|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E shtune, 15 nėntor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova tha se njohja e pavarėsisė sė Kosovės do t'i pėrshpejtonte proceset ekonomike, demokratike e ndėretnike

  • Sot organizohet njė tribunė me temėn: "Vetėvrasjet - si tė parandalohen"

  • Dėnohet incidenti i djeshėm i shkaktuar nga ekstremistėt serbė nė Mitrovicė

  • Kosova do tė jetė e pavarur, tha gjenerali Klark gjatė njė takimi me shqiptaro-amerikanėt

  • KKSHA i thotė Harri Holkerit se pavarėsia ėshtė e vetmja alternative pėr Kosovėn

  • Holkeri nė Paris ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes dhe atė tė Jashtėm

  • Holkeri gjatė fundjavės takohet me Havier Solanėn

  • B. Trajkovski: Maqedonia do ta respektojė ēdo vendim pėr statusin final tė Kosovės, pėrfshirė edhe pavarėsinė

  • Bashkimi Evropian dėshiron qė statusi i Kosovės tė zgjidhet sa mė shpejt

  • A. Kasof: Kosova deri nė vitin 2005 do tė arrijė t'i pėrmbushė disa nga standardet

  • Ismail Kadare thotė se tri besimet fetare nė Shqipėri janė tė lidhura me kombin dhe ekzistencėn e tij

  • Amnesti Interneshėnell shpreh shqetėsimin pėr pėrdorimin e dhunės ndaj emigrantėve shqiptarė nė Greqi

  • Nė Uashington u zhvillua takimi i parė i Komisiomit tė Partneritetit "Adriatiku 3"

  • Spartak Ngjela thotė se nė Shqipėri do tė fillojė revolta dhe protestat masive pėr votėn e lirė

  • Ballkani do tė jetė nė tryezėn e bisedimeve tė takimit BE-SHBA nė Bruksel

  • Grupi radikal islmaik turk ka marrė pėrgjegjėsinė pėr dy sulmet e sotme nė qendėr tė Stambollit

  • Mbi 23 persona kanė vdekur nė njė shpėrthim nė qendėr tė Stambollit

  • Irakianėt tė marrin nė kontroll vendin e tyre verėn e ardhshme

  • Trupat e 18 ushtarėve dhe policėve italianė kthehen nė atdhe

  • Ish zyrtarėt kėshillojnė Sharonin

  • Kanadaja me kryeministėr tė ri

 
  
Presidenti Rugova tha se njohja e pavarėsisė sė Kosovės do t'i pėrshpejtonte proceset ekonomike, demokratike e ndėretnike
 
Prishtinė, 15 nėntor 2003 - Sot nė Prishtinė i zhvilloi punimet Konferenca e pestė me radhė me temėn "Shqiptarėt dhe fqinjėt e tyre", tė cilėn e organizon Projekti pėr Marrėdhėnie Etnike me seli nė Nju Jork.

Konferencėn e hapi dhe nė tė foli Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova. Nė kėtė konferencė marėn pjesė edhe udhėheqės tė tjerė politikė, si dhe drejtori i Projektit pėr Marrėdhėnie Etnike, Alen Kasof.
Ndėr temat qė u duskutuan ishin edhe procesi i pajtimit ndėrmjet komuniteteve, dilema shoqėri shumetnike apo mbrojtje e minoriteteve etj.

Presidenti Rugova fillimisht pėrshėndeti punėn e kėsaj tryeze, e cila kishte pėr temė marrėdhėniet ndėretnike nė Kosovė, dhe foli pėr suksesin e komunave nė kėtė plan. Ai tha se nė kuadėr tė progresit tė pėrgjithshėm, mund tė flitet edhe pėr progresin nė marrėdhėniet ndėretnike.

Presidenti shfaqi mendimet e veta edhe lidhur me disa ēėshtje qė ishin shtruar paraprakisht pėr diskutim nė kėtė tryezė. Ai tha se pajtimi ndėretnik ėshtė i mundshėm, njė pajtim nė komunikim tė shumicės me pakicat. Mirėpo, shtoi ai, ky proces don kohė dhe veprim tė kujdesshėm.
 
Institucionet duhet tė pėrqendrohen nė mbrojtjen dhe zvillimin e minoriteteve qė kanė mbetur nė Kosovė dhe u shpreh pėr kthimin individual pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė, sepse nė kėtė mėnyrė krijohet shoqėria tolerante dhe e mirėkuptimit.

