|
- 15 nėntor 2003 /TN
-
- Albert RAMAJ
/ St. Gallen, ZVICĖR
| |
I
nxitur nga kolegia ime I. A. dhe stafi i www.stublla.com u fillua
qė tė punohet pėr reagimin ndaj shkrimit tė Aurel Plasarit, i cili
pretendon qė Nėnė Terezėn ta paraqesė me preardhje vllahe. Me
pėrkrahjen sidomos tė don Nikson Shabanit u arrit tė paraqitet njė
studim i shkurtėr mbi historinė e familjes Bojaxhiu, ku duke u
mbėshtetur nė burime arkivore, shihet shumė qartė se kjo familje
ėshtė shqiptare.
-
Ėshtė mirė qė nė mjetet tona tė
informimit sensibilizohen herė pas here tema interesante; ėshtė
mirė, pse kėshtu i ndihmohet hulumtimit mė me rrėnjė tė temave
tė shtruara. Rasti i fundit, pėrkatėsisht teza e shtruar kohėve
tė fundit, sipas sė cilės familja Bojaxhiu, pra familja e Nėnė
Terezės, na qenka me prejardhje vllahe apo aromune, zgjoi
interes tė madh tek shumė hulumtues, publicistė e mbase po aq
edhe tek laikėt e shkencės e tė polemikave. Gjithandej po
shtrohej pyetja se si na e morėn Nėnėn tonė. Kujtoj se
pėrgjegjia qė duhet dhėnė tė gjithėve ėshtė kjo: Nėna Tereze
ėshtė Nėnė e tėrė botės e jo vetėm e shqiptarėve, apo e atyre qė
pretendojnė ta kenė nėnė: e aromunėve apo e maqedonėve. Shpresoj
se do tė hulumtojmė ende mbi familjen Bojaxhiu, sepse ka ende
shumė gjėra qė nuk janė cekė kėtu dhe kanė mbetur nė errėsirėn e
arkivave tė ndryshėm.
|
|
-
-
Vllehėt
(aromunėt) nė Ballkan
-
-
Pėr tu
kuptuar mė mirė ky shkrim, e shoh tė domosdoshme tė flitet diē mė
shumė pėrkitazi me vllehėt nė Ballkan. Nė fillim tė kėsaj trajtese
dua tė rikujtoj se edhe aromuni i njohur dhe i respektuar nė tėrė
botėn, historiani vjenez prof. Max Demeter Peyfuss, i ka tėrhequr
vėmendjen hulumtuesit austriak Karl-Markus Gauss qė nė hulumtimet e
veta mbi aromunėt apo vllehėt tė ruhet nga mania, sipas sė cilės ēdo
njeri nė Ballkan, qė ishte mė i mirė apo mė i zoti se tė tjerė,
duhet deomos tė jetė me prejardhje aromune (vllahe). Kjo vlen nė
mėnyrė tė veēantė sa u pėrket shifrave qė dėgjohen, mitologjive e
legjendave qė kallėzohen nga njerėz pėr (para) historinė dhe tė
tashmen e aromunėve. Fundja, dhe vetė Gauss e dėshmon se ashtu edhe
i ndodhi, kur po zhvillonte hulumtimet e veta nė Maqedoni (khs.
librin e tij Die sterbenden Europäer, 193-94). Atje, thotė
Gauss, ēdo mitologji ishte ngritur nė nivel dokumenti dhe ēdo
spekulim ishte shndėrruar nė argument.
-
-
Vllehėt
janė njėri ndėr popuj e vjetėr tė Ballkanit. Ata jetojnė edhe sot nė
shumė shtete tė Ballkanit si nė Greqi, Maqedoni, Shqipėri, Rumani,
Serbi, Bullgari e gjetiu. Pėrkundėr kėsaj, vllehėt nuk njihen gati
nė asnjėrin nga shtetet qė u pėrmendėn si pakicė kombėtare. Edhe pse
nuk ka shėnime tė besueshme statistikore, besohet se nė Ballkan
duhet tė ketė, sipas supozimeve tė pėrgjithshėm, sė paku mė shumė se
gjysmė milioni vllehė. Pranimi apo mohimi i ekzistencės sė vllehėve
nė shtetet konkrete varet pothuajse kryesisht nga politika e ditės e
shtetit gjegjės. Vllehėt ishin gjatė historisė tė njohur si
tregtarė, jo vetėm nė Ballkan, por edhe deri nė Europė; ata ishin
dhe janė tė njohur si barinjė nomadė - sidomos pėr djathin
kualitativ tė tyre.
-
-
Nė shtete
tė ndryshme tė Ballkanit i quajnė me emra tė ndryshėm, si aromunė,
vllehė, remėr, ēobanė, kucovllehė, cincarė, karagunė etj. Vėshtruar
nė rrafshin gjuhėsor, vllehėt flasin po aqė (shumė) dialekte sa edhe
nėngrupet e tyre. Fati i tyre ishte tragjik pothuaj nė tė gjitha
shtetet e Ballkanit, sepse asnjėra nga kėto nuk i njohu pėr pakicė
kombėtare. Anasjelltas, nė shumicėn e rasteve ata pėrndiqeshin dhe
keqtrajtoheshin deri nė vdekje, nėse deklaroheshin publikisht pėr
vllehė. Kryet e vendit pėr keqtrajtimin e vllehėve e zėnė sidomos
Rumania e Bullgaria. Tė drejtėn e deklarimit hapur tė pėrkatėsisė
etnike tė tyre, vllehėt nuk e kishin deri vonė as nė Shqipėri, sado
qė psh. dihet se qendra kulturore e politike e vllehėve ishte dikur
Voskopoja e Jugut tė Shqipėrisė. I vetmi shtet nga ato qė dolėn pas
shprishjes sė ish - Jugosllavisė, i cili ua njohu vllehėve statusin
prej minoriteti, ėshtė ish - Republika Jugosllave e Maqedonisė. Ka
shumė gjasė qė ky hap tė jetė marrė nga politika maqedonase pėr ta
zbehur psh. satusin e shqiptarėve nė Maqedoni, por megjithatė ky hap
duhet tė vlerėsohet pėr pozitiv, sepse vetė vllehėt kanė tani
mundėsi qė pėr vete ta krijojnė njė lloj identiteti dhe publikisht
tė shprehen pėr vllehė. Duket se elita politike e shtetit tė ri tė
Maqedonisė ėshtė plotėsisht e vetėdijshme se nė Maqedoni ka shumė
shqiptarė dhe se kėta do tė shtohen pėrherė; kjo elitė e di se
Maqedonia kufizohet me dy vende tė shqiptarėve: me Shqipėrinė dhe me
Kosovėn dhe druan se shtetit tė Maqedonisė rreziku i imagjinuar nga
ata do ti kanoset nė tė ardhmen pikėrisht nga kėto dy vende e jo mė
nga Bullgaria dhe Greqia. Ndoshta Maqedonia zyrtare, kur i njohu
minoritetet, sidomos minoritetin e aromunėve, do tė ketė shpresuar
se nė Maqedoni do tė dalin mė pak shqiptarė, sepse do tė ketė njerėz
qė do tė deklarohen pėr vllehė, pėrkatėsish aromunė. Qėllimi i tyre
primar mund tė ketė qenė qė mundėsisht tė zvogėlohet numri i
shqiptarėve, por edhe tė nxirren disa personalitete, prejardhja
etnike aromune e tė cilėve do tė mund tė dėshmohej edhe
historikisht. Kėshtu, ka gjasė qė jo pak njerėz qė kanė luajtur
role kyēe nė historinė e nė shtetin e Maqedonisė tė cilėsohen pėr
nga prejardhja jomaqedonė.
-
-
K. M.
Gauss e pėrmend rastin e njohur tė Lekės sė Madh, i cili, kur
ndodhte tė fjalosej me tėmėn, gjeneralėt e tij nuk e kuptonin se nė
ēgjuhė flisnin mes veti, sepse gjuha qė e flisnin Leka dhe e ėma
sishte ndonjė dialekt i greqishtes. Rreth kėsaj enigme janė
deklaruar dijetarė tė huaj dhe sidomos dijetarė ballkanikė. Po ti
pyesėsh shqiptarėt, tė pėrgjigjen pa u menduar fare se ajo gjuhė
ishte ilirishtja-shqipja, po ti pyesish grekėt, edhe ata prapė
thonė se ajo ishte njė dialekt i greqishtes, tė cilin se paska
kuptuar askush; po ti pyesish vllehėt, gjithsesi edhe kėta thonė se
ajo gjuhė na paska qenė vllahishtja. Sado qė pėr zgjidhjen e kėsaj
enigme nuk ka ndonjė ēelės magjik, shumica e dijetarėve (sidomos
tė huaj) janė tė pajtimit se ajo gjuhė na paska qenė vllahishtja!
Kėtė rast e pėrmenda qėllimisht, sepse dihet fort mirė qė popujt e
vegjėl kanė komplekse dhe ilaēin kundėr tyre e gjejnė duke
pėrvetėsuar personalitete tė mėdha botėrore apo sish rajonale. Ky
kompleks dėshmohet shpesh edhe tek ne shqiptarėt dhe sidomos vėrehet
tek ata publicistė qė dinė fare pak se ēėshtė gjenealogjia apo
historiografia; publicistė a shkencėtarė qė janė formuar nėpėr oda
tė mėhallės. Tė tillėt gjenerojnė vetėm emocione dhe mllef tė madh
ndaj grupit tjetėr etnik pa kurrfarė nevoje. I njėjti vlerėsim vlen
edhe pėr ata vllehė, tė cilėt veprojnė apo mendojnė kėshtu.
-
-
Nuk mė
duket punė qė do tė ketė ndonjė mbėshtetje, nėse nė ēėshtjen e
gjuhės qė do tė ketė folur Leka i Madh me tėmėn ngatėrrohen edhe
vllehėt. Pararendėsit e rumunėve, pėrkatėsisht tė vllehėve (edhe nė
qofshin ata njė pėrzierje e thrakasve dhe e dardanėve tė
romanizuar), atė kohė as qė ishin romanizuar. Procesi i romanizimit
tė dakasve, thrakasve dhe i dardanėve nis mė vonė. Nėse nė dritėn e
kėsaj rrethane pėr vllehėt thuhet se janė pjesė e trungut tė
rumunėve, tė cilėt u shfaqėn nė jugun e Ballkanit nė shek. 10, do tė
ishte budallėk tė flitet pėr njė gjuhė tė vllehėve nė kohėn e Lekės
sė Madh.
-
-
Studiuesi
Thede Kahl pohon nė njė punim qė do ta trajtojmė mė poshtė, se edhe
vetė ish - presidenti i Maqedonisė, Kiro Gligorov, ėshtė me
prejardhje vllahe. Kėshtu ndodhi edhe me prejardhjen e Nėnės Terezė.
Me kėtė rast ėshtė menduar se ndoshta do tė ngrihet edhe mė vetėdija
nacionale e aromunėve dhe se do tė krijohet kėshtu njė grup i tretė
etnik, i cili mė vonė ndoshta do ta drejtojė aparatin shtetėror
bashkė me maqedonėt, e jo siē drejtohet tani, realishtvetėm nga
maqedonėt e shqiptarėt. Ka mundėsi qė pėr mė vonė tė jetė paraparė
qė nė Maqedoni tė ketė dy grupe etnike tė barabarta, pėrkatėsisht
shqiptarė e aromunė, pėr tė cilėt do tė mund tė nxirren ligje
pėrkitazi me tė drejtat e pakicave kombėtare. Sa pėr ilustrim po
sjellim njė shembull: nėse shqiptarėt kėrkojnė mbishkrime shqipe
nėpėr qytete nė Maqedoni, atėherė arėsyeja qė kjo e drejtė tė
refuzohet do tė ishte se edhe vllehėt po e kėrkojnė tė njėjtėn gjė.
