|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Zyrtarja e Departamentit tė Shtetit komenton mbi Kartėn e Adriatikut dhe Kosovėn

 
 

 

14 nentor 2003 / Ilir Ikonomi / "Zėri i Amerikės"

Zėvendės ndihmės sekretarja amerikane e shtetit pėr Ēėshtjet e Evropės Jugore dhe Qendrore, Kathleen Stephens, thotė se Shtetet e Bashkuara po pėrpiqen tė nxisin njė dialog dhe komunikim mė tė mirė mes vendeve ballkanike. Nė njė inytervistė dhėnė Zėrit tė Amerikės, ajo foli edhe pėr nismėn e re amerikane mbi rishikimin e standardeve pėr Kosovėn.

Zėri i Amerikės: Zonja Stephens, Departamenti i Shtetit ka organizuar takimin e parė tė komisionit tė Kartės sė Adriatikut. Ku do tė pėrqendrohet takimi i nėnsekretarit tė shtetit Richard Armitage me kryetarėt e tre delegacioneve?

Z. Kathleen Stephens Jemi shumė tė kėnaqur qė kemi kėtu nė Uashington delegacionet nga Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia pėr mbledhjen e parė tė Komisionit pėr Partneritetin e Adriatikut. Sekretari Powell ndihmoi nė themelimin e kėtij partneriteti tė rėndėsishėm nė Tiranė nė muajin maj dhe tani, pas 6 muajsh ne jemi shumė tė kėnaqur qė ministrat e jashtėm dhe zėvendėsit e tyre kanė ardhur nė Uashington pėr kėtė takim tė parė. Mendoj se mbledhje tė tilla do tė shėrbejnė pėr tė analizuar pėrparimin qė ėshtė bėrė deri tani dhe pėr tė parė drejt sė ardhmes, pėr tė pėrcaktuar ato fusha ku mund tė bashkėpunohet si nė nivel rajonal ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara, pėr tė arritur synimet e Kartės, tė cilat janė shumė ambicioze.

Zėri i Amerikės: Sa pėrparim kanė bėrė secili nga tė tre vendet pėr tė arritur objektivat e Kartės? Sa afėr janė kėto vende nė arritjen e standardeve pėr anėtarėsimin nė institucionet euro-atlantike?

Z. Kathleen Stephens: Mendojmė se njė nga gjėrat qė presim tė dėgjojmė nė takimet ėshtė vlerėsimi i vetė kėtyre vendeve mbi pėrparimin qė ata mendojnė se kanė bėrė dhe nė ē’mėnyrė kanė ndėrmend ministrat tė zgjidhin shqetėsimet e qė kanė. Dėshirojmė gjithashtu tė dėgjojmė mbi bashkėpunimin midis kėtyre tre vendeve, si mund tė ndihmojnė ata njėri-tjetrin dhe si mund tė ndihmohen ata nga Shtetet e Bashkuara pėr arritjen e synimeve tė tyre tė pėrbashkėta. Pra ne dėshirojmė tė dėgjojmė prej tyre. Objektivi ynė ėshtė gjithnjė tė mbetemi tė angazhuar dhe tė mbėshtesim synimet pėr njė Evropė tė pandarė, tė lirė dhe nė paqe. Ne nuk mendojmė se ajo do tė jetė e pandarė e lirė dhe nė paqe nėse anėtarėt e Kartės sė Adriatikut dhe vendet e tjera tė rajonit nuk bėhen pjesė e Evropės prandaj kjo ėshtė njė mėnyrė pėr ta nxitur kėtė zhvillim. Pėrsa i pėrket pėrparimit tė arritur, nėnsekretari Mark Grossman ishte javėn e kaluar nė rajon ku dėgjoi dhe pa nga afėr nė Maqedoni dhe nė Shqipėri njė pjesė tė kėtij pėrparimi si dhe problemet qė mbeten.

