|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Moisiu: Ta shenjtėrojmė “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”

 
 

 
   
Tiranė, 14 nėntor 2003 / TN
   
FJALA E PRESIDENTIT TĖ REPUBLIKĖS, ALFRED MOISIU, NĖ KONFERENCĖN NDĖRKOMBĖTARE
“FETĖ DHE QYTETĖRIMET NĖ MIJĖVJECARIN E RI”, Tiranė, 14 nėntor 2003
  
Nga Alfred MOISIU
 
Nė kohėn e sotme kur bota dhe shoqėria njerėzore shkon drejt globalizimit dhe integrimit, njė nga sfidat e shteteve dhe e popujve ėshtė ruajtja dhe kultivimi i vlerave dhe identitetit tė tyre kombėtar. Ne tė gjithė duam tė integrohemi, tė bėhemi pjesė e familjes europiane dhe tė krijojmė marrėdhėnie e bashkėpunim tė afėrt me shumė vende nė botė. Ky ėshtė synimi ynė, ėshtė interesi i vendit dhe i qytetarėve tanė. Por nė kėtė proces historik, tė dėshiruar dhe tė pashmangshėm, ēdo vend prezantohet me identitetin dhe vlerat e tij duke krijuar mė pas bashkarisht njė mozaik tė pasur vlerash, kulturash qė njohin, respektojnė e zhvillojnė njėra tjetrwn.
    
Unė sot sikurse jeni nė dijeni dėshiroj tė prezantoj njė realitet historik e aktual: modelin e shkėlqyer tė harmonisė, tolerancės dhe bashkėjetesws fetare nė Shqipėri. Ky model pėrbėn njė aspekt shumė pozitiv tė kulturės sė shoqėrisė shqiptare, nga i cili kanė ēfarė tė mėsojnė edhe kombet e tjera. Ai nuk ka pėsuar ndryshime pavarėsisht nga regjimet qė kanė kaluar, izolimi i vendit, ndalimi i besimit apo hapja shumėplanėshe ndaj botės. Pėrkundrazi, ka qėndruar dhe ėshtė zhvilluar e forcuar duke u shndėrruar nė njė vlerė tė ēmuar identifikuese pėr shoqėrinė dhe familjen shqiptare. Dasmat e gėzimet i festojmė dhe hidhėrimet i kalojmė me njėri tjetrin.
 
Ndryshe nga shumė shtete e vende tė tjera, tek ne nė shumė raste ėshtė e pamundur qė duke u bazuar nė emrat e qytetarėve, familjeve apo fėmijėve qė lindin, tė nėnkuptohet pėrkatėsia fetare e tyre. Madje nė zona tė njohura pėr ruajtjen e riteve fetare edhe nė kohėt kur kjo ndalohej me ligj, ėshtė bėrė zakon qė fėmijėve tu vihen emra tė feve tė tjera ose tė lidhen krushqi e lidhje tė tjera familjare me familje tė besimeve tė tjera fetare. Kėto nuk janė zhvillime dhe lidhje formale, por natyrale dhe tė trashėguara nga brezi nė brez. Ato janė shndėrruar tashmė nė traditė dhe normalitet, ashtu sic na mėsonte Vaso Pasha, kur fillimin e shekullit tė 20-tė shkruante: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”.
 
Komunitetet fetare nė Shqipėri dhe nė mbarė hapėsirėn shqiptare, si nė rrallė vende tė tjera, nuk kanė patur asnjėherė mosmarrėveshje me njėra tjetrwn, por kanė arritur tė kultivojnė dhe zhvillojnė kulturėn e besimit te zoti, tė harmonisė, tė bashkėpunimit dhe bashkėjetesės. Njerėzit janė tė barabartė pėrpara zotit dhe zoti ėshtė njė pėr tė gjithė: pėr muslimanėt, ortodoksėt dhe katolikėt. Secili ėshtė i lirė dhe ka tė drejtė tė zgjedhė besimin e tij. Nė raste festash fetare ose kombėtare nė shohim me admirim se drejtuesit e kėtyre komuniteteve vizitojnė e respektojnė njėri tjetrin, drejtojnė mesazhe tė pėrbashkėta pėr mirėsi, paqe dhe vėllazėrim.
 
