|
16
nėntor 2003 / TN
Nga
urrejtja patologjike ndaj individit, rejtingun qė e ka pasur dikur
akademik Rexhep Qosja te kombi, nuk e ka mė. Tash ai, dhe mendimi i
tij politik, ėshtė shumė i margjinalizuar. Duke pasur urrejtje
patologjike ndaj kryetarit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovės, pėr tė ka
shkruar dhe folur zi e mė zi qė kur dr. Rugova ėshtė shfaqur nė
skenėn politike.
Shkruan: Nazmi LUKAJ
Urrejtja
patologjike pėr individin shumė politikanė dhe intelektualė nė Kosovė,
edhe pse dikur ishin idhuj tė kombit, ka bėrė qė kombi tė mos e ketė
mė respektin pėr ta ashtu si e ka pasur dikur. Ata, duke folur e
shkruar zi pėr individin dhe partinė nga kjo urrejtje patologjike, e
jo me arsye, pothuajse fare janė margjinalizuar edhe nė skenėn
politike, edhe nė atė kulturore, edhe nė atė publicistike etj. Njė
element tjetėr i humbjes sė autoritetit te kombi dhe i margjinalizimit
tė tyre, ėshtė, veē urrejtjes patalogjike, edhe ambicia karrieriste.
Shpeshherė individėt qė janė margjinalizuar qoftė nė skenėn politike,
qoftė kulturore, qoftė publicistike etj. i kanė pasur tė dyja kėto
vese. Ose, e kanė pasur vesin e parė-urrejtjen patologjike ndaj
individit, e mė vonė kėtė e kanė shoqėrorizuar me ambicien pėr
karrierė. Kjo urrejtje patologjike ndaj individit ėshtė e pranishme nė
tė gjitha shtresat: edhe nė elitėn politike, edhe te shtresa e gjerė
politike; edhe te elita kulturore, edhe te mėtuesit pėr tė qenė elitė
e tillė; edhe te elita publicistike, edhe te mėtuesit pėr ta mbėrritur
kėtė stad; thjesht, ēdokund.
Madje,
edhe tek tregtarėt. P.sh., nga urrejtja patologjike ndaj individit,
rejtingun qė e ka pasur dikur akademik Rexhep Qosja te kombi, nuk e ka
mė. Tash ai, dhe mendimi i tij politik, ėshtė shumė i margjinalizuar.
Duke pasur urrejtje patologjike ndaj kryetarit tė Kosovės, dr. Ibrahim
Rugovės, pėr tė ka shkruar dhe folur zi e mė zi qė kur dr. Rugova
ėshtė shfaqur nė skenėn politike. (Thonė edhe se urrejtja e tij
patologjike ndaj tij daton shumė mė herėt- kur dr. Rugova ėshtė marrė
me kritikė letrare).
Fillimisht, kėtė e ka bėrė vetėm nga urrejtja patologjike, kurse mė
vonė nga ambicia pėr karrierė, pasi ėshtė bėrė kryetar i LBD-sė. Dhe,
kur e pa se duke e kritikuar dr. Rugovėn dhe LDK-nė shumė
palogjikshėm, pėr ti krijuar vetes dhe tė tjerėve favore politike, e
humbi rejtingun nė popull- e fyu edhe vetė atė, duke e rritur kėshtu
pėrmasėn e margjinalizimit tė vet.
Nuk
ėshtė se Qosja nuk e di kontributin e kryetarit Rugova dhe tė LDK-sė,
dhe nuk ėshtė se nuk e njeh politikėn, por nga inati politik, nga
urrejtja patologjike e shoqėruar mė vonė me karrierizėm ndaj dr.
Rugovės, e margjinalizoi veten. Kėto vese tė tij, sidomos vesi i
malėsorit, se unė jam dhe nuk ėshtė askush i krahasueshėm me mua, kanė
bėrė qė Qosja sa herė flet nė skenėn politike, aq mė shumė tė
margjinalizohet edhe si mendim politik, edhe si njeri
madje edhe si
atdhetar.