Nė vazhdim tė fjalės sė tij, Presidenti Rugova u angazhua pėr reforma nė shoqėrinė kosovare, por jo nė baza etnike, duke shtuar se udhėheqja e Kosovės ka ndihmuar nė kėtė plan pėrmes involvimit tė saj publik.
Presidenti Rugova theksoi se edhe ēėshtja e statusit tė Kosovės ndikon nė kėto relacione, pra mosdefinimi i kėsaj ēėshtjeje bėhet njė pengesė pėr marrėdhėniet nderetnike, tha ai.

Presidenti tha se njohja e pavarėsisė do t'i pėrshpejtonte proceset e brendshme ekonomike, demokratike e ndėretnike, dhe do tė qetėsonte rajonin tonė, tha ai.

Presidenti Rugova nė fund tė fjalės sė tij tha se pėrgjithėsisht nė Kosovė ka pasur progres nė integrimin administrativ, por mbetet tė bėhet edhe nė planin e pajtimit, proces ky qė nė njė mėnyrė ka filluar.
Nė kėtė tryezė folėn edhe pjesėmarrės tė tjerė.
 
 
Sot organizohet njė tribunė me temėn: "Vetėvrasjet - si tė parandalohen"
 
Prishtinė, 15 nėntor 2003 - Duke u nisur nga fakti se pas luftės dhe sidomos muajt e fundit nė Kosovė ka lėshuar rrėnjė njė dukuri shumė negative dhe brengosėse, siē ėshtė - vetėvrasja, kryesitė e 4 degėve tė qytetit tė Prishtinės tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, organizojnė sot njė tribunė tė hapur me temėn: "Vetėvrasjet - si tė parandalohen". Nė kėtė tribunė do tė ligjėrojnė dr. Skender Boshnjaku (neuropsikiater) dhe dr.Shefqet Krasniqi (teolog).

Tribuna mbahet nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, dhe fillon nė ora 13:30.
 
 
Dėnohet incidenti i djeshėm i shkaktuar nga ekstremistėt serbė nė Mitrovicė
 
Mitrovicė, 15 nėntor 2003 - Komiteti pėr Politikė dhe Financa i Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės ka dėnuar ashpėr incidentin e shkaktuar nga ekstremistėt serbė tė premtėn, mė 14.11.2003, nė afėrsi tė urės kryesore mbi lumin Ibėr.

Anėtarėt e Komitetit vlerėsuan se incidenti i shkaktuar nga ekstremistėt serbė, ėshtė bėrė me qėllim qė tė zhvlerėsohen rezultatet e arritura nė drejtim tė krijimit tė kushteve pėr qarkullim tė lirė tė tė gjithė qytetarėve tė komunės, nė tė gjitha drejtimet, tė cilat kohėve tė fundit ishin tė dukshme e qė ėshtė konfirmuar edhe nga BSHVL-ja, pėr ē'arsye ajo ia dorėzoi pėrgjegjėsitė pėr kontrollimin e urės kryesore policisė dhe SHPK-sė.

Komiteti pėr Politikė dhe Financa vlerėsoi pozitivisht reagimin e policisė dhe tė SHPK-sė pėr tė ndėrprerė incidentin, por jo edhe aktivitetin pas, pėr shkak se nuk ka raportuar pėr asnjė ekstremist serb tė arrestuar, tė cilėt tashmė njė kohė tė gjatė janė tė njohur nga qytetarėt.

Anėtarėt e Komitetit pėr Politikė dhe Financa shprehin pėrkrahje tė plotė pėr organet e rendit dhe kėkojnė nga ato qė tė angazhohen mė tepėr e mė seriozisht pėr arrestimin e shkaktarėve tė incidenteve tė shumta nė veri tė qytetit dhe pėr dorėzimin e tyre para organeve tė gjyqėsisė, sepse kjo do tė ndikonte shumė nė relaksimin e raporteve midis qytetarėve dhe nė proceset e integrimit tė qytetit.
   
  
Kosova do tė jetė e pavarur, tha gjenerali Klark gjatė njė takimi me shqiptaro-amerikanėt
 
   
Uashington, 15 nėntor 2003 - Anėtarė tė mirėnjohur tė komunitetit shqiptaro-amerikan tė udhėhequr nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) nė Nju Hampshair u takuan me kandidatin demokratik pėr president, gjeneralin Uesli Klark (Wesley Clark). Nė kėtė takim ata kanė shprehur vendosmėrinė e komunitetit qė ēėshtjet shqiptare tė jenė pėrparėsi nė politikėn e jashtme tė Amerikės.