Dėshiroj qė kėtu tė sjell nė kujtesė faktin e njohur se tė gjithė shqiptarėt, muslimanė e tė krishterė, e pritėn me adhurim vizitėn historike tė Shenjtėrisė sė Tij Papa Gjon Pali II nė Shqipėri, ashtu siē edhe e pėrjetuan lumturimin e Nėnė Terezės si njė ngjarje historike dhe gėzim i pėrgjithshėm. Pėrfaqėsues tė tė gjitha komuniteteve tona fetare ishin prezent nė ceremoninė dhe festimet nė Vatikan. Tė gjithė vajtuan me hidhėrim vdekjen e saj, e pritėn me adhurim nė vizitat e saj nė atdheun e tė parėve dhe tė gjithė janė krenarė qė humanistja e shquar ėshtė shqiptare dhe u pėrket shqiptarėve e gjithė njerėzimit.
 
Nenė Tereza jetoi e punoi nė Indi, njė vend me shumė besime fetare, por ajo ia doli tė ishte nėna e tė gjithėve sepse ajo trashėgonte kulturėn e tolerancėn, harmoninė dhe fisnikėrinė fetare tė shqiptarėve. Duke mėsuar nga vepra, jeta dhe humanizmi i saj pėr tė punuar pėr tė varfėrit pa marrė parasysh kombėsinė apo besimin e tyre fetar, ne bashkėkombasit dhe pasardhėsit e saj vazhdojmė tė mbajmė gjallė njė model tė shkėlqyer shoqėror harmonik, qė nuk bazohet nė besimin apo pėrkatėsinė fetare tė shtetasve. Ne kemi rastin sot ta theksojmė edhe njėherė kėtė vlerė tė ēmuar tė shoqėrisė shqiptare, tė cilėn dėshirojmė ta ndajmė edhe me kombet e tjera. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė mė bėri tė pėrkrahja pa hezitim nismėn e marrė pėr organizimin e kėsaj konference dhe tė jap kujdestarinė nė zhvillimin e saj.
 
Vlera mė e madhe e kėsaj klime harmonie tė shoqėrisė shqiptare ėshtė fakti se ajo ēdo ditė dhe nė ēdo rast shfaqet e pasurohet edhe mė tej. Shembulli mė i fundit ėshtė Mwngjezi i Lutjeve. Njė grup deputetėsh tė tė gjitha forcave politike dhe me besime fetare tė ndryshme organizuan nė Durrės “Mėngjezin e parė tė Lutjeve” me pjesėmarrje tė politikanėve tė njohur amerikanė, gjermanė, austriakė dhe tė vendeve ballkanike. Kjo pėrvojė pozitive gjeti pėrkrahje tė menjėhershme nga fqinjėt tanė dhe vende tė tjera . Dy javė mė parė u mblodhėm pėrsėri pėr lutje nė Ohwr e Pogradec me Presidentin Trajkovski kryeministrat e Norvegjisė, Kosovės dhe tė Serbisw, tė Bosnjes dhe politikanė tė tjerė tė shumtė nga rajoni e Europa.
 
Tema e konferencės sė sotme, ka njė rėndėsi tė madhe pėr ne shqiptarėt, pėr rajonin ku jetojmė dhe mė gjėrė. Kujtimet e konflikteve tragjike pėr shkak tė mungesės sė traditės sė dialogut dhe tolerancės e mirėkuptimit mes etnive, grupeve tė ndryshme fetare dhe popujve, janė akoma tė freskėta. Lajmi i mirė ėshtė se ato dalėngadalė po arshivohen. Tani po merr frymė dhe po zgjerohet gjithnjė e mė shumė kultura e re e dialogut, e bashkėjetesės dhe e mirėkuptimit midis vendeve, popujve dhe komuniteteve etnike e fetare. Respekti pėr qytetarin dhe integritetin e tij po bėhet gjithnjė e mė i madh; mbrojtja e lirive e tė drejtave tė tij janė lajmotivi i shtetit tė ri demokratik qė ne po ndėrtojmė. Kėtu qėndron edhe forca e shoqėrisė, forca e besimit nė tė ardhmen. Janė kėto vlera demokratike si dhe fryma euroatlatike qė i bashkon tė gjithė shqiptarėt dhe komunitetet e tyre fetare.
 