Kėsisoji Maqedonia do tė bėhej e atij grupi maqedonėsh, i cili
Maqedoninė e ndien pėr shtet tė vetin, ndėrsa minoritetet e tjera
etnike do tė kenė tė drejtat e pakicave nacionale dhe do tė jenė
qytetarė tė rendit tė dytė apo tė tretė. Ėshtė ndoshta edhe ndonjė
ide e fshehtė e bashkėsisė ndėrkombėtare qė njėherė e pėrgjithmonė
tė krijohet e tė konsolidohet grupi etnik i aromunėve pėrbrenda njė
shteti siē ėshtė Maqedonia, ku ai do tė mund tė zhvillonte
veprimtari tė lirė kulturore e politike. Kėsisoji nė Maqedoni do tė
tuboheshin vllehėt nga tė gjitha anėt e Ballkanit dhe do ta ndienin
atė si gjysmėatdhe tė vetin ashtu sikurse qė gjatė mesjetės njė
hapėsirė e madhe territoriale e Greqisė njihej me termin
Megalovllahia Vllahia e Madhe, apo qė Maqedonia tė jetė mė vonė
njė Voskopojė e ardhshme. Kjo aq mė shumė pse ajo nuk ka ende
themele tė forta prej shteti qė do tė mund tė mbijetonte. Mos vallė
mendohet qė Maqedonia tė jetė njė Vllahi e mėvonshme? Sa kohė qė
nėpėr mjete tė informimit - sidomos nė sosh europerėndimore e tė
Europės Juglindore - thuhet se Maqedonia u jep tė drejta tė plota
edhe vllehėve, e lėre mė shqiptarėve; sa kohė qė shqiptarėt nė
Maqedoni trajtohen njėlloj si edhe njė grusht aromunėsh, duket se
kjo nuk ėshtė larg mendėsh. Po e pėrsėris edhe njė herė se nuk kam
asgjė kundėr ndonjė grupi etnik, e pra as kundėr vllehėve - kudo qė
tė jetojnė: nė Maqedoni apo nė Shqipėri. Nuk duhet qė ēėshtja vllahe
nė Ballkan tė anashkalohet edhe mė tej, por duhet qė vetė
institucionet shtetėrore tė pėrkujdesen dhe ti pėrkrahin, nė mėnyrė
qė kėta tė mos e humbin identitetin e tyre. Duhet qė institucionet
shkencore, jo individė, por ekipe punėtorėsh shkencorė tė bėjnė
kėrkime tė mirėfillta pėr ēėshtjen vllahe apo aromune dhe tė qesin
nė dritė kulturėn dhe historinė e tyre. Tė gjitha grupet etnike qė
jetojnė nė Shqipėri e nė Kosovė duhet tė pėrkrahen dhe tu jepen tė
gjitha tė drejtat konform standardeve ndėrkombėtare dhe shtetet
gjegjėse duhet tė financojnė ngritjen kulturore e arsimore tė tyre.
Kjo duhet tė jetė nė nivel shtetėror, institucional e jo nga ndonjė
shoqatė. Po kjo vlen edhe pėr Kosovėn, kur ėshtė fjala pėr romėt e
ashkalinjtė. Sa mė tolerantė tė jemi, aq mė shumė do ta dėshmojmė
pjekurinė tonė politike e shtetformuese. Shpirtngurtėsia apo
jotoleranca tė bėn tė verbėr. Fundja, ne kosovarėt e kemi pėrjetuar
shkeljen e tė gjitha tė drejtave tona nga njė grup tjetėr etnik. Nuk
duhet qė ne tė jemi ata qė tjetėrkujt ia bėjmė ato padrejtėsi qė na
i bėnė tė tjerėt neve.
-
-
Nė kėtė
mes nuk bėn tė lihen anash as hebrenjtė qė jetonin apo ende jetojnė
nė trojet shqiptare, sado qė kėta e kanė shtetin e vet qė i mbron,
ndėrsa vllehėt janė nė mėshirėn e shteteve tė ndryshme ballkanike
dhe ėshtė parė mirė deri mė tani sa demokrate qenė shtetet
ballkanike nė relacion me pakicat etnike. E njėjta gjė vlen edhe pėr
individė apo grupe etnike qė haptazi deklarohen se nuk janė
shqiptarė, siē ėshtė rasti me romėt, serbėt, malazeztė apo maqedonėt
qė jetojnė nė Shqipėri e nė Kosovė. Nuk duhet tė lejojmė qė ti
shkelim tė drejtat e individit apo tė kolektivit - sidomos pėr
shkaqe tė pėrkatėsisė etnike apo fetare.
-
-
-
Problemi etnik i personaliteteve tona tė njohura
-
-
Ėshtė
tashmė e njohur se ka personalitete tė kulturės e tė politikės
shqiptare, tė cilėve nuk mund tu mohohet prejardhja vllahe. Kėshtu
psh. Z. Mirdita, (khs. punimin e tij nė librin Krishtenizmi ndėr
Shqiptarė, f. 351), thotė se Fan Stilian Noli ishte me
prejardhje vllahe; tė tjerė kujtojnė se edhe Faik Konica na paska
qenė me origjinė vllahe, ndėrsa pėr Aleksandėr Moisiun ėshtė thėnė
se paska qėne me prejardhje hebreje. (khs. pėr kėtė: Albanien
zwischen Kreuz und Halbmond, 19 98, f. 312). Kjo e thėnė e
fundit ilustrohet me argumentin se nazistėt nuk e linin Moisiun tė
qetė, kinse pėr shkak se dyshohej se ishte hebrej. Duket se pėr ti
ikur kėsaj pėrndjekjeje Moisiu e kėrkonte shtetėsinė shqiptare.
Mirėpo, kushtet pėr shtetėsi qė ia parashtronte kėtij artisti
botėror Ahmet Zogu nuk ishin edhe aq tė mira pėr tė. Artisti A.
Moisiu vdiq mė 1935, nė kohėn kur naziztėt nuk kishin hyrė ende nė
detaje tė dokumenteve pėr gjenealogjinė e tij. Ka pasur edhe tė
tillė qė kanė thėnė se Aleksandėr Moisiu paska qenė vllah. Sipas tė
gjitha gjasave, Moisiu ka qenė megjithatė me prejardhje hebreje. As
pėrkatėsia etnike e Millosh Gjergj Nikollės Migjenit nuk ėshtė
ende e sqaruar nga historianėt e letėrsisė apo historianėt e
mirėfilltė, sado qė mund tė thuhet se Migjeni ishte etnikisht
malazez. Askush nuk guxon tia mohojė vlerėn letrare dhe artistike:
as Migjenit, as Nolit, as Konicės apo Moisiut por, megjithatė, e
vėrteta duhet tė dalė nė pah. Sipas studiuesit gjerman - njohės i
mirė i ēėshtjes vllahe nė Ballkan, Thede Kahl (punimi i tij do tė
botohet se shpejti nė gjuhėn gjermane nė Vjenė nė njė libėr tė
pėrgatitur nga Izer Maksuti, Thede Kahl dhe Albert Ramaj pėr
shqiptarėt nė Maqedoni me titull: Mazedonien und die Albaner.
Fakten und Analysen) - edhe familja Frashėri e vėllezėrve Naim,
Sami e Abdyl ishte me prejardhje vllahe. I kėtij mendimi ėshtė edhe
studiuesi i njohur Karl Kaser, i cili (sh.veprėn e tij Hirten,
Kämpfer, Stammeshelden, fq. 96, shėnimi nr. 42) thotė se fshati
Frashėr, pėrkatėsisht frashėriotėt ishin vllehė. Me vllehėt ėshtė
marrė shumė studiuesi gjerman Gustav Weigand, veprat e tė cilit janė
si tė thuash njė abetare pėr ēėshtjen vllahe nė Ballkan.
-
-
Sipas
disa kėrkimeve (pyetjeve) qė i bėra privatisht, thuhet se edhe vetė
Aurel Plasari ka deklaruar se ėshtė me prejardhje vllahe; supozohet
po ashtu se edhe Aleks Buda, Emil Lafe, Fatos Nano, Abdi Baleta etj.
kanė prejardhje vllahe. Nėse ėshtė pra Aleksandėr Moisiu me
prejardhje hebreje, atėherė do tė dilte se edhe presidenti i
Shqipėrisė Alfred Moisiu ėshtė po ashtu me tė njėjtėn prejardhje,
sepse ai ka pohuar radhazi se ėshtė i familjes sė Aleksandėr
Moisiut; dihet po ashtu se heroi i popullit Sezai Surroi nga
Prizreni deklarohej pėr turk dhe se prej kėsaj familjeje ėshtė edhe
publicisti i njohur Veton Surroi. Pra, Veton Surroi ėshtė i sė
njėjtės familje sikur Sezai Surroi e Vetoni e ndien veten shqiptar,
kurse kushėriri i tij e ndiente veten turk. Pėr kėtė do tė flasim mė
vonė mė gjėrėsisht. Pastaj dihet se shkrimtari Sterjo Spasse ėshtė
maqedon djali i tij quhet Ilinden. Nuk po radhis kėtu mė shumė
emra, sepse druaj se dikush do tė shtronte pyetjen, a mbeti kund
ndonjė personalitet me origjinė shqiptare, nėse gjithė kėta njerėz
nuk na qenkan shqiptarė. Me kėtė qė u tha mė lart nuk desha e as nuk
dua tė fyej apo pėrbuz identitetin e asnjėrit; pėrkundrazi, kjo
duhet tė jetė njė pasuri etnike nė Shqipėri apo nė Kosovė e gjetiu.
Ka disa personalitete qė jetojnė nė Shqipėri apo Maqedoni, Kosovė e
gjetiu pėr tė cilėt ndoshta mendohet se janė shqiptarė, por nė fakt
janė me prejardhje vllahe apo aromune, turke apo diēka tjetėr. Por
dihet se kėta persona, qė mė lart i morėm shembull, e kanė ndier dhe
e ndiejnė veten shqiptarė dhe ėshtė e drejta e tyre absolute qė tė
ndihen tė tillė; kėtė kurrkush as nuk guxon tua mohojė. Pėr kėtė
gjė kemi njė rast specifik dhe tejet interesant - Branisllav
Nushiqi, qė mė heret quhej Alkibiad Nusha dhe e ndėrroi emrin nė
Branisllav, ndėrsa mbiemrin nė Nushiq. I ati ishte shqiptar, ndėrsa
e ėma vllahe. Qė tė dy ishin nga Maqedonia. Mirėpo, Nushiqi kurrė
nuk e ka ndier veten as shqiptar e as vllah, bile e kundėrta; ai me
veprat e veta ka vepruar kundėr shqiptarėve, sepse e ka ndier veten
pėr serb tė vėrtetė. Nga ana tjetėr, secili qė mendon se vėllezėrit
Frashėri, Migjeni, Noli e Konica nuk e kanė ndier veten shqiptarė, e
ka shumė gabim. Po tu thuhej pėr tė gjallė se nuk ishin shqiptarė
pėrkah linja e gjakut, sigurisht qė ata do ta ndienin veten tė fyer.
Ata kanė jetuar vepruar si shqiptarė. Kjo ndodh nė tėrė botėn, jo
vetėm tek ne dhe ėshtė gati normale. A nuk ėshtė tejet e mirė dhe
pozitive, kur njė njeri siē ishte Migjeni, u mishėrua nė popullin
tonė, sado qė nuk ishte me prejardhje shqiptare. Ai e kuptoi
shpirtin e popullit shqiptar mė mirė se shumė shqiptarė tė tjerė.
Duhet ti jemi mirėnjohės atij qė shpirtin e vet ia fali popullit
shqiptar dhe qė ndihej shqiptar. Kjo mė gėzon pėrtej mase, kur njė
joshqiptar e kuptonte atėherė popullin tim mė mirė se njė shqiptar,
kurse nė tė njėtėn kohė kemi sish qė e thonė me mburrje se janė
shqiptarė dhe e shkatėrrojnė shpirtin e popullit tė vet. Ēfarė
ironie ėshtė kjo, aq sa nuk mund tė besohet. E njėjta gjė vlen edhe
pėr vėllezėrit Frashėri, pėr Nolin dhe pėr tė gjithė ata pėr tė
cilėt mendohet se, pėrkah linja e gjakut, rrjedhin nga grupe tė
tjera etnike. Pėrfundimisht mund tė themi se rastet qė cekėm mė
lart, edhe pse janė ndoshta me prejardhje vllahe apo hebreje, tė
gjithė janė vllehė shqiptarė, sepse dihet se sa breza mė parė ishin
vllehė, sidomos kur ėshtė fjala pėr vėllezėrit Frashėri, Nolin,
Konicėn etj. (nėse ndonjėherė na paskan qenė vllehė).
-
-
Mund tė
thuhet se ēėshtja e historisė sė vllehėve nė Ballkan ėshtė nė
pėrgjithėsi aqė e koklavitur, sa qė edhe sot ėshtė shumė e vėshtirė
tė saktėsohet me argumente tė qėndrueshme shkencore. E njėjta gjė
ngjan tė jetė edhe me mbiemrat familjarė nė Ballkan. Ėshtė e
vėshtirė tė studiohet kjo fushė dhe ėshtė ēėshtje e ngatėrruar, nėse
dikush mendon se nė Ballkan mund tė pėrcaktohet pėrkatėsia etnike e
ndokujt pėrmes mbiemrit. Po u veprua kėshtu, do tė dilte se gjysma e
shqiptarėve do tė ishin turq apo arabė, njė pjesė tjetėr do ishin
grekė, italianė e edhe sllavė. Pra nuk bėn tė bazohemi vetėm nė
aspektin gjuhėsore tė mbiemrave dhe nė bazė tė tyre tė gjykohet edhe
pėrkatėsia etnike e bartėsve tė mbiemrave tė tillė ashtu siē bėri
Plasari pėrkitazi me prejardhjen etnike tė faljes sė Bojaxhinjėve.
Por edhe Plasari e di se mbiemri Bojaxhiu nuk ėshtė gjuhėsisht emėr
vllah.
