesin jashtė
konkurencės pėr tu pranuar, gjegjėsisht pėr tu rikthyer nė vendet
e tyre tė punės. Dhe kjo, jo vetėm nė aspektin human, por edhe nė
ate profesional dhe kadrovik. Injorimi i mėtejm i kėrkesave tė ish
policėve tanė grevistė tė cilėt qė tri javė rresht po kėrkojnė
kthimin nė punė, do tė rėndojė njė ditė mbi ndėrgjegjėn morale tė
atyre qė i lanė nė rrugė, mbase edhe do tė skuqėn me siguri para
fėmijėve tė tyre nesėr tė cilėt sot nuk kanė as bukė tė mjaftuar pėr
tė ngrėnė!
|
|