Takimi mes anėtarėve tė KKSHA-sė dhe gjeneralit amerikan ishte pjesė e serisė sė takimeve qė kjo organizatė jopėrfituese dhe jopolitike shqiptare ka patur me politikanė amerikanė tė profilit tė lartė pėr tė mbrojtur tė drejtat ė shqiptarėvė.
  
I pyetur nga Hari Bajraktari, njė anėtar i Bordit Drejtues tė KKSHA-sė, pėr qėndrimin e tij politik ndaj tė ardhmes sė Kosovės, gjenerali Klark tha: "Si president (Kosova) do tė jetė njė prej ēėshtjeve nė krye tė axhendės sime. Kosova do tė jetė e pavarur sepse ky ėshtė vullneti i shumicės sė popullit atje.
 
Ky ėshtė parimi i duhur dhe ne do tė punojmė pėr tė arritur kėtė qėllim, sepse kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė mėnjanuar konflikte tė tjera nė tė ardhmen", tha Klark.

Duke i kujtuar kėtij kandidati presidencial se puna nė Ballkan nuk ėshtė pėrfunduar ende, KKSHA-ja theksoi se udhėheqja amerikane nė rajon tani ėshtė mė e nevojshme se ndonjėherė tjetėr.

Gjenerali Klark vėrejti se SHBA-tė duhet tė punojė me vėmendje tė madhe nė Ballkan pėr tė bashkuar dhe forcuar lidhjet ekonomike dhe pėr tė ulur nivelin e armiqėsive dhe urrejtjes historike tė cilat nė vitin 1999 shkaktuan njė numėr konfliktesh etnike tė pėrgjakshme nė rajon si rezultat tė nacionalizmit tė egėr aerb nėn udhėheqjen e tė akuzuarit pėr krime lufte Sllobodan Millosheviē.

Duke iu pėrgjigjur njė pyetjeje nga anėtarėt e KKSHA-sė rreth qėndrimit tė tij nė lidhje me ofertėn e Serbisė pėr t'u vėnė SHBA-ve nė dispozicion 1,000 trupa pėr t'i ardhur nė ndihmė pėrpjekjeve ushtarake nė Afganistan, Klark tha se ishte plotėsisht kundėr pranimit tė Serbisė si pjesė pėrbėrėse e pėrpjekjeve ndėrkombėtare kundėr terrorizmit.

"Jam i shqetėsuar rreth propozimeve qė kam dėgjuar tė diskutohen se Serbia do tė dėrgojė trupa ushtarake nė Afganistan pėr tė luftuar ekstremistėt muslimanė...
 
Mendoj se duke patur parasysh historinė e kėtyre ushtarėve, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė pėrcillnin mesazhin e gabuar nėse do tė lejonin njė gjė tė tillė. Deri sa kjo tė qartėsohet dhe shpjegohet, ne nuk mund ta ftojmė Serbinė [qė tė marrė pjesė nė luftėn kundėr terrorizmit]," tha gjenerali Klark.
 
 
KKSHA i thotė Harri Holkerit se pavarėsia ėshtė e vetmja alternative pėr Kosovėn
 
Nju Jork, 15 nėntor 2003 - Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lėshoi kėtė dėklaratė pėr shtyp nė lidhje me takimin qė u mbajt mė 12 nėntor nė Nju Jork me shefin e UNMIK-ut nė Kosovė, Harri Holkeri.
Pėrfaqėsues tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) i thanė Harri Holkerit se pavarėsia e plotė ėshtė alternativa e vetme praktike pėr Kosovėn.

Nė kėtė takim morėn pjesė edhe kongresisti amerikan Eliot Engel, pėrkrahės prej kohėsh i popullit shqiptar, sė bashku me anėtarė tė komunitetit shqiptaro-amerikan. Takimi shėrbeu si forum pėr pjesėmarrėrsit, tė cilėt diskutuan disa prej sfidave mė tė mėdha me tė cilat ndeshet Kosova ndėrkohė qė synon drejt pavarėsisė sė plotė.
Duke renditur tri mundėsi pėr tė ardhmen e Kosovės - praninė e pėrhershme tė OKB-sė dhe NATO-s, ribashkimin me Serbinė dhe Malin e Zi nė kuadėr tė njė federate, dhe pavarėsinė e plotė - kongresisti Engel theksoi se mundėsia e vetme qė ia vlen tė konsiderohet ėshtė pavarėsia e plotė, si zgjidhja mė e favorshme nė dobi tė paqes dhe stabilitetit afatgjatė nė Ballkanin e trazuar.

