|
16 nėntor
2003 / TN
-
Nga:
Gėzim MEKULI
-
Shqiptar nga Kosova, student Uni. Oslo (Media, Film dhe
Kominikacion)
Kohėve
tė fundit kam lexuar mjaft artikuj, komente e libra mbi dhe pėr
politikat e USA-sė dhe NATO-sė. SHBA-tė dhe NATO kritikohen ashpėr pėr
intervenimin nė Irak dhe Afganistan. Kėtu vie nė dukje edhe lufta nė
Kosovė. Si rrjedhojė, unė, jam duke e ndier vehten tė provokuar dhe
jam duke u ballafaquar me njė shqetsim tė brendshėm shpirtėror.
Nė
mediat norvegjeze ėshtė duke mbijetuar njė fushatė e paspsjegueshme
ndajė poltikės amerikane! Posa lexova librin "Krigens retorikk"
(Retorika e luftės) tė shkruar nga profesoresha e shkencave tė
komunikacionit nė univeritetin e Oslo-s, Elisabeth Eide, u bėra helm e
vrerė; u zhgenjėva dhe u shumdėshpėrova. Autorja kritikon dhe gjykon
intervenimin amerikan nė Afganistan, Irak dhe nė mėnyrė indirekte edhe
nė Kosovė.
Unė
skam qenė asdhenjherė nė Afganistan apo Irak, por, unė, si europian,
kam pėrjetuar regjimin serb. Ishte NATO nėn lidershipin e USA-sė, qė
mė shpetoj jetėn. Kėta sollėn paqen nė Kosovė, Kroaci, B e H, e pse
mos tė ceki edhe nė vet Serbinė. Tė prodhosh paqe e qetėsi duhet kohė!
Disa
media dhe qeveri janė duke udhėhequr propagandėn mediale dhe thonė se
aksionet e NATO-s kanė shkaktuar valėt e refugjatėve shqiptar pėr nė
Shqipėri dhe Maqedoni. Kjo lloj propagande ėshtė shumrezikshme. Ishin
forcat serbe tė cilat vetėm brenda 3 orėve spastruan/zbrazėn qytetin
tim Pejėn (90.000 banor). Ishin forcat e organizuara serbe tė cilat
vranė shumė shokė, tė afėrm dhe tė njohur, nder ta edhe dhėndrin tim,
i cili u dogj pėr sė gjalli!
Pasenjė
sistemi aparteidi tė ushtruar mbi shqiptarėt, pėr mė shumė se 10 vite,
qė pėrbėjnė popullsinė me mbi 85-90% tė Kosovės, regjimi serb ushtroj
terrorin, masakrėn dhe dogji fshatra e qytete tė tėra. Dhe kėtė vetėm
e vetėm pėr tė spastruar Kosovėn nga shqiptarėt. Nė lidhje me kėtė
fenomen unė pyes: Ku ishin politikanėt e Europės? Pėrse kėta nuk
intervenuan qė tė ndalojnė gjenosidin serb ndaj shiptarėvet?! Pėr
dhjet vite rresht populli shqiptar iu pėrgjigjen kėtijė regjimi me
padėgjueshmėri civile, protesta paqėsore dhe opozitė politike.
Politika
shqiptare nė Kosovė alarmonte pėr shumė tragjedi dhe pasqyronte
shembuj se cfare kishte ndodhė nė ish-Jugoslavinė: B dhe H (afėr
230.000 tė vdekur) dhe Kroacia (afėr 50.000). Dhe shumica e
politikanėve europian vetėm mbanin fjalime (tė zbrazta/kota) ; vetėm
provonin qė tė shkaktojnė vėmendje mediatike duke lansuar rezolutat e
tyre. E regjimi ushtarak serb, i ndihmuar nga intelektualet serb,
pėrgjakosnin njėrezit nepėr Ballkan. Populli shqiptar dhe diplomacia e
sajė e ka tė qartė, se pa politikėn e SHBA-s dhe pa intervenimin
ushtarak, humbjet nė njėrėz do tė ishin akoma mė te larta.
