| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Deputetėt miratuan Projektligjin pėr shėndetėsinė
-
Caktohet masa e paraburgimit pėr Valon Miftarin, pjesėtar i SHPK-sė,
pėr vrasje tė dyfishtė
-
Reagim i pėrfaqėsuesve tė 23 ndėrmarrjeve tė privatizuara ndaj
AKM-sė
-
"Kosova kurrė mė nuk do tė jetė nė pėrbėrje tė Serbisė", u tha nė
njė debat nė Beograd
-
Prefekti i Nju Jorkut Blumberg dhe pėrfaqėsues tė komunitetit
shqiptaro-amerikan do tė vizitojnė Kosovėn
-
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Xhorxh Robertson tė hėnėn viziton
Kosovėn
-
Para
drejtorėve tė shkollave tė komunės sė Podujevės u prezentua projekti
pėr pėrmirėsimin e arsimit
-
Gjilan: Kuvendi vendos pėr shpalljen e konkursit pėr projektin e
zhvillimit tė qendrės sė qytetit
-
Nė
Prizren u pėrurua solemnisht Qendra pėr Mirėqenien e Gruas
-
Robertson thotė se Kosova duhet t'i pėrqėndrojė energjitė e saja tek
plotėsimi i standardeve
-
Nuk
do tė ketė reduktime tė punėtorėve shėndetėsorė, por pastrim tė
listave tė atyre qė gjenden nė mėrgim
-
UNMIK-ut nuk do t'i pengojė votimet nė veri tė Kosovės pėr zgjedhjet
presidenciale tė Serbisė
-
Ali
Sadriu bisedoi me menaxherėt e KEK-ut
-
Kryetarėt dhe shefat e ekzekutivit tė pesė komunave tė Kosovės u
njohėn me programin elektronik tė qeverisjes
-
Nė
Prishtinė u themelua Akademia e Mjekėsisė sė Kosovės
-
Nė
Muēibabė tė Gjilanit hapet vendkalimi kufitar Kosovė Serbi
-
Rama
kryeson ndaj Ngjelės nė Tiranė
-
Ferhat Dinosha thotė se UDSH angazhohet qė Kuvendi i Malit tė Zi tė
ketė edhe dhomėn e pakicave
-
Njė
ushtar amerikan ėshtė vrarė sot nė Bagdad
-
Trupat amerikane kanė vrarė 6 militantė irakianė
-
Ministri italian i Mbrojtjes viziton ushtarėt italianė tė plagosur
nė sulmin e djeshėm nė Irak
-
Nga
shpėrthimi nė Irak vriten 25 vetė
-
Amerika kritikon raportin e Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė
Atomike
-
Gjykata e Londrės ka refuzuar kėrkesėn e Rusisė pėr ekstradimin e
emisarit ēeēen, Ahmed Sakajev
-
Britania ka refuzuar kėrkesėn e Argjentinės pėr ekstradimin e
ish-diplomatit iranian
-
Tė
pakten 4 afganė janė vrarė nga njė bombė e teledirigjuar
-
Trupat amerikane kanė shkatėrruar njė fabrikė tė zbrazėt tė
ngjyrėrave nė Bagdad
-
Japonia do tė shtyjė dėrgimin e trupave tė veta nė Irak
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Deputetėt miratuan Projektligjin pėr shėndetėsinė
-
-
Prishtinė, 13 nėntor 2003
- Deputetėt e parlamentit
tė Kosovės me disa vėrejtje miratuan nė parim Projektligjin pėr
shėndetėsinė. Duke folur nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės
pėr projektligjin pėr shėndetėsinė, ministrja e dikasterit respektiv
Resmie Mumxhi tha se projektligji qė gjendet para deputetėve do tė
hapė rrugėn pėr rregullimin ligjor edhe nė aspektet e veēanta tė
sektorit shendetėsor.
-
Zonja Mumxhi propozoi qė nė mėnyrė insitucionale kujdesi shėndetėsor
tė zbatohet nė nivel parėsor, dytėsor dhe tretėsor.
-
Sipas fjalėve tė saj, Ministria e Shėndetėsisė sė shpejti do tė
pėrgatisė edhe politikat zhvillimore pėr vitin 2004-2009, por edhe
tetė ligjet sistemore deri nė vjeshtėn e ardhshme.
-
-
Zonja Mumxhi tha se objektivat kryesore
janė qėndrueshmėria dhe efikasiteti qė do tė sigurohen nėpėmjet
ndryshimeve qė propozohen, si nė shtimin e racionalitetit efektiv
nėpėrmjet ndėrtimti tė konceptit tė organizimit dhe tė shfrytėzimit
tė resurseve njerėzore, tė infrakstrukturės dhe tė produkteve
farmaceutike.