Kėshtu,
kjo urrejtje patologjike e plandosi nė tė gjitha aspektet. Urrejtjen
patologjike ndaj tė tjerėve e filloi me Morfologjinė e njė fushate
dhe e vazhdoi ndaj dr. Rugovės e LDK-sė, pa e ndalė as sot. Ky ves i
keq ka bėrė qė shumė nga politikanėt ti ndėrrojnė partitė. Pra, jo
pėr programin, por pėr individin. Mjaft raste tė tilla kemi sot, qė e
kanė lėshuar LDK-nė, pse u ka penguar qė dr. Rugova ėshtė personalitet
i respektuar edhe nė popull, edhe nė arenėn ndėrkombėtare, e nuk janė
vetė tė tillė. Kėta kanė kaluar nė PDK dhe AAK.
Edhe nė
kėto parti kanė hyrė me ambicie pėr tė qenė tė parėt. Dhe, kur tė
tjerėt janė bėrė tė parėt e kėtyre partive, nga urrejtja patologjike
pėr ta, i kanė lėshuar edhe kėto parti, dhe sot kanė mbetur jashtė
skenės politike. Janė edhe shumė individė nė politikėn mė tė vogėl, nė
atė tė qyteteve, qė, duke pasur urrejtje patologjike ndaj individit, e
kanė bėrė njė veprim tė tillė.
Kur i
kam pyetur disa sish pse e kanė lėshuar LDK-nė, mė janė pėrgjigjur:
Nuk kam munduar ta duroj filan fistekun tė jetė kryetar (ose nė
kryesi) imi nė filan nėndegėn, ose degėn se ai sėshtė askushi pėr
mua. Rugovėn vazhdoj ta simpatizoj edhe mė tutje.
Absurditet, apo jo?! Lėshon partinė jo pse nuk i pėlqen dr. Rugova dhe
programi, po pse thjesht ka urrejtur patologjikisht njė individ a disa
sish! Nė kėtė mėnyrė, urrejtėsit patologjikė mė sė keqi kanė goditur
veten, sepse janė margjinalizuar. Njė gjė e tillė, ka ndodhur edhe nė
skenėn kulturore, publicistike etj. Nga urrejtja patologjike pėr artin
e njė vepre tė autorit, vepra e tij ėshtė goditur si e pavlerė.
Dhe, kur
arti i saj ka shpėrthyer jo vetėm nė kufijtė kombėtarė, por edhe
ndėrkombėtarė, tė gjithė ata qė e kanė zhvlerėsuar atė vepėr dhe
autorin e saj, janė zhvlerėsuar vetė. Edhe mjaft publicistė, dikur tė
shquar, duke shkruar me kėtė tendencė urrejtjeje patologjike ndaj dr.
Rugovės dhe LDK-sė, ndaj institucioneve tė Kosovės etj. sot janė
shndėrruar nė publicistė margjinalė.
Disa,
madje, fare e kanė lėnė publicistikėn, duke u hedhur nė politikė, pėr
tė bėrė pėrpjekje pėr tu ringritur edhe njė herė. Po, edhe aty kanė
dėshtuar, sepse as nė kėtė fushė nuk kanė mundur tė lirohen nga
urrejtja patologjike. Ose, shkruajnė rrallė, sepse janė tė vetėdijshėm
se publicistika e tyre mė nuk ka ithtarė nė opinion. Mė tepėr,
shkruajnė sa pėr tė shkruar. Janė plot kėsi emrash tė dėshtuar nė kėtė
fushė, tė cilėt, edhe pse kanė pasur zotėsi pene, duke e pėrdorur atė
jashtė aryes, e zvetėnuan veten.
Duke
atakuar tė tjerėt nga kėto vese, do tė pėsojnė edhe tė gjithė ata qė
do ta ndjekin rrugėn e tyre. Prandaj, pėr tė mos e pėrjetuar kėtė
humbje autoriteti, tė gjithė ata qė i hynė ndonjė fushe tė caktuar,
qoftė politike, kulturore, publicistike etj. duhet tė bėhen operacion
nga urrejtja patologjike pėr individin. Pėr veprėn e tij. Pėr partinė
qė e udhėheq
Kur tė
shkruajnė, kur tė flasin e kur tė kritikojnė duhet fjalėn ta qesin nė
letėr e ta thonė gjithnjė duke u mbėshtetur nė arsyen, e cila do tua
ruajė rejtingun qė e kanė fituar njėherė. Pėrndryshe, do tė jenė
gjithmonė viktima tė bumerangut
|
|