|
 |
-
14 nėntor 2003 /TN
-
-
Nga Ismail KADARE
-
-
Ky takim nderkombetar behet ne nje kohe kur nje shqetesim i
ri, ose me sakte nje shqetesim i vjeter, i rikthyer me nje
force te re, eshte shfaqur ne bote: marrdheniet midis
besimtareve.
-
-
Eshte kjo arsyeja qe teza e Samuel Hantingtonit se pas renies
se utopive totalitare, shekulli XXI do te jete shekulli i
perplasjes se qyteterimeve, ka zgjuar dhe vazhdon te zgjoje
shume interesim, ne krahun e pranimit ose te kundershtimit te
saj.
-
-
E pranuar teresisht ose pjeserisht, e glorifikuar ose e hedhur
poshte, kjo teze gjithsesi nuk mund te injorohet. Ka kohe qe
dicka e rendesishme po ndodh ne boten tone, dicka qe vemendjes
sone per nje kohe te gjate i ka shpetuar.
|
-
-
Do te
quhet perplasje ose jo e qyteterimeve, do te cilesohet katastrofe e
pashmangshme ose e shmangshme, kjo eshte veshtire te parashikohet.
Ajo qe mund te thuhet me bindje eshte se shumica e popujve te botes
jane te perzier drejtperdrejt ose terthorazi ne kete problem.
Rrjedhimisht miliona e miliona njerez kudo ne bote kane bashkuar
mendjet, pasionin dhe vullnetin e tyre, per t'i dale perpara se
keqes.
-
-
Kam
bindjen se mbledhja jone ketu ne Tirane bene pjese ne mozaikun e
ketij shqetesimi te pergjithshem njerezor.
-
-
Per
nje nderthurje fatkeqe te rrethanave, acarimi midis besimeve ka
perkuar dhe shpesh eshte bere amalgam me nje zezone tjeter
planetare: terrorizmin.
-
-
Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si luftrat ashtu si urrejtja
qe i pjell, eshte shume me i vjeter se te gjitha besimet e medha te
sotme: krishterimi, islamizmi, judaizmi e budizmi. Terrori, ne te
gjitha trajtat e tij, me gjithe rekuiziten e maskat e veta, e ka
shoqeruar historine njerezore ne te gjitha fazat e saj.
-
-
Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku
mbeshtetet. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja qe nuk ka
cerdhen e vet dhe uzurpon cerdhet e te tjereve, terrorizmi kerkon
popuj, vende, ideologjira, besime fetare, kauza politike, konflikte
racore, acarime etnike, mjerime shoqerore e keshtu me radhe, per te
leshuar ne to vezet e veta, e per te pjelle pastaj racen e vet:
terrorin.
-
-
Identifikimi i terrorizmit me nje popull ose me nje grup popujsh, me
nje ceshtje madhore, me nje besim fetar, etj, eshte nje keqkuptim
tragjik. Per fat te keq, ky keqkuptim po ecen dhe po kthehet ne
faktor te pare, per t'i dhene terrorizmit ate qe nuk e ka: nje baze,
nje truall, nje besim.
-
-
Terrorizmi e bashke me te acarimi midis popujve me besime te
ndryshme, jane kthyer, sic u tha me lart, ne nje problem dramatik
planetar. Kontinenti yne evropian eshte i prekur drejtperdrejte nga
ky shqetesim. E kur permendim Evropen, e marrim me mend se
gadishulli yne ballkanik eshte dyfish i prekur. E ne kete gadishull
vendi yne, Shqiperia, vend i rralle ne Evrope me tre besime fetare,
perben vertet nje rast te vecante ashtu sikurse dhe cilesohet m te
drejte ne programin e ketij forumi.
-
-
Ne qe
jemi shqiptare, ndonese na vjen keq, jemi te ndergjegjshem se imazhi
i vendit dhe i popullit tone ne boten e sotme nuk eshte per t'u
lakmuar. Ne jemi te ndergjegjshem gjithashtu se ky imazh nuk ndreqet
as me mllefe, as me psheretima revanshiste, por me pune dhe
emancipim te gjithanshem. Nuk do te zgjatem ne kete pike sepse ajo
nuk hyn ne temen e ketij forumi. E permenda imazhin e demtuar te
Shqiperise, per te ardhur te nje e vertete tjeter, dhe pikerisht tek
ideja se edhe ne keto kushte te veshtira, kur ne ndodhemi nen
prozhektoret e kritikes, edhe ne kushtet pra, kur cenet tona kane
dale ne plan te pare, ka dicka qe mbare bota na i njeh per merite.
