|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E premte, 14 nėntor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova ka pritur njė delegacion tė grevistėve tė ish-policisė sė Kosovės

  • Kabineti i kryeparlamentarit Daci vlerėson se incidenti nė Mushtishtė nuk i kontribuon rrjedhave normale nė Kosovė

  • Qeveria e Kosovės e ka dėnuar incidentin nė Mushtishtė tė Therandės

  • M.Hamiti: Zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė, ushtrim i kotė elektoral

  • Nesėr nė Prishtinė i zhvillon punimet konferenca me temėn "Shqiptarėt dhe fqinjėt e tyre"

  • Njė projekt norvegjez pėr themelimin e shkollės sė gazetarisė pranė Universitetit tė Prishtinės

  • Reagim i KMDLNJ-sė pėr incidentin nė fshatin Mushtisht

  • Mitrovicė: Pėrleshje mes njė grupi shqiptarėsh dhe serbėsh

  • U pėrurua trafostacioni i ri i energjisė elektrike

  • Komandanti Bek thotė se nuk do tė ketė zvogėlim tė trupave amerikane nė Kosovė

  • Njė grup shqiptarėsh ka sulmuar njė grup serbėsh nė Komunėn e Therandės, ish-Suharekės`

  • Prononcimet e KFOR-it dhe tė SHPK-sė nė Prizren pėr incidentin nė Mushtishtė tė Therandės

  • M. Abramovic: Nė vitin e ardhshėm kosovarėt duhet tė disponojnė tė gjitha kompetencat, ndėrkaq UNMIK-u tė ketė rol kėshilldhėnės

  • Qeveria e Kosovės kundėrshton organizimin e zgjedhjeve presidenciale tė Serbisė nė Kosovė

  • Bruksel: Numri i ushtarėve tė NATO-s nė Kosovė do tė zvogėlohet, por misioni pa ndryshime

  • Nė Kongresin e partive liberale reformiste tė Evropės po pėrfaqėsohet nga kryetari i PLK-sė

  • Nėntė vetė kanė vdekur nga zjarri nė qytetin turk Izmir

  • Nesėr nė Maqedoni fillojnė aktivitetet kushtuar 95-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit

  • Pesė shpėrthime nė Athinė

  • Trafiku i tė miturve nė Shqipėri

  • Takimi i parė i komisionit tė Kartės sė Atlantikut nė Uashington

  • Maroviq i ka kėrkuar falje popullit tė Bosnjė e Hercegovinės pėr "padrejtėsitė, mizoritė dhe vrasjet"

  • Nė Serbi mbahen zgjedhje tė parakohshme parlamentare mė 28 dhjetor

  • Policia e Maqedonisė ka lėshuar fletarrest kundėr ish-ministrit tė Mbrojtjes

  • Vriten tre policė nė njė shpėrthim nė Ingusheti

  • Sharon ka pėrgėnjeshtruar se do tė takohet me kryeministrin palestinez

  • Shtetet e Bashkuara rihapin misionet diplomatike nė Arabinė Saudite

  • Pėrjashtohet deputeti gjerman pėr shkak tė njė fjalimi antisemitist

  • Shėrimi i diabetikėve mund tė shėnojė pėrparim

  • Nga shpėrthimi i njė bombe nė Bagdad janė plagosur dy ushtarė amerikanė

  • Tė paktėn 33 vetė kanė vdekur nga pėrmbytjet nė Vietnam

  • Bush kėrkon kalimin e pushtetit

  • Qyteti piktoresk 'depo' bėrthamore

  • Komanda Qendrore amerikane premton sukses nė Irak

  • Helikopterėt amerikanė "Apash" kanė vrarė 7 kryengritės irakianė

  • Ramsfeld ka zhvilluar sot bisedime me kryeministrin japonez, Juniēiro Koizumi

 
  
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova ka pritur njė delegacion tė grevistėve tė ish-policisė sė Kosovės
 
Prishtinė, 14 nėntor 2003 - Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova dje ka pritė njė delegacion tė grevistėve tė ish-policisė sė Kosovės, tė cilin e pėrbėnin edhe kryetari dhe nėnkryetari i BSPK-sė, Bahri Shaban dhe Ukė Bashota.

Qėllimi i kėsaj vizite ishte qė Sindikata e Pavarur e Policisė sė Kosovės dhe kėshilli grevistė tė kėrkojė mbėshtetje mė tė madhe nga kabineti i Presidentit tė Kosovės pėr kthimin e tyre nė punė, tha Bahri Shabani.
 