-
Pėrfaqėsuesit e grupeve parlamentar pėrkrahėn nė parim
projektligjin, por thanė se vėrejtjet konkrete do t'i bėjnė nė
komisionin pėrkatės parlamentar.
-
Kuvendi miratoi edhe rekomandimet e Kėshillit gjyqėsor dhe prokurial
pėr emėrimin e gjykatėsve dhe prokurorėve.
-
-
-
Caktohet masa e paraburgimit pėr Valon Miftarin, pjesėtar i SHPK-sė,
pėr vrasje tė dyfishtė
-
-
Pejė, 13 nėntor 2003
- Njė gjykatės hetues
ndėrkombėtar nė Pejė ka caktuar masėn e paraburgimit pėr Valon
Miftarin, pjesėtar i SHPK-sė nė Gjakovė, i cili ditė mė parė vrau dy
vetė. Kėshtu bėri tė ditur pėrfaqėsuesi i policisė rajoanle tė
UNMIK-ut nė Pejė, duke mos dhėnė detaje tė reja rreth kėsaj vrasjeje
tė dyfishtė. Ai tha se ēėshtja tani ka kaluar tek organet gjyqėsore,
tė cilat do ta thonė fjalėn e fundit pėr kėtė rast.
-
-
-
Reagim i pėrfaqėsuesve tė 23 ndėrmarrjeve tė privatizuara ndaj
AKM-sė
-
-
Prishtinė, 13 nėntor 2003
- Pėr shkak tė
mospėrmbushjeve tė obligimeve nga Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit,
pėrfaqėsuesit e 23 ndėrmarrjeve tashmė tė privatizuara kanė reaguar
publikisht. Teksti i kėtij reagimi do t'u dėrgohet institucioneve mė
tė larta vendore e ndėrkombėtare.
-
Nė takimin e sotėm nė Odėn Ekonomike tė Kosovės, anėtari i bordit nė
AKM-sė Bahri Shabani, tha se me gjithė problemet shpreson qė procesi
nuk do tė bllokohet. Sipas tij, mė tepėr ka qenė kjo njė taktikė e
disa njerėzve nė kuadėr tė UNMIK-ut, qė e kanė luajtur lojėn e tyre
pėr t'i frikėsuar tė gjithė ata qė kanė pasur interesim dhe dėshirė
tė investojnė nė Kosovė.
-
Fituesit e tenderėve u ankuan se duke
humbur kohė po humbin para duke i paguar kamatat bankare.
-
-
-
"Kosova kurrė mė nuk do tė jetė nė pėrbėrje tė Serbisė", u tha nė
njė debat nė Beograd
-
 |
|
-
Beograd, 13 nėntor 2003
- Gjatė njė
debati tė zhvilluar nė Beograd me temėn "Kosova: standardet
dhe statusi", kryetarja e Komitetit Serb tė Helsinkit, Sonja
Biserko, ka vlerėsuar se Serbia "po bėn rezistencė" lidhur me
orientimin evropian dhe "nuk ka koncensus" pėr asociim nė
Bashkimin Evropian. Insistimi se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė
krejtėsisht ėshtė i papranueshėm, duke e pasur parasysh se
Serbia me qėndrimin e saj dhjetėvjeēare ka humbur ēdo
legjitimitet, ka thėnė Biserko.
-
Ndėrkaq, avokati Sėrgja Popoviq ėshtė pajtuar se "Kosova kurrė
mė nuk do tė jetė nė pėrbėrje tė Serbisė, pėrveē nė rast tė
ndonjė lufte tė tretė botėrore".
|
-
Profesoresha e Fakultetit Juridik tė Beogradit Olga
Popoviq-Obradoviq ėshtė shprehur pėr Kosovėn si "mjet i programit
kombėtaro-politik, nė funksion tė pretendimeve mė tė gjera
territoriale dhe aspiratave tė Serbisė nė hapėsirėn e Ballkanit".
-
-
Sipas fjalėve tė saj, kjo ėshtė
"konstantė e politikės kombėtare serbe, nė fakt, ide shtetėrore e
serbėve, qė nga momentet e para tė krijimit tė shtetit kombėtar
modern nė shek. 19, e gjithnjė deri nė ditėt e sotme", dhe sipas
saj, kjo gjithnjė "ka pėrmbajtje tė njėjtė B bashkimin e tė gjitha
territoreve nė rajonet tė cilat nė ēfarėdo baze ... konsiderohen tė
serbėve".
-
-
-
Prefekti i Nju Jorkut Blumberg dhe pėrfaqėsues tė komunitetit
shqiptaro-amerikan do tė vizitojnė Kosovėn
-
-
Uashington 13 nėntor 2003
- Kėshilli Kombėtar
Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lėshoi kėtė dėklaratė pėr shtyp nė lidhje
me vizitėn qė Kryetari i Bashkisė sė Nju Jorkut planifikon pėr nė
Kosovė mė datėn 26 Nėntor.