Dhe kjo dicka, per fat te mire, nuk eshte nje gje e vogel.
Perkundrazi, ajo eshte dicka e madhe, e cmuar vecanerisht sot. Kjo
eshte toleranca, harmonia fetare.
-
-
Ka
kohe qe kjo tolerance, permendet si nje gje proverbiale.
-
-
Dhe ka
arsye per kete. Nje popull jo i madh ballkanik, nje komb me tre
besime dhe kater komunitete fetare, ne nje zone te famshme per
grindje dhe pezm. Nje popull aspak i urte, madje do te thoja i
prirur, si pjesa me e madhe e ballkanasve, per acarim. E megjithate,
ndonese me tri fe, kush ideal per percarje, shqiptaret, gjate
historise se tyre nuk i kane njohur konfliktet fetare.
-
-
Shpjegimi per nje harmoni fetare, qe ka zgjatur me shekuj ne
Shqiperi, nuk duhet kerkuar ne ndonje paradoks, ne ndonje sistem
edukimi e emancipimi te nje niveli shembullor, e aq me pak ne cilesi
moralo-etnike te vecanta te ketij populli. Shqiptaret jane si gjithe
te tjeret. Harmonia fetare e tyre eshte pjelle e vete jetes,
rrjedhoje e natyrshme e kushteve dhe e rrugetimit te tyre
neperhistori.
-
-
Konvertimi, kthimi i nje pjese te shqiptareve nga feja e pare e
tyre, katolicizmi ne besimin ortodoks, e me pas kthimi i nje pjese
tjeter ne fene myslimane, ka qene me sa duket, edhe shkolla e pare e
tolerances. Gjate ketij procesi per shqiptaret u be e zakonshme qe
nje pjese e familjes te ruante besimin e pare katolik, e tjetra te
ishte ortodokse apo myslimane. Raste te shumta deshmojne qe dy
vellezer, njeri katolik e tjetri mysliman, te jetonin nen nje
pullaz, e keshtu me radhe kjo ndodhte me fise e krahina te tera.
-
-
Eshte
e kuptueshme se kur njeriu mesohet te jetoje me besime te ndryshme
ne te njejtin fis, madje nen te njejtin pullaz, ai vetvetiu mesohet
me tolerancen e me harmonine. Nje njeriu te tille urrejtja midis
feve i duket e huaj dhe absurde.
-
-
Kur ne
shekullin XIX, ne Ballkanin e shqetesuar, shqiptaret po perpunonin
edhe ata strategjine e tyre te shkeputjes nga perandoria osmane,
rilindasit shqiptare, filozofet, poetet, politikanet, e kuptuan se
harmonia fetare ishte nje thesar i pacmuar. Ata e kuptuan se nje
percarje fetare e shqiptareve do te vinte ne rrezik vete ekzistencen
e Shqiperise. Ndaj ata u kapen pas idese se harmonise fetare, me
thonj e me dhembe, per ta kthyer ate ne nje antidot, ne nje flamur
krahas flamurit te lirise.
-
-
Per
fat te mire, vizioni liberal per fene, per pranimin e tjetrit, do te
rrezatonte njefaresoj nje tolerance ne mos te njejte, se paku te
ngjashme, kur ishte fjala per kobmesine ose racen tjeter.
-
-
Toleranca ndaj "tjetrit", ndaj atij qe kishte jo vetem tjeter fe,
por edhe tjeter kombesi, u vertetua ne nje shembull te madh e te
shkelqyer, qe nuk k qene aq i shpeshte ne historine e njerezimit:
qendrimi i shqiptareve ndaj hebrejve. Shqiptaret u shfaqen si komb
filosemit jo vetem ne jeten e tyre te perditshme. Filosemitizmi i
tyre perballoi proven me te veshtire: holokaustin. Eshte nje e
vertete e njohur, e megjithate, me lejoni ta perseris se, ne mbarim
te Luftes se Dyte Botorore, numri i hebrejve, ndersa pakesohej kudo,
ne Shqiperi u rrit gati 10 fish. Me lejoni ta perseris kete sepse
popujt kane nevoje per modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot ketu
qe t'i inkurajojme ato.