-
-
Kam pėrshtypjen se ata njerėz qė janė me prejardhje vllahe
nganjėherė kanė dėshirė qė me apo pa qėllim tė ēojnė pluhur nė atė
shtet ku jetojnė; kjo mund tė jetė edhe si reaksion ndaj shtetit
gjegjės, i cili nuk ua pėrmbush tė drejtat nacionale qė do tė duhej
tė kishin. Elementė tė tillė synojnė pastaj drejtpėrdrejt apo
tėrthorazi tė jenė shkaktarė tė ndonjė trazire kulturore,
historikeose politike. Nuk bėn tė harrohet se kemi nė mesin tonė
sish qė ishin apo janė vllehė, por qė japin kontribut tė
pazėvendėsueshėm pėr ngritjen e kulturės shqiptare. Nė kėtė mes bie
patjetėr edhe Aurel Plasari (nėse ėshtė vllah), i cili me publikimet
e veta ėshtė nė nivel shumė mė tė lartė se disa hulumtues shkencorė
nė Shqipėri apo nė Kosovė. Le ti pėrmendim nė kėtė mes shkrimet e
tij Vija e Teodosit rishfaqet (teori qė e pėrfaqėsonte Konstandin
Jireček e madje edhe Milan uflay) apo
Kitsch Bogdanica,
Orienti apo hija nga Oksidenti?... shkrime qė i bėjnė nder kulturės shqiptare.
-
-
Po ia
lejoj vetes tė dal pak qėllimisht edhe prej kėsaj teme. Mė 1993 i
nderuari dhe i respektuari ilirolog Dr. Aleksander Stipčević
deklaroi nė njė intervistė nė Zagreb se Imzot Pjetėr Bogdani dhe Atė
Shtjefėn Gjeēovi qenkan me kombėsi kroate, por qė kėta e kanė ndier
veten pėr shqiptarė. Ky shkrim befasoi shumė njerėz. Nė atė kohė, sa
di unė, nuk reagoi askush, pėrveē meje. Kėtė e bėra pėrmes njė
shkrimi, tė cilin e botova nė revistėn atėherė fare pak tė njohur
fetare-kulturore Urtia, viti IV, 1/1993 fq. 22. Nė atė kohė pėr
mua ishte tejet e vėshtirė tė reagoja ndaj profesorit Stipčević.
Megjithatė i thashė, se pėr kėtė problem do tė reagoj, edhe
pėrkundėr miqėsisė qė na lidh. Gati pas 10 vitesh, nė njė bisedė tė
lirė nė Zagreb, mė tha se kishte gabuar me deklaratėn e dhėnė
pėrkitazi me Bogdanin e me Gjeēovin, sepse kėtė e kishte bėrė i
nxitur nga njė shkencėtar kroat nga Kosova qė jetonte nė Gjermani
(Lazar Dodić). Ai paska pas thėnė se gjoja paska dokumente pėr kėtė
tezė. Duhet pasur parasysh se kėto gjėra ndodhin mė shumė pėr tu
instrumentalizuar apo politizuar diēka qė nuk ka tė bėjė me
realitetin. Ishte njė prapavijė diplomatiko-politike; atė kohė ishte
nė pyetje se kush do tė shkonte si ambasador i Kroacisė nė Shqipėri
dhe gjithėsesi njohja e komunitetit shqiptar si pakicė nė Kroaci. Tė
kemi parasysh se ēdo reagim nė njė kohė tė caktuar ka njė prapavijė
politike qė mė vonė do tė dalė nė shesh dhe shkrimi i Aurel Plasarit
ėshte i tillė, pikėrisht para lumturimit tė Nėnė Terezės.
-
-
-
Nėnė
Tereza dhe Bojaxhinjtė nė shėnjestėr tė shtrembėrimeve
-
-
Me
vėmendje e kam lexuar disa herė shkrimin e Aurel Plasarit Bojaxhitė
e Nėnė Terezės nė gazetėn "Shekulli", 29.09.2003 dhe Bota
Shqiptare nr. 90, gusht 2003.
-
-
Mė erdhi mirė kur e pashė kėtė shkrim. Nuk desha tė reagoj shpejt e
shpejt. Mendova shumė, shumė kohė dhe pastaj ia hyra punės pėr ta
pėrgatitur kėtė shkrim. Shumė gjėra mu desht ti shfletoja edhe njė
herė pėr tė analizuar rishtas shumė tema qė deri mė tani nuk mė
kishin shkuar ndėrmend, p.sh se dikujt mund ti shkojė mendja qė
Gonxhe Bojaxhiu nuk na ishte shqiptare, por vllahe. Po has shpesh
reagime pėr kėtė shkrim tė Plasarit, por asnjėri nuk po ma mbush
mendjen, sepse aty nuk po gjej fakte, veēse ofendime me mllef tė
pakulturuar ndaj Plasarit dhe atyre qė mendojnė si ai. Ky ėshtė
gabim tejet i madh.
Moikom
Zeqo botoi njė shkrim me titull: Shqipėria dhe Nėnė Tereza
(Shekulli 07/10/2003) qė ka tė bėjė
drejtpėrdrejt me shkrimin e A. Plasarit. Ky ishte shkrim shumė nė
nivel dhe ma mbushi mendjen e mė nxiti qė edhe unė ti pėrvjeli
llėrėt pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė nė njė prizėm krejt tjetėr, por qė
do ta plotėsonte shkrimin e M. Zeqos.
-
Po e
theksoj edhe njė herė se ndaj Plasarit si shkencėtar kam respekt
jashtėzakonisht tė madh dhe jo vetėm qė edhe mė tej do tia lexoj
shkrimet, por i porosis edhe tė tjerėt qė edhe ata ta lexojnė
pėrherė.
-
-
-
Pagėzimi i Gonxhe Bojaxhiut si fėmijė pagėzuesi don Zef Ramaj
-
-
Dėshiroj
tė mbėshtetem vetėm nė disa pasuse tė shkrimit tė tij mbi
Bojaxhinjtė. Plasari thotė se: Nuk
ka ndonjė dėshmi qė tė dėftojė se ku Gonxhe Bojaxhiu ėshtė pagėzuar,
por ėshtė e besueshme, qė ajo tė jetė pagėzuar nė kishėn e lagjes ku
u lind: nė kishėn e vllehėve
Sa i pėrket punės sė vllehėve dhe pėrkatėsisė fetare apo
konfesionale tė tyre kėtu duhet theksuar njė gjė. Vllehėt si tė
tillė, nė aspektin fetar, i pėrkasin konfesionit tė krishterė
ortodoks, por ka edhe vllehė qė i pėrkasin besimit mysliman. Pra,
qėllimi i Plasarit ėshtė qė tė dalė nė pah se Nėna Terezė nė krye tė
herės na paska pas qenė pagėzuar si ortodokse e jo si katolike.
Sipas kėtij shkrimi tė Plasarit, kjo punė shihet gjithsesi shumė
qartė, sidomos kur ky thekson se Gonxhe Bojaxhiu duhet tė jetė
pagėzuar nė kishėn e vllehėve. Pėr ata qė nuk e dinė, kėtu
po sqaroj se nuk ka kishė vllehe qė tė jetė e ritit katolik. Pra, ka
vetėm kishė vllehe tė ritit ortodoks. Sa kohė qė do ta kemi tė qartė
kėtė rrethanė, do ta kuptonim krejt mirė problemin e shkrimit tė
Plasarit. Po tė argumentohej se Nėna Terėzė na paska qenė e pagėzuar
qysh si fėmijė nė kishėn e vllehėve, atėherė do tė dilte se
ajo pėrnjėmend kishte diēka tė pėrbashkėt me vllehėt. Pra, qėllimi i
Plasarit ishte qė ta anashkalonte kėtė tė vėrtetė dhe ta dėshmonte
se Nėna Terezė qė nga lindja e saj nuk i paska takuar komunitetit
katolik. Dhe, pikėrisht ky paravendim i gabuar i Plasarit, do ti
ndihmonte mė pastaj qė tė manipulojė me tė dhėnat historike. Pra,
duke kujtuar se askush nuk po mundka tė argumentojė se Gonxhe
Bojaxhiu ishte pagėzuar nė kishėn katolike, ai do tė ketė pritur qė
tė krijohej njėfarė rrėmuje midis shkencėtarėve. Sipas mendimit tim,
ai e dinte se nė kohėn e Luftės II Botėrore, pikėrisht me
rastin e bombardimit tė Shkupit mė 6 prill 1941, njė bombė kishte
rėnė mbi ndėrtesėn e Ipeshkėvisė dhe se me atė rast flaka e kishte
marrė tėrė arkivin dhe bibliotekėn, sidomos materialet mė tė
vlefshme pėr historinė e Kishės Katolike nė Maqedoni dhe nė Kosovė e
veēmas ato tė famullisė sė Shkupit. Tragjedia e dytė qė i ndodhi
Shkupit ishte tėrmeti i vitit 1963. Me kėtė rast humbėn jetėn shumė
njerėz, u rrėnuan shumė objekte dhe tė gjitha objektet e Kishave
katolike u rrafshuan pėrtokė. Ndoshta edhe mbi bazėn e kėsaj ndodhie
Plasari do tė ketė menduar se nuk do tė ekzistonte mė ndonjė dokument i tillė, pėrmes tė cilit tė
dėshmohej pagėzimi i Gonxhe Bojaxhiut nė kishėn katolike.
-
-
Mirėpo e vėrteta
qėndron ndryshe. Po fillojmė qė nga e para.
-
-
Shpresoj se edhe z. Plasari e di
se nė Kishėn katolike, pasi qė njė person tė jetė pagėzuar, shėnohet
nė amzat e tė pagėzuarve. Nė kėto amza shėnohen emri, mbiemri,
datėlindja, vendlindja, tė dhėnat pėr prindėrit, pagėzuesi dhe nuni
apo kumbara, dhe nga kjo amzė lėshohet njė dokument, nė tė cilin
shėnohen tė gjitha tė dhėnat mbi tė pagėzuarin dhe ai dokument quhet
Dėshmia e Pagėzimit, ekstrakti apo dokumenti i pagėzimit. Pra,
Plasari thotė se nuk ka dėshmi tė pagėzimit, nuk e di se nga? Pėr
fat tė mirė ka njerėz qė kėtė dokument e kanė parė me sy tė tyre dhe
e posedojnė privatisht; njėri nga ata ėshtė don Gjergj
Gjergji-Gashi. Don Gjergj Gjergji-Gashi posedon njė kopje tė
dėshmisė sė pagėzimit tė Nėnės Terezė qė ka bėrė nga amzat e tė
pagėzuarėve. Po ashtu njė kopje gjendet nė kuvendin e Loretos dhe
njė e tretė nė shtėpinė-qendėr tė motrave tė Nėnės Terezė nė
Kalkutė, siē na dėshmoi don Gjergj Gashi. Pagėzues i fėmijės Gonxhe
Bojaxhiu ėshtė prifti katolik nga Stublla e Epėrme, don Zef Ramaj
apo, siē e gjejmė nganjėherė nėpėr disa shkrime nė gjuhė tė huaja,
don Giuseppe Ramaj (i cili ėshtė kushėriri im). Nė kohėn e lindjes
sė Gonxhe Bojaxhiut don Zef Ramaj ishte famullitar nė Shkup. Pėr don
Zefin mund tė lexohet nė librin Takimet e dom Mikelit II, fq.
11-16. Material pėr tė mund tė gjendet edhe nė
www.stublla.com,
sidomos pėr kohėn e studimeve tė tij nė Innsbruck tė Austrisė dhe
pėr veprimtarinė e tij nė famullinė e Zemrės sė Krishtit dhe si
mėsues nė Shkup. Kam edhe dokumente (origjinalet e tė cilave ruhen
nė Arkivin Shtetėror tė Austrisė HHSt Archiv nė Vjenė), qė dėshmojnė
se don Zef Ramaj ishte aktiv me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė
Shqipėrisė.
-
-
Ka edhe shumė relacione qė ai ia dėrgonte Monarkisė Austro-Hungareze
pėrkitazi me vrasjet dhe keqtrajtimet qė u bėheshin shqiptarėve nė
Maqedoni e nė Kosovė nė fillim tė kėtij shekulli. Dėshmi tjetėr se
Nėna Terezė ėshtė pagėzuar nga don Zef Ramaj janė edhe shkrimet dhe
ligjėratat e don Lush Gjergjit
MISIONARE PĖR DASHURI NĖNA TEREZE /1910 1997
qė mund tė lexohen edhe nė
www.stublla.com.
Me rėndėsi ėshtė nė kėtė mes tė theksohet se don Zef Ramaj ishte mik
shtėpie i familjes sė Bojaxhinjve, gjė qė e dėshmon edhe i vėllai i
Nėnės Terezė (khs. L. Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq. 13). Nė
Arkivin Shtetėror tė Vjenės kam gjetur shumė dokumenta qė kanė tė
bėjnė edhe me familjen Bojaxhiu. Kėshtu psh. e kam nė dorė
manuskriptin e Arkivit Shtetėror tė Vjenės (Schulaktion in
Albanien, Referat II) ku janė tė pėrmbledhura vetėm pak
dokumente mbi shkollat shqipe nė Shqipėri (kėtu pėrfshihen edhe
shkollat nė Shkup e nė Kosovė). Nė kėtė manuskript ėshtė edhe njė
Relacion i don Zef Ramajt i datės 26 shkurt 1914 nr. 19/P. Kėtu
shihet shumė qartė se don Zef Ramaj i rekomandonte Konsullatės
austro-hungareze nė Shkup qė nė Janjevė pėr mėsues nė shkollėn e
kishės katolike tė atjeshme tė dėrgonin mėsuesin Filip Bojaxhiu,
sepse ekzistonte rreziku qė zyrtarėt serbė ta mbyllnin atė shkollė.
