| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E BASHKĖSISĖ
ISLAME NĖ KUMANOVĖ, MR. JAKUP ASIPIN |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
14 nėntor 2003 / TN
-
-
DO TĖ
BASHKĖPUNOJ ME ATA QĖ JANĖ SA MĖ AFĖR TĖ VERTETĖS,
SA MĖ AFĖR POPULLIT DHE SA MĖ AFĖR KAUZĖS SONĖ TĖ PĖRGJITHSHME
KOMBĖTARE
-
-
Para se tė mė thuhet se jam i nderuar dua tė them se unė i kam vėnė
detyrė vetės qė ta dua dhe nderoj popullin tim si dhe tė angazhohem
maksimalisht pėr tė mirėn e tij. I dua tė gjithė njerėzit njėsoi,
edhe tė kėqijt nė mesin e popullit tim, sepse ajo ėshtė ara ime dhe
unė duhet tė investoj nė tė sa mė shumė qė dheu i saj tė jetė sa mė
kualitativ.
Intervistoi:
Dashnim HEBIBI
-
Nė
fshatin Sllupēan kanė rėnė 23 viktima gjatė luftės, prej tė cilėve 7
nė familjen Zymberi. Prej rreth 600 shtepive, vetėm 8 kanė mbetur tė
padėmtuara, kurse mbi 100 tėrėsisht janė tė shkatėrruara.
-
Mbi
Sllupēan kanė rėnė mbi 60.000 predha! Banorėt e kėtij fshati nė
numėr tė madh gjatė gjithė luftės qėndruan pranė pragjeve tė tė
parėve tė tyre dhe pamarrė parasysh moshėn, iu bashkėkangjitėn
rradhėve tė UĒK-sė. Edhe pse janė duke i ndier pasojat nga lufta,
ata megjithate mburrėn me ate qė e kanė bėrė. Krenaria kombėtare tek
ata vėrėhet edhe sot, nė kohėn kur po zhvillohen aktivitete tė
ngjeshura pėr rivitalizimin e shtėpive dhe objekteve tjera tė
dėmtuara. Nė hyrje tė fshatit dhe gjithkund nė pullazet e shtepive
nė Sllupēan sot valon flamuri kombėtar shqiptar. Nė hyrje tė fshatit
me kėdo qė tė takohesh tė pret me fjalėt mirė se erdhe nė kalanė e
quajtur Sllupēan. Historia krijohet kėshtu, me gjakun e bijėve dhe
bijave tona, thotė imami i Sllupēanit, tash myftiu i Komanovės hoxhė
Jakup Asipi, i cili kontribuojė shumė pėr tė mirėn e atdheut duke
mos kursyer asgjė. Meqė jemi nė muajin e Ramazanit, shumė
bashkėatdhetarė janė edhe duke agjėruar, ndaj deshėn qė njė ditė ta
kenė rastin dhe ta lexojnė intervistėn e marrė nga Mr. Mulla Jakup
Asipi, i cili e kishte vizituar edhe mė parė Zvicrėn dhe qė ka njė
autoritet shumė tė madh tek tė gjithė besimtarėt e Fesė islame nė tė
gjitha trevat shqiptare.
-
-
-
Pyetje:
Fillimisht urime pėr muajin e shejtė tė Ramazanit dhe urime pėr
detyrėn e re. Jeni kryetar i Bashkėsisė islame nė Komanovė dhe kėtė
detyrė e keni marrė disa ditė mė parė. A e keni tė lehtė ti
pėrballoni kohės sė pakohė nė kėtė post?
