| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKË
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Vetiniciativa, vullneti, guximi, perkushtimi dhe
pragmatizmi si parakushte per nje Kosove me te perparuar |
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
- 14
nëntor 2003 / "Llokumi"
-
-
Dihet se korrupsioni eshte nje fenomen kryesisht i perhapur ne
shtetet ish-komuniste, ne shtetet ku dominon anarkia, ku nuk
ka rregull. Ne keto vende pothuajse cdo person qe gezon nje
post te larte apo relativisht te larte eshte i/e korruptuar.
-
-
Qe nga viti 1999 kur Kosova u lirua nga okupatori Serb,
pothuajse asnje institucion nuk ka funksionuar si duhet. Te
gjitha perparimet qe jane arritur jane me plot kuptimin e
fjales minimale. Shumica e Kosovareve pas luftes kane qene te
sigurte se situata mundet vetem te permiresohet, se
praktikisht s’ka si te keqesohet edhe me.
-
-
Shume familje jane ende te pastrehe, ende jetojne nen tenda,
nuk kane uje te pijshem, si dhe shume probleme te tjera.
|
-
-
Mirepo, shumica e “elites” tone jane perkujdesur dhe ende
perkujdesen te na tregojne neve dhe gjithe botes se ata (“elita”)
mund te perkeqesojne situaten ne Kosove edhe ne rastet kur duhesh te
jesh “supertalent” per te arritur kete.
-
-
Injoranca eshte fenomeni qe eshte edhe me brengoses per Kosoven sesa
vet korrupsioni. Mu per arsye se populli, perafersisht 60 % e te
cilit jane te varfer, duke e verejtur se gjendja ne Kosove dite e me
dite po keqesohet, ne vend se te reagojne ne menyre transparente per
problemet esenciale, te perpiqen me plot perkushtim te bejne
ndryshime pozitive, qendrojne pothuajse indiferente. Si mund te
presish te kesh nje ardhmeri me te mire nese ti vet nuk ben
absolutisht asgje per te arritur ate? Jo jo, ditet me te mira per
Kosoven, dhe jo vec per Kosoven, nuk pikin prej qiellit.
-
-
Kosovaret bejne protesta vetem kur politikisht dicka shkon ne
disfavor te tyre. Nuk ka dyshim se arrestimi i Gjeneral llejtenant
Agim Cekut ka indinjuar pjesen derrmuese te Kosovareve mu per faktin
se ai eshte sipas te gjitha gjasave njeriu me i respektuar nga te
gjithe Kosovaret, pavaresisht nga perkatesia politike.
-
-
Protestat qe u mbajten per lirimin e z. Ceku ishin plotesisht te
kuptueshme. Mirepo, djegja e kartonave te “Alpsko Mleko”, djegia e
flamurit Slloven, djegja e biletave turistike Sllovene deshmojne se
Kosovaret protestat i shohin si nje rast tjeter per t’u zbavitur.
Rruget e qytetit iu cojne mallin e diskotekave.
-
-
Pse po
them kete? Sepse asnjehere deri me tani asnjeri nga lideret dhe
“protestuesit” tone nuk e ngriti zerin per te adresuar ceshtjen e
prodhimeve vendore. Askush nuk organizon “muzike per disco” per te
shfaqur pakenaqesite per problemet aq te theksuara ekonomike dhe
sociale. Ne anen tjeter, ne cdo dite konzumojme pllazma keksa te
Pozharevcit (per ata te cilet nuk e dijne e iu intereson:
-
-
Pozharevci eshte vendlindja e Sllobodan Milloshevic-it), e artikuj
tjere ushqimore qe cdo dite vijne ne Kosove nga Serbia. Sa i perket
raporteve tona te pergjithshme me Sllovenine dhe Serbine, ne kemi me
shume arsye te mos bejme tregti me Serbine sesa me Sllovenine. Une
nuk kam degjuar qe ne ndonje vend tjeter te botes protestat te
konsiderohen si “muzike e diskotekes”.
-
-
Urrejtjet e medha mes partive politike ne Kosove vijne si rezultat i
urritjes se udheheqesve te tyre per pushtet, per karrige, per
korrupsion. Partite tona politike jane ne stilin “kape njonen mshoj
tjetres”. Si duket, per momentin, Holkeri duhet te jete udheheqesi i
vetmi i Kosoves. Holkeri mendoj duhet te jete personi i vetem i cili
do te kete per detyre qe si udheheqes t’i realizoje interesat e
Kosovareve per nje Kosove me te ndritshme.
-
-
Kosovaret jane ata te cilet duhet me vetiniciative, vullnet, guxim,
perkushtim dhe pragmatizem te sjellin dite me te mira per Kosoven.
Shnderrimi total i rrugeve te Kosoves ne “diskoteka” do te kishte
edhe me shume “lezet”.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Të gjitha të
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|