-
-
Don Zefi vdiq nė rrethana tė jashtėzakonshmedhe mistike mė 1914.
Sipas disa dėshmive, don Zef Ramaj nuk vdiq natyrshėm. Ai nuk
lėngonte nga ndonjė sėmundje. Ishte me shėndet tė mirė. Por ai
kishte njė konflikt tė vėshtirė me qeverinė e athershme serbe, e
cila synonte shpartallimin e famullisė katolike nė Shkup. Kėtė
mendonte ta arrinte me hapjen, mes pėr mes oborrit tė Kishės
Katolike, tė njė rruge synim ky qė kundėrshtohej kėmbėngultazi nga
don Zefi. Qėllimi i qeverisė serbe nuk ishte qė ta ndėrtonte rrugėn
pikėrisht pėrmjedis oborrit tė kishės, por qė tė shkatėrronte diēka
qė ėshtė katolike nė Shkup. Prandaj, pasi don Zefi e refuzoi
kategorikisht kėtė punė, pas njė kohe tė shkurtėr vdes edhe pse me
shėndet ishte mirė.
-
-
Rrethana
qė don Zefi vdiq mė 1914 i shėrbeu z. Plasari si mbėshtetje pėr
t'sqaruar pyetjen, se si Gonxhe Bojaxhiu ishte pagėzuar pas
vdekjes sė tė jatit, Kolė Bojaxhiut, i cili paska vdekur mė 1919.
Gonxhe Bojaxhiu u lind mė 1910; don Zef Ramaj vdiq mė 1914, ndėrsa
Kolė Bojaxhiu mė 1919. Plasari thotė se Gonxhja ėshtė pagėzuar pas
vdekjes sė Kolės. Kush di tė ma shpjegojė se si ėshtė e mundur kjo
punė. Sipas dokumenteve qė posedojmė, logjika e shėndoshė na thotė
se Gonxhja ėshtė pagėzuar nė Kishėn Katolike tė Shkupit menjėherė
pas lindjes, pra njė ditė pas lindjes; nuk e di se mbi ēfarė logjike
i mbėshtet Plasari tė dhėnat e tij. Pagėzimit tė Gonxhes do ti
kthehemi edhe njė herė mė poshtė.
-
-
Bojaxhinjtė e Prizrenit ishin katolikė me babė e babėgjysh, deri aty
kemi arritur ta gjurmojmė kėtė punė. Por, nėse ka nevojė dhe nėse
kėto nuk janė dėshmi tė mjaftueshme pėr Plasarin, pėr hir tė sė
vėrtetės do tė vazhdojmė edhe mė tej. Gjyshin dhe babanė e Kolė
Bojaxhiut i hasim nė Prizren nė kompanitė kishtare. Kėtu pra e kemi
dėshminė e parė, se nėse gjyshi i Kolės dhe babai i tij ishin
katolikė, atėherė mund tė pėrfundojmė se Kola, jo vetėm qė ishte
katolik, por edhe i pagėzuar nė Prizren, i rritur e i formuar dhe i
frymėzuar nga kultura e Kishės Katolike. Si i tillė, pra si katolik
shqipta, ka mundur tė martohej me Dranen dhe nė njė familje tė tillė
katolike shqiptare ėshtė lindur edhe Gonxhja me 26, e jo mė 27 gusht
1910. Ka datime tė ndryshme edhe pėrsa i pėrket vitit tė vdekjes sė
tė jatittė Gonxhe Bojaxhiut, Kolės. Kolė Bojaxhiu ka vdekur mė 1919
e jo mė 1918, gjykuar mbi bazėn e mbishkrimit nė njė pllakė qė iu
ngrit me rastin e vizitės qė Nėna Terezė i bėri varrit tė tet nė
varrezat e pėrbashkėta nė Butel tė Shkupit.
-
-
Po i
kthehem prapė pagėzimit tė Nėnės Terezė. Pėr ta kuptuar mė mirė
kėtė, duhet tė sqarohen disa gjėra. Qysh prej fillimit tė shekullit
XIX nė Kishėn Katolike fėmijėt pagėzohen menjėherė pas lindjes sė
tyre, pėrkatėsisht nė interval kohe prej njė jave. Kjo mund tė
shihet edhe nė amzat e tė gjitha famullive katolike tė Kosovės. Sė
kėndejmi mund tė pohohet me plotė tė drejtė se Gonxhja ishte
pagėzuar menjėherė pas lindjes. Para vetes i kam dy biografi tė
autorizuara tė Nėnės Terezė: Kathryn Spink: Mutter Tereza:
Ein Leben für die Barmherzigkeit dhe Navin Chawla: Mutter
Teresa die Autorisierte Biographie. Nė tė dyjat shkruhet se Nėna
Terezė ėshtė pagėzuar menjėherė, njė ditė pas lindjes sė saj. Nėna
Terezė vetė e ka dėshmuar se ajo ėshtė pagėzuar me 27 gusht tė vitit
1910, kur i ati i saj ishte ende gjallė, shih Spink fq. 21, ashtu
dhe Chawla fq. 30. Po ashtu edhe Eugen Vogt shkruan se pagėzimi
i saj ishte mė 27 gusht, njė ditė pas lindjes sė saj (Eugen Vogt,
Mutter Teresa. Lebensbild, geistliche Texte 1990, fq. 11). Kėtu
ka mbase nevojė edhe pėr sqarimin se nė Kishėn Katolike ekziston
kalendari kishtar dhe nė secilėn ditė e datė janė tė shėnuar emrat e
gjithė shenjtoreve dhe shenjtorėve qė kremtohen. Pra, nė familjet
katolike ishte traditė qė emri i fėmijės tė jetė nė kalendarin
kishtar, nė mėnyrė qė fėmija ta ketė pajtorin e vet, pėrkatėsisht
shenjtoren apo shenjtorin e vet. Ka edhe shumė katolikė qė pėrveē
ditėlindjes e festojnė edhe ditėn e emrit, pra ditėn e shenjtores
apo shenjtorit. Sipas enciklikave tė Selisė Shenjtė qė i
dedikoheshin popullit shqiptar, si psh. enciklikat: Inter
Omnigenas e vitit 1744, apo Quod Provinciale Concilium
e vitit 1754 apo edhe dokumenti qė pėr studiues tanė nuk ėshtė shumė
i njohur Decretum que reprobantur nonnullae praxes christianorum
occultorum muhamethanum sectam simultantium i vitit 1774
preferohet qė fėmijėve tė krishterė tu vihen emra tė krishterė. Kjo
gati mė sė shumti ka tė bėjė me territorin e sotėm tė Kosovės dhe tė
Maqedonisė. Shtrohet pyetja: ēfarė ka tė bėjė kjo me Gonxhe
Bojaxhiun e lindur mė 26 gusht 1910 dhe e pagėzuar mė 27 gusht tė
atij viti nga famullitari i Shkupit don Zef Ramaj. Shpesh na bie ta
lexojmė edheemrin e pagėzimit, Agnez apo Anjeze tė Nėnės Terezė. Kjo
ka ndodhur duke qenė se nė kalendarin kishėtar nuk kishte atėherė
ndonjė shenjtore me emrin Gonxhe. Dhe emri i pagėzimit i Gonxhes
sipas datės kur u pagėzua ajo, pra njė ditė pas lindjes, ėshtė emri
i Shėn Anjezės. Kjo tregon se familja e Gonxhe Anjeze Bojaxhiut e
njihte dhe e respektonte prej kohėsh traditėn e Kishės Katolike.
-
-
Nė
libėrthin me tė gjitha fjalimet, lutjet, meshėt, kėngėt etj. qė janė
mbajtur nė Vatikan me rastin e lumturimit tė Nėnės Terezė nė Romė me
19. 10. 2003 ėshtė njė biografi e shkurtėr, nė tė cilėn pėr Nėnėn
Terezė ėshtė shėnuar se ... Lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup (...) U
pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori kungimin e parėnė moshėn pesė
vjeē e gjysmė, ndėrsa u krezmua nė nėntor tė vitit 1916. Nė Kishėn
Katolike kungimi i parė dhe krezmimi nuk mund tė merret, nėse
akėcili nuk ėshtė i pagėzuar. Edhe kjo rrethanė nga praktika e
Kishės dėshmon se Gonxhja ishte e pagėzuar nė Kishėn Katolike para
vdekjes sė tet (pėr kungimin dhe krezmimin sh.: Beatificazione di
Madre Teresa di Calcutta piazza San Pietro, 19 ottobre 2003,
versioni shqip, fq., 28). Tani e pyes z. Plasari, jo pėr ditėn e
pagėzimit, qė ishte ditėn e dytė pas lindjes, por ku ka element
vllah nė familjen Bojaxhiu?
-
-
-
Familja
Bojaxhiu ende e pastudiuar rrėnjėsisht deri mė tani
-
-
Po dalim tek lagjia nė Shkup ku ka jetuar Nėna Terezė. Unė vetė kam
jetuar dhe kam vijuar shkollėn e mesme tė Kishės Katolike nė Shkup
dhe i kam shėtitur shpesh ato vende ku ndodhej Katedralja Katolike,
ku u lind dhe ku u rrit Gonxhe Bojaxhiu, pra edhe atė vend ku ishte
shtėpia e Bojaxhinjve. Shtėpia e Kolė Bojaxhiut ishte shumė afėr
Katedralės Katolike nė Shkup. Lagjia ku jetoi Gonxhe Bojaxhiu ishte
nė afėrsi tė Kishės Katolike tė Shkupit e jo tė kishės vllahe, siē
pretendon z. Plasari. Shumica e familjeve katolike tė asaj kohe
ishin me banim jo larg kishės sė tyre (katolike). Edhe vetė i ndjeri
Lorenc Antoni dėshmon pėr veten dhe pėr Gonxhe Bojaxhiun se tė
gjithė ne jemi rritur nė oborrin e kishės (L.
Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq.
20). Dhe dihet me saktėsi se pėr cilėn kishė e ka fjalėn Lorenc
Antoni, pra pėr Kishėn Katolike tė qytetit tė Shkupit. Unė e di
vendin ku banonte familja Bojaxhiu. Shtėpia e tyre ka qenė
afėr qendrės sė qytetit. Godina e Kishės Katolike, pėrkatėsisht e
katedrales dioqeziane tė Shkupit, ishte nė rrugėn Kralja Petra
afėr qendrės sė qytetit (shih. J. Gusic, majke odbacenih fq.
19). Si para tėrmetit tė vitit 1963, ashtu edhe sot Shkupi i ka dy
kisha katolike, katedralja e vjetėr ėshtė rrėnuar nga termeti,
ndėrsa katedralja e re ėshtė ndėrtuar nė njė vend tjetėr ku sot
gjindet. Duket se Plasari i ka ngatėrruar disa detaje tė urbanizmit
tė atėhershėm tė Shkupit, pėrkatėsisht nuk e di vendin e kryehershėm
tė katedrales katolike nė Shkup, e cila fillimisht ka qenė afėr
stacionit tė vjetėr hekurudhor. Lagjia ku ishte shtėpia e
Bojaxhinjve afėr qendrės sė qytetit tė Shkupit ishte atėherė aq afėr
Katedrales ku ėshtė pagėzuar Gonxhja e vogėl, saqė dy njerėz mund ta
shohin kthjellėt shoqi-shoqin nga kėto dy vende. Unė nuk e di qė
ndėrmjet shtėpisė sė Bojaxhinjve dhe Katedrales Katolike tė ketė
pasur ndonjė kishė ortodokse, por po u mbėshtetėm nė tė dhėnėn,
sipas sė cilės ... shtėpia e lindjes e Gonxhe Bojaxhiut, qė ishte
vendosur disa metra afėr katedrales nė qendėr tė Shkupit... (Lush
Gjergji: Nėna e dashurisė, fq. 45), del si e pabesuesme. Apo
edhe ajo e dhėna interesante qė shkruan Eugen Vogt se, siē i kishte
dėshmuar vėllai i Nėnė Terezės, Lazri, ne kemi banuar pranė Kishės
katolike shqiptare tė Shkupit - Wir wohnten neben dem katholischen
Gotteshaus der Albaner von Skopje (E. Vogt. Mutter Teresa,
fq. 12).