Z. Holkeri, gjatė qėndrimit nė Nju Jork, bėri thirrje pėr pėrmbushjen e "standardeve para statusit", njė listė objektivash tė nxjerra nga komuniteti ndėrkombėtar.

Anėtari i Boardit Drejtues tė KKSHA-sė, Hari Bajraktari, tha se UNMIK-u duhet tė punojė mė nga afėr me udhėheqėsinė e Kosovės B veēanėrisht presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit - sidomos gjatė pjesėmarrjes nėpėr takime ndėrkombėtare nė lidhje me Kosovėn.
 
Z. Bajraktari shpjegoi se duke ftuar edhe udhėheqėsinė e Kosovės nėpėr takime ndėrkombėtare do tė kontribuonte kėshtu nė legjitimitetin e institucioneve lokale brenda dhe jashtė vendit.

Avokati Rezart Spahia tha se ndėrtimi i njė partneriteti tė sukseshėm ndėrmjet UNMIK-ut dhe udhėheqėsisė sė Kosovės mund tė arrihet vetėm nėse tė dy palėt do tė jenė pjesėmarrėse aktive nė kėtė partneritet.
 
Duke pranuar se si kryeadministrator z. Holkeri ka tė drejtė tė flasė nė emėr tė Kosovės, z. Spahia argumentoi se lejimi i pjesėmarrjes sė presidentit dhe kryeministrit tė Kosovės nėpėr forume ndėrkombėtare, veēanėrisht nė raportimet pėrpara Keshillit tė Sigurimit, do t'i ofronte komunitetit ndėrkombėtar pikėpamjet e vlefshme tė udhėheqėsve tė zgjedhur tė Kosovės.

Duke theksuar ndryshimin midis "statusit tė ardhshėm" dhe "statusit pėrfundimtar", pėrfaqėsuesi numėr njė i OKB-sė nė Kosovė tha se, "nėse gjithēka shkon mirė deri nė vitin 2005 ne mund tė rishqyrtojmė ecurinė e pėrmbushjes sė standardeve. Nėse rishqyrtimi nxjerr rezultate pozitive, atėherė diskutimet rreth statusit mund tė nisin, por jo para vitit 2005", tha Holkeri.

Z. Holkeri nėnvizoi se nevojitet tė dėshmohet se Kosova po bėhet gjithnjė e mė e aftė pėr tė qenė zot i vetvetes.

Ish-kryetari i KKSHA-sė, Riēard Lukaj, shpreshu shqetėsimin se pavarėsisht nga investimet ndėrkombėtare progresi i dukshėm nė Kosovė vazhdon tė mungojė dhe infrastruktura bazė vazhdon tė mbetet shumė e dobėt.
 
Z. Lukaj gjithashtu theksoi nevojėn pėr tė pėrmirėsuar ligjin dhe rendin, duke pėrmendur se dėshtimi i sistemit tė drejtėsisė nė shume raste ka qenė shkak qė njerėzit t'i zgjidhin vetė problemet e tyre.
Zėvendėskryetari i KKSHA-sė, Martin Shkreli, u interesua pėr pėrpjekjet e UNMIK-ut pėr tė mbrojtur shqiptarėt e Kosovės nga urdhėrarrestet e lėshuara nga Serbia.

Z. Holkeri tha se nuk ishte nė gjendje tė thoshte me siguri qė ngjarje tė tilla nuk do tė ndodhin nė tė ardhmen. Ai gjithashtu mori pėrsipėr tė qarkullojė informacion nė komunitetin ndėrkombėtar nė lidhje me kėtė ēėshtje me qėllim qė tė parandalojė incidente tė ngjashme dhe tė turpshme nė tė ardhmen.
 
Kongresisti Engel, bashkėkryetar i Grupit Kongresional pėr Ēėshtjet Shqiptare, paralajmėroi kundėr vendosjes sė shqiptarėve tė Kosovės pėrballė "standardeve qė janė aq tė larta sa qė nuk mund tė arrihen kurrė, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr standarde qė nuk varen nga kosovarėt".

Engel nėnvizoi se komuniteti ndėrkombėtar po ushtron standarde tė dyfishta ndaj Kosovės. Ai pėrdori si shembull konfliktin midis Izraelit dhe Palestinės nė lidhje me tė cilin SHBA ka deklaruar njė rrugė te qartė se si mund tė arrihet nė zgjidhjen e konfliktit, pėr tė vėnė nė dukje se edhe Kosovės duhet t'i jepet njė udhėrrėfyes drejt statusit pėrfundimtar.
 