-
Kryetari i bashkisė sė qytetit tė Nju Jork-ut Majkėll Blumberg
(Michael R. Bloomberg) sė bashku me disa pėrfaqėsues tė komunitetit
shqiptaro-amerikan do tė bėjnė njė vizitė nė Kosovė me rastin e
Ditės sė Pavarsisė shqiptare.
-
Prefekti Blumberg, i cili do tė mbėrrijė nė Prishtinė mė 24 nėntor,
i shoqėruar nga udhėheqės sė komunitetit shqiptaro-amerikan duke
pėrfshirė figura tė shquara tė artit e fesė, e bėri tė ditur se do
tė shkojė nė Kosovė para mijėra shqiptaro-amerikanėve tė cilėt morėn
pjesė nė Festivalin XIII Shqiptar tė organizuar nga Kisha Katolike
Shqiptare "Zoja e Shkodrės" mė 9 nėntor.
-
Disa prej aktiviteteve qė z. Blumberg do tė angazhohet gjatė vizitės
sė tij nė Prishtinė do tė pėrshijnė takime me trupat e KFOR-it nė
kampin ushtarak "Bondstill", njė ceremoni tė shkėmbimit tė flamujve
me udhėheqės lokalė, njė ngjarje kulturore nė nder tė Ditės sė
Flamurit shqiptar ku kryetari i bashkisė sė Nju Jorkut pritet tė
mbajė njė fjalim pėr tė shprehur ndjenjat e tij pėr popullin
shqiptar, dhe sė fundmi por sigurisht qė jo nė fund tė prioriteteve
tė tij, ai do tė marrė pjesė nė njė ceremoni para monumentit tė
Nėnės Tereze nė nder tė punės sė saj tė shquar, thuhet nė njė
njoftim tė KKSHA.
-
-
-
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Xhorxh Robertson tė hėnėn viziton
Kosovėn
-
-
Bruksel, 13 nėntor 2003
- Pavarėsisht nga
angazhimet e tjera nė botė Aleanca Veriatlantike do tė tregojė
interesim pėr Kosovėn. Kėshtu ėshtė thėnė nė selinė e Aleancės nė
Bruksel. Po kėshtu ėshtė theksuar se NATO-ja aktualisht ėshtė duke
vazhduar pėrpunimin e planit operativ pėr racionalizimin e forcave
tė NATO-s nė rajon.
-
-
Me kėtė rast njėherėsh ėshtė konfirmuar
se Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson tė
hėnėn viziton Kosovėn. Kjo ėshtė vizita e fundit nė mandatin e tij,
sepse lordi Robertson nė muajin dhjetor pėrfundon detyrėn e tij nė
Aleancėn Veriatlantike.
-
Ø
-
-
Gjilan: Kuvendi vendos pėr shpalljen e konkursit pėr projektin e
zhvillimit tė qendrės sė qytetit
-
-
Gjilan, 13 nėntor 2003
- Kuvendi Komunal i Gjilanit, nė
seancėn e jashtėzakonshme, e cila ėshtė konvokuar nga kryetari Lutfi
Haziri, pas kėrkesės sė 15 kėshilltarėve tė opozitės (PDK, AAK), pėr
tė diskutuar rreth fillimit tė punimeve nė ndėrtimin e parkut "Kemal
Ataturk", nė sheshin pėrballė hotelit, ka vendosur pėr shpalljen e
konkursit pėr projektin e zhvillimit tė qendrės sė qytetit.
-
Seanca ėshtė karakterizuar nga njė debat kryesisht akuzues nė
drejtim tė udhėheqjes komunale, me motivacion se ka lejuar tė
fillojė realizimi i kėtij projekti jashtė procedurave ligjore.
-
Izmi Zeka, i cili e paraqiti para Kuvendit kėrkesėn e grupit tė
kėshilltarėve tė opozitės pėr kėtė seancė tė jashtėzakonshme,
propozoi edhe marrjen e masave ndaj atyre qė kanė lejuar punimet nė
sheshin para hotelit "Kristal".
-
Xhemajl Hyseni, zėvendėskryetar i komunės u kėrkoi kėshilltarėve
komunalė tė mos e politizojnė rastin, duke u munduar tė nxjerrin nga
ai pėrfitime politike, tash kur ėshtė arritur pajtimi pėr tė
korrektuar projektin.
Kuvendi i Komunės nuk ka qenė i njoftuar paraprakisht se nė kėtė
shesh ėshtė planifikuar vendosja e shtatoreve tė dėshmorėve "Rexhep
Mala e Nuhi Berisha".