Mirėkuptimi ndėrfetar qė ne ofrojmė, merr njė vlerė tė jashtėzakonshme pėr mirėkuptimin midis kulturave e qytetarėrimeve nė kohėt e sotme. Feja dhe civilizimet po bėhen gjithnjė e mė shumė si kulturė e bashkimit tė njerėzve. Ato po pėrcjellin mesazhin e paqes, mirėkuptimit dhe tė zhvillimit. Edhe vlerat e lirisė dhe demokracisė po bėhen gjithnjė mė dominuese nė afrimin dhe forcimin e lidhjeve midis feve e qytetėrimeve. Bazuar mbi kėto vlera universale, bashkėsia perėndimore ēliroi Kosovėn me shumicė qytetarėsh tė besimit musliman, por edhe ne u bashkuam pa hezitim nė luftėn e koalicionit kundėr terrozimit ndėrkombėtar tė drejtuar nga SHBA. Angazhimin tonė nė kėtė koalicion e shohim si kontribut pėr paqen dhe sigurinė nė botė. Jam i bindur se me Irakun e lirė, pavarėsisht nga vėshtirėsitė e rindėrtimit, siguria nė botė ėshtė mė e madhe, qytetarėt e kėtij vendi dhe tė rajonit rreth tij janė mė tė sigurtė, terrorizmi ndėrkombėtar do tė jetė gjithmonė dhe mė i dobėt.
 
Nė jetė nuk ka vetėm lajme tė mira. Edhe nė politikė dhe nė faza tė ndryshme tė zhvillimit tė shoqėrisė ndodh tė kemi vėshtirėsi e pengesa nė ecjen pėrpara. Detyra dhe pėrgjegjėsia e politikės, shtetit, elitės intelektuale, komuniteteve fetare ėshtė qė vazhdimisht tė korrigjojmė vetveten duke bėrė mė tė mirėn pėr vendin dhe qytetarėt.
 
Parė nė prizmin e temės qė sot diskutojmė, do tė thoja vlerat nuk janė tė pėrjetshme. Tė gjithė sė bashku duhet t’i ruajmė ato si pasuri, me mentalitet, por edhe nėpėrmjet pėrmirėsimit tė kuadrit ligjor, i cili njeh e respekton statusin e secilit komunitet, qė njeh e propagandon vlerat e tyre mė tė mira qė janė pasuruese pėr shpirtin e ēdo besimtari, por edhe njė kod sjelljeje e qėndrimi pėr qytetarėt e shoqėrinė.
 
Tė gjithė aktorėt e shoqėrisė tonė politike e fetare, institucionale e ligjore, akademike e intelektuale, kombėtare e rajonale, duhet tė punojmė pėr tė promovuar harmoninė, mirėkuptimin dhe jetesėn e pėrbashkėt me besimin te zoti, pavarėsisht nga emri qė secili komunitet apo qytetar pėrdor pėr tė. Kėtė vlerė tė ēmuar ne nuk e duam pronė tonėn, por do t’ua transmetojmė edhe tė tjerėve, me qėllim qė fisnikėria e madhėshtia e saj tė bėhen traditė e normalitet edhe pėr vende ku ato mungojnė ose ndjehen tė cėnuara. Nga kjo konferencė dėshiroj gjithashtu tė theksoj se do tė vazhdojmė nė kėtė linjė, duke organizuar nė tė ardhmen edhe njė Samit tė Kryetarėve tė Shteteve pėr problemet e harmonisė dhe tolerancės fetare. Ndaj ju siguroj se mendimet tuaja do tė jenė mjaft tė vlefshme pėr punėn tonė si politikanė, por edhe pėr mjedisin shoqėror shqiptar.

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.