Nėse komuniteti ndėrkombėtar nuk cakton njė vit brenda tė cilit Kosova duhet tė bėhet e pavarur, argumentoi kongresisti Engel, atėherė qytetarėt e saj do tė ndjehen sikur u janė mohuar tė drejtat e tyre themelore pėr vetėvendosje.

Privatizimi ishte njė ēėshtje tjetėr qė u diskutua nė takimin ndėrmjet z. Holkeri dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, me individė tė caktuar me shtetėsi amerikane qė shprehėn shqetėsim ndaj faktit se edhe pse kishin paguar blerjen e sipėrmarrjeve tė ndryshme nė Kosovė ende nuk kishin marrė titullin e pronės.
 
Duke iu referuar pėrvojės personale, sipėrmarrėsi shqiptaro-amerikan Florim Krasniqi tha se fjalėt qė ai dėgjon nė lidhje me privatizimin janė tepėr inkurajuese, mirėpo veprimet qė ndėrmerren nga autoritetet qė mbikqyrin privatizimin janė tepėr dekurajuese.
 
 
Holkeri nė Paris ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes dhe atė tė Jashtėm
 
Paris, 15 nėntor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri dje ka nė Francė ka zhvilluar takime tė veēanta me ministrin francez tė Mbrojtjes dhe atė tė Jashtėm. Ministria e Jashtme ka bėrė tė ditur se Franca plotėsisht e mbėshtet angazhimin e Holkerit nė Kosovė.
 
"Si anėtare e BE-sė dhe Grupit tė Kontaktit i kushtojmė rėndėsi zhvillimit tė Kosovės dhe mbėshtesimi politikėn standardet para statusit. Kosova duhet t'i arrijė normat e pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtara pėrpara se tė fillojė zgjidhja e statusit pėrfundimtar", ka thėnė njė zyrtar i Ministrisė sė Jashtme franceze.

Nga Parisi, shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri do ta vizitojė Brukselin.
 
 
Holkeri gjatė fundjavės takohet me Havier Solanėn
 
Bruksel, 15 nėntor 2003 - Pėrfaqėsuesi i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Hari Holkeri do tė qėndrojė gjatė fundjavės nė Bruksel. Ai kėtė tė diel do tė ketė njė darkė-pune me Havier Solanėn, pėrfaqėsuesin e lartė tė BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe tė Sigurisė. Ndėrkaq, Solana refleksionet nga takimi me Holkerin do t'ua paraqesė edhe ministrave tė jashtėm tė BE-sė qė takohen njė ditė mė vonė nė Bruksel, pėrkatėsisht ditėn e hėnė.
 
 
B. Trajkovski: Maqedonia do ta respektojė ēdo vendim pėr statusin final tė Kosovės, pėrfshirė edhe pavarėsinė
 
Berlin, 15 nėntor 2003 - Maqedonia do ta respektojė ēdo vendim pėr statusin final qė do tė merret nga populli i Kosovės dhe Qeveria e Serbisė, pėrfshirė edhe pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė presidenti i Maqedonisė, Boris Trajkovski.
 
Ai ka shtuar se edhe shqetėsimet e Maqedonisė pėr ēėshtjen e kufirit duhet tė merren parasysh nė bisedimet pėr statusin final tė Kosovės. Trajkovski i bėri kėto komente gjatė njė vizite nė Berlin, ku paralajmėroi se ekonomia e dobėt e Maqedonisė mund ta vėrė nė dyshim stabilitetin e vendit.
 
 
Bashkimi Evropian dėshiron qė statusi i Kosovės tė zgjidhet sa mė shpejt
 
Bruksel, 15 nėntor 2003 - Bashkimi Evropian dėshiron qė statusi i Kosovės tė zgjidhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, ndėrkaq nėse plotėsohen standardet, fillimi i zgjidhjes duhet tė jetė nė vitin 2005. Kjo u tha dje nė selinė e BE-sė nė Bruksel, duke bėrė tė qartė se BE zyrtarizon pajtimin me planin e Grupit tė Kontaktit, tė shprehur nga nėnsekretari amerikan i Shtetit, Mark Grosman.
 
Bashkimi Evropian ka paralajmėruar se kjo do tė jetė temė diskutimi edhe nė takimin e ministrave tė Jashtėm tė BE-sė me sekretarin amerikan tė Shtetit Kolin Pauell.

Burime nė Komisionin Evropian nė Bruksel kanė pohuar se BE-ja do tė angazhohet edhe mė shumė pėr tė ndihmuar nė zbatimin e standardeve tė cilat do tė ēojnė deri te hapja e ēėshtjes sė statusit final tė Kosovės nė vitin 2005.
 
