|
14 nėntor 2003
/
Armand Mero / "Zėri
i Amerikės"
Ndonėse me njė histori tė
trazuar dhe problematike, me njė imazh aktual jo tė pėlqyeshėm,
Shqipėria ka megjithatė dicka me tė cilėn mund tė krenohet, dhe kjo
ėshtė toleranca fetare Ky ėshtė thelbi dhe qėllimi pėr tė cilin sot nė
Tiranė janė mbledhur pėrfaqėsues fetarė e politikė, figura tė njohura
nga vendi dhe bota, nė njė konferencė kushtuar pikėrisht harmonisė mes
feve nė Shqipėri.
Pėr shkrimtarin e famshėm
Ismail Kadare, shpjegimet e njė harmonie tė tillė qė ka zgjatur me
shekuj gjenden te vetė kushtet e rrugėtimit historik tė shqiptarėve
dhe te fakti qė nė Shqipėri tė tre besimet janė tė lidhura me kombin
dhe ekzistencėn e tij. Sipas zotit Kadare themeli i themeleve ėshtė se
besimet kryesore janė barazisht tė rėndėsishme dhe barazisht tė
ligjshme: Ky drejtpeshim mes besimeve, nuk ėshtė njė dėshirė e
marrė pėr realitet, sėshtė retorikė poetike, as psikozė pajtuese e
tillė qė kėrkon drejtpeshimin dhe harmoninė atje ku ato nuk
ekzistojnė. Ky drejtpeshim dhe ky legjitimitet janė njė realitet njė
thelb. Shqipėria ėshtė njė vend me tre fe. Ajo smund tė identifikohet
me asnjė prej tyre. Nėse nuk besojmė nė kėtė, nuk besojmė nė arsyen
tonė tė tė qenit.
Shkrimtari i njohur
theksoi se respekti i ndėrsjelltė duhet tė jetė i shenjtė nė Shqipėri.
Asnjė ngacmim apo provokim nuk mund tė lejohet as mes vetė besimeve,
as mes laikėve dhe fetarėve, as mes besimeve dhe shtetit. Sipas tij
kohėt e fundit janė vėnė re tundime pėr tė kundėrtėn, dhe pėrpjekje
pėr tė vėnė fenė kundėr kombit. Zoti Kadare pėrmendi kėtu pėrpjekjet e
qarqeve fetare greke pėr tu mohuar ortodoksėve shqiptarė kombėsinė.
Po ashtu ai tha se ėshtė shqetėsuese shfaqja e njė rrymė radikale mes
myslimanizmit shqiptar, duke pėrmendur disa deklarata qė hedhin idenė
e mohimit tė kombit shqiptar nė emėr tė kombit islam: Si nė rastin
e panhelenizmit tė shoqėruar me proselitizmin e emigrantėve shqiptare,
ashtu dhe nė rastin e panarabizmit, kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje pėr
njė tkurrje tė kombit shqiptar, thėnė ndryshe, me njė version soft tė
copėtimit tė vendit.
Zoti Kadare kėrkoi nga
shteti shqiptar qė tė sigurojė bazėn ligjore tė drejtėpeshimit tė
besimeve fetare. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat,
fondacionet, financimet e tyre nuk mund ti lihen rastėsisė tha
shkrimtari i njohur: Si rrjedhojė shteti shqiptar duhet tė marrė
masat pėr tė njėmendėsuar autoqefalinė e kishės ortodokse shiptare.
Rrjedhojė e faktit qė kombi shqiptar ka tre besime, shteti duhet tė
sigurojė me kushtetutė ndalimin e pjesmarrjes sė Shqipėrisė nė aleanca
ose liga fetare, nga qė cdo aleancė e tillė bie ndesh me parimin bazė
tė laicitetit tė republikės dhe vė nė pozitė diskriminuese dhe
pėrjashtuese besimet e tjera. Shteti shqiptar duhet tė ritheksojė
parimin e laicitetit tė republikės duke bėrė tė qartė se feja ėshtė e
ndarė nga shteti dhe politika.
Edhe presidenti i
republikės Alfred Moisiu, nėn kujdesin e tė cilit organizohet
konferenca, bėri thirrje qė tė ruhen vlerat qė pėrcjell harmonia
fetare nė Shqipėri. Kreu I shtetit tha se modeli i tolerancės dhe
bashkėjetesės fetare nė Shqipėri pėrbėn njė aspect shumė pozitiv tė
kulturės sė shoqėrisė shqiptare nga i cili kanė cfarė mėsojnė edhe
kombet e tjera.
|
|