-
-
Jakup
Asipi:
faleminderit juve dhe faleminderit poashtu gjithė uruesėve. Po, unė
jam i bindur se kėtė detyrė me fuqitė e mia psikofizike dhe
shkencore jam i pėrgatitur ta kryej me sukses tė plotė, me gjithė
problemet qė kam besoj se do tia dalė nė kėtė mision. Sa i pėrket
pėrballimit unė jam shumė i lumtur qė nė kėtė detyrė kam ardhė pas
shumė mundimeve me dėshirė qė tė punojė pėr tė mirėn e kombit, pasi
qė mbi mua kanė rėnė shumė breshėri dhe shumė mure tė peripecive,
por unė nuk kam lejuar qė tė thehet kurrizi dhe korniza e
veprimtarisė time. Prandaj do i pėrballoj ēdo vėshtirėsie qė vjenė.
-
-
-
Pyetje:
Jeni i nderuar nga tė gjithė besimtarėt e Fesė islame kudo qofshin
dhe kjo detyrė qė e keni fituar ka pėrgjegjėsi tė madhe, cili do tė
jet bashkėpunimi juaj me bashkėsitė islame nė Maqedoni, Shqipėri dhe
Kosovė?
-
-
Jakup
Asipi:
Para se tė mė thuhet se jam i nderuar dua tė them se unė i kam vėnė
detyrė vetės qė ta dua dhe ta nderoj popullin tim dhe tė angazhohem
pėr tė, sepse unė i dua tė gjithė njerėzit njėsoi, por edhe tė
kėqijt nė mesin e populit tim, sepse ajo ėshtė ara ime dhe unė duhet
tė investoj nė tė sa mė shumė qė dheu i saj tė jetė sa mė
kualitativ. Nė lidhje me bashkėpunimin tim me B.I. nė Maqedoni,
Kosovė, Shqipėri, jam i vendosur tė bashkėpunoj vetėm me ata qė janė
sa mė afėr tė vertetės dhe sa mė afėr popullit si dhe sa mė afėr
kauzės sonė tė pėrgjithshme kombėtare.
-
-
-
Pyetje:
Tė ndalemi nė muajin e Ramazanit, meqė jemi nė kėtė muaj tė madh pėr
besimtarėt muslimanė. Kurani ėshtė njė mrekulli (muxhize) dhe a
mud tė na sqaroni me dy fjalė, edhe pse e keni shumė tė vėshtirė,
se ēėshtė Kurani dhe pse muslimanėt agjėrojnė mu nė kėtė muaj?
-
-
Jakup
Asipi:
Po, ne jemi nė muajin e madh tė Ramazanit dhe ėshtė e vertetė se
Kurani famlartė ėshtė njė Mrekulli e veēantė, dhe se ne nuk kemi
vėshtirėsi me e dijtė se ēėshtė Kurani, por ne mund tė mos e
njohim ate mirė pėr shkak se besimtarėt islamė janė sot shumė larg
studimeve tė Kuranit.., e kam fjalėn pėr studime universale mbi
Kuranin famlartė...
-
-
-
Pyetje:
Si njohės i mirė i Kuranit dhe njė magjistėr i teologjisė, a mund
tė na sqaroni se ēka don tė thotė agjėrimi?
-
-
Jakur
Asipi:
muslimanėt agjėrojnė nė kėtė muaj sepse ate e kanė obligim fetar tė
definuar me Kuran, dhe se ata duke agjėruar i nėnshtrohėn urdhėrave
tė Zotit xh. sh. dhe e adhurojnė Ate edhe nė kėtė mėnyrė. Kėtė
natyrisht e bėjnė nga pėrkushtimi qė ndjejnė ndaj Tij. Pra, kohėn e
agjėrimit e ka caktuar Allahu xh. sh. e jo njerėzit dhe as profeti.
-
-
-
Pyetje:
Si llogaritėn festat fetare tė muslimanėve dhe cilat janė ato?