Tė hėnėn nėpėrmjet konkluzave tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė do tė thuhet se statusi final i Kosovės mund tė fillojė tė zgjidhet nė verėn e vitit 2005, ose mė herėt nė rast tė plotėsimit tė disa standardeve.
 
 
A. Kasof: Kosova deri nė vitin 2005 do tė arrijė t'i pėrmbushė disa nga standardet
 
Prishtinė, 15 nėntor 2003 - "Besoj se Kosova deri nė vitin 2005 do tė arrijė t'i pėrmbushė disa nga standardet dhe t'i hapė rrugėn zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė saj". Kėshtu ka thėnė dje pasdite nė Prishtinė, Alen Kasof, drejtor i Projektit pėr Marrėdhėnie Ndėretnike nga Shtetet e Bashkuara. Kasof i bėri kėto komente pas takimeve qė zhvilloi me kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Kosovės.
 
Ai ka nėnvizuar se statusi i ardhshėm i Kosovės do tė varet nga puna dhe suksesi i Qeverisė dhe partive politike qė tė krijojnė nė Kosovė kushte tė pranueshme jetese pėr tė gjitha bashkėsitė etnike.
 
Kasof tha gjithashtu se i kupton rrethanat e krijuara nė Kosovė, sidomos pas vitit 1999 ndaj luftės sė armatosur qė ndodhi kėtu. Mirėpo, sipas tij deri nė procesin e zgjidhjes sė statusit final kosovarėt duhe tė jenė ata tė cilėt duhet tė vendosin vetė se cilės rrugė do tė shkojė Kosova.

Kasof ėshtė shprehur gjithashtu optimist se Kosova do tė jetė nė gjendje qė t'i pėrmbushė standardet e parashikuara dhe t'i hapė kėshtu rrugėn zgjidhjes sė statusit final gjatė vitit 2005.
 
 
Ismail Kadare thotė se tri besimet fetare nė Shqipėri janė tė lidhura me kombin dhe ekzistencėn e tij
 
Tiranė, 15 nėntor 2003 - Nė Tiranė filloi Konferenca ndėrkombėtare "Harmonia fetare nė Shqipėri", tė organizuar nėn kujdesjen e presidentit tė Republikės Alfred Moisiu.
 
Duke folur nė kėtė konferencė shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, u shpreh se nė Shqipėri tė tri besimet fetare janė barazisht tė rėndėsishme dhe barazisht tė ligjshme, dhe se respektimi i ndėrsjellė, duhet tė jetė i shenjtė pėr vendin. Ai theksoi se kėto tri besime nė Shqipėri janė tė lidhura me kombin dhe ekzistencėn e tij.

Kadare paralajmėroi pėrpjekjen e disa qarqeve fetare greke pėr t'u mohuar ortodoksve shqiptarė kombėsinė.
 
Po ashtu ai tha se ėshtė shqetėsuese edhe shfaqja e njė rryme radikale ndėrmjet myslimanizmit shqiptar, duke pėrmendur disa deklarata qė hedhin idenė e mohimit tė kombit shqiptar nė emėr tė kombit islam. Shfaqja e njė rryme tė radikale ėshtė njė pėrpjekje pėr tkurrjen e kombit shqiptar. Thėnė mė ndryshe, tha ai, "kemi tė bėjmė me njė version pėr copėtimin e Shqipėrisė".

Presidenti Moisiu tha se modeli i tolerancės dhe bashkėjetesės fetare nė Shqipėri pėrbėn njė aspekt shum pozitiv tė kulturės sė shoqėrisė shqiptare nga i cili kanė ēfarė tė mėsojnė dhe kombet e tjera.
 
 
Amnesti Interneshėnell shpreh shqetėsimin pėr pėrdorimin e dhunės ndaj emigrantėve shqiptarė nė Greqi
 
Uashington, 15 nėntor 2003 - Organizata pėr mbrojtjen e drejtave dhe lirive tė njeriut Amnesti Interneshėnell shprehu shqetėsimin e saj lidhur me pėrdorimin e dhunės sė vazhdueshme nga ana e policisė dhe ushtaarėve grek ndaj emigrantėve ilegalė shqiptarė.
 
Amnesti Interneshėnell u ka bėrė thirrje autoriteteve greke qė tė autorizojnė policėt dhe ushtarėt qė shėrbejnė nė kufirin shqiptaro-grek qė armėt e zjarrit tė pėrdoren vetėm nė ato raste kur vihet nė rrezik jeta e tyre nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare.
 