-
-
Dėshmimii Plasarit i origjinės vllahe tė familjes Bojaxhiu mbi
bazėn e rrethanės se lagjia ku jetonte kjo familje qenka quajtur
vlaka mahala ėshtė sa naive
aq edhe qėllimkeqe. Se sa e pakuptimtė ėshtė ta pėrcaktosh
pėrkatėsinė etnike tė njė banori nė bazė tė emrit tė lagjes do tė
shihej, midis tė tjerash, nėse e sjellim ndėrmend emrin Vlaska
ulica tė rrugės mė tė gjatė tė qytetit tė Zagrebit. Shtrohet
pyetja, se a ėshtė e mundur qė ēdonjėri qė ka banuar nė atė rrugė tė
ketė qenė apo edhe tė jetė vllah? Sigurisht se jo. E njėjta pyetje
duhet shtruar edhe pėr familjen Bojaxhiu. A thua vallė Bojaxhinjtė
shqiptarė qenkan vllehė pse paskan banuar nė njė rrugė qė mbante
emrin e vllehėve? Dihet shumė mirė se shumica e komunitetit katolik
tė Shkupit jetonte rreth kishės sė tyre katolike e cila skishte gjė
punė me vllehėt. Familja Bojaxhiu ishte familje tipike shqiptare
katolike qė kishte ardhur nga Prizreni pėr tė jetuar nė Shkup; njė
familje qė nė gjirin e saj kishte edhe kushėrinj qė ishin klerikė
katolikė. Nga ana tjetėr, dihet shumė mirė se pjesėtarėt e
komunitetit vllah apo aromun janė ortodoksė e edhe myslimanė. Nuk
ėshtė e mundshme pra qė nė territorin e sotėm tė Kosovės e tė
Maqedonisė tė ketė familje vllahe tė ritit katolik. E si ndodhi kjo
pikėrisht me familjen Bojaxhiu dhe pikėrisht para lumturimit tė
Nėnės Terezė? Kjo mund tė jetė shumė e qartė, nėse pranojmė se
shkenca ka nė kėtė rast njė prapavijė
politike.
-
-
-
Tradita shqiptare e rrafshit tė Dukagjinit dhe Drania,
-
nėna e Gonxhe Bojaxhiut
-
-
Dėshiroj tė ndalem edhe tek traditat shqiptare nė rrethin e
familjeve katolike nė Kosovė e nė Maqedoni. Sikundėr dihet, e ėma e
Nėnės Terezė, Drane (Roza) Bernaj, ishte nga fshati
Gramaēel i famullisė sė Novosellės afėr Gjakovės. Sipas hulumtimeve
qė janė bėrė enkas pėr kėtė punė del se ky fshat ėshtė tipik
shqiptar dhe i pėrmbahet edhe sot Kanunit tė Lek Dukagjinit. Banorėt
e kėtij katundi janė shqiptarė tė ritit katolik. Po ta dinte familja
Bernaj e Gramaēelit se Kolė Bojaxhiu, dhėndėri i tyre i ardhshėm
ishte vllah, sigurisht se nuk da tė lejonin qė bija e tyre Drania
(Roza) tė martohet pėr tė, sepse pėr njė familje qė vinte nga kjo
pjesė e Kosovės ishte e natyrshme dhe normale qė bija e saj tė
martohej pėr njė katolik shqiptar. Kjo nuk do tė mund tė ndodhte
edhe pėr shkak tė traditės qė me rastin e fejesės sė vajzės pyetej
hollė e hollė se prej ēfarė familjeje vinte dhėndėri i ardhshėm dhe
sidomos i ēfarė pėrkatėsie fetare e nacionale ishte ai. Sė kėndejmi
nuk mund tė vihet nė dyshim pėrkatėsia shqiptare katolike e Kolė
Bojaxhiut.
-
-
-
Diēka mbi vllehėt dhe llatinėt
-
-
Kthjellimit tė ēėshtjes sė pėrkatėsisė etnike tė familjes Bjaxhiu do
ti ndihmonte, kujtoj unė, edhe sqarimi i historikut tė lindjes dhe
kuptimit qė kishte atributi llatin sidomos nė Kosovė e nė
Maqedoni. Kėshtu p.sh.
besimtarėt myslimanė tė Malėsisė sė Karadakut tė Shkupit, na quanin
neve tė besimit tė krishterė katolik llatinė. Ky atribut ka mbase
lidhje me pėrdorimin nga katolikėt shqiptarė tė latinishtes pėr
gjuhė tė liturgjisė. Shqiptarėt katolikė
quhen latinė edhe nė shkrimet serbe qė nga shek. 12. Kjo shihet
qartė nė shkrimet e Stefan Nemanjės dhe sidomos nė Kodin e Stefan
Dushanit. Bile, edhe Brokardus (1332) i quan katolikėt e qyteteve
bregdetare shqiptare: Tivar, Ulqin, Drisht, Shas, Shkodėr pėr
latinė. Po ky atribut pėrdorej dhe pėrdoret edhe sot sidomos
pėr familjet e vjetra shqiptare katolike nė Prizren dhe pėr ato tė
Shkupit. Familje llatine ishte pra edhe familja Bojaxhiu.
Qė ta kundėrargumentojmė se ky
epitet nuk ka tė bėjė aspak me teorinė e latinitetit tė aromunėve
nė Ballkan, po e pėrmend faktin se ky epitet u pėrdor nė trojet e
sotme tė Kosovės dhe tė Maqedonisė pėrgjithėsisht pėr komunitetin
katolik. Latinė quhen, sė kėndejmi, edhe banorėt e katundeve
Letnicė, Shashar e Vėrnez tė Malėsisė sė Karadakut e tė cilėt janė
me pėrkatėsi etnike kroate, pėrkatėsisht me prejardhje raguzase dhe
janė tė besimit katolik. Kėtė e solla vetėm e vetėm pėr tė treguar
se epiteti llatin pėr tė krishterėt katolikė shqiptarė nuk bėn tė
ngatėrrohet me teorinė e latinitetit tė aromunėve nė Ballkan, qė e
bashkėthemeloi Mihail G. Boiagi, i cili e shkroi edhe gramatikėn e
parė aromune, tė botuar mė 1818 ose mė
1813 (Kjo
gramatikė u ribotua dhe komentua mė 1988 nė Freiburg). Se epiteti
llatin nuk ka tė bėjė aspak me latinitetin e aromunėve shihet
edhe nė tekstin e kėngės: Kanga e popullit - nė nder tė
Zojės Cernagore, apo edhe siē quhet kjo kėngė tash NCėrnagore kem
nji Nanė, kushtuar Zonjės Cernagore tė Letnicės. Kėnga ėshtė
kėnduar nga katolikėt shqiptarė qė shtegtonin nė Letnicė. Shtegtonin
nga tė gjitha anėt e Kosovės e Maqedonisė. Kjo kėngė ėshtė nė tė
vėrtetė Hymni i Zojės Cėrnagore, qė festohet mė 15 gusht dhe ėshtė
shumė e vjetėr. Kėnga ka gjithsej 28 strofa. Njė strofė po e sjellim
kėtu:
-
-
Nner kaam
tsaja Sccγptarija
-
Prei giζζ
anvet hapscem nghasin,
-
Trrughes
tghiatun nuk e masin
-
Saa te
maζ do tvuin siklet.
-
-
Ka dėshmi se pėr nė Letnicė shtegtonte edhe familja e Bojaxhinjve.
Me kėtė po ashtu dėshiroj tė them se mėnyra e shtegtimit pėr
Letnicė, siē na e prezantojnė tė gjithė autorėt e deritashėm mbi
familjen Bojaxhiu, bėhej sė bashku me familjet e tjera katolike
shqiptare dhe banimi bėhej me familje katolike apo nė qele tė
famullisė, siē e dėshmon vet Lazri, vėllai i Nėnės Terezė, i cili
kujton: Nė Letnicė banonim tek njė shtėpi apo nė ēele tė famullisė.
Aty ishte njė njeri, tė cilit babai im i kishte ndihmur pėr ta
ndėrtuar shtėpinė, prandaj nė shenjė falenderimi, ai na jipte
shtėpinė e vet pėr banim, pėr njė kohė... ishte njė pėrvojė tepėr e
bukur, tė gjithė sė bashku, tėrė ditėn, nė lojė, shetitje, sidomos
te Vrella-burimi... (Shih. Lush Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq.
15).
-
-
Prejardhjen shqiptare tė Nėnės Terezė, sipas Moikom Zeqos, e tregon
dhe
Kostumi kombėtar shqiptar i Prizrenit, qė Gonxhe Bojaxhiu e mban tė
veshur nė njė fotografi nė moshėn 16 vjeēare, sė bashku me motrėn e
saj Agen. Sipas prof. dr. Afėrdita Onuzi ėshtė kostum tipik i
Prizrenit dhe njė i tillė ndodhet edhe nė fondin e Institutit tė
Kulturės Popullore. (Fotografia gjendet nė librin: L. Gjergji,
Nėna e dashurisė, faqe. 62).
-
-
-
Familja Bojaxhiu dhe Bernaj hulumtime krejtėsisht tė reja
-
-
Nė revistėn Drita, viti I. nr. 6. fq. 4, nė shkrimin Nėna Terezė
nė Prizren lexojmė: Ne nesre, sbashkut me ilakan e vet,
famulitarin e Prizrenit, u nis pėr Prizren, si qė ka dishrue dhe
marė vesht Nėna Tereze. Dy gjėra duhet pasur parasysh kėtu.
Famullitar i Prizrenit ishte don Nikollė Mini dhe fjala qė
pėrdoretkėtu Ilakan e vet ka tė bėjė me tė. Ky (don Nikollė Mini)
ishte i afėrm i Nėnės Terezė nga ana e babės. E pra pyesim, se si
ėshtė e mundur qė njė vllah tė jetė i afėrm familjarisht me njė
prift katolik nga Prizreni, dhe pyetja tjetėr ka tė bėjė me aludimin
e Plasarit se Nėna Terezė, pėrkatėsisht Kolė Bojaxhiu, nuk na paska
qenė pagėzuar nė kishė katolike. Gonxhja, thotė Plasari, nuk qenka
pagėzuar nė kishė katolike qysh si fėmijė, porse ndoshta e paska
pagėzuar mė vonė nėna Drane (Roza).
-
-
Kundėr kėtyre deklarime tė Plasarit dėshmojnė dokumentat e Famullisė
sė Prizrenit, veēmas ato tė Kompanive, siē quheshin shoqatat
kishtare tė asaj kohe e qė kanė tė bėjnė me familjet Bojaxhiu dhe
Bernaj. Ndihmesėn mė tė madhe pėr kėtė ma dhanė don Nikson Shabani,
prift katolik nė Prizren dhe Pjetėr Pėrgjoka nga Prizreni. Tė dhėnat
qė po i sjellim mė poshtė janė marrė nga dokumenta origjinale pėr
familjen Bojaxhiu qė gjenden tek Pjetėr Pėrgjoka.
Kolė
Bojaxhiu u lind mė 1875 nė Prizren. Moshėn rinore e kaloi nė
Prizren. Lazer Bojaxhia, i biri i Mark Bojaxhis
ishte gjyshi i Nėnės Terezė. Mark Bojaxhia (i gjyshi i
Kolė Bojaxhiut) kishte dy djem: njėri quhej Nrek (ose
Nrec), ndėrsa tjetri Lazėr. Lazri kishte njė djalė dhe ai ishte Kola
(babai i Nėnės Terezė), ndėrsa Nreka kishte po ashtu njė djalė dhe
ai quhej Tomė Bojaxhiu. Lazėr Bojaxhiu (gjyshi i nėnės
Terezė) ishte i njohur nė Prizren si tregtar i fortė. Shquhej edhe
pėr aktivitete politike, kulturore qė zhvilloheshin nė famullinė e
Prizrenit. Dihet se nė atė kohė komuniteti shqiptar katolik
zhvillonte aktivitete tė nduarnduarshme kulturore e arsimore dhe tė
bamirėsisė duke vepruar nė formė tė organizuar nė Kompanitė e
njohura kishtare tė asaj kohe. Kompanitė kishtare ishin themeluar
nėpėr shumė famulli tė Ipeshkvisė. Kėshtu nė Prizen i gjejmė tė
formuara po ashtu edhe disa kompani t# tjera kishtare. Nė regjistrin
e Kompanisė sė Shėn Kryqės nė vitin 1875 e gjejmė Lazri i
Mark Bojaxhijes (numri rendor 17). Tė njėjtin vit ishte
lindur Kolė Bojaxhiu, babai i Nėnės Terezė. Nė evidencat e kėsaj
Kompanie Lazrin e gjejmė edhe nė vitin 1882, 1892 e pastaj nė
evidencat e Kompanisė sė Shėn Jozefit e gjejmė edhe nė vitin 1900.
Nrek Bojaxhiun, i cili ėshtė vėllau i Lazer
Bojaxhiut, e gjejmė nė aktivitetet e Kompanisė sė Shėn
Gjonit nė vitin 1900, 1901 pastaj edhe nė vitin 1906, ndėrsa nė
vitin 1909 nė kėto evidenca lajmėrohet Tomė Bojaxhia,
i cili ėshtė djali i Ndrekės. Pastaj nė vitin 1909 e
gjejmė nė evidencat e kompanisė shėnimin e shoqia e Tomė
Bojaxhis. Kolė Bojaxhiun e gjejmė nė Shkup nė vitin 1903,
siē shihet nė fotografinė e bėrė nė atė vit. Me rastin e shugurimit
tė kishės katedrale tė Zemrės sė Krishtit nė Shkup e shohim Kolė
Bojaxhiun nė fotografi. Kolė Bojaxhiu atėherė ishte 28 vjeē. Kisha
katedrale e Zemrės sė Krishtit ėshtė ndėrtuar nė kohėn e
arqipeshkvit imzot Pashk Trokshi. Tė gjithė kėta emra qė janė
shėnuar mė lart, janė tipikė pėr shqiptarėt katolikė.