Zėri i Amerikės: Megjithė pėrparimin e bėrė, Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia kanė pėrballė sfida mjaft tė vėshtira, si mungesa e shtetit juridik, korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku njerėzor, dobėsitė nė ekonomi. A mendoni se komuniteti ndėrkombėtar do tė tregohet sa duhet i rreptė nė kėrkesat e tij pėr tė luftuar kėto probleme?

Z. Kathleen Stephens: Mendoj se standardet e parashktruara nė vetė Kartėn janė mjaft tė larta dhe mjaft ambicioze. Kėto standarde ende nuk janė plotėsuar krejtėsisht. Por fakt pozitiv ėshtė se tė tre kėto vende, nė kuadrin e veprimtarive tė Partneritetit pėr Paqe, po zhvillojnė reforma tė mbrojtjes, po ndėrmarrin pėrpjekje pėr tė modernizuar veprimtaritė e tyre tė mbrojtjes si dhe institucionet politike pėr t’u afruar mė shumė me institucionet euroatlantike. Por ne e pranojmė se kjo nuk bėhet brenda natės. Nga ana tjetėr, ēėshtja qė ju pėrmendėt ėshtė jashtėzakonisht me rėndėsi. Probleme tė tilla si krimi i organizuar, trafiku i personave, i drogės apo i lėndėve tė tjera tė rrezikshme dhe tė ndaluara nuk janė diēka qė mund tė luftohen me mjete diplomatike kushtėzuese, pėr shembull me takime apo konferenca diplomatike pėr tė diskutuar rrugėt e pėrballimit tė tyre. Gjithashtu kėto dukuri nuk njohin kufij shtetesh. Dhe kjo ėshtė njė tjetėr arėsye se pėrse ne mendojmė qė Karta e Adriatikut ka rėndėsi tė veēantė, pasi ajo nuk pėrfaqėson njė veprimtari thjesht dypalėshe. Nė tė marrin pjesė vende qė nuk kanė njė histori bashkėpunimi shumė tė ngushtė. Ajo u thotė kėtyre vendeve se ju nuk do t’i zgjidhni dot probleme tė tilla si krimi i organizuar nėse nuk punoni sė bashku. Ne mund t’ju ndihmojmė ta bėni kėtė por ne vetėm mund tė ndihmojmė. Rezultati duhet arritur nė terren, nė rajon. Ai duhet tė vijė pėrmes komunikimit tuaj me njėri-tjetrin. Disa herė, njė vend mik i jashtėm mund tė ndihmojė nė arritjen e kėtij komunikimi dhe ky ėshtė njė ndėr synimet e Kartės.

Zėri i Amerikės: Pas 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara kanė bėrė ndryshime dramatike nė politikėn e tyre tė jashtėme, aq sa tani shumė politikanė dhe analistė nė Ballkan kanė shtruar shqetėsimin se Shtetet e Bashkuara mund ta pakėsojnė praninė e tyre nė rajon. Cili ėshtė mendimi juaj.

Z. Kathleen Stephens: Komenti im pėr kėtė ėshtė pėrsėritja e asaj qė thashė mė parė pėr njė Evropė tė pandarė, tė lirė dhe nė paqe. Kėto janė fjalė qė nė fakt i pėrdorte Presidenti i parė Bush pėr tė pėrshkruar synimet amerikane nė Evropė nė fillim tė viteve 90. Kėto fjalė edhe sot karakterizojnė politikėn tonė. Pra nė kėtė kuptim, nė politikėn tonė pėr Evropėn dhe Ballkanin ka patur shumė vazhdimėsi dhe mund tė them se kemi arritur njė farė suksesi nė kuptimin se ne dhe Evropa jemi tė bashkuar dhe ajo qė ka mė shumė rėndėsi ėshtė se vendet e rajonit e shikojnė integrimin euro-atlantik si objektivin e tyre, si magnetin tėrheqės. Pa dyshim, ne tė gjithė e pranojmė se bota e sotme pėrballet me sfida tė mėdha. Fakti qė krizat kanė ndodhur nė rajone tė tjera, ėshtė si tė thuash njė lajm i mirė pėr Ballkanin. Ne kemi arritur tani nė njė periudhė kur mund tė flasim pėr gjėra qė 5 vjet mė parė as qė mund tė mendoheshin, pėr shembull anėtarėsimi nė Nato pėr Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Kroacinė ose anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian. Tė gjitha kėto sot duken synime tė arritėshme dhe tė dėshirueshme. Pra, angazhimi amerikan pėr tė ndihmuar nė kėtė drejtim ėshtė mė i fortė se kurrė. Nėnsekretari i shtetit Marc Grossman e theksoi kėtė gjatė vizitės sė tij javėn e kaluar nė rajon.