Sipas tij, presidenti Rugovaa ka mbėshtetur nė tėrėsi kėrkesat e grevistėve dhe ka premtoi se do tė shfrytėzojė autoritetin e tij qė tė ndikojė nė organet vendimarrėse, qė kėto kėrkesa tė realizohen sa mė parė.Ø
 
 
Kabineti i kryeparlamentarit Daci vlerėson se incidenti nė Mushtishtė nuk i kontribuon rrjedhave normale nė Kosovė
 
Prishtinė, 14 nėntor 2003 - Nė njė komunikatė pėr opinion tė Zyrės sė Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, theksohet se ngjarja qė ndodhi dje nė fshatin Mushtishtė tė Therasndės, kur banorėt shqiptarė kundėrshtuan me forcė qė serbėt e kėtij fshati tė shpėrngulur nga Kosova tė vijnė e t'i vizitojnė shtėpitė e tyre, me ē'rast gjuajtėn me gurė automjetet e Misionit tė OKB-sė, qė ishin nė pėrcjellje tė KFOR-it austriak, nuk i kontribuon rrjedhave normale nė Kosovė dhe ardhmėrisė sė saj. Institucionet e Kosovės qė nga fillimi janė deklaruar se tė gjithė banorėt e shpėrngulur tė Kosovės kanė tė drejtė tė kthehen nė pronat dhe nė shtėpitė e tyre.
 
Angazhimi i strukturave tė UNMIK-ut dhe tė KFOR-it nė Kosovė, gėzon dhe duhet tė gėzojė respektin pėr punėn qė po bėjnė pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve, pa dallim, thuhet nė kėtė komunikatė.
 
 
Qeveria e Kosovės e ka dėnuar incidentin nė Mushtishtė tė Therandės
 
Prishtinė, 14 nėntor 2003 - Qeveria e Kosovės e ka dėnuar incidentin nė Mushtishtė, duke theksuar se angazhohet pėr qarkullim tė lirė dhe siguri pėr tė gjithė qytetarėt. Aktet e tilla e vėshtirėsojnė integrimin e bashkėsive etnike dhe e largojnė Kosovėn nga imazhi demokratik, thuhet nė komunikatėn e Qeverisė sė Kosovės.
 
 
M.Hamiti: Zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė, ushtrim i kotė elektoral
 
Prishtinė, 14 nėntor 2003 - Duke komentuar pretendimet e Beogradit pėr organizimin e zgjedhjeve tė Serbisė edhe nė enklavat serbe nė Kosovė, Muhamet Hamiti, zėdhėnės i Presidenti Rugova, thotė se ato janė tė kota dhe nuk ka pse tė organizohen.

"Nuk ka pse tė organizohen zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė. Ky ėshtė njė ushtrim i kotė elektoral", thotė zėdhėnėsi Muhamet Hamiti.
 
 
Nesėr nė Prishtinė i zhvillon punimet konferenca me temėn "Shqiptarėt dhe fqinjėt e tyre"
 
Prishtinė, 14 nėntor 2003 - Nesėr nė Prishtinė i zhvillon punimet Konferenca e pestė me radhė me temėn "Shqiptarėt dhe fqinjėt e tyre", tė cilėn e organizon Projekti pėr Marrėdhėnie Etnike me seli nė Nju Jork.
 
Konferencėn do ta hapė Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė Paskal Fieski. Nė kėtė konferencė pritet tė marrin pjesė edhe udhėheqės tė tjerė politikė, si dhe drejtori i Projektit pėr Marrėdhėnie Etnike, Alen Kasof.

Ndėr temat qė do tė shtrohen pėr duskutim janė edhe procesi i pajtimit ndėrmjet komuniteteve, dilema shoqėri shumetnike apo mbrojtje e minoriteteve etj.
 
 
Njė projekt norvegjez pėr themelimin e shkollės sė gazetarisė pranė Universitetit tė Prishtinės
 
Oslo, 14 nėntor 2003 - Projekti i Shkollė sė Lartė nė Norvegji "Gimlekollen", nga Departamenti pėr Marrėdhėnie me Jashtė, ka siguruar 1,4 milion kruna (rreth 1.6000 euro) pėr themelimin e shkollės sė gazetarisė nė Kosovė.
Mjetet do tė pėrdoren pėr paraprojektin me idenė qė tė fillojė njė mastergraud dyvjeēar, pranė Universitetit tė Prishtinės. Sipas rektorit tė Shkollės sė Lartė Kenneth Andresen, studimet do tė fillojnė nė vjeshtėn e vitit 2004.
Ky drejtim studimi, qė do tė jetė degė brenda institucionit tė Universitetit tė Prishtinės, do tė themelohet dhe organizohet nė bashkėpunim me "Cardiff University" tė Britanisė sė Madhe.
 
 
Reagim i KMDLNJ-sė pėr incidentin nė fshatin Mushtisht
 
Prishtinė, 14 nėntor 2003 - Nė njė reagim tė KMDLNJ-sė ndaj incidentit qė ndodhi dje, kur njė grup banorėsh shqiptarė tė fshatit Mushtisht penguan vizitėn e serbėve (banorė tė mėparshėm tė kėtij fshati) nė shtėpitė e tyre, thuhet se nė kėtė mėnyrė u mohua e drejta e tyre e ligjshme pėr t'i vizituar dhe pėr t'u kthyer nė shtėpitė e tyre dhe pronėn e tyre.

"KMDLNJ e gjykon sulmin mbi banorėt serbė si veprim i qėllimtė pėr tė penguar kthimin e banorėve serbė tė fshatit Mushtisht nė shtėpitė e tyre.
 