-
Duke e kėrkuar miratimin e Kuvendit pėr shpallljen e konkursit
publik pėr zhvillimin e qendrės sė qytetit, Lutfi Haziri, kryetar i
komunės sqaroi se deri atėherė, nė sheshin pėrballė hotelit
"Kristal" nuk do ndėrtohet mė asgjė, ndėrsa KFOR-it turk do t`i
ofrohet njė vend tjetėr i pėrshtatshėm pėr parkun, pasi tė jenė
zyrtarizuar emėrtimet.
-
-
-
Nė
Prizren u pėrurua solemnisht Qendra pėr Mirėqenien e Gruas
-
-
Prizren, 13 nėntor 2003
- Nė Prizren u pėrurua dje
nė mėnyrė solemne Qendra e parė nė Kosovė pėr mirėqenien e gruas nė
tė cilėn do tė ofrohet ndihmė shėndetėsore pėr gratė dhe familjet e
tyre. Pėrurimin e kėsaj qendre e bėri shefja e Zyrės amerikane nė
Prishtinė Marsi Ris.
-
Drejtoresha e Drejtoratit pėr Shėndetėsi nė Prizren Mybera Mustafa,
falėnderoi USAID-in si donator dhe "Mjekėtė e Botės" si projektues
tė kėtij projekti dhe vlerėsoi se hapja e kėsaj qendre ėshtė themel
pėr jetėn e njerėzve, sidomos pėr nėnėn dhe fėmijėn.
-
Ndėrkaq shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė, zonja Marsi Ris tha
se kjo qendėr e pajisur mirė, do tė trajtojė nevojat kritike tė
gruas kosovare dhe fėmijėve tė tyre.
-
-
Zonja Ris po ashtu ka theksuar se Qendra
kryesore e shėndetit familjar nė Prizren, mban reputacionin e
qendrės udhėheqėse tė shėndetit primar nė Kosovė. "Pėr kėtė arsye ne
jemi krenarė qė kemi mundur tė zgjerojmė kėtė qendėr, duke siguruar
mbėshtetje pėr qendrėn e parė nė Kosovė pėr mirėqenien e gruas", ka
thėnė zonja Ris.
-
Qendra pėr Mirėqenie tė Gruas nė Prizren ėshtė financuar nga
Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID),
e cila ka investuar 200 mijė euro. Njė qendėr e tillė do tė
pėrurohet sot edhe nė Gjilan.
-
-
-
Robertson thotė se Kosova duhet t'i pėrqėndrojė energjitė e saja tek
plotėsimi i standardeve
-
-
Uashington, 13 nėntor 2003
- Sekretari i Pėrgjithshėm
i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson, gjatė takimit nė Uashington me
presidentin amerikan Xhorxh Bush, tha se rajoni i Ballkanit ka ende
nevojė pėr praninė e forcave tė NATO-s.
-
-
Duke shfaqur me kėtė rast qėndrimin e
tij rreth statusit pėrfundimtar tė Kosovės, lordi Robertson tha se
Kosova duhet t'i pėrqėndrojė tash energjitė tek plotėsimi i
standardeve, para se tė flitet pėr statusin e saj.
-
"Ende nuk jemi nė fazėn e tė ardhmes sė saj kushtetuese. Ajo qė
duhet tė bėjė Beogradi dhe Prishtina, ėshtė tė bisedojnė dhe tė
arrijnė marrėveshje pėr ēėshtjen e jetės sė pėrditshme, si
elektriciteti, transporti, kthimi i refugjatėve.
-
-
Kjo ėshtė ajo qė banorėt presin nga
udhėheqėsit e tyre, tė zgjidhin problemet e jetės sė tyre tė,mi
pėrditshme dhe nė kohėn e duhur do tė arrihet tek statusi
pėrfundimtar", i deklaroi "Zėrit tė Amerikės", lordi Robertson.
-
-
Nuk
do tė ketė reduktime tė punėtorėve shėndetėsorė, por pastrim tė
listave tė atyre qė gjenden nė mėrgim
-
-
Prishtinė, 13 nėntor 2003
- Zyrtarė tė lartė tė
Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Kosovės kanė sqaruar se nuk ėshtė
fjala pėr reduktimin e punėtorėve shėndetėsorė, por pėr pastrimin e
listave nga punėtorėt, tė cilėt sipas tyre gjenden nė mėrgim,
ndėrkaq emrat e tyre figurojnė nė listėn e pagave sikur tė punonin
me orar tė plotė.
-
-
Ky ėshtė njė akt kriminel qė bėhet nė
shėndetėsinė e Koosvės, thanė zyrtarėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė.