-
-
Nė fillim
tė shekullit XX familja Bojaxhiu u shpėrngul nė Shkup, ku vazhdoi tė
merret me tregti dhe me aktivitete kulturore. Duhet qė mos tė
ngatėrrohet emri Lazėr , sepse Lazėr e kishte emrin gjyshi i Nėnės
Terezė, pra babai i Kolė Bojaxhiut, dhe po ashtu tė njėjtin emėr e
kishte edhe vėllai i Nėnės Terezė. Kola e kishte pagėzuar djalin e
vetėm me emrin e babait tė vet. Kolė Bojaxhiu vdiq nė rrethana tė
pasqaruara nė vitin 1919 e jo, siē ėshtė menduar deri tani, mė 1918.
Autori zviceran Eugen Vogt nė librin Mutter Teresa. Lebensbild -
Geistliche Texte (1990) jep disa tė dhėna qė pėr ne shqiptarėt
janė ende tė panjohura. Eugen Vogt ka takuar Lazėr Bojaxhiun nė
Palermo (vėllanė e Nėnės Terezė) dhe ka hulumtuar fort mira disa
gjėra, siē vėrehet nė dy librat e tij mbi Nėnėn Terezė. Nė librin qė
cekėm thekson se babai i Nėnės Terezė, Kolė Bojaxhiu, ka vdekur nė
burg si i burgosur politik nė vitin 1919 (er starb als politischer
Gefangener 1919, erst 41 järig, im Gefängnis), pra, jo nė vitin 1918
(khs. faqe 11). Po ashtu edhe K. Spink thotė se Kola ka vdekur mė
1919 (fq. 23). Kėtė na e dėshmon edhe mbishkrimi nė varrezėn e
pėrbashkėt ku pushojnė eshtrat e Kolė Bojaxhiut. Si vit i vdekjes sė
Kolė Bojaxhiut gjendet i shėnuar nė kėtė pllakė viti 1919. Duket se
Plasari ka harruar se Kolė Bojaxhiu ėshtė varrosur nė varrin e
pėrbashkėt nė varrezat katolike tė Shkupit, meqė ishte pra katolik
shqiptar (shih. L. Gjergji,
Nėna jonė Tereze fq. 254) e jo vllah. I kthehemi edhe njė herė
autorit zviceran Eugen Vogt. Nė tė njėjtin vend E. Vogt
dėshmon se Kola nuk kishte vetėm 3 fėmijė, por kishte gjithsej 5
fėmijė. Kjo ėshtė krejt diēka e re pėr studiuesit dhe lexuesit
shqiptarė e besa edhe pėr tė huaj. E. Vogt dėshmon se ishin edhe 2
vajza tė kėsaj familjeje qė vdiqėn nė fėmijėrinė e hershme . Tė
njėjtėn gjė e dėshmojnė edhe dokumentet zyrtare tė Vatikanit e
kėshtu edhe libri qė cekėm mė parė (Beatificatione...). Aty thuhet
po ashtu se ishin 5 fėmijė e jo 3, siė ėshtė thėnė deri mė tani.
Ėshtė njė fenomen shumė interesant qė ende nuk kam hasur nė datėn e
saktė tė vdekjes sė Kolė Bojaxhiut, kemi hasur deri mė tani vetėm
vite, pra 1917, 1818 dhe 1919. Ky i fundit duhet tė jetė i sakti,
kurse datėn ende nuk e kam hasur nė ndonjė shėnim.
-
-
Sa i
pėrket familjes Bojaxhiu duhet tė hulumtohet ende shumė. Tė kalojmė
e tė shohim edhe njė anė tjetėr tė historisė sė Kolė Bojaxhiut.
Bazuar nė disa burime ai ishte gjithashtu edhe mėsues pranė shkollės
sė Kishės -Katolike nė Shkup. Nė Arkivin Shtetėror tė Austrisė ka
dokumente tė shumta mbi figurėn e Kolė Bojaxhiut. Kėtu po cekim
njėrin nga dokumentat qė posedojmė: Mė 26 korrik 1911 konsullata e
Austro-Hungarisė nė Shkup, konkretisht zėvendėskonsulli Lejhanec, i
shkruan qeverisė sė tij, ku ndėr tė tjera thotė: Siē njoftojnė
njėzėri famullitari i kėtushėm, don Zef Ramaj, dhe jezuiti patėr
Genovici, disa katolikė tė kėtushėm nė krye me Luigj Naracin dhe
Kolė Bojaxhiun qė janė tė njohur si miqė tė italianėve kėto ditė
iu kanė drejtuar me njė kėrkesė Konzulatit italian, ku e lusin qė tė
ndėrtojnė njė shkollė tė veēantė italo-shqiptare. Si arsye ata
theksojnė, se shkolla famullitare (pranė Kishės Katolike, vėr.
ime) pėr shkak tė mungesės sė kuadrit mėsimdhėnės funksionon nė
mėnyrė tė pamjaftueshme dhe nuk mund t`iu ofrojė nxėnėsve njė
shkollim tė nevojshėm... (Wie mir der hiesige Pfarrer, Don
Giuseppe Ramaj, und der Jesuitenpater Genovizzi übereinstimmend
melden, haben einige hiesige Katholiken an ihrer Spitze die
bekannte Italienfreunde Luigi Neracci und Kol Bojadżija dieser
Tage an das italienische Konsulat eine Eingabe gerichtet, worin sie
um die Errichtung einer eigenen italo-albanesischen Schule bitten.
Als Grund geben sie an, dass die Pfarrschule
infolge Lehrkräftenmangels ungenügend funktioniere und den
Schülern die nötige Bildung nicht verschaffen könne..., shiko dok.
HHStA F27/K 135 Missionen Üskub 1871-1911, Üskub I,1,1a, fq.140).
Mė tutje nė kėtė dokument thuhet se, kėta tė dy (Luigji dhe Kola) do
tė tubojnė nėnshkrime nga popullata vendore katolike. Duke u
mbėshtetur nė burimin nė fjalė, pėrveē asaj se Kolė Bojaxhiu
dėshironte tė ngrinte njė shkollė tė veēantė, njė shkollė qė do tė
finacohej nga qeveria e athershme italiane, e jo nga ajo
austro-hungareze, si ishte ajo pranė famullisė sė Shkupit,
vėrtetohet se Kolė Bojaxhiu ishte katolik dhe njėkohėsisht i
angazhuar shumė pėr shkollimin e popullatės shqiptare nė Shkup. Dhe
kjo dėshmon tė kundėrtėn e asaj qė pretendon Aurel Plasari se Kolė
Bojaxhiu nuk ishte shqiptar dhe katolik. Shkupi nė atė kohė nuk
ishte vetėm njė qendėr tregtare mė e madhe se ajo e Prizrenit, por
ishte edhe njė qendėr e kulturės shqiptare. Prandaj mund tė
supozojmė se familja Bojaxhiu mund tė jetė shpėrngulur nga Prizreni
nė Shkup pėr dy arsye, mundėsi mė tė mėdha pėr ta ushtruar Kola
profesionin si mėsues dhe tregtia nė anėn tjetėr.
-
-
Shkupi
ishte edhe qendėr pėrmes sė cilės furnizoheshin me materiale
shkollore edhe shkollat e tjera pranė famullive katolike nė Kosovė
qė financoheshin nga Monarkia e Austro-Hungarisė. Po e cekim se edhe
don Zef Ramaj, pagėzuesi i Nėnė Terezės, kishte punuar si mėsues
pranė shkollės sė famullisė nė Shkup. Qė nga viti 1908 pėrmendet nė
dokumenta si mėsuese edhe Dile Protegjena Bekaj (motra e gjyshes
sime, tezja e babait tim) nga Stublla, e cila, megjithėse grua, qysh
atėherė punonte si mėsuese nė Shkup pranė Kishės Katolike . (Arkivi
Shtetėror i Austrisė nė Vjenė: HHStA F27/K 135 Missionen Üskub
1871-1911, Üskub I,1,1a).
-
-
Kolė Bojaxhiu gjithashtu,
sipas don Gjergji Gjergjit-Gashit, ishte mėsues dhe ka vdekur nė
Shtip tė Maqedonisė. Ai shkruan: Nė njė raport drejtuar Selisė sė
Shenjtė, Imzoti (Lazėr Mjeda, vėr. ime) shkruan se megjithėse sipas
ligjeve tė pushtuesve serbė mėsuesit janė tė liruar nga shėrbimi
ushtarak dhe pjesmarrja nė luftė, nė Janjevo kanė marrė me dhunė
mėsuesin Berisha dhe N. Bojaxhi, qė tė dy shumė tė bindur e tė
dėvotshėm, i kanė dėrguar nė frontin e luftės dhe ende nuk dihet se
si, nga sėmundja, uria,... apo nga keqtrajtimet kanė vdekur nė
Ishtip (Shtip)... (Gjergj Gashi, Kosova altari i Arbėrisė
1910-1941 vėll II, faqe 10). Pra, del se edhe Kola ishte mėsues,
pėrveē Filip Bojaxhiut tė kėsaj familjeje, por pėr kėtė nevojitet
njė studim me tė vėrtetė i shumėfishtė i historisė sė familjes
Bojaxhiu pėr ta shndritur kėtė punė ashtu siē e meritojnė. Po nėse
nuk e bėjmė kėtė studim, pėrherė do tė dalė ndokush qė do tė
dėshmojė diēka krejt tjetėrdhe do tė na gjejė tė papėrgatitur.
Pastaj don Gjergj Gashi vijon kėshtu: Duke qenė se ishin Mėsues tė
Shkollės sė Kishės nė Janjevo, tė mirėmbajtur nga Imzoti, tė cilėt
serbėt e mbyllėn, Hirėsia e Tij Lazėr Mjeda kėrkon nga Selia e
Shenjtė qė tė caktojė pension pėr zonjėn, vejushėn Bojaxhi. Kjo
zonjė, e cila pushon nė varrezat e Tiranės, ėshtė ROZA NIKOLLA
BOJAXHI, Nėnė e Nėnė Terezės, nga Kalkuta, alias Agneze Gonxhe
Bojaxhi... Kėtu ėshtė interesant se Don Gjergj Gashi nuk thotė
Drane por ROZA. Po ashtu edhe nė pllakėn pėrkujtimore nė varrezat e
Tiranės ku janė Drana (Roza) dhe Ageja, emri i nėnės sė Nėnės Terezė
ėshtė shėnuar ROZA BOJAXHIU 1889-1972 e jo Drane apo Drandofille,
siē e gjejmė nganjėherė nėpėr disa shkrime. Shtrohet prapė pyetja,
se si e kishte emrin e vėrtetė nėna e Nėnės Terezė, Drane apo Roza.
Nganjėherė e gjejmė tė shėnuar edhe Drandofile. Siē duket, emri i
saj nė dokumentet zyrtare ishte ROZA, porse Drania ishte
shqiptarizimi i emrit tė saj (dikund hasim edhe nė Drandofille, por
shumicėn e rasteve e gjejmė Drane). Apo ėshtė edhe versioni i
kundėrt, qė emri i saj u internacionalizua prej atij shqip, pra prej
Drane apo Drandofile nė Roza? Rrethi i ngushtė familjar dhe ai i
gjėrė e quanin Drane, dhe ky version depėrtoi nėpėr masmediat dhe
librat e ndryshėm nėpėr tėrė botėn. Ka ende shumė gjėra qė me tė
vertetė nuk janė tė hulumtuara, por vetėm nė mėnyrė sipėrfaqėsore
janė tė shėnuara pa baza historike.
-
-
Duhet
patur edhe njė gjė parasysh. Emri i Nėnės Tereze ishte Gonxhe, kurse
i motrės sė saj Age dhe i vėllaut Lazėr. Si ėshtė e mudnur qė babai
i tyre t`i pagėzonte me emra tipik shqiptar fėmijėt e vet (sidomos
Gonxhe dhe Age), nėse ishte vllah, siē pretendon Plasari. Poashtu
mos tė harrojmė se vet emri i babait tė Nėnės Tereze ishte Kolė (e
jo siē e shėnojnė disa Nikollė), kėshtu qė emrin Kolė e hasim vetėm
te shqiptarėt katolikė, kurse Plasari i anashkalon plotėsishtė kėta
emra tė familjes Bojaxhiu. Nė amzat e famullisė sė Kishės Katolike
tė Shkpuit qė janė pėrshkruar nga origjinali, emri i babait tė
Gonxhes shėnohet si Kolė e jo Nikollė.
