|
-

|
-
|
-
Tiranė, 15
nėntor 2003 /
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Doli nga shtypi nė Bukuresht vėllimi Antologji e poezisė
rumune, e sponsorizuar nga Ministria e Kulturės dhe Kulteve e
Rumanisė. Kjo antologji, e para nė llojin e vet, ėshtė
pėrgatitur nga Kopi Kyēyku, i cili ka kryer jo vetėm
pėrzgjedhjen dhe shqipėrimin e poezive, por edhe pasthėnien.
-
-
Antologji e poezisė rumune ka 450 faqe dhe pėrfshin krijimet
mė tė arrira tė 185 autorėsh rumunė tė tė gjitha kohėrave e
vendeve, si dhe disa nga krijimet mė nė zė tė folklorit e tė
lirikės popullore rumune.
-
-
Nė parathėnien e shkruar nga kritiku dhe studjuesi i letėrsisė
prof. dr. Viktor Kraēun, ndėr tė tjera thuhet: Me sa dimė, ky
ėshtė njė rast pa tė dytė nė historinė e pėrhapjes sė poezisė
rumune nė botė.
-
-
Ėshtė e para herė qė tėrė poezia, - e cila ėshtė ngjitur nė
majat e universales falė Emineskut, bashkė me njė valė
autorėsh me vlera tė mirėfillta... pėrfshihet nė faqet e tė
njėjtit vėllim, pėrkthyer nga njė autor i vetėm... E, meqėnėse
ėshtė i pari qė pati burrėrinė ti hyjė kėsaj pune tė
mundimshme, le ti shprehim falenderimet tona, se i meriton
plotėsisht.
|
-
Duke bėrė fjalė pėr afėritė e ndėrkėmbimet shqiptaro-rumune,
profesori Kraēun vėren se nuk ėshtė aspak rastėsi qė, nė tė
njėjtėn kohė me kėtė antologji, i biri i kėtij autori,
Ardian-Christian Kuciuk (pseudonimi letrar i Ardian Kyēykut),
shkrimtar i shquar njėlloj si nė gjuhėn shqipe, ashtu edhe nė
gjuhėn rumune, ka realizuar aktin e anasjelltė, gjithnjė i
nisur nga njė njohje e thellė e gjuhės dhe e shpirtėrimit
rumun, duke na dhėnė njė antologji tė poezisė pėrfaqėsimtare
shqiptare, tė pėrkthyer nė gjuhėn rumune.
-
-
Lidhur me shqipėrimin e poezisė rumune nga Kopi Kyēyku, autori
i parathėnies konkludon: E konsiderojmė kėtė akt si njė nga
bamirėsitė qė i janė sjellė kulturės rumune e cila u shtohet
ngadhnjyese marrėdhėnieve ndėrmjet popujve tanė qė u kanė
qėndruar shekujve. Lidhjet shqiptaro-rumune janė
tradicionale... Ato janė fuqizuar vazhdimisht, duke shėnuar
arritje tė shkėlqyera, veēanėrisht nė rrafsh kulturor.
-
-
Njėra nga kėto arritje ndodhet tani nė duart e lexuesve. Nė
pasthėnie, shqipėruesi i Antologjisė, akademiku Kopi Kyēyku,
ndėr tė tjera e vė theksin nė ndikimet e ndėrsjella
shqiptaro-rumune nė rrafshin poetik, - si nė krijimtarinė
popullore, ashtu edhe nė atė tė kultivuar, - e nė veēanti nė
frymėn dhe nė tė pėrbashkėtat e krijimtarisė sė dy lirikėve tė
mėdhenj: poetit kombėtar rumun, Mihai Emineskut, dhe Lasgush
Poradecit.
|
|
-
|