Kjo organizatė thekson se torturat dhe keqtrajtimet janė rreptėsisht tė ndaluara nga traktatet ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, traktate qė janė ratifikuar edhe nga Greqia dhe ligjet greke.

AI u bėn thirrje autoriteteve greke qė incidentet e keqtrajtimeve tė hetohen nė mėnyrė tė paanshme dhe personat pėrgjegjės tė nxirren para drejtėsisė, ndėrkaq viktima e keqtrajtuara tė kompensohen.
 
 
Nė Uashington u zhvillua takimi i parė i Komisiomit tė Partneritetit "Adriatiku 3"
 
Uashington, 15 nėntor 2003 - Nė Uashington u zhvillua takimi i parė i Komisiomit tė Partneritetit tė Kartės sė Shteteve tė Bashkuara "Adriatik 3". Nė sesionin plenar nė Departmentin e Shtetit morėn pjesė zėvendėsministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Luan Hajdaraga, ministrja e Punėve tė Jashtme tė Maqedonisė, Ilinka Mitreva, zėvendėsministri i Jashtėm i Kroacisė, Ivan Simonoviq dhe zėvendės sekretari amerikan i Shtetit Riēard Armetixh.
 
Nė pėrfundim tė takimit u miratua edhe njė deklaratė e pėrbashkėt me tė cilėn u riafirmuan arritje si dhe u shpreh angazhimi pėr forcimin e bashkėpunimit rajonal dhe mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara nė proceset integruese tė kėtyre vendeve nė struktura evroatlantike.
 
 
Spartak Ngjela thotė se nė Shqipėri do tė fillojė revolta dhe protestat masive pėr votėn e lirė
 
Tiranė, 15 nėntor 2003 - Kandidati i Partisė Demokratike pėr Bashkinė e Tiranės, Spartak Ngjela ka deklaruar se do tė fillojė revolta dhe protestat masive pėr votėn e lirė. Kėto prononcime, Ngjela i bėri pas shpalljes sė rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas tė cilave fituesi i zgjedhjeve nė Tiranė ėshtė kandidati i Partisė Socialiste, Edi Rama.
 
 
Ballkani do tė jetė nė tryezėn e bisedimeve tė takimit BE-SHBA nė Bruksel
 
Bruksel, 15 nėntor 2003 - Ministrat e jashtėm tė BE-sė lidhur me Kosovėn do tė diskutojnė sipas paralajmėrimeve tė presidencės italiane tė radhės edhe pėr raportet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė e Malit tė Zi dhe pėr, siē thuhet, rrugėt dhe mjetet pėr tė rritur kontributin e BE-sė nė zbatimin e standardeve nė Kosovė.

Nė Bruksel do tė qėndrojė javėn qė vjen edhe sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell. Ai do tė ketė takim me homologėt e tij tė vendeve tė BE-sė nė Bruksel nė njė takim tė pėrbashkėt BE-SHBA nė nivel tė ministrave tė jashtėm.
 
Ėshtė paralajmėruar se Ballkani e nė veēanti Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do tė jenė nė tryezėn e bisedimeve tė takimit BE-SHBA krahas natyrisht temave mė tė nxehta, siē janė Iraku dhe Lindja e Mesme.
 
 
Grupi radikal islmaik turk ka marrė pėrgjegjėsinė pėr dy sulmet e sotme nė qendėr tė Stambollit
 
Stamboll, 15 nėntor 2003 - Grupi radikal islmaik turk, i njohur me emrin Fronti i Luftėtarėve tė Lindjes sė Madhe (IBDA/C) ka marrė pėrgjegjėsinė pėr dy sulmet e sotme nė qendėr tė Stambollit, nė tė cilat u vranė tė paktėn 23 vetė, njofton TV turk dhe agjencia e lajmeve Anadolia, transmeton Rojter.

"Arsyeja e kėtyre sulmeve ėshtė t'i jipet fund represionit kundėr muslimanėve. Aksionet tona do tė vazhdojnė", ka thėnė njė burrė i paidentifikuar pėrmes telefonit.

IBDA/C ėshtė themeluar nė vitin 1985 dhe synon vendosjen e shtetit islmaik nė Turqi. Me kėtė qėllim ajo edhe nė tė kaluarėn ka kryer disa atentate nėpėr lokale tė ndryshme nė Stamboll.

Rojter citon burimet izraelite tė kenė thėnė se sulmet kanė ndodhur para dy sinagogave nė Stamboll dhe nė to kanė pėsuar besimtarėt gjatė lutjes sė mėngjesit.