Ata thanė se janė ndėrmarrė hapa qė tė parandalohen kėto dukuri dhe
njerėzit tė cilėt kanė nėnshkruar nė vend tė tyre pėr marrjen e
pagės sigurisht se do tė ndėshkohen.
-
-
-
UNMIK-ut nuk do t'i pengojė votimet nė veri tė Kosovės pėr zgjedhjet
presidenciale tė Serbisė
-
-
Mitrovicė, 13 nėntor 2003
- Disa ditė para mbajtjes
sė zgjedhjeve presidenciale tė Serbisė, zyrtarėt ndėrkombėtarė nė
Mitrovicė thanė se nuk do t'i ndihmojnė, por as nuk do t'i pengojnė
kėto zgjedhje pėr tė cilat pritet se do tė hapen vendvotimet edhe nė
pjesėn veriore tė Kosovės.
-
-
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut nė Mitrovicė,
Xhorxh Kakuk tha se kėto zgjedhje UNMIK-u do t'i vėshtrojė nga
pozita sikur sikur qė ka vepruar edhe gjatė zgjedhjeve vitin e
kaluar.
-
-
-
Ali
Sadriu bisedoi me menaxherėt e KEK-ut
-
-
Prishtinė, 13 nėntor 2003
- "Duhet tė merremi edhe
me pėrgjegjėsitė e atyre qė e kanė sjellė nė kėtė situatė
Koorporatėn Energjetike tė Kosovės", ka deklaruar ministri i
Ekonomisė dhe Financave Ali Sadriu, pas takimi qė pati mbrėmė
zyrtarėt ndėrkombėtarė dhe ata vendorė tė KEK-ut.
-
-
Nga ana tjetėr menaxheri ndėrkombėtar nė
KEK Ēarls Braun ka deklaruar se problemi i KEK-ut duhet tė shtrohet
nė nivelin mė tė lartė nė UNMIK dhe nė Qeverinė e Kosovė.
-
Menaxheri ndėrkombėtar Braun dhe kryetari i Bordit tė kėtij
institucioni Ali Hamiti i kanė shpjeguar situatėn aktuale nė KEK
ministrit tė Ekonomisė dhe Financave. Ndėrkohė qė ministri Sadriu ka
theksuar se nė KEK ekziston njė situatė e rėndė.
-
-
-
Kryetarėt dhe shefat e ekzekutivit tė pesė komunave tė Kosovės u
njohėn me programin elektronik tė qeverisjes
-
-
Prishtinė, 13 nėntor 2003
- Kryetarėt dhe shefat e
ekzekutivit tė pesė komunave tė Kosovės: Ferizajt, Podujevės,
Mitrovicės, Shtimes dhe Lipjanit u njohėn dje me programin
elektronik tė qeverisjes, i cili do tė aplikohet sė shpejti nė kėto
komuna.
-
-
Ky projekt, i cili organizohet nga
Fondacioni i Kosovės pėr Shoqėri tė Hapur, fillimisht ėshtė
realizuar si projekt - pilot nė Komunėn e Gjakovės, ku ka dhėnė
rezultate tė konsiderueshme.
-
-
Projekti synon pėrmirėsimin e qeverisjes
nė komuna dhe rrit ndikimin e qytetarėve nė procesin e vendimarrjes
nė komuna. Koordinatori i Fondacionit tė Kosovės pėr Shoqėri tė
Hapur tha se ky program ka pėr qėllim tė ngris nivelin e
shfrytėzimit tė teknologjisė informative nė administratat komunale.
-
-
-
Nė
Prishtinė u themelua Akademia e Mjekėsisė sė Kosovės
-
-
Prishtinė, 13 nėntor 2003
- Nė Prishtinė dje u
themelua Akademia e Mjekėsisė sė Kosovės e pėrbėrė nga shoqatat mė
tė mėdha profesioniste tė mjekėsisė. Sipas ideatorėve tė themelimit,
qėllim kryesor i kėtij asociacioni do tė jetė riorganizimi i
shoqatave shėndetėsore dhe ngritja e efikasitetit tė punės sė tyre.
-
"Themelimi i Akademisė sė Mjekėsisė sė Kosovės ėshtė iniciativė e tė
gjitha asociacioneve dhe shoqatave profesioniste tė mjekėsisė
kosovare", bėri tė ditur kryetari i kėsaj akademie Prof. dr. Naser
Ramadani.
-
Nė kuadėr tė Akademisė do tė krijohet njė organizėm i pėrbashkėt i
pėrfaqėsimit tė tė gjithė profesionistėve mjekėsorė, tė cilėt me njė
zė do tė shprehin mendimet pėr zhvillimin e politikės shėndetėsore
nė Kosovė.