-
-
Degėve tė
trungut tė Bojaxhinjve u duhet shtuar edhe gjyshja
Ēile (L. Gjergji, Nėna jonė
Tereze, fq. 10), e cila mbante pra njė emėr tipik shqiptar
katolik, qė ėshtė refleks shqiptar i emrit Cecile apo Ēeēile
, si dhe fratelin Gjon Pantelija prizrenas (1887-1946), i cili ishte
kushėri i Nėnės Terezė (shih. Z. Mirdita, 314). Kushėri i nėnės
Terezė ishte edhe Lorenc Antoni, pra gjyshja e Lorenc Antonit
(Marie-Kajtazi-Bojaxhiu) ishte prej familjes Bojaxhiu, (L. Gjergji,
Nėna Jonė Tereze, fq. 16). Katarina Marku, Pina 90 vjeēare qė
sot jeton nė Shkup, dėshmon kohėve tė fundit nėpėr masmedia (edhe
BBC) se gjyshja e Nėnės Terezė dhe gjyshi im ishin motėr e vėlla.
Dhe dėshmon se familja e saj ėshtė shqiptare.
-
Tani edhe
disa fjalė rreth Drane (Roza) Bojaxhiut, Bernaj, qė ishte nga
katundi Gramaēel i famullisė sė Novosellės afėr Gjakovės. Familja
Bernaj u shpėrngul dhe u vendos nė Prizren. Vėllėzėrit e Dranes
ishin Gjoni, Marku dhe Zefi, kurse babai i saj quhej Nue, tė cilėt
jetuan nė Prizren, ndėrsa emri nėnės sė Dranės ishte Pjetra. Si
njėrin ndėr anėtarėt themelues tė Kompanisė sė Shėn Kryqės nė
famullinė e Prizrenit Zefin (Zefi i Bernaj) e gjejmė
tė shėnuar mė 1875. Emri i Zefit ėshtė regjistruar nėn numrin rendor
3, ndėrsa nėn numrin 13 gjejmė Lukė Bernaj. Nė
regjistrin e kėsaj Kompanie, nė strukturat udhėheqėse tė saj, gjejmė
mė vonė njė herė si Batush e Zefit Bernej e herėn
tjetėr vetėm si Batush. Kėto tė dhėna hedhin dritė mbi
rrethanėn se familjet Bojaxhiu dhe Bernaj njiheshin mirė njėra me
tjetrėn edhe shumė kohė para se tė lindeshin Kola dhe Drania.
Prandaj edhe njė herė e pyes z. Plasari, se a ka nevojė tė sillen
ende dėshmi qė Gonxhe Bojaxhiu ishte pagėzuar qė ditėn e dytė tė
lindjes sė saj e jo pas vdekjes sė tet. A ka mė nevojė pėr tė dhėna
qė dėshmojnė prejardhjen shqiptare katolike tė Gonxhe Bojaxhiut, si
nga vija e nėnės ashtu edhe nga ajo e babait?
-
-
Edhe diēka duhet kėtu tė shtojmė. Siē na e
kumtoi vetė famullitari i Novosellės, dr. don Robert Kola, ka bėrė
disa kėrkime mbi familjen Bernaj. Ai pohon se kjo familje ishte
shumė herė nė lėvizje, pra shpėrngulje tė ndryshme. Kjo familje e ka
prejardhjen prej Perlepit nė afėrsi tė Novosellės, katund qė mė parė
ishte krejtėsisht katolik, kurse tash nuk ka asnjė katolik. Mė vonė
u shpėrngul nė Gramaēel (po ashtu nė afėrsi tė Novosellės) dhe prej
kėtu janė shpėrngulur prapė nė Novosellė e prej Novoselle nė
Prizren. Zef Bernajn (i vėllai i Dranes) e gjejmė tė shėnuar nė
Prizren mė 1875, para lindjes sė Dranes. Drania ėshtė lindur mė 1889
(kėshtu ėshtė shėnuar nė pllakėn e varrezave nė Tiranė, Ēka do tė
thotė se Drania apo Roza ėshtė lindur nė Prizren e jo nė Novoselė,
Gramaēel apo Perlep. Porse ata ishin tė lidhur me Gramaēelin shumė,
siē vėrehet nga intervistat qė janė bėrė me Lazrin. Kemi pėr kėtė
punė edhe njė dėshmi tjetėr. Shtėpinė e Bernajve nė Novosellė e ka
blerė familja Doda qė jeton nė Prizren. Kėtė shtėpi familja Doda e
ka blerė nga Lush Nika. Dhe pėr kėtė shtėpi edhe sot thuhet kėshtu:
"Shtėpia e Drane Nue Bardhit", pra ėshtė fjala pėr Drane Bernaj. Pse
thuhet Bardhi, duhen bėrė kėrkime mė vete pėr kėtė punė. Sipas meje,
termi Bardhi nė kėtė rast duhet tė ketė tė bėjė me laxhen e jo me
mbiemrin Bardhi.
-
-
-
Kolė
Bojaxhiu dhe shoqata vllahe nė Shkup
-
-
Kolė
Bojaxhiu ishte tregtar i suksesshėm nė Shkup. Si i tillė atij i
ėshtė dashur tė kishte rreth tė gjerė njerėzish, sepse tregtia nuk
do tė ecte pėrpara vetėm me shqiptarė apo vetėm me katolikė tė
Shkupit. Pikėrisht kėtu duhet mbase tė kėrkohen arsyet, pėrse Kola
ishte anėtar i njė shoqate vllahe nė Shkup. Dhe tė qenėt anėtar i
njė shoqate vllehėsh nuk do tė thotė kurrsesi se duhet patjetėr qė
edhe etnikisht tė jesh vllah. Fundja, Kola ishte anėtar nė mė shumė
shoqata shqiptarėsh se sa nė sosh vllehe. Kjo mund tė shpjegohet
shumė thjesht me faktin se Kola kishte shoqėri me aromunėt, me tė
cilėt e lidhte tregtia. Kola ishte, siē tregon Lazri, i vėllai i
Nėnės Terezė (L. Gjergji, Nėna jonė Tereze, fq. 13), i vetmi
katolik ndėr kėshtilltarėt e qytetit tė Shkupit. A ka logjikė qė tė
dy prindėrit katolikė ta pagėzojnė tė bijėn nė njė kishė ortodokse
tė vllehėve? Nuk mundet
qė me njė pamflet tė njė shoqate vllehe tė Shkupit tė dėshmosh se
familja Bojaxhiu e Prizrenit ėshtė vllahe, ju lutem, ky ėshtė
anashkalim i tė gjitha dokumentave historike origjinale qė ruhen
sidomos nė Prizren. Lalush Lalevski (Lal Lala), lindur mė 13.10
1917, i cili jeton sot ne Opati tė Kroacisė, dėshmon se e ka njohur
pėrsonalisht shumė mirė familjen e Nėnės Terezė Bojaxhiu, sidomos
Dranen. Dhe tha se nuk ėshtė aspak e mundur qė kjo familje tė jetė
vllahe. Po ashtu ai tregon se edhe cincart (vllehet) i njeh dhe
dėshmon se pėrnjime kishte njė familje shumė tė pasur nga Shkupi qė
e kishte mbiemrin Boiadjijev dhe qė i pėrfaqėsonte vllehėt nė qarqet
qeveritare, por kjo familje nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me
familjen e Kolė Bojaxhiut tė Nėnė Terezės. Mė duket se Plasari dhe
shumė vllehė nga Maqedonia qėllimisht i kanė ngatėrruar kėto gjėra.
-
-
Po ashtu
duhet cekur kėtu se libri i dr. Serafim Nikoliqit Prizren od
srednoga veka do savremenog doba, njė libėr i mbėshtjellur me
nacionalizėm serb, nė tė cilin shqiptarėt gati nuk kanė vend, vė
gjithashtu nė pah komponentin ortodoks dhe shėnon gjėra mbi vllehėt,
porse Bojaxhinjtė e Prizrenit nuk i pėrmend. Si ėshtė e mundur tė
mos pėrmenden, sepse ka shumė gjėra qė janė marrė nga dokumentat e
kishės ortodokse vllahe tė Prizrenit, e ai ka mundur ta bėjė
kėtėgjė. Si ėshtė e mundur qė tė mos ketė asgjė pėr familjen e
Bojaxhinjve tė Nėnė Terezės. Po tė ishin kėta vllehė, sigurisht qė
do tė gjenim ndonjė dokument nė kishėn e tyre tė Prizrenit, por tė
gjitha dėshmitė i gjėjmė nė Kishėn Katolike tė Prizrenit, kur ėshtė
fjala pėr familjen Bojaxhiu.
-
-
Edhe njė
detaj: askund nuk ėshtė dėshmuar se nė Shkup kishte njė orkestėr
frymore tė vllehėve. Kurse nė datotekėn e fotografive tė Shkodrės,
nė njėrėn ndėr fotografitė e shumta, kemi njė fotografi tė orkestrės
frymore tė klubit shqiptar nė Shkup, nė tė cilėn shihet Kolė
Bojaxhiu doravetė si anėtar i kėsaj orkestre. Dhe si shėnim pėr
fotografinė kemi tekstin Orkestra frymore e klubit shqiptar nė
Shkup me 1912 (Gjurmė tė historisė kombėtare nė fototekėn e
Shkodrės, fq., 113.).
-
-
Njė
tendencė tė ngjashme si kjo puna e vllahizimit, pra pėr ta
shtrembėruar e pėr ta pėrvetėsuar figurėn, tashmė tė lumturuar tė
Nėnės Terezė, paraqitet qysh nė vitet pas Luftės sė Dytė Botėrore,
sidomos nė vitet 60-tė, kur kroatėt tentonin ta pėrvetėsonin si tė
tyren. Kėtė pretendim e pengoi puna e don Nikollė Miniti, imzot Nikė
Prelės, dr. Don Gjergj Gjergjit-Gashit, dr. Don Gaspėr Gjinit e
sidomos e dr. don Lush Gjergjit nėpėrmjet botimeve tė ndryshme qė
bėri ai mbi jetėn dhe veprėn e Nėnės Terezė. Pėr kėtė arsye don Lush
Gjergji ka bėrė njė punė tė shkėlqyeshme duke ndaluar ofensivėn
kroate pėr pėrvetėsimin e Nėnė Terezės. Nė fillim ia ndėrruan edhe
mbiemrin, duke shėnuar jo mė Bojaxhiu, por Bojaxhijeviq. Ėshtė
interesante qė qeveria kroate pas vitit 1992 ia dhuroi Nėnės
Terezė pasaportėn kroate, pra, ende kishte njerėz qė vepronin nė atė
drejtim me njė prapavijė politike pėr ta pėrvetėsuar Nėnėn Terezė
duke u bazuar nė atė se Nėna Terezė dinte mė mirė kroatisht se
shqip. Mė vonė edhe serbėt tentuan qė ta qesin me prejardhje serbe
Nėnėn Terezė, por nuk i hynė mė thellė, sepse nuk kishin kurrfarė
baze. Pastaj iu rrekėn punės maqedonėt me prapavijėn e tyre politike
pėr pėrvetėsimin e saj dhe tani sė fundi kėsaj pėrpjekjeje iu
bashkangjitėn edhe vllehėt. Meqė maqedonėt nuk ia dolėn, u shpik njė
metodė e re pėr ta kontestuar prejardhjen e saj vetėm pse ishte
shqiptare, dhe natyrisht duke u munduar qė nėpėrmjet kėsaj figure
kaq tė madhe tė pėrmirėsojnė edhe imazhin e tyre.
-
-
-
Dėshmia
e Nėnė Terezės dhe mjeranėt me veshė nė lesh
-
-
By
blood I am Albanian. My citizenship is Indian. I am a catholic nun.
As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong
entirely to the heart of Jesus.
Pėrkthimi: Me
gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit,
jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės.
Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit), ka
deklaruar Nėna Terezė mė 1979 nė Oslo para gjithė gazetarėve. Ėshtė
guxim tė hidhet poshtė ajo qė e thotė Nėna Terezė vetė. Mė duhet
ta pranoj se shkrimi i A. Plasarit nuk mė befasoi aq sa mė befasuan
dy shkrime tė tjera. Njėri i Abdi Baletės, nė tė cilin thoshte:
Po tė mos ishte njė agjente e
zellshme dhe e vyer e veprimtarisė sė Vatikanit, Tereza do tė kishte
mbetur njė person i panjohur nė kėtė botė, sikurse kanė mbetur me
mijėra qė kanė bėrė sakrfica njerėzore ndoshta edhe mė tė mėdha.
Tereza Bojaxhiun e bėri tė famshme me emrin Nėnė Tereza e Kalkutės
mė shumė propaganda e fuqishme e Vatikanit, sesa pėrkushtimi e
sakrifica e saj. Kush nuk kupton kaq gjė, kot hyn tė bėjė analiza.
Dhe mė tej:
Tereza nė OKB nuk kishte
vajtur si pėrfaqėsuese shqiptare, por si pėrfaqėsuese e Vatikanit,
pra si agjente e Vatikanit. Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante
tė tillė. A ka kund injorancė
mė tė madhe se kėto rreshta qė u shkruan nė qershor tė vitit 2001.