-
-
Botimi
kohet e fundit i dokumentave te qeverise dhe aleateve te vetm ku i
kerkohej gjermaneve te hiqnin dore nga perndjekja e hebrejve ne
Shqiperi nga qe do te krijoheshin probleme me popullsine vendase,
deshmon gjer ne cfare shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime ne
Shqiperi.
-
-
2.
-
-
Per te
kuptuar me mire se si harmonia midis tre besimeve dhe kater
komuniteteve fetare, ne nje vend kaq te ngushte si Shqiperia, nga
nje program moral, nga nje filozofi, etike ose stragtegji shqiptare,
u ndesh me realitetin e ashper historik dhe nga kjo perplasje doli e
pademtuar gjer me sot, me lejoni qe t'u kujtoj fare shkurt, ato qe
kane ndodhur ne kete vend lidhur me fene.
-
-
Feja e
pare e shqiptareve, katolicizmi, e vejter pothuaj se ajo e Romes,
ishte e vetmja ne kete vend per gati 1000 vjet. Ndarja e kishes
romane nga ajo bizantine, ndarje kufiri i se ciles kalonte
perafersisht ne Shqiper, do te sillte konvertimin e pare te nje
pjese te katolikeve shqiptare ortodokse. Disa shekuj me pas,
pushtimi i krejt Ballkanit, nga perandoria osmane, do te sillte
bashke me ushtrine dhe administraten, nje besim te ri: islamin.
-
-
Nuk
ishin vetem nje pjese e shqiptareve qe u konvertuan. Dukuria ishte e
gjere ne gadishull. U kthyenh ne myslimane nje pjese e sllaveve dhe
e grekeve. Katoliket shqiptare ishin e para popullsi e madhe
katolike qe ra nen sundimin otoman. Ata u perpoqen te mbanin lidhjet
me boten e krishtere evropiane. Merret me mend se nje kalvar i gjate
e nje martirizim i pafund i priste katoliket shqiptare, keta
tragjike te vetmuar, ne perandorine qe ishte krejt e huaj per ta. E
megjithate ata e mbajten per t'u kujtuar shqiptareve ate qe kishin
humbur: atdheun dhe Evropen.
-
-
Ortodokset shqiptare, ndonese te ndare fetarisht nga katoliket, u
perpoqen, ashtu si ata, te mbanin ndezur flaken e lirise dhe te
shqiptarizmit. Nje nderlikim i ri u shfaq ne jeten e ortodokseve
shqiptare ne shekullin e 19 e 20, pas clirimit te Greqise nga
zgjedha osmane. Nje ide groteske, e pjelle nga qarqe panheleniste,
idea se ortodokset ballkanas jane greke dhe s'mund te kene tjeter
kombesi, i helmoi marrdheniet midis te krishtereve greke dhe
shqiptare. Ortodokset shqiptare me veprat e tyre, me aktet, disa
here me flijimin e jetes se tyre e deshmuan se ishin ortodokse te
nje kombesije tjeter. Ka kaluar kaq kohe, e per fat te keq, nje ide
e tille absurde vazhdon te gjalloje ne Greqine e sotme, anetare e
Bashkimit Evropian.
-
-
Myslimanet shqiptare, ithtaret e besimit me re ri, do t'u duhej
ndoshta te kalonin neper proven me te veshtire. Duke marre fene
islame, besimin zyrtar te perandorise, myslimanet shqiptare, te
tunduar nga favoret kishte rrezik t'i percmonin e te ndaheshin nga
vellerezit e tyre te krishtere. Ky do te ishte fundi i harmonise
fetare ne Shqiperi dhe ndoshta fundi i Shqiperise.
