|
- 13 nėntor 2003 / TN
-
-
Agron TUFA
-
-
Kanė kaluar mėse dy javė qėkurse nė Shkodėr u mbajt njė tubim tepėr
i rėndėsishėm e thelbėsor pėrnga shqetėsimi i madh lidhur me fatin e
letrave shqipe pėrtej Detit ose Maleve, - i quajtur Exodus 2003.
Takimi i organizuar nga Ministria e Kulturės, nėn drejtimin dhe
konceptimin e z. Stefan Ēapaliku, shpejt ka zėnė tė harrohet me po
atė shpejtėsi qė harrohen tė gjitha gjėrat e rėndėsishme qė kėrkojnė
njė arsyetim e vramendje tė koncentruar, pasi tek ne, sikundėr e ka
thėnė njė koleg, nuk preferohet tė mendohet.
-
-
Marrė nė vetvete, shtrimi i ēėshtjes dhe i njė diskursi tė shėndoshė
se sa dhe si njihet letėrsia shqipe nė botėn e huaj,
ėshtė i qėlluar dhe pėrbėn shqetėsim tė vazhdueshėm me tė gjithė
spektrin e problematikės sociologjike qė ngėrthen, prandaj dhe
rėndėsia e kėtij tubimi duhet tė ishte marrė mė seriozisht nė shtyp
nga tė ashtuquajturit gazetarė tė kulturės, intelektualė e
shkrimtarė.
-
-
Prandaj unė mendoj se nuk ėshtė e ndershme qė anashkalimi i kėsaj
ēėshtjeje tė shtruar nga Exodus 2003, tė mbetet nė nivelin e
reagimit tė raporteve individuale me Ministrinė apo organizuesin qė
nė rastin konkret ishte z. Stefan Ēapaliku, duke iu pėrgjigjur nė
stilin e hidalgove mendjetytė me anė tė njė epistolari nihilist, qė
nuk shėnon tjetėr, pėrpos se shtimin e njė tjetėr Letre tė hapur,
sikundėr u reagua nė Shekulli. Pavarėsisht tė vėrtetės se kush
qėndron nė krye tė Ministrisė sė Kulturės, kjo e vėrtetė, me gjithė
kriticizmin e drejtė, nuk ēon asnjė peshė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė
shtruar.
-
-
Na
duhet tė sqarojmė qysh nė fillim se Letėrsia dhe Kultura shqiptare
nuk ėshtė pronė e as problem vetjak i njė apo tjetėr ministri (tė
cilėt vijnė e shkojnė), porse ėshtė pronė e inteligjencies krijuese
(se ndėr ne ka dhe inteligjencie jokrijuese), ėshtė pasuri dhe vlerė
e tė gjithė botės shqiptare. Nga kjo pikėpamje, diskursi duhet tė
jetė i pashmangshėm, pavarėsisht kush udhėheq pėr momentin dhe duhet
tė jetė mė sė shumti, angazhim sa shtetėror, aq dhe civil.
-
-
Nėse nė rastin e tubimit konkret (Exodus 2003) shtohej problemi i
njohjes sė letėrsisė shqipe jashtė botės shqiptare dhe nė kėtė tubim
ishin tė ftuar pothuaj tė gjithė pėrkthyesit mė tė spikatur tė
letėrsisė tonė nė kulturat e huaja, duhej pėrqendruar sė pari nė
sociologjizimin e kėtij problemi dhe politikės kulturore.
-
-
Sikundėr mė shkruajnė miqtė e mi, pamja nė takimin me shkrimtarėve
shqiptarė me pėrkthyesit e huaj ishte e dhimbshme dhe e
turpshme: Shkrimtarė tė cilėt nuk kanė asfarė lexuesi nė
Shqipėri, nxitonin e u silleshin nėpėr kėmbė pėrkthyesve tė huaj me
librat e tyre panumėrim, shkruan njėri. Pamja pėr mua vizatohet
qartė me gjithė aspektin mallėngjyes e tė turpshėm.
Dhe me aq shumė libra i ngarkuan tė gjorėt (pėrkthyesit), sa pesha
e tyre do tia kishte kėputur gjunjėt cilitdo hajvanati samari. Por
le ti thjeshtojmė pėrfytyrimet tona nė njė gjuhė mė konkrete:
-
-
Kush ėshtė sot shkrimtari shqiptar? Ēdo tė thotė tė jesh shkrimtar
shqiptar?
-
-
Nuk
e vė nė diskutim se ndajfolja kohore sot, ska tė bėjė me asnjė
marrėdhėnie korrelative me ndajfoljen kohore dje, thjesht se dje
ka patur jo shkrimtarė, por fantazma shkrimtarėsh, gjithėsej folje
gjysmėndihmėse tė Partisė. Kurse shkrimtari i sotėm shqiptar ėshtė
njė qenie e pėrvuajtur, e ngjashme me Akakij Akakieviēin,
personazhin proverbial tė Gogolit nga Manteli. Fati i veprės sė
shkrimtarėve tanė sot bėhet i pashmangshėm nga pjesėmarrja nė tė i
shtėpive tona botuese, ose mė saktė, sabotuese, ku nuk respektohet
kontrata, nuk paguhet vepra, nuk aplikohet asnjė kod i sė drejtės
dhe pėrgjegjėsisė ndaj autorit. Ja njė shembull i freskėt:
-
-
Para do kohėsh mė ra nė dorė romani E-mail (Sh.B. Sejko, Elbasan
2003) i shkrimtarit tė mirėnjohur Ridvan Dibra. Gjithė kėnaqėsinė e
pėrjetimit tė kėtij libri tė mrekullueshėm e nxora pėr hundėsh me
njė dhimbje njė javore sysh. Romani ka tė shėnuar edhe shenjėn e
copyright-it tė shtėpisė (sa)botuese. Botuar me njė letėr tė
zgėrdhirė, thuajse higjenike, me shkronja tepėr tė imėta dhe
anemike, kjo prozė e nivelit evropian tė torturon nė atė lloj
botimi.