Zėri i Amerikės: Siē e pėrmendėt edhe ju, nėn sekretari i shtetit Grossman sapo vizitoi Ballkanin ku natyrisht informoi udhėheqėsit e rajonit mbi nismėn e re pėr Kosovėn. Si do t’i karakterizonit ju rezultatet e vizitės?

Z. Kathleen Stephens: Vizita e tij nė rajon, siē thashė, kishte si qėllim tė nėnvizonte vazhdimin e angazhimit amerikan, pėr integrimin dhe pėrshpejtimin e integrimit tė krejt rajonit nė strukturat euro-atlantike. Ndėrkohė qė ne pėrpiqemi tė bėjmė kėtė, ėshtė e qartė se kėtu ka njė hallkė e cila meriton vemendje tė veēantė. Dhe kjo ėshtė Kosova, ku rruga drejt sė ardhmes ka qenė mė pak e qartė se sa pėr disa nga vendet e tjera tė rajonit. Prandaj qėllimi i vizitės sė tij nė rajon ishte tė dėgjonte mendimin e udhėheqėsve tė atjeshėm pėr njė ide qė ne kishim formuluar nė konsultim me vende tė tjera tė Grupit tė Kontaktit, vende qė kanė interesa tė hershme nė rajon dhe madje trupa nė terren. Qėllimi ishte gjithashtu pėr tė parė nėse ekzistonte ndonjė mėnyrė qė mund tė ndihmonte nė krijimin e njė kornize pėr tė hedhur hapa pėrpara nė Kosovė. Mėnyra se si ne e bėmė kėtė kishte si tė thuash diēka tė vjetėr dhe diēka tė re. E vjetra, megjithėse jo shumė e vjetėr, ishte ideja e pėrforcimit dhe e konkretizimit tė mėtejshėm tė konceptit “standardet pėrpara statusit”. Mendoj se ēdokush ėshtė dakord se pėrpara se tė mund tė flasėsh pėr status nė cilindo vend qoftė, ai duhet tė jetė njė entitet funksionues dhe pikėrisht ky ėshtė qėllimi i standardeve. Ne synojmė t’i pėrcaktojmė kėto standarde mė konkretisht dhe tė krijojmė njė kalendar veprimesh si dhe njė mekanizėm transparent pėr tė rishikuar dhe diskutuar se ēfarė ėshtė arritur dhe ēfarė mbetet pėr tė arritur. Zoti Grossman parashtroi mėnyrėn se si propozojmė ne tė bėhet kjo sė bashku me UNMIK-un dhe me pėrfaqėsuesin e posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė gjatė njė periudhe prej 18 muajsh. Qėllimi ėshtė tė bėjmė njė rishikim tė gjithanshėm tė pėrparimit tė arritur, aty nga mesi i vitit 2005, por ndoshta edhe mė herėt nėse ėshtė bėrė pėrparim i mjaftueshėm. Nėse ka njė pėrparim tė tillė, ne do tė shikojmė se cili do tė jetė procesi i mėtejshėm pėr tė arritur nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, i cili do tė siguronte njė jetė paqėsore dhe demokratike nė rajon dhe kėtė e dėshirojnė tė gjithė.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.