-
-
Myslimanet shqiptare nuk e bee kete. Dhe jo vetem kaq. Si per te
treguar qarte se ata nderruan fene por nuk nderruan kombin, ata,
ashtu si edhe me pare, moren pjese ne te gjitha aksionet kombetare
bashke me te krishteret. Ata moren pjese ne beselidhjet e hapta ose
te fshehta, ne komitetet, ne kryengritjet kunder shtetit osman.
Ashtu si te krishteret, u flijuan edhe ata, madje shpesh me denime
me te rrepta, nga qe kur ishte fjala per fatet e kombit, midis tij
dhe fese zgjodhen kombin.
-
-
Pavaresia e gjeti Shqiperine ne nje kaos te plote. Megjithate, edhe
midis kesaj rremuje ballkanike te papare, edhe midis principatave te
percara, midis programeve, flamureve, peshkopeve, imameve,
feudaleve, poeteve e banditeve, shkurt, edhe ne ditet kur dukej
sikur shqiptaret nuk kerkonin vecse shkaqe per t'u kacafytur,
percarja fetare, me ndonje perjashtim te rralle, nuk u shfaq.
-
-
Nje
nga shpjegimet, si te thuash, nje nga sekretet perse pas kaosit
mbreteria e Zogut arriti ne nje kohe te shkurter te vendoste
rregullin ne Shqiperi ka qene edhe legjislacioni per marredheniet e
te tri feve me shtetin shqiptar. Ndonese i perpiluar trecerek
shekulli me pare, ky legjislacion eshte me i miri gjer me sot, ne
historine e Shqiperise dhe nje nder me te miret ne Evrope. Ai eshte
i tille nga qe bazohet ne traditen per te cilen folem me lart.
Perfitoj nga rasti per t'iu sugjeruar autoriteteve shqiptare qe,
lidhur me problemet e sotme te ngjashme, do te benin mire te
keshilloheshin me ate legjislacion.
-
-
3.
-
-
Historia e harmonise fetare ne Shqiperi nuk eshte nje histori
idilike. Ne thelb ajo ka qene dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalen
per episode te tilla si farsa tragjikomike e ndalimit te besimeve
prej regjimit komunist. As per mallkimin qe ne emer te fese, iu be
alfabetit shqiptar dhe ortodokseve shqiptare qe e lexonin ate. E as
per rebelimin proturk te Haxhi Qamilit. Historia ka qene ne thelb
dramatike, sepse ka qene perhere e mbarsur me rreziqe te medha.
-
-
Sot,
ne Shqiperine demokratike, te gjitha rreziqet e kapercyera jane
prape te mundshme. Ato jane te tilla, sic u tha, ne Evrope e,
padyshim ne bote. Ne fund te fundit, ngaqe jane te tilla, te
mundshme, ne jemi mbledhur te flasim e te shqetesohemi per to.
-
-
Harmonia fetare, sa c'eshte madheshtore si ngrehine, aq eshte edhe e
brishte. Mjafton e cara e pare serioze, mjafton radikalizimi i
njerit prej besimeve, qe ngrehina te shembet.
-
-
Ne
rastin e Shqiperise, te tre besimet, ashtu sic e pame, jane te
lidhura me kombin, me vete ekzistencen e tij. Neve nuk na lejohet
asnje sjellje e papergjegjshme, asnje harrese, asnje pakujdesi, ne
mirembajtjen e kesaj ngrehine. Aq me pak na lejohen pasionet
meskine, anesite, per te mos permendur provokimet dhe provokatoret.
-
-
Se
pari, ne duhet te jemi te qarte per gjerat themelore, per ato qe
jeta dhe historia i kane vendosur nje here e pergjithmone e qe nuk
kane nevoje te vihen ne dyshim. Te gjithe popujt e qyteteruar e
bejne kete. Asnje vend qe quhet i tille nuk i shkul e i ngul
themelet e tij cdo vit e cdo stine, si nomadet.
-
-
Themeli i themeleve ne ceshtjen fetare ne Shqiperi eshte qe te tre
besimet kryesore, jane te tria barazisht te rendesishme e barazisht
te ligjshme. Katoliket, pavaresisht se jane me te pakte ne numer,
perfaqesojne fene e pare te shiqptareve. Si te tlle ata kane nje
zbritje vertikale ne historine dhe kulturen shqiptare te
pashembullt. Si te tille, ata i kane dhene kombit shqiptar simbole
dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te Nene Tereza. Shkurt,
ata jane ura me e vjeter, asnjehere e shembur, qe lidh Shqiperine me
Evropen.