-
-
-
Nė
Muēibabė tė Gjilanit hapet vendkalimi kufitar Kosovė Serbi
-
-
Gjilan, 13 nėntor 2003
- Tė mėrkurėn ėshtė hapur nė
Myēibabė tė komunės sė Gjilanit vendkalimi kufitar ndėrmjet Kosovės
dhe Serbisė, i njohur si pika e gjashtė, nėpėr tė cilėn do tė mund
tė qarkullojnė mė lirshėm njerėzit e kėsaj zone dhe tė rajonit, por
nuk do tė mund tė bėhet tani pėr tani edhe zhdoganimi i mallrave.
-
Sipas zoti Khan Akbar, zėvendėskomandant i policisė kufitare tė
UNMIK-ut nė kėtė pikė kalimi do tė shėrbejnė njėzet pjesėtarė tė
Shėrbimit Policor tė Kosovės, ndėrsa Val Stjuart, drejtor i
operacioneve tė UNMIK-ut, hapjen e saj e sheh nė funksion tė
normalizimit tė kufijve administrativė dhe krijimit tė mundėsive pėr
banorėt lokalė qė tė ndihem mė tė sigurtė.
-
Hapjen e kėsaj porte, koloneli Alen Ponsini, komandant i kampit
"Montith" nė Gjilan e ka vlerėsuar njė hap pozitiv drejt njė
ardhmėrie mė tė mire Kosovės dhe tė rajonit. Siē dihet, ushtarėt e
kėsaj nėnbaze amerikane nė Kosovės e kanė kontrolluar deri tani kėtė
pjesė tė kufirit. Koloneli Ponsini ka theksuar poashtu se hapja e
pikės kufitare nė Muēibabė ofron mundėsi edhe pėr shkėmbim tregtar,
ndėrsa pengon qarkullimin ilegal tė njerėzve dhe tė mallrave si dhe
veprimtaritė tjera ekstremiste.
-
Pikėn kufitare me Serbinė, nė Myēibabė e kanė vlerėsuar tė
rendėsishme edhe Frank Ranieli, drejtor i doganave tė Kosovės si dhe
koloneli i SHPK-sė, Sheremet Ahmeti, sepse ajo do tė jetė njė
pengesė pėr kontrabanduesit dhe trafikimet e paligjshme, ndėrsa
prania e pėrhershme e policisė do t`i bėjė tė ndjehem mė tė sigurtė
banorėt e zones.
-
Nė ceremoninė e hapjesė sė pikes sė gjashtė kufitare kanė marrė
pjesė pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut, tė KFOR-it, tė SHPK-sė, komunės sė
Gjilanit si dhe zyrtarė tė xhandarmėrisė serbe.
-
-
-
Rama
kryeson ndaj Ngjelės nė Tiranė
-
-
Tiranė, 13 nėntor 2003
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
nė Shqipėri pritet tė shpallė pėrfaqėsuesin socialist Edi Rama si
kryetar tė ri tė Bashkisė sė Tiranės, me gjithė kundėrshtimet e
rivalit tė tij tė opozitės Spartak Ngjela, i cili kėmbėngul pėr
shkelje tė ligjit.
-
Mbrėmė KQZ-ja ka shpallur rezultatet e 293 qendrave tė votimit nga
346 qendra qė ka gjithsej nė Tiranė.
Sipas tyre, zoti Rama ka fituar 57,64 pėrqind tė votave kundrejt 38
pėrqind qė ka fituar zoti Ngjela i Partisė Demokratike.
-
KQZ-ja pritet tė shqyrtojė tė enjten edhe qendrat e mbetura, por
diferenca e deritanishme prej rreth 24 mijė votash nė favor tė zotit
Rama, duket se i garanton atij fitoren pėrfundimtare.
-
Gjithnjė sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ėshtė
fituese edhe nė vendet pėr kėshillin bashkiak tė Tiranės.
Socialistėt kanė marrė 49 pėrqind tė votave kundrejt 38 pėr qind tė
opozitės.
-
-
-
Ferhat Dinosha thotė se UDSH angazhohet qė Kuvendi i Malit tė Zi tė
ketė edhe dhomėn e pakicave
-
-
Podgoricė, 13 nėntor 2003
- Kryetari i Unionit
Demokratik tė Shqiptarėve nė Mal tė Zi, Ferhat Dinosha tha dje se
partia e tij angazhohet qė Kuvendi i Malit tė Zi tė ketė edhe dhomėn
e pakicave kombėtare.
-
-
Sipas tij nėse shteti bėn projekte tė
cilat cėnojnė fundamentet nacionale tė palicave, atėherė
pėrfaqėsuesit e pakicave kombėtare kėtė dhomė do tė kishin tė drejtė
tė pėrdornin institutin e vetos, i cili ėshtė i pranishėm nė
standardet demokratike evropiane.