Arsyetimi se nė mesin e serbėve qė kanė shfaqur dėshirė tė kthehen nė shtėpitė e tyre ka tė tillė qė kanė qenė tė involvuar nė krime ndaj shqiptarėve ėshtė i paqėndrueshėm sepse e drejta pėr kthim nuk mund tė kushtėzohet me asgjė", thuhet nė reagimin e KMDLNJ dhe konstatohet gjithashtu se ky "argument" pėrdoret edhe nė vendet e tjera ku ka rezistencė procesit tė kthimit tė pjesėtarėve tė pakicave.
 
"Nė njė vend qė synon tė bėhet demokratik, ku respektimi i tė drejtave elementare tė njeriut do tė ishin vlere kryesore e asaj demokracie, kėso veprime nuk guxojnė tė ndodhin. Pėrcaktimin e shkallės sė pėrgjegjėsisė dhe fajėsisė e bėjnė gjyqet dhe jo qytetarėt", thotė KMDLNJ.
 
 
Mitrovicė: Pėrleshje mes njė grupi shqiptarėsh dhe serbėsh
 
Mitrovicė, 14 nėntor 2003 - Sot nė mesditė, rreth urės kryesore qė e ndan qytetin e Mitrovicės, ndodhi njė pėrleshje mes njė grupi shqiptarėsh dhe serbėsh.
 
Nė momentin kritik njė grup shqiptarėsh ndėrsa po shkonte nga pjesa veriore nė pjesėn jugore tė qytetit, u sulmua nga njė grup serbėsh afėr urės kryesore mbi lumin Ibėr.

Pjesėtarėt e policisė kanė intervenuar menjeherė dhe kanė evituar mė tė keqen, ndėrkohė qė njoftohet se nuk ka pasur tė lėnduar.
 
 
U pėrurua trafostacioni i ri i energjisė elektrike
 
Podujevė, 14 nėntor 2003 - dalje) dheBMbrėmė nė Podujevė u pėruarua trafoja e re TS 220/35/20 Kv (hyrje  largpėrēuesit 220 Kv nė komunėn e Podujevės pėr konsum tė energjisė elektrike.
 
Projekti i ndėrtimit tė kėsaj trafoje ėshtė donacion i Agjencionit Evropian pėr Rindėrtim dhe sipas pėrfaqėsuesit tė saj z. Willy Lord investimet pėr pjesėn e Podujevės kapin shifrėn prej 5.3 milion euro.
 
Punėkryesi i trafos (10) ėshtė @UmelAfirma e njohur "Simens" nga Austria, kurse projektin e ka bėrė ndėrmarrja  nga Tuzlla e Bosnjės.

Me vėnien nė funksion tė trafos sė re Podujeva do tė furnizohet me 80 MvA. Reduktimet lokale do tė evitohen gjatė javės sė ardhshme dhe se ato tashmė do tė varen nė nivel tė Kosovės.
 
 
Komandanti Bek thotė se nuk do tė ketė zvogėlim tė trupave amerikane nė Kosovė
 
Bonstill - Ferizaj, 14 nėntor 2003 - "Kosova po tregon pėrparim dhe se niveli i krimit ėshtė nė rėnie, nuk ka pasur incidente tė mėdha se ky ėshtė njė hap pozitiv, qė e ēonė Kosovėn mė afėr plotėsimit tė standardeve", ka thėnė komandanti i Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes, Xheri Bek nė njė konferencė pėr media nė kampin amerikan "Bondstill".
 
Ai ka theksuar se niveli i krimit nė Kosovė ka shėnuar rėnie, dhe se pjesa mė e madhe e vrasjeve, 99 pėr qind tė tyre, janė krime tė kryera brenda tė njėjtit grup etnik, duke nėvizuar se 80 pėr qind e vrasjeve qė kanė ndodhur nė katėr vitet e fundit nė Kosovė, janė raste tashmė tė zgjidhura. Ai u shpreh se nė Shtetet e Bashkuara kjo ndodh vetėm pėr 60 pėr qind tė krimeve.

Gjenerali Bek po ashtu nėnvizoi se niveli i krimeve nė Kosovė ėshtė mė i vogėl sesa nė Evropėn Perėndimore, apo nė disa nga qytetet amerikane.

Gjenerali Bek ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbesin tė pėrkushtuara nė Kosovė dhe se nuk pret ndryshime nė Brigadėn Shumkombėshe tė Lindjes. Ai po ashtu ka nėnvizuar se tash pėr tash nuk do tė ketė zvoglim tė trupave amerikane nė kėtė pjesė tė Kosovės.
 
 
Njė grup shqiptarėsh ka sulmuar njė grup serbėsh nė Komunėn e Therandės, ish-Suharekės`
 
Therandė, 14 nėntor 2003 - Njė grup prej 150 serbėsh tė cilėt po udhėtonin me autobus tė Komesariatit tė Lartė pėr Refugjatė tė OKB-sė janė sulmuar dje me gurė dhe gjėsende tė tjera nga njė grup shqiptarėsh nė fshatin Mushtishtė tė komunės sė Therandės, (ish-Suhareka).
 