-
-
Jakup
Asipi:
festat nė Islam janė vetėm dy dhe nuk guxojnė tė shumėzohėn, sepse
Islami ėshtė fe e punės e jo e festave. Ato janė festa e Fitėr
Bajramit dhe festa e Kurban Bajramit. Vlenė tė theksohet se ēdo
festė qė feston muslimani duhet tė jetė ngushtė e lidhur me njė nga
veprat e tij tė cilat i ka kryer gjatė jetės. Agjėrim do tė thotė:
ndalim nga disa gjėra qė nuk i lejon Allahu tė bėhėn gjatė kėtij
muaji, dhe tė gjitha ato qė ndalohen nė Ramazan hyjnė nė kornizėn e
kohės qė nga imsaku (syfyri) e deri nė mbrėmje (iftari). Agjėrimi
ndahet nė 3 pjesė (llojet) kryesore:
-
a-
agjėrimi i pėrgjithshėm,
-
b-
agjėrimi specifik,
-
c-
agjėrimi i veēantė.
-
Nėn
agjėrimin e pėrgjithshėm hyjnė: largimi nga ushqimet e pėrditshme,
nga marrja e medikamenteve, etj. Kėtu hynė largimi nga epshet si
dhe nga marrėdhėniet intime bashkėshortore gjatė kėsaj kohe.
Agjėrimi specifik pėrfshinė: largimin e syrit, veshit, dorės dhe
kėmbės prej vendeve ku agjėruesi nuk e ka vendin. Agjėrimi i veēantė
mbanė nė vete ajkėn e tė mirave tė agjėrimit, e ajo ėshtė largimi
nga tė menduarit negativ tė agjėruesit duke e vėnė zemrėn dhe
mendjen e vetė nėn kontrollė qė mos ta lejoi tė anojė drejtė gjėrave
tė ndaluara, d.m.th. qė kėto organe trupore poashtu tė agjėrojnė (tė
vihėn jashtė veprimit) sė bashku me pjesėn fizike tė muslimanit.
Agjėrimi ėshtė sikur njė oqean paqėsor, ndaj shpjegimet e mia pėr tė
janė vetėm njė ēerek pikash tė atij uji tė madh.
-
-
-
Pyetje:
Dmth. se studimi i Kuranit famlartė ėshtė studim multidisciplinor
dhe enciklopedik?
-
-
Jakup
Asipi:
Po, ėshtė e vertetė qė shumė kohė ka kaluar kur Isalmi shpjegohet si
fe e prapambeturisė, e dhunės, e fundamentalizmit, e nė fund
edhe e terrorizmit, etj. E them me pėrgjegjėsi se Kurani ėshtė
libėr i shejtė qė nuk pranon kurfarė ndryshimesh dhe nga askush, qė
kur i ka zbritur njerėzimit pėrmes profetit Muhamed a.s. e deri nė
ditėt e sotme. Ky libėr i shejtė ende nuk ėshtė studjuar sa duhet nė
mėnyrė qė tė kuptohen vlerat e tij shkencore nė tregun e madh tė
mendjeve njerėzore. Askush nuk duhet tė ketė frikė nga Isalmi, dhe
kjo i gjason atij i cili frikėsohet nga deti dhe valėt e tij pa u
futur fare nė ujėrat e tij. Pra, unė jam besimtar musliman brenda
Islamit, dmth. brenda valėve tė detit dhe nuk kam fare frikė prej
tij (Angst vom Islam). E pėrse tė kenė frikė nga ai ata qė
qėndrojnė jashtė Isalmit (jashtė detit)?! Mė lejoni tė them; ne qė
jemi nė brendi tė detit (Isalmit) e kuptojmė vlerėn dhe rolin e tij
qė ka ai pėr njeriun, e ndjejmė qetėsinė dhe madhėshtinė e tij,
ndėrsa ata qė e venerojnė Isalmin nga kodra nuk kanė tė drejtė ta
sulmojnė ate nė mėnyrė paushalle. Nėsė nė ndonjė detė diku nė botė
ėshtė fundosur njė anije, nuk mund ti akuzosh pėr kėtė tė gjitha
detrat, pėrveē atij i cili e ka marrė me valėt e tij.