Konsulli i pėrgjithshėm izraelit nė Turqi Amira Amon i ka thėnė radios izraelite se sulmet kanė qenė tė njėkohshme nė tė dyja sinagogat: njėra quhet Neve Shalom kurse tjetra Beit Israel.
 
 
Mbi 23 persona kanė vdekur nė njė shpėrthim nė qendėr tė Stambollit
 
Stamboll, 15 nėntor 2003 - Mbi 23 persona kanė vdekur dhe disa dhjetra tė tjera janė plagosur si pasojė e dy shpėrthimeve nė njė sinagoge nė qendėr tė Stambollit, njoftoi ministri i brendshėm turk. Autoritetet thanė se tė dyja shpėrthimet erdhėn si pasojė e bombave tė vendosura nė makinė.

Kanali televiziv turk CNN tregoi pamje njerėzish tė plagosur tė mbuluar nė gjak qė transportoheshin me barrela nga sinagoga Neve Shalom nė lagjen Sisli tė Stambollit.

CNN-i turk tha se shpėrthimi ndodhi rreth orės 07.30 GMT dhe shtoi se numri i tė vdekurve pritet tė rritet.
Shėrbimet e emergjencės kanė rrethuar vendin dhe po veprojnė me shpejtėsi.
 
 
Irakianėt tė marrin nė kontroll vendin e tyre verėn e ardhshme
 
Bagdad, 15 nėntor 2003 - Shtetet e Bashkuara kanė propozuar qė irakianėt tė marrin nė kontroll vendin e tyre verėn e ardhshme, njoftoi media amerikane.

Paul Bremer, zyrtari i lartė amerikan nė Irak, njoftohet se ka biseduar me pėrfaqėsuesit irakianė pėr pėrshpejtimin e kalimit tė pushtetit.

Anėtarėt e Kėshillit Qeverisės tė Irakut, thuhet se kanė reaguar pozitivisht ndaj kėtij qėndrimi.

Zoti Bremer udhėtoi me urgjencė drejt Uashingtonit kėtė javė pėr tė diskutuar ndryshimin e qėndrimit amerikan pėrballė sulmeve nė rritje nė Irak ndaj trupave tė SHBA-sė.
 
 
Trupat e 18 ushtarėve dhe policėve italianė kthehen nė atdhe
 
Romė, 15 nėntor 2003 - Trupat e 18 ushtarėve dhe policėve italianė tė vrarė nga njė sulm me bombė nė jug tė Irakut kthehen tė shtunėn nė atdhe, ku do tė nderohen gjatė njė ceremonie nė Romė.

Tė premten, 21 policėt qė mbetėn tė plagosur gjatė tė njėjtit sulm, u kthyen nė shtėpitė e tyre ku iu bė njė pritje prej heronjsh.

Gjatė njė fjalimi, kryeministri Silvio Berluskoni tha se nė fillim nuk e kishte mbėshtetur pushtimin e Irakut.
"Por kur e pashė qė nuk kishte rrugėdalje, qėndrova nė krah tė Shteteve tė Bashkuara," shtoi ai.

Italia nuk dėrgoi trupa gjatė pushtimit tė Irakut, por pas pėrfundimit tė luftės pėr tė ndihmuar nė rindėrtimin e vendit.
 
 
Ish zyrtarėt kėshillojnė Sharonin
 
Tel Aviv, 15 nėntor 2003 - Katėr ish-shefa izraelitė tė sigurisė i kanė bėrė thirrje Izraelit qė tė tėrhiqet nga territoret palestineze nė Bregun Perėndimor dhe Gaza.

Ata thanė se politika e kryeministrit, Ariel Sharon, po minon pėrpjekjet pėr marrėveshjen e dy shteteve.
Por, megjithatė, sipas tyre, Sharon ėshtė i vetmi politikan i aftė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e vendbanimeve.
 
 
Kanadaja me kryeministėr tė ri
 
Otavė, 15 nėntor 2003 - Partia liberaldemokrate nė pushtet nė Kanada zgjodhi ish-ministrin e financave, Pol Martin, si kryetarin e ri dhe kryeministrin ardhshėm

Zoti Martin pritet tė marė drejtimin e qeverisė pas disa javėsh, kur do tė largohet nga detyra kryeminstri akutal, Jean Chretien.

Tė dy politikanėt janė rivalė tė fortė.

Zoti Martin e humbi postin e tij nė qeveri dy vjet mė parė kuri drejtoi njė fushatė kundėr zotit Kretie pėr tė marrė nė dorė partinė.

 


  |  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.