Ky grup serbėsh, tė shoqėruar nga zyrtarėt e UNHCR-sė, nga forca tė shumta tė policisė ndėrkombėtare dhe trupa tė KFOR-it, po shkonin tė vizitonin shtėpitė e tyre nė kėtė fshat.

Zyrtarėt e policisė thanė se banorėt vendės shqiptarė sulmuan me gurė autobusėt tė cilėt po bartnin serbėt. Ndėrkohė, qė incidenti ka rezultuar mė pas me njė pėrleshje ndėrmjet forcave tė rendit dhe banorėvė tė fshatit Mushtishtė.
 
Njoftohet se ushtarėt gjermanė tė KFOR-it kanė hapur zjarr nė ajėr pėr t'i shpėrndarė protestuesit. Tash pėr tash nuk ėshtė njoftuar pėr ndonjė person tė lėnduar nga asnjėra palė, apo tė arrestuar nga radhėt e civilėve pos demolimeve, qė janė shkaktuar nė autobusėt e UNHCR-sė qė po bartnin pjesėtarė tė komunitetit serb.

Nė fshatin Mushtishtė tė komunės sė Therandės mė parė kanė jetuar rreth 150 familje serbe, tė cilat janė larguar nga aty nė qershor tė vitit 1999. Ky lokalitet tash ėshtė pėrfshirė nė programin pėr kthimin e personave tė zhvendosur.
 
 
Prononcimet e KFOR-it dhe tė SHPK-sė nė Prizren pėr incidentin nė Mushtishtė tė Therandės
 
Prizren, 14 nėntor 2003 - Pėr incidentin nė Mushtishtė tė Therandės zėdhėnėsi i SHPK-sė Fatmir Gjurgjeali ka thėnė se nė kėtė pėrleshje fatmirėsisht nuk ka pasur tė lėnduar as tė arrestuar, por disa qytetarė me gurė dhe gjėsende tė tjera ka gjuajtur makinat nė tė cilat kanė qenė brenda tė zhvendosurit serbė.

Ndėrkaq, zėdhėnėsi i KFOR-it nė Prizren pėr kėtė incident ka thėnė se nė afėrsi tė konvojit nga persona tė panjohur ėshtė hudhur njė mjet shpėrthyes, nga i cili nuk ka pasur tė lėnduar.
 
 
M. Abramovic: Nė vitin e ardhshėm kosovarėt duhet tė disponojnė tė gjitha kompetencat, ndėrkaq UNMIK-u tė ketė rol kėshilldhėnės
 
Uashington, 14 nėntor 2003 - Me titullin: "Rrefimi pėr dy protektorate", Morton Abramovic nga Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nė tė pėrditshmen amerikane "Uollstrit xhornal", shkruan pėr ngjashmėritė dhe dallimet ndėrmjet Kosovės dhe Irakut.
 
Abramovic thotė se bashkėsia ndėrkombėtare ka qenė shumė e ngadalshme nė bartjen e komptencave tek kosovarėt dhe nėnvizon se nė vitin e ardhshėm kosovarėt duhet tė disponojnė tė gjitha kompetencat, ndėrkaq UNMIK-u tė ketė rol kėshilldhėnės.

Duke bėrė krahasime ndėrmjet zhvillimeve tė tashme nė Irak dhe nė Kosovė, nė kėtė shkrim theksohet se nė Kosovė janė mbajtur zgjedhjet nė nivelin lokal dhe qėndror, forcat ndėrkombėtare nuk sulmohen, por pėrkundrazi luten tė qėndrojnė.
 
Ndėrkaq, Kombet e Bashkuara misionin e tyre udhėheqin qetėsisht tash e katėr vjet me radhė. Por, pavarėsisht nga tė gjitha kėto OKB-ja dhe disa nga vendet e saj anėtare insistojnė qė pushtetin kyē pėr tė funksionuar njė qeveri nuk mund t'ia dorėzojnė qytetarėve tė Kosovės. Nė fakt, thuhet nė kėtė shkrim Kosova dhe Iraku dy vende me karakteristika tė ndryshme.

Bashkėsia ndėrkombėtare tash insiston nė zhvillimin e bisedimeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė mbi ēėshtjet praktike, por jo edhe mbi statusin politik. Pėr Kosovėn qė tė pėrparojė dhe qė tė bisedojė seriozisht me Serbinė, ajo duhet t'i ketė institucionet e saj fuqiplota, thekson ndėr tė tjera autori i kėtij shkrimi Abramovic.
 
 
Qeveria e Kosovės kundėrshton organizimin e zgjedhjeve presidenciale tė Serbisė nė Kosovė
 
Prishtinė, 14 nėntor 2003 - Zgjedhjet presidenciale tė cilat do tė mbahen nė Serbi mė 16 nėntor do tė zhvillohen edhe nė 19 komuna tė Kosovės, tė banuara kryesisht me popullatė serbė.
 
Kėshtu derisa administrata e OKB-sė pohon se nuk do tė ndihmojė, por as nuk tė pengojė organizimin e kėtyre zgjedhjeve nė Kosovė, Qeveria e Kosovės e ka shprehur kundėrshtimin e saj, duke nėnvizuar se mbajtja e kėtyre zgjedhjeve e pengon integrimin e pakicės serbe nė shoqėrinė kosovare.
 