Baleta e ndjen mbase pėr turp qė edhe ky, si e gjithė bota, ta quajė
Nėnė Tereza. Baleta e di se Nėna Terezė ia ka falur kėtij tė
gjitha tė padrejtat kundėr saj, e pra do tia falė edhe kėtė; ajo e
fali edhe Enver Hoxhėn, kur bashkė me Nexhmijen shkoi te varri i tij
me njė tufė lule nė dorė. Siē dihet, kur Nėna Terezė po mbante
fjalim nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, Abdi Baleta (kėshtu dėshmon
ky vetė), doli nga salla, kurse mė 2001 shprehet se Tereza nuk e
pėrfaqėsoi popullin shqiptar. Kush mė mirė se Nėna Terezė e
pėrfaqėsoi popullin shqiptar nė kėtė botė? Enver Hoxha? Abdi Baleta?
-
-
Shkrimi tjetėr qė mė befasoi ėshtė i Ardian Vehbiut. Ky shkruan ndėr tė
tjera Pėrndryshe, lidhjet e mirėfillta tė veprimtarisė sė Nėnė
Terezės me jetėn dhe kulturėn nė Shqipėri janė disi tė dobėta pėr tė
pėrligjur tėrė kėtė bujė bombastike, pa pėrmendur indinjatėn
histerike dhe logorrenė nacionaliste tė tė gjithė "nėnė-terezistėve"
tė orėve tė fundit; as ka kuptim t'i jepet ndonjė farė ngjyrimi i
spikatur etnik ose kombėtar njė figure si Gonxhe Bojaxhiu... (Bota
Shqiptare nr. 90, gusht 2003). Pyes A. Vehbiun, a s ėshtė humanizmi
kulturė?
-
-
Dihet sa dhimbje shpirtėrore i ka shkaktuar vendi i vet Nėnės
Terezė, pikėrisht kur nuk i lejohej tė vizitonte nėnėn e vet nė
Tiranė. Pėrveē atyre epiteteve dhe ofendimeve publike qė disa ende
nuk i kanė shmangur nga goja dhe tė cilėve as su ka shkuar mendja
ti kėrkojnė falje publike, shteti i Nėnės Terezė nuk po del ende me
njė lloj ligji pėr ta mbrojtur bijėn e vet, por lejon qė ta shajnė
e ta pėrbuzin pikėrisht ata qė as nuk deshėn ta dėgjonin kur ajo
fliste nė OKB, sepse e etiketonin si spiune. Nėnėn Terezė nuk e
pranuan pėr tė tyren as ata qė as nuk duan tė dėgjojnė dhe me ēdo
kusht synojnė ta pengojnė ndėrtimin e Katedrales nė kryeqytetin e
Kosovės, e cila do ti kushtohet pikėrisht kėsaj Nėne. Nė kohėn kur
tėrė bota e nderonte, Nėna Terezė e vizitonte edhe vendin e vet, pra
Shkupin dhe Kosovėn, por asnjėherė nuk pati aq shumė njerėz qė ta
prisnin nė aeroport apo nė rrugė, ndėrsa kudo ku shkonte nė botė ajo
pėrjetonte pritje madhėshtore, por nė vendin e vet, pra nė Shkup e
besa as nė Kosovė jo.
-
-
Nė
gazetėn Zėri ditor tė datės 18 tetor 2003, fq. 19, njė ditė
para lumturimit, Arbėr Xhaferi shkruan pėr Nėnėn Terezė: Shteti
maqedonas ėshtė i angazhaur institucionalisht qė nė fillim ta
relativizojė origjinėn e saj dhe mė pastaj ta pėrvetėsojė. Xhaferi
vazhdon tė tregojė se me kryetarin maqedonas udhėtuan pėr Romė me
rastin e lumturimit tė Nėnės Terezė edhe ipeshkvi Joakim Herbut (i
pėrkatėsisė etnike ukrainase), don Ante Cirimotiq nga Janjeva, dhe
ipeshkvi maqedonas Kristo Stojanov. Duke qenė se nė Maqedoni nuk ka
asnjė prift katolik shqiptar, nuk mund tė pritet qė interesat e
shqiptarėve ti mbrojnė as ipeshkvi Herbut e as don Cirimotiqi.
Bile, unė kam frikė se kėta synojnė maqedonizimin e Ipeshkėvisė sė
Shkupit dhe ndoshta edhe shtrembėrimin e identitetit tė Nėnės
Terezė.
-
-
-
-
Nė vend tė pėrfundimit
-
-
Nuk kam
dashur aspak tė polemizoj pėr kėtė punė, por e pashė tė arsyeshme tė
kyēem nė polemika pėrkitazi me kėtė temė, nė rend tė parė pse
posedoj shumė tė dhėna qė opinonit tonė lexues nuk i janė tė
njohura. Shpresoj se ky shkrim nuk do tė nxisė ndonjė lloj
urrejtjeje apo ndonjė lloj nacionalizmi, siē e predikojnė disa qė
nuk kanė as haber se ēfarė ėshtė vepra e Nėnės Terezė.
-
-
Unė nuk dua qė nė asnjė mėnyrė fytyra jonė mė e ndritur tė
politizohet apo tė banalizohet, siē kanė vepruar disa nė reagimet e
tyre ndaj shkrimit tė Plasarit. Sigurisht qė njė gjė tė tillė nuk do
ta dėshironte as Nėna Terezė vetė.
-
-
Nė vijim po sjellim porosinė e Nėnės Terezė drejtuar shqiptarėve, e
cila vlen edhe sot si njė porosi pėr ne tė gjithė:
-
-
Dėshiroj tju kujtoj lajmin e mirė qė na ka sjellė Jezu
Krishti: Zoti na do, Zoti na kėshillon qė ne ta duam njėri-tjetrin,
ashtu siē Ai do ēdonjėrin prej nesh.
-
-
Dashuria nis nga shtėpia, nga familja. Kur njerėzit rrojnė nė
paqe midis tyre, kur janė tė lidhur e kanė mirėkuptim, kur ushqejnė
dashuri pėr njėri-tjetrin, edhe Zoti i do mė shumė dhe i mbron nga
tė kėqijat.
-
-
Njerėzit, brenda nė familje, prindėrit e fėmijėt, duhet tė
ndihmojnė njėri-tjetrin, tė jenė sė bashku, ta shprehin gėzimin e
dashurisė njerėzore, duke e ndarė atė me tė tjerėt. Kjo ka shumė
rėndėsi. Nėse nė ēdo familje do tė ketė dashuri, ajo do tė pėrhapet
patjetėr, do tė dalė jashtė tyre, pavarėsisht se mund tė ketė
pengesa.
-
-
Kam parė kaq e kaq tė rinj kėtu nė Shqipėri qė e duan fort
njėri-tjetrin. Ata dinė ta tregojnė dashurinė e tyre. Tė duash do tė
thotė tė lutesh me gjithė zemėr. Lutja vetė ėshtė fryti i njė
ndjenje tė thellė dhe tė sinqertė. Dhe fryt i dashurisė ėshtė
mendimi pėr tė bėrė mirė. Dhe fryt i bamirėsisė e humanizmit ėshtė
kurdoherė paqja. Ja pėrse bota duhet ti falet dashurisė.
-
-
Njeriu duhet tė lutet pėr tė qenė njė qenie qė merr e jep
dashuri, qė tė jetė bartės e pėrcjellės i dashurisė sė ėmbėl tė
Zotit tek secili prej nesh, tek secili prej vėllezėrve dhe motrave
tė veta. Kėshtu mund tė pėrhapen dashuria e mirėsia nė njė shumicė
njerėzish.
-
-
Eshtė njė gjė e mrekullueshme tė shohėsh brezin e ri dhe
fėmijėt qė rriten duke pėrhapur dashuri dhe gėzim. Kam marrė kėto
ditė njė letėr prekėse nga njė djalė i vogėl nga SHBA. Ai mė
shkruan: E dashur Nėnė Tereza, unė tė dua shumė. Unė po jua dėrgoj
juve tė gjitha kursimet e mia. Nė zarf ai kishte futur bashkė me
letrėn tėrė pasurinė e vet prej fėmije: njė ēek me vlerė tre
dollarė.
-
-
Unė e ndiej se dashuria pėr njeriun dhe solidariteti me tė
varfėrit po krijon njerėz shpirtmėdhenj, qė duan tu dhurojnė tė
tjerėve gėzim e paqe; qė duan ti pasurojnė edhe ata nė shpirt e nė
jetesė.
-
-
Le tė falėnderojmė Zotin pėr fuqinė qė u fal shqiptarėve pėr
tė dashur e ndihmuar njėri-tjetrin. Shqipėria bėhet duke punuar tė
gjithė sė bashku. Zoti e bekoftė ēdonjėrin prej jush! Unė do tė
lutem pėrherė qė shqiptarėt tė kenė bekimin e Zotit. Dua tė lutem
pėr ne, pėr popullin e varfėr tė Shqipėrisė, pėr popullin e Kosovės
qė vuan.
-
Zoti ju
bekoftė
-
-
(Ky ishte mesazhi i Nėnė Terezės drejtuar
bashkatdhetarėve tė saj mė 30 prill 1993)
-
-
-
Le tė mė lejohet tė them se shumica e popullit tė vet Nėnėn Terezė
nuk e ka pranuar ashtu siē ishte ajo;
pikėrisht siē shkruhet nė Bibėl erdhi ndėr tė vetėt e tė vetėt nuk e
pranuan, pra nuk e pranoi si
bijė tė veten dhe ajo nuk mundi tė mishėrohej nė kėtė popull ashtu
siē duhet. E megjithatė, ajo nuk ndalej sė shkruari:
-
-
Dear
Mr. President of aur dear Country Albania. After many years of
prayers and desire to visit my oen country after visiting so many
through aut the Word, at last the good God gave this beatutiful gift
to come and to see my poeple. My oen family lived here for many
years and they also died here, so I eas able to visit their graves.
I hope together we will do something beautiful for God and for aur
people God blesst You, m. Teresa, MC -
pėrkthimi:
I dashur zoti President i vendit tim tė dashur Shqipėri, pas shumė
vjet lutjesh dhe dėshirė pėr tė vizituar vendin tim; pasi kisha
vizituar aq shumė vende tė ndryshme jashtė nėpėr botė, i lumi Zot mė
dha dhuratėn e bukur: tė vij e tė shoh popullin tim. Njerėzit e
familjes sime kanė jetuar kėtu pėr shumė vite dhe kėtu vdiqėn dhe
unė pata mundėsi tė vizitoj varret e tyre. Unė shpresoj se, sė
bashku mund tė bėjmė diēka tė bukur pėr Zotin dhe pėr popullin tonė
Zoti ju bekoftė, Nėna Terezė MC (Zėri i ditės 17 tetor 2003, fq.
14). Siē duket kėtu ėshtė bėrė njė lėshim i pėrkthimit tė kėsaj
letre sepse kur Nėna Tereze shkruan"...of
our dear country Albania" do tė thotė "i atdheut tonė tė
dashur Shqipėri" dhe jo "i vendit tim...".
-
-
Kur e pyetėm Don Shan Zefin nė Prizren se ēka mendon ai, pasi qė
disa thonė se Nėna Terezė ėshtė me preardhje vllahe, u shpreh: Do
tė ishte mėkat tė shkrihet tėrė ajo energji pėr diēka qė botėrisht
dihet, dmth se Nėna Terezė ėshtė SHQIPTARE, por do tė ishte e udhės
dhe mėse e nevojshme qė shkrime tė tilla tė shkriheshin nė meditime
etike-morale, dmth nė atė ēfarė njerėzimi ka nevojė e nė veēanti ne
shqiptarėt . Dhe nė fund mund
tė shtrohet pyetja, pse vallė nuk u kontestua prejardhja shqiptare e
Nėnė Terezės derisa ajo ishte gjallė?!
-
-
Po i kthehem edhe njė herė Nėnės Drane (Nėnės sė Nėnės Terezė) dhe
motrės Age. Ato kanė vdekur sa herė shpirtėrisht pėr Lazrin dhe
Gonxhen. Sa dhimbje tė mėdha do tė kenė patur ato dy gra nė Tiranė
qė nuk iu lejohej tė shiheshin me mė tė dashurit e tyre. Tė njėjtat
dhimbje duhet ti ketė pasur edhe Nėna Terezė, sepse tė vetmen herė
shihet duke qarė, pasi e merr vesh se nuk do tė mund tė shkonte nė
varrimin e nėnės sė vet nė vendin e dashur Shqipėri, e njė vit mė
vonė nuk mundi tė shkonte kur i vdiq motra Age. Pse pikėrisht kėtyre
zemrave iu shkaktua gjithė kjo dhimbje dhe prej vetė njerėzve tė
popullit tė vet.
-
-
Kėsaj Nėne vendi i vet i shkaktoi dhimbje shumė tė mėdha, por kėsaj
Nėne tė mbarė botės nuk i vinte kurrė turp e as qė kishte frikė tė
thoshte para tėrė botės:
"By blood
i am Albanian.
-
-
-
©
Albert Ramaj, all rights reserverd. Tė gjitha tė drejtat e ribotimit nė
ēfardo mėnyre janė tė rezervuara dhe pa lejen e autorit nuk guxon ky
shkrim tė (ri)botohet nė asnjė mėnyrė, nėntor 2003.
|
|