-
-
-
Pyetje:
Nuk ėshtė e lehtė tė zhvillohet njė intervistė me Ju, sepse ju jeni
njė dijetar i shquar. Nė Islam feja dhe shkenca janė trajtuar
gjithnjė si motrat binjake. Komenti juaj?
-
-
Jakup
Asipi:
Isalmi nuk i ka trajtuar fenė dhe shkencėn si motra binjake dhe as
si vėlla e motėr, por si njė djalė pėr mallė. Studimi i Kuranit
famlartė ėshtė jo vetėm multidisciplinar dhe enciklopedik, por ėshtė
studim mbi multidisciplinar dhe mbi enciklopedik, sepse
enciklopeditė kanė faqen e fundit, ndėrsa studimet e Kuranit nuk
kanė faqe tė fundit: shiko pėr kėtė ajetin (verestin) e fundit tė
Surės El-Kehf.
-
-
-
Pyetje:
Po i afrohemi natės sė Lejletul-Kadrit. Na thoni diēka pėr kėtė
natė?
-
-
Jakup
Asipi:
Nė kėtė natė tė shejtė ka filluar tė zbres Kurani Azmushan, ėshtė,
pra, njėra prej netėve mė tė vlefashme nė Islam, me vlera tė
pakrahasuara pėr besimtarėt islamė.
-
-
-
Pyetje:
M.A: Facy, kryeinxhinjer i meteorologjisė ka shkruar nė artikullin
Tė reshurat nė Encyclopedia Universalis: Kurrė nuk do tė mund tė
arrijmė tė bėjmė tė bjerė shi nga reja e cila nuk i ka
karakteristikat e resė qė mbanė shiun, ose nga reja e cila ende nuk
ėshtė formuar. Prandaj, a thua aftėsia e njeriut pėr tė prodhuar
shi artificial i kundėrvihet pohimit kuranor?
-
-
Jakup
Asipi:
Nė lidhje me shiun artificial dhe retė e paformuara ende, ne
mendojmė se nuk bėhėt fjalė pėr re tė thata, por pėr diē krejtėsisht
tjetėr, e ajo ėshtė se nėsė nuk ka re fėmer shtydhur me ate
mashkullore nuk do tė ketė shi. Pra, nėsė nuk ka dashuri nė mes
gjinive tė mjegullave nuk ka as shi. Lexo pėr kėtė ajetin kuranor
14 nė Surėn e parė tė kaptinės 30.
-
-
-
Pyetje:
Si e shpjegon Feja islame njė njeri qė i dėmton tė tjerėt?
-
-
Jakup
Asipi:
muslimani i vertetė ua dėshiron tė tjerėve ate qė e dėshiron pėr
vete.
-
-
-
Pyetje:
Dhe pėr fund tė kėsaj bisede. Gjatė luftės nė Maqedoni keni
kontribuar shumė nė drejtime tė ndryshme. Si e sheh tė ardhmėn nė
Maqedoni dhe a jemi vonuar gjithė shqiptarėt drejtė njė bashkimi
shpirtėror kudo qofshin?
-
-
Jakup
Asipi:
Shqiptarėt nė Maqedoni do tė kenė nė tė ardhmėn aq sa kanė dhėnė nė
tė kaluarėn, sepse nė politikė ėshtė sikur nė treg, sa tė japish
merrė. Mendoj se shqiptarėt janė vonuar pėr bashkimin e tyre
shpirtėror pėr aq kohė sa ka kaluar qėkur ata janė ndarė.
-
-
Nė
fund tė kėsaj interviste z. Mr. Jakup Asipi na uroj gjithė tė mirat
me dėshirė qė tia pėrcjellim urimet e tij gjithė shqiptarėve kudo
qė gjenden si dhe besimtarėve islamė urimet mė tė mira pėr kėtė muaj
tė madhėrishėm dhe gjitha tė mirat nė jetė.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|