Mbajtja e kėtyre zgjedhjeve u krijon hapėsirė partive nacionaliste serbe qė tė propagojnė nė Kosovė dhe pengon edhe dialogun e mirėfilltė ndėrmjet Kosovės e Serbisė qė ėshtė kėrkesė e bashkėsisė ndėrkombėtare.
 
 
Bruksel: Numri i ushtarėve tė NATO-s nė Kosovė do tė zvogėlohet, por misioni pa ndryshime
 
Bruksel, 14 nėntor 2003 - Numri i ushtarėve tė NATO-s nė Kosovė mund tė zvogėlohet, por kėtu do tė dėrgohen trupa mė fleksibile, nė mėnyrė qė Misioni tė mos pėsojė kurrėfarė ndryshimi dhe tė mos jetė i dobėsuar. Kjo ėshtė thėnė veē tjerash, nė takimin e Komitetit Ushtarak tė NATO-s, qė dje ka diskutuar pėr racionalizimin e forcave tė Aleancės Veriatlantike nė Ballkan.

Shefi i Komitetit Ushtarak tė NATO-s u tha gazetarėve pas takimit se brenda kėsaj jave do tė mėsohet se ēfarė u kanė rekomanduar autoritetet ushtarake ministrave pėr vendimet qė duhe tė merren lidhur me misionet nė Kosovė dhe nė Bosnje e Hercegovinė. Ai nėnvizoi se NATO ka mjaft forcė qė tė bėjė disa misione nė tė njejtėn kohė.
 
 
Nė Kongresin e partive liberale reformiste tė Evropės po pėrfaqėsohet nga kryetari i PLK-sė
 
Amsterdam, 14 nėntor 2003 - Nė Amsterdam po mbahet Kongresi i rregullt i partive liberale demokratike reformiste tė Evropės, ku po marrin pjesė rreth 43 parti dhe 500 delegatė nga 32 vende tė Evropės, duke pėrfshirė edhe Kosovėn, tė pėrfaqėsuar nga kryetari i Partisė Liberale tė Kosovės Gjergj Dedaj. Partia Liberale e Kosovės ėshtė anėtare e barabartė e kėtij asociacioni tė liberalėve evropianė.
 
 
Nėntė vetė kanė vdekur nga zjarri nė qytetin turk Izmir
 
Ankara, 14 nėntor 2003 - Nėntė vetė kanė vdekur nga zjarri qė shpėrtheu nė njė kafiteri nė qytetin turk Izmir. Katėr tė punėsuar dhe pesė mysafirė u ngulfatėn nga tymi, nė pėrpjekje pėr tė ikur nga zjarri, ka thėnė komandanti i zjarrfikėsve nė kėtė qytet. Zjarri kishte pėrfshirė shpejt kafiterinė, sepse muret i kishte tė veshur me dru.

Besohet se zjarrin e ka shkaktuar njė shkėndijė nga kutia shpėrndarėse me siguresat.

Kjo kafiteri ka qenė shumė e popullarizuar nė mesin e studentėve, njofton agjencia e lajmeve Anadolia.
 
 
Nesėr nė Maqedoni fillojnė aktivitetet kushtuar 95-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit
 
Shkup, 14 nėntor 2003 - Nė 95-vjetorin e Kongresit tė Manastirit, nesėr nė Maqedoni fillojnė aktivitetet e ndryshme shkencore e kulturore kushtuar kėsaj date tė rėndėsishme tė alfabetit tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nesėr mė 15 nėntor, nė Akademinė e Shkencės dhe Arteve tė Maqedonisė organizohet njė mbledhje solemne, ku pritet tė marrin pjesė personalitetet mė tė larta shtetėrore e politike e kulturore tė Maqedonisė, si dhe mysafirė nga Shqipėria, Kosova etj.

Poashtu nesėr, mė 15 nėntor, nė shenjė tė kėtij pėrvjetori, do tė organizohet njė koncert artistik nga Filharmonia maqedonase, nė tė cilin do tė marrin pjesė gjithashtu edhe emra tė njohur tė muzikės nga Shqipėria, si sopranoja e njohur Inva Mula dhe dirigjenti Ermir Krantja, ndėrkaq nga Kosova do tė prezentohen violinistja Sihana Badivuku dhe violenēelisti Antonio Gashi.

Gjatė ditėve tė tjera poashtu do tė zhvillohen edhe aktivitete tė tjera kulturore si nė Shkup, Manastir, Tetovė dhe qytete tė tjera tė Maqedonisė.

Pėrvjetori i 95-tė tė Kongresit tė Manastirit organizohet pėr herė tė parė nga Qeveria e Maqedonisė.
 
 
Pesė shpėrthime nė Athinė
 
Athinė, 14 nėntor 2003 - Gjatė natės sė mbrėmshme para pesė bankave greke dhe zyrės sė Partisė Demokracia e Re nė Athinė kanė shpėrthyer pesė mjete shpėrthyese tė bėra nga bombolat e vogla gazi, duke shkaktuar vetėm dėme materiale.