-
-
-
Njė
ushtar amerikan ėshtė vrarė sot nė Bagdad
-
-
Bagdad, 13 nėntor 2003
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė
sot (e enjte) nė njė sulm me bombė anash rrugės nė kryeqytetin
irakian Bagdad, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i Divizionit tė parė tė
blinduar, njofton Rojter.
-
-
Ai tha gjithashtu se edhe dje njė
automjet i tipit Hamvi ka rėnė nė njė minė dhe kėshtu qenė plagosur
dy ushtarė, njėri syresh pastaj ka vdekur. Me kėtė rast vdekjeje,
numri i ushtarėve amerikanė tė vrarė nė aksione armiqėsore nė Irak
ka arritur nė 156 qė kur presidenti Bush e ka shpallur pėrfundimin e
luftės mė 1 maj.
-
-
-
Trupat amerikane kanė vrarė 6 militantė irakianė
-
-
Uashington, 13 nėntor 2003
- Trupat amerikane kanė
vrarė gjashtė militantė irakianė dhe kanė plagosur katėr tė tjerė
gjatė njė shkėmbimi zjarri nė njė sulm nė bazėn e tyre dhe nė
spitalin jordanian nė qytetin Falluxha, qė gjendet nė pjesėn
qendrore tė Irakut, kanė bėrė tė ditur burimet ushtarake, njofton
AFP.
-
-
-
Ministri italian i Mbrojtjes viziton ushtarėt italianė tė plagosur
nė sulmin e djeshėm nė Irak
-
-
Bagdad, 13 nėntor 2003
- Ministri italian i Mbrojtjes ka
vizituar sot (e enjte) ushtarėt italianė tė plagosur nė sulmin
shkatėrrimtar vetėvrasės nė Irakun jugor, nė tė cilin u vranė 27
njerėz, qė sipas vlerėsimeve ėshtė humbja mė e madhe italiane nė
ushtarė qė nga Lufta e Dytė Botėrore, njofton Rojter.
-
-
-
Nga
shpėrthimi nė Irak vriten 25 vetė
-
-
Bagdad, 13 nėntor 2003
- Tė paktėn njėzet e pesė vetė
kanė humbur jetėn nė njė shpėrthim tė fuqishėm nė selinė e policisė
ushtarake italiane nė Irakun jugor.
-
Njė zėdhėnės i policisė tha se katrėmbėdhjetė ushtarė italianė
vdiqėn nė atė qė duket se ka qenė sulm vetvrasės me bombė para
hyrjes nė bazėn nė Nasiriya. Janė vrarė edhe tetė irakianė.
-
Nga fuqia e shpėrthimit janė hedhė nė erė dritaret ndėrsa automjetet
nė afėrsi i ka kapluar flaka.
-
Nė Romė, Presidenti italian dhe Kryeministri theksuan se Italia
vazhdonte tė ishte e pėrkushtuar pėr tė ndihmuar nė rindėrtimin e
Irakut.
-
Por disa parti opozitare tashmė po bėjnė thirrje pėr tėrheqjen e
trupave italiane.
-
Parlamenti italian shtyu seancėn nė shenjė tė zisė kombėtare.
-
-
-
Amerika kritikon raportin e Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė
Atomike
-
-
Uashington, 13 nėntor 2003
- Uashingtoni ka sfiduar
njė raport tė Kombeve tė Bashkuara, sipas tė cilit, Irani nuk ėshtė
pėrpjekur tė prodhojė armė atomike. Nėnsekretari amerikan, Xhon
Bolton, tha se raporti i Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė
Atomike, injoron faktet.
-
Sipas tij, pėrfundimi kryesor qė ka arritur Agjencia e Energjisė
Etomike, se nuk ka prova qė Irani po pėrpiqet tė zhvillojė armė
bėrthamore, ėshtė pothuajse i pamundur qė tė besohet.
-
Z. Bolton, ndihmėsseskretari i Departamentit tė Shtetit pėr
kontrollin e armėve, tha se gėnjeshtra dhe shkeljet e rregullave nga
ana e Iranit pėr njė periudhė 18 vjeēare, ēojnė nė njė pėrfundim
krejt tjetėr.
-
-
-
Gjykata e Londrės ka refuzuar kėrkesėn e Rusisė pėr ekstradimin e
emisarit ēeēen, Ahmed Sakajev
-
-
Londėr, 13 nėntor 2003
- Gjykata e Londrės ka refuzuar
kėrkesėn e Rusisė pėr ekstradimin e emisarit ēeēen, Ahmed Sakajev,
njofton BBCWorld. Rusia e ka akuzuar z. Zakajev pėr njė sėrė
krimesh, ndėr tė cilat edhe pėr kidnapime dhe pjesėmarrje nė vrasjen
e ushtarėve rusė.