-
-
Myslimanet shqiptare, ndonese feja me e re ne Shqiperi, kane te
njejtin legjimitet. Ai sigurohet jo vetem nga prania e tyre e
fuqishme numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i fuqishem ne
gjithe rrugetimin e popullit shqiptar drejt lirise dhe emancipimit.
-
-
Ortodokset shqiptare, ashtu si katoliket, ashtu si myslymanet, kane
qene pjese e pandare e korpusit kombetar ne te gjitha stuhite qe ai
ka perballuar. Keqkupitmit te pafalshem, lidhur me kombesine, ata i
kundervune kontributin e tyre kolosal ne Rilindjen Kombetare
Shqiptare, krahas vellezerve katolike e myslimane.
-
-
Ky
drejtpeshim midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar ketu edhe
komunitetin e katert bektashizmin, nuk eshte nje deshire e marre per
realitet. Dhe as retorike poetike, ose psikoze pajtuese, e tille qe
kerkon drejtpeshimin dhe harmonine atje ku ajo nuk ekziston.
-
-
Ky
drejtpeshim e ky legjitimitet jane nje realitet, nje thelb.
Shqiperia eshte nje vend me tre fe. Ajo nuk mund te identifikohet me
asnjeren prej ketyre feve. Ne qofte se ne nuk besojme ne kete, ne
nuk besojme ne arsyen tone te te qenit, ne arsyen e te qenit te vete
Shqiperise. Si rrjedhoje e kesaj ne, jemi te bindur se respekti i
nderjsellte midis besimeve duhet te jete i shenjte ne kete vend.
Asnje ngacmim a provokim nuk mund te lejohet midis vete besimeve.
Asnje ngacmim i laikeve kunder fetareve. Asnje ngacmim i fetareve
kunder laikeve. Se fundi, asnje ngacmim i te tre besimeve kunder
shteti.
-
-
Tundimet per te kunderten jane verejtur, per fat te keq, kohet e
fundit, ne periudhen e demokracise. Keqkuptimet me te ndjeshme jane
ato qe lidhen me raportet komb-fe. Perkunder tradites shekullore
jane shfaqur prirjet per ta vene fene kunder kombit. Lidhur me
nderlikimin e qarqeve fetare greke per t'u mohuar ortodokseve
shqiptare kombesine, ky eshte nje problem i rende, qe nuk ndihmon
per asgje te mire ne Ballkan. Shpresojme qe qeveria greke te
ushtroje aq sa mundet ndikimin e saj ne keto rrethe per te ndrequr
nje keqkuptim.
-
-
Shfaqja e nje rryme readikale midis myslimanizmit shqiptar e ka
shqetesura kohet e fundit jo vetem opinionin, por, sic eshte
deshmuar ne shtyp e ne TV edhe vete komunitetin mysliman. Mendoj se
konflikti del nga kuadri i brendshem fetar qysh ne castin kur prek
raportet me kombin. Ne shkrime dhe deklarata, vertet te rralla, por
shpesh te qarta, ne shtyp dhe ne internet, jane hedhur ide qe e
mohojne haptas kombin shqiptar, ne emer te nje kombi tjeter, atij
islamik. Jemi te sigurte se nje shpallje e tille nuk mund te kete
perkrahje midis shumices se islamisteve te rinj shqiptare, nje pjese
e te cileve kane kryer studimet ne vendet arabe.
-
-
Si ne
rastin e panhelenizmit, shoqeruar me proselitizmin e emigranteve
shqiptare, ashtu dhe ne rastin e panarabizmit, kemi te bejme me nje
perpjekje per tkurrje te kombit shqiptar.Thene ndryshe, kemi te
bejme me nje version "soft" te copetimit te vendit. Nje dhunim
tjeter i rende, i ndeshur sidomos ne propagandat antishqiptare, ka
qene percudnimi i idese se lire e te drejtave te njeriut, duke u
identifikuar vetem me ato fetare. Per nje kohe te gjate ropaganda e
Milloshevicit u perpoq t'i mbushte mendjen botes se lufta per liri e
shqiptareve te Kosoves nuk ishte gje tjeter vecse nje lufte fetare e
myslymanizmit shqiptar kunder krishterimit serb.