Pėrgjegjėsinė pėr kėto shpėrthime nuk e ka marrė askush. Hetuesit megjithatė dyshojnė nė "lėvizjen monarkiste" e cila ditėve tė fundit ka protestuar, duke kėrkuar lirimin e shtatė antiglobalistėve tė cilėt janė arrestuar nė qershor.
 
 
Trafiku i tė miturve nė Shqipėri
 
Nju Jork, 14 nėntor 2003 - Gazeta e njohur amerikane "Nju Jork Tajms" boton dje nė faqe tė parė njė shkrim tė gjatė pėr trafikun e tė miturve nė Shqipėri. Artikulli ka titullin tronditės - pėr shqiptarėt, puna ka ardhur deri kėtu: "Shkėmbehet i biri pėr njė televizor".

Autori sjell shembullin e njė prindi nė periferitė e Durrėsit qė i ka shitur djalin 3 vjeēar njė italiani nė shkėmbim tė njė televizori. Nė artikull thuhet se nė Shqipėri ka hedhur rrėnjė njė tregti e konsiderueshme e tė miturve.

Askush nuk ka shifra tė sakta pėr numrin e fėmijėve tė shitur por sipas vlerėsimeve tė qeverisė, rreth 6 mijė tė mitur janė dėrguar jashtė pėr tė lypur ose pėr prostitucion. Shumica e tyre, thuhet nė artikull, vijnė nga komuniteti rom, qė ėshtė mė i varfėri nė vend.
 
Policia shqiptare vlerėson se nė Greqi ka mė shumė se 1 mijė fėmijė tė tillė qė punojnė kryesisht si lypės. Ky trafik ėshtė pjesė e njė tregtie njerėzore nė pėrmasa mė tė mėdha, pėrfshirė atė tė grave dhe vajzave.
 
 
Takimi i parė i komisionit tė Kartės sė Atlantikut nė Uashington
 
Uashington, 14 nėntor 2003 - Zyrtarė tė Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė ndodhen nė Uashington pėr takimin e parė tė komisionit tė Kartės sė Adriatikut, dokument qė nėnvizon mbėshtetjen amerikane ndaj pėrpjekjeve te kėtyre vendeve pėr tė hyrė nė institucionet euro-atlantike, pėrfshirė Naton.

Zyrtarėt e tre vendeve ballkanike do tė takohen me anėtarė tė Kongresit amerikan, pėrfshirė senatorin Xhon Mekkejn, si dhe me Nėnsekretarin e shtetit, Riēard Armitixh.
 
 
Maroviq i ka kėrkuar falje popullit tė Bosnjė e Hercegovinės pėr "padrejtėsitė, mizoritė dhe vrasjet"
 
Sarajevė, 14 nėntor 2003 - Presidenti i Unionit Serbi-Mali i Zi Svetozar Maroviq i ka kėrkuar falje dje popullit tė Bosnjė e Hercegovinės pėr "padrejtėsitė, mizoritė dhe vrasjet" qė forcat serbe i kanė kryer nė Bosnje gjatė luftės sė viteve 1992-95.

"Dua ta shfrytėzoj kėtė rast pėr t'i kėrkuar falje ēdonjėrit nė Bosnjė e Hercegovinė, qė ka pėsuar apo vuajtur nga cilido prej Serbisė e Malit tė Zi", tha Maroviq nė Sarajevė, duke shtuar se individėt qė kanė kryer krime duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi, por jo edhe popujt.
 
 
Nė Serbi mbahen zgjedhje tė parakohshme parlamentare mė 28 dhjetor
 
Beograd, 14 nėntor 2003 - Me propozimin e qeverisė, ushtruesja e detyrės sė kryetarit tė Serbisė, Natasha Miēiq, e ka shpėrndarė parlamentin e vendit dhe ka shpallur zgjedhje tė parakohshme parlamentare pėr 28 dhjetor.
Kryeministri i Serbisė Zoran Zhivkoviq ka thėnė se zgjedhjet janė tė nevojshme sepse qeveria mė nuk mundet t'i zbatojė reformat.
 
 
Policia e Maqedonisė ka lėshuar fletarrest kundėr ish-ministrit tė Mbrojtjes
 
Shkup, 14 nėntor 2003 - Policia e Maqedonisė ka lėshuar fletarrest kundėr ish-ministrit tė Mbrojtjes Luben Paunovski, i cili ėshtė zhdukur pas vendimit tė Gjykatės sė Shkupit pėr dėnimin e tij me pesė vjetė e gjysmė burg. Paunovski nė vitin 2001 abuzoi 1.5 milion euro, duke i transferuar nė xhirollogarinė e vjehrrit tė vetė.
 
 
Vriten tre policė nė njė shpėrthim nė Ingusheti
 
Ingusheti, 14 nėntor 2003 - Tre policė ingushė janė vrarė dhe shtatė tė tjerė janė plagosur nė njė shpėrthim qė ka ndodhur ndėrsa po bastisnin njė shtėpi private nė fshatin Troickai nė Ingusheti, republikė ruse e Kaukazit qė kufizohet me Ēeēeninė, ka bėrė tė ditur Ministria ruse e Emergjencės.