Sistemet
demokratike politke (si SHBA dhe NATO) u futėn nė Kosovė pėr shkak tė
terrorrit. Regjimi serb reagoj me dhunė dhe zbatoj njė fushatė
kundėrshqiptare tė ashpėr ushtarake e politke. Keta organizuan edhe
transportimin masiv tė shqiptarėve, me tė vetmin qėllim qė tė zbrazin
Kosovėn nga shqiptarėt. Dogjen, ushtruan dhunė dhe plaqkitėn. Sot na
mungojnė jo mė pak se 900 shqiptar! Nė javėt e fundit (03.09.03) u
kthyen eshtrat e 40 shqiptarėve tė vrarė civil nga Serbia (Batajnica,
qytet afer Beogradit) nė Kosovė
Sistemet
politike demokratike nė rafshin ndėrkombetar dhe populli shqiptar nė
Kosovė e di mirė, se bombardimi i aparatit tė Millosheviqit dhe
infrastrukturės komuniste bėri/detyroj qė regjimi serb tė
falimentoj/kapituloj. Se serbėt kapituluan, nuk do tė thot se nė serbi
gjindeshin (dhe sot akoma nuk gjinden) levizje demokratike kundėr
atijė regjimi, qė bėri gjenocide ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Regjimi
ushtarak serb u detyrua tė dorėzohet, sepse pėrditshmeria e tyre u bė
e veshtirė pėr vet popullin serb!
Shqiptarėt e ndjekur janė kthyer nė shtepitė e tyre. Kosovarėt jetojn
nė njė shoqeri tė sigurtė. Institucionet jan duke u ndėrtuar me
ndihmėn e shoqerisė pėrendimore. Kontributi norvegjez nė rindėrtimin e
infrastrukturės dhe politikės nė Kosovė ėshtė i njė rėndesie tė madhe.
Kosova ka Qeverinė e sajė, Presidentin dhe Kuvendin, ku tė gjithė
pakicat marin pjesė aktive nė proceset politike. Se njė gje e tillė ka
ndodhur ėshtė e njė domethenjė kapitale pėr sistemin politk demokratik
tė Kosovės. Dhe kjo duke ju faleminderuar, kryesisht, SHBA-s dhe
NATO-s.
Me gjith
pėrparimin e madh, ka raste qė disa shqiptar hakmirren, dhe si cak
sulmi kanė pakicėn serbe (e cila sot ėshtė duke u instrumentalizuar
nga Beogradi), e qė une si njė shqiptar, vetkuptohet, ndiej keqardhje
tė fuqishme. Shqiptarėt nacionalist duan tė krijojn njė atmosferė
frige, e cila do tė bėnte qė pakica serbe tė braktis Kosovėn. Por qė
tė barazpeshosh aksionet e hakmarrjes sė kohės sė pasluftės me
sjelljet e regjimit fashist serb qė nga viti 1989, ėshtė plotesisht e
papraneshme dhe e jo logjikshme; si pėr nga madhėsia, intervali kohor
dhe hiq me pak pėr nga renditja e ndodhive.
Pėrgjegjesia, mendoj unė, gjindet, katėrcipėrisht, tek intelektualėt
serb, tė cilėt nuk u distancuan (dhe nuk po distancohen) me kohė nga
ideologjia fashiste, pėr procesin qė ata e lindėn dhe e filluan ndaj
shqiptarėve tė Kosovės.
Kundėrshtarėt e politikave tė SHBA-s, nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė apo
terthorazi, janė ndihmėsit e mrekullueshėm dhe aleatet e Bin Ladenit,
Millosheviqit dhe Sadamit.
Unė, qė
kam provuar nė lėkur regjimin mė tė ashpėr tė Ballkanit, ndjejė
dhimbjeloti pėr keto qėllime!
|
|