-
-
Nuk
eshte e veshtire te perfytyrohet sot se sa tragjike do te ishte per
Kosoven po te binte ne kete kurth dhe, ne vend te lirise se
mirefillte te kerkonte lirine fetare. Kurse ne vend te krimineleve
serbe t'i shpallte lufte krishterimit fqinj. Nje vend i larget ne
malet e Kaukazit, Cecenia, po e paguan shtrenjte nje ngaterrese te
ngjashme.
-
-
Nje
tjeter problem qe lidhet me trysnine radikale fetare eshte perpjekja
per te shfrytezuar historine e vendit. Nga acarimet midis
fondamentalisteve, rrezikohet percudnimi i historise shqiptare gjer
ne ate shkalle sa qe per pezm kunder krishterimit te mohohen
rrenjet, te mohohet autoktonia e popullit shqiptar ne trojet e tij.
Ne e dime se si ndodh ne Ballkan kur teza te tilla dalin nga skajimi
kinse historik, per t'u shnderruar aty per aty ne tragjedi
njerezore. Mbeshtetur nga teza te tilla popullsia came u debua nga
trojet e veta gjashtedhjete vjet me pare. Mbeshtetur prej tyre
300.000 shqiptare te Kosoves u debuan ne Turqi prej Jugosllavise se
Rankovicit. Se fundi, ne pame me syte tane debimin e gati nje milion
shqiptareve te Kosoves ne prag te shekullit 21.
-
-
Duke
iu rikthyer idese se ruajtjes se drejtpeshimit fetar ne Shqiperi,
mendoj se eshte koha qe shteti shqiptar t'i siguroje nje baze
kushtetuese ligjore ketij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet
e kultit, shkollat, fondacionet, kleriket shqiptare ose te huaj qe
sherbejne ne to, financimet e brendshme ose te jashtme, te gjitha
keto nuk mund t'i lihen rastesise por duhet te rregullohen me ligj.
-
-
Si
rrjedhoje e kesaj, shteti shqiptar duhet te marre masat per te
njemendesuar autoqefaline e kishes ortodokse shqiptare.
-
-
Gjithmone ne kete vazhde, si rrjedhoje e faktit qe kombi shqiptar ka
tre besime dhe kater komunitete fetare, shteti shqiptar duhet te
sigurojne me kushtetute ndalimin e pjesemarrjes se Shqiperise ne
aleanca ose liga fetare nga qe cdo aleance e tille bie ndesh me
parimin baze te laicitetit te Republikes dhe ve ne pozite
diskriminuese dhe perjashtuese besimet e tjera.
-
-
Shteti
shqiptar duhet te ritheksoje parimin e laicitetit te Republikes,
duke e bere te qarte se feja eshte e ndare nga shteti dhe nga
politika.
-
-
Vendi
yne ka zgjedhur rrugen dhe orientimin e vet drejt familjes se tij
natyrale, familjes se popujve evropiane. Ai ben pjese sot ne
aleancen dhe luften kunder terrorizmit, kesaj flame qe eshte e
drejtuar kunder gjithe botes dhe kunder gjithe besimeve.
-
-
Vendi
yne modest ndodhet tani per tani ne ate zone qe quhet si oborri i
jashtem i Evropes. Vendet qe ashtu si ne jane ne pritje, i ofrojne
kontributet e tyre shtepise evropiane. Kontributi yne, harmonia
fetare, eshte mesazhi me i qarte i miqesise e i mirekuptimit qe
Shqiperia i dergon sot familjes se popujve.
-
-
-
*Fjalim
i mbajtur ne konferencen nderkombetare zhvilluar ne Tirane me teme:
"Fete dhe qyteterimet ne mijevjecarin e ri"
(Dėrguar mė 15 nėntor 2003 nga Ē. Loloēi)
|
|