Policia nuk ka zbuluar kurrfarė hollėsish tė tjera pėr incidentin duke shtuar se hetuesit kanė shkuar nė vendin e ngjarjes.
 
 
Sharon ka pėrgėnjeshtruar se do tė takohet me kryeministrin palestinez
 
Tel Aviv, 14 nėntor 2003 - Kryeministri izraelit Ariel Sharon ka pėrgėnjeshtruar se do tė takohet me kryeministrin palestinez Ahmed Korei, gjatė dhjetė ditėve tė ardhshme, si qe njoftuar mė herėt.

Siē shkruan njė gazetė izraelite, Sharoni ėshtė i pakėnaqur me kontrollin qė ka presidenti Jaser Arafat mbi qeverinė e re dhe mbi shėrbimet e sigurimit.

Qeveria e Sharonit, ndėrkaq parimisht mbetet e gatshme pėr atė takim.
 
 
Shtetet e Bashkuara rihapin misionet diplomatike nė Arabinė Saudite
 
Riad, 14 nėntor 2003 - Shtetet e Bashkuara do tė rihapin misionet diplomatike nė Arabinė Saudite tė shtunėn, mė 15 nėntor 2003, gjashtė ditė pasi qenė vrarė tė pakten 18 vetė nga sulmet vetėvrasėse nė Riad, kanė bėrė tė ditur diplomatėt, njofton Rojter. Ambasada dhe dy konsullata amerikane qenė mbyllur pak para sulmeve me bomba nė kompleksin e ndėrtesave.
 
 
Pėrjashtohet deputeti gjerman pėr shkak tė njė fjalimi antisemitist
 
Berlin, 14 nėntor 2003 - Partia kryesore e opozitės nė Gjermani ka votuar pėr pėrjashtimin nga grupi parlamentar tė njė deputeti tė saj pas njė fjalimi tė tij tė cilėsuar si antisemitist Kristiandemokrati, Martin Hohman tha se hebrenjtė ishin pėrgjegjės pėr shumė krime tė kryera gjatė revolucionit nė Rusi.

Megjithė rezultatit tė votimit; 195 pro, 28 kundėr dhe 16 abstenime, zoti Hohman nuk e humb vendin e tij nė parlament.

Procedura pėr pėrjashtimin e tij nga partia mund tė zgjasė vite nėse ai apelon ndaj kėtij vendimi nė gjykatė.
 
 
Shėrimi i diabetikėve mund tė shėnojė pėrparim
 
Londėr, 14 nėntor 2003 - Shėrimi i diabetikėve mund tė shėnojė pėrparim pasi shkencėtarėt kanė zbuluar se qelizat e shpretkės mund tė transformohen nė qeliza, qė prodhojnė insulinė, njofton BBCWorld.
 
Shkencėtarėt amerikanė kanė mund tė ndalin pėrparimin, madje tė ulin shkallėn e sėmundjes tek minjtė. Kėrkimet japin shpresė pėr njerėzit e tipit 1 tė diabetikėve, tė cilėt pėr tė jetuar kanė nevojė pėr injeksione tė insulinės.
 
Ekipi i mjekėve nga spitali i pėrgjithshėm i Masaēusecit, kumtesa e tė cilėve koincidoi sot (e premte) me Ditėn Ndėrkombėtare tė Diabetit, shpresojnė se do tė fillojnė sė shpejti provat nė njerėz. Diabeti ka prekur rreth 350 mijė njerėz nė Britani dhe 149 milonė nė mbarė botėn.
 
 
Nga shpėrthimi i njė bombe nė Bagdad janė plagosur dy ushtarė amerikanė
 
Bagdad, 14 nėntor 2003 - Sot nė mengjes (e premte) ka shpėrthyer njė bombė nė pjesėn jugore tė Bagdadit dhe kėshtu ka plagosur dy ushtarė amerikanė, tė cilėt janė evakuar, por ende nuk dihet gjendja e tyre reale shėndetėsore, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt amerikanė, njofton Rojter.
 
Dėshmitarėt kanė thėnė se viktimat janė transportuar me helikopterė. Televizioni ka dhėnė pamjet me gjakderdhje nė trotuare dhe tė xhamave tė thyer nga shpėrthimi.
 
 
Tė paktėn 33 vetė kanė vdekur nga pėrmbytjet nė Vietnam
 
Hanoi, 14 tetor - Tė paktėn 33 vetė kanė vdekur dhe 16 konsiderohen tė zhdukur nė pėrmbytjet qė kanė pėrfshirė pjesėn qendrore tė Vietnamit. Pėr shkak tė vėrshimeve ėshtė shembur njė minierė e arit nė provincėn qendore vietnameze Kuang Nam.
 
Televizoni shtetėror njofton se janė mbutyr 13 minatorė, ndėrkaq tre konsiderohen tė zhdukur. Trafiku hekurdhor dhe i udhėtarėve ėshtė ndėrprerė, ndėrkohė qė autoritetet kėrkojnė ndihmėn e ushtrisė.
 
