|
13 nėntor 2003 / "Zėri
i Amerikės"
Gazeta e njohur amerikane
Nju Jork Tajms
boton sot (13 nėntor) nė faqe tė parė njė shkrim tė gjatė pėr trafikun
e tė miturve nė Shqipėri. Artikulli, me autor Nicholas Wood, ka
titullin tronditės Pėr shqiptarėt, puna ka ardhur deri kėtu:
"Shkėmbehet i biri pėr njė televizor".
Autori sjell shembullin e njė prindi nė
periferitė e Durrėsit qė i ka shitur djalin 3 vjeēar njė italiani nė
shkėmbim tė njė televizori. Nė artikull thuhet se nė Shqipėri ka
hedhur rrėnjė njė tregti e konsiderueshme e tė miturve.
Askush nuk ka shifra tė sakta pėr numrin e
fėmijėve tė shitur por sipas vlerėsimeve tė qeverisė, rreth 6 mijė tė
mitur janė dėrguar jashtė pėr tė lypur ose pėr prostitucion. Shumica e
tyre, thuhet nė artikull, vijnė nga komuniteti rom, qė ėshtė mė i
varfėri nė vend. Policia shqiptare vlerėson se nė Greqi ka mė shumė se
1 mijė fėmijė tė tillė qė punojnė kryesisht si lypės. Ky trafik ėshtė
pjesė e njė tregtie njerėzore nė pėrmasa mė tė mėdha, pėrfshirė atė tė
grave dhe vajzave.
Nė Shqipėri, thuhet nė artikullin e Nju Jork Tajmsit,
shumica e rasteve tė dokumentuara tė trafikut tė tė miturve kanė tė
bėjnė me fėmijė mė tė rritur qė shiten nga familjet tek ndėrmjetėsit,
tė cilėt pastaj i dėrgojnė nė Greqi dhe Itali pėr tu kthyer nė lypės
ose nė prostituta tė mitura.
( http://www.nytimes.com/2003/11/13/international/europe/13ALBA.html
)
|