-
-
Akuzat kanė tė bėjnė me incidentet
ndėrmjet tetorit 1995 dhe dhjetorit 2000, gjatė luftės sė Ēeēenisė
pėr pavarėsi. Mbrojtėsit kanė thėnė se akuzat janė tė motivuara
politikisht dhe nėse do tė kthehej nė Rusi, z. Zakajev do tė
pėrballej me tortura.
-
-
-
Britania ka refuzuar kėrkesėn e Argjentinės pėr ekstradimin e
ish-diplomatit iranian
-
-
Londėr, 13 nėntor 2003
- Britania ka refuzuar kėrkesėn e
Argjentinės pėr ekstradimin e ish-diplomatit iranian tė akuzuar pėr
bombėvėnie nė qendrėn ebraite, njofton BBCWorld. Ministria e
brendshme britanike ka thėnė s'ka dėshmi tė mjaftueshme pėr
ekstradimin e Hejd Sulejmanpurit (Hade Soleimanpour).
-
Ky rast ka tendosur marrėdhėniet ndėrmjet Iranit dhe dhe Britanisė,
e cila pohon se rasti ėshtė i motivuar politikisht. Nė sulmin me
bombė mė 1994 nė qendrėn ebraite nė Buenos Ajres qenė vrarė 85
njerėz.
-
Z. Sulejmanpur, 47-vjeēar, ėshtė arrestuar nė Britani, nė qytetin
verior Durham, derisa po studjonte nė universitetin e atjeshėm. Ai
ishte ambasador iranian nė Argjentinė. Z. Sulejmanpur ka mohuar
akuzat, duke thėnė se ai ishte jashtė vendit nė kohėn e shpėrthimit
tė bombave nė sulmin e lartpėrmendur. Ai ėshtė liruar me kaucion
prej 1.2 milionė dollarė, tė paguar pjesėrisht nga autoritet
iraniane.
-
-
-
Tė
pakten 4 afganė janė vrarė nga njė bombė e teledirigjuar
-
-
Asadabad, Afganistan, 13 nėntor 2003
- Tė pakten katėr afganė janė vrarė dhe tre tė tjerė janė plagosur
kur automjeti i tyre ėshtė hedhur nė erė nga njė bombė e
teledirigjuar, e cila, duket qartė, se ishte dedikuar pėr automjetet
amerikane afėr bazės ushtarake amerikane, kanė thėnė dėshmitarėt sot
(e enjte), njofton Rojter.
-
-
Ky sulm nė provincėn verilindore,
Kunar, ka ndodhur nė pėrvjetorin e rėniės sė regjimit taliban dhe
duket tė jetė vepėr e vijės sė fortė tė islamistėve dhe tė aleatėve
tė tyre, kanė thėnė banorėt. Ushtria amerikane ka mohuar tė jetė
pėrgjegjėse pėr kėtė sulm, ndonėse vendėsit dyshojnė tė ketė pasur
nė zonė militantė islamistė.
-
-
-
Trupat amerikane kanė shkatėrruar njė fabrikė tė zbrazėt tė
ngjyrėrave nė Bagdad
-
-
Nasirija, Irak, 13 nėntor 2003
- Trupat amerikane kanė
shkatėrruar njė fabrikė tė zbrazėt tė ngjyrėrave nė Bagdad dhe kanė
ndjekur sulmuesit, qė janė parė tė kenė shtėnė me mortaja qė andej,
nė njė kohė qė numri i viktimave nga bombėvėnia vetėvrasėse nė bazėn
ushtarake italiane ka arritur nė 32 tė vrarė, qė ishte sulmi mė i
pėrgjakshėm dhe vdekjesjellės kundėr aleatėve amerikanė qė nga nga
ndėrhyrja nė Irak, njofton AP.
-
-
-
Japonia do tė shtyjė dėrgimin e trupave tė veta nė Irak
-
-
Tokio, 13 nėntor 2003
- Japonia ka njoftuar se do tė
shtyjė dėrgimin e trupave tė veta nė Irak deri vitin e ardhshėm pėr
shkak tė situatės sė pėrkeqėsuar atje.
-
Tokio mendonte tė dislokonte ushtarėt e parė para fundit tė kėtij
viti.
-
Njoftimi i Japonisė pasoi vrasjen e mė shumė se 25 personave,
shumica ushtarakė italianė atje, nė njė sulm nė qytetin e Nasirijas.
-
Shqetėsimet rreth situatės sė sigurisė kanė bėrė qė dhe njė
kontigjent ushtarėsh portugezė, i pari nga ky vend, tė dėrgohen jo
nė Nasirija, por nė Basra.
|
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|