 
Bush kėrkon kalimin e pushtetit
 
Uashingotn, 14 nėntor 2003 - SHBA thotė se s'ka plane pėr t'u tėrhequr nga Iraku, megjithėse shpresojnė tek njė transferim sa mė i shpejtė i pushtetit tek autoritetet nė Irak.

Presidenti Bush tha gjatė njė interviste pėr mediat britanike, se trupat amerikane do tė qėndrojnė nė Irak derisa atje tė ngrihet njė shoqėri demokratike.

Sekretari i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, tha se e gjitha kjo do tė mund tė zgjasė tė paktėn 2 vjet.

Mediat thonė se arsyeja pėr transferimin e pushtetit nė duart e irakianėve mė herėt sesa qe planifikuar, vjen ngaqė Uashingtoni ėshtė zhgėnjyer me qeverinė e pėrkohshme irakiane si dhe prej pėrkeqėsimit tė situatės nė Irak.
 
 
Qyteti piktoresk 'depo' bėrthamore
 
Romė, 14 nėntor 2003 - Partia e Gjelbėr nė Itali ka protestuar ndaj njė vendimi tė qeverisė pėr tė depozituar nėn tokė skarcot bėrthamore nė qytetin bregdetar Scanzano Jonico.

Kabineti tha se dėshiron tė konsolidojė infrastrukturėn e depozitimit tė skarcove pėr ta bėrė mė tė lehtė mbrojtjen e tyre prej ndonjė sulmi tė mundshėm.

Qeveria thotė se do tė fillojė ndėrtimin e infrastrukturės sė nevojshme pėr depozitimin nė njė zonė tė pabanuar
 
 
Komanda Qendrore amerikane premton sukses nė Irak
 
Floridė, 14 nėntor 2003 - Kreu i Komandės Qendrore amerikane, gjeneral Xhon Abizaid, tha se ėshtė i sigurt qė trupat e koalicionit nė Irak do t'i mposhtin kryengritėsit qė po pėrpiqen tė dobėsojnė vullnetin e Amerikės pėr tė qendruar nė Irak.

Gjenerali Abizaid tha dje nė Florida se kėrcėnimi mė i madh ndaj sigurisė nė Irak paraqitet nga rreth 5 mijė anėtarė tė Partisė Bath dhe besnikė tė ish presidentit Husein. Ai tha se duket se kryengritėsit janė tė stėrvitur, tė armatosur dhe tė financuar shumė mirė, por shtoi se nuk ka kėrcėnim ushtarak qė mund tė mposhtė forcat amerikane.

Gjenerali Abizaid hodhi poshtė edhe sugjerimet se Sadam Huseini mund tė ketė planifikuar qendresėn kundėr koalicionit para se tė pėrmbysej nga pushteti dhe e cilėsoi atė si udhėheqėsin mė tė paaftė ushtarak.
 
 
Helikopterėt amerikanė "Apash" kanė vrarė 7 kryengritės irakianė
 
Tikrit, 14 nėntor 2003 - Helikopterėt amerikanė "Apash" kanė vrarė dje vonė shtatė kryengritės irakianė pasi i kishin vėrejtur duke u pėrgatitur pėr tė hapur zjarr raketor kundėr kampit ushtarak amerikan afėr Tikritit, ka bėrė tė ditur sot (e premte) njė zėdhėnės ushtarak, njofton Rojter.
 
Njė tjetėr oficer i armatės amerikane u ka deklaruar gazetarėve se ka tė dhėna se kryengritėsit po i bashkėrendojnė sulmet kundėr trupave amerikane nga njė distancė e madhe, nga trekėndėshi i njohur sunit nė veri dhe nė perėndim tė Bagdadit, zonė kjo qė pėrfshin edhe Tikritin. Pėrpos shtatė kryengritėsve tė vrarė, edhe njė tjetėr ėshtė plagosur, kurse njė syresh ka ikur.
 
 
Ramsfeld ka zhvilluar sot bisedime me kryeministrin japonez, Juniēiro Koizumi
 
Tokio, 14 nėntor 2003 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka zhvilluar sot (e premte) bisedime me kryeministrin japonez, Juniēiro Koizumi, nė Tokio, njofton Rojter.
 
Kjo ėshtė vizita e parė e Ramsfeldit nė Japoni si sekretar i Mbrojtjes. Ai ka arrituer nga Guami dhe menjėherė ka shkuar nė zyrėn Koizumit pėr tė bashkėbiseduar kundėrvėnien ndaj sulmeve tė intensifikuara kundėr forcave amerikane dhe aleate nė Irak.
 
Ata, gjithashtu, pritet tė shqyrtojnė ēėshtjen e zgjerimit tė sigurisė, pėrfshirė edhe dislokimin e trupave amerikane nė Azi dhe luftėn kundėr terrorit.

Ramsfeld do tė shkojė tė dielėn nė Seul pėr bisedime tė ngjashme me liderėt e Koresė sė Jugut.

 


  |  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.