-
-
Nuk
besoj tė ketė kokėkrisur tjetėr si unė tia hyjnė njė aventure
leximore tė kėtillė. Po njė pėrkthyes i huaj, si mund ta lexonte
kėtė libėr, shkruar nė gjuhėn e rrallė shqipe? Si ka mundėsi ti
bėhet atentat njė vepre me atė botim tė shėmtuar? Pse nuk e kanė
shpėrndarė romanin tė pajisur sė paku me njė lupė zmadhuese? Ēfarė
fitimi tė ketė pasur kjo shtėpi sabotuese? Tė gjitha kėto pyetje
ishte mirė tė na i jepte vetė botuesi. Libri tashmė dihet, ėshtė njė
institucion. Dhe institucioni i librit pėrfshin pjesėmarrjen e disa
ekipeve teknike. Por si po ndodh nė Shqipėri, Institucioni i librit
vjen e bėhet gjithnjė e mė poshtėrues.
-
-
Shkrimtarėt shqiptarė sakrifikojnė fizikisht pėr tė botuar veprat e
tyre, duke i financuar vetė, shpesh pa asnjė konsultė e redaktim
teknik, pėrderisa botuesve tanė kjo nuk u intereson dhe produkti
libror na del i vajtueshėm. Nga ana tjetėr, po tė pyesėsh botuesit,
tė gjithė vėnė kujėn se gjenden nė prag tė falimentimit, se tė
gjithė po sakrifikojnė e dalin me humbje, se askush nuk i blen
librat e autorėve shqiptarė, se askush tjetėr nuk meriton si ata
titullin e martirit kulturor, ndėrkaq qė nga kjo dalje me
humbje, nuk kemi parė tė falimentojė asnjė shtėpi botuese,
pėrkundrazi, ato veēse shtohen, pėrkundrazi ka mjaft autorė qė
lexohen dhe lexuesi shqiptar nuk ėshtė aspak mė pėrtac se ēdocili
sosh i kulturave perėndimore.
-
-
Megjithatė, i rikthehemi diskursit tė hapur nė Exodus 2003.
Robtimi i shkrimtarėve shqiptarė para pėrkthyesve tė huaj ndeshet me
njė logjikė tė trishtė e tė egėr: pėrkthyes ka pak dhe kryesisht ata
janė pėrkthyes tė trashėguar nga vitet para 90-tė, kontributi
pėrkthimor i tė cilėve ėshtė i pėrqendruar qėmoti nė njė rreth tepėr
tė ngushtė autorėsh tanė tė suksesshėm nė tregun e huaj. Ndonjė
pėrkthyes tek-tuk ėshtė pėrftuar nė bazė konjukturash apo njohjesh
spontane dhe kaq.
-
-
Atėherė problemi na hapet me gjithė gjerėsinė e vet, me gjithė
problematikėn tejet tė mprehtė e fatale. Dhe kjo ska tė bėjė me
faktin se autorėt shqiptarė shkruajnė mė dobėt se kolegėt e tyre tė
huaj, tė cilėt pushtojnė tregjet nė Europė e Amerikė. Absolutisht.
Mund tė rreshtosh njė listė tė gjatė me prozatorė e poetė shqiptarė
qė janė nė gjendje tė shkaktojnė sensacion nė Perėndim. Problemi
qėndron gjetkė dhe po merr pėrmasa fatale: letėrsia shqiptare nuk ka
pėrkthyesė! Dhe pėrkthyesit e letėrsisė shqipe nuk zgjidhen me
diskurse intelektuale, as me kėtė shkrim: problemi zgjidhet me
projekte shtetėrore, me aftėsinė pėr ta vlerėsuar realisht gjendjen
dhe pėr ti ndryshuar perspektivėn qorre.
-
-
Sikundėr ėshtė e vetėkuptueshme, nuk ka asnjė tė huaj idealist, qė i
tėrhequr nga magjia e gjuhės shqipe tia nisė aventurės si nė
kohėrat romantike. Pėr kėtė duhet tė mendojė shumė e papushim vetė
Shteti, sė paku tė bėjė 10% nga sa bėn Ministria e Kulturės sė
shtetit fqinj FYROM. Shteti shqiptar krenohet me vlerat e krijuesve
tanė apo individėve qė fitojnė lavdi (si rasti me Nėnė Terezėn),
ndėrkaq qė vetė nuk derdh asnjė kontribut nė ketė drejtim, anipse ia
kanda shumė tė integrohet nė Europė.
-
-
A
ka menduar politika shqiptare se rruga mė e palėkundshme e
integrimit ėshtė ajo nėpėrmjet vlerave kulturore e shpirtėrore? Si
duket politikanėt shqiptarė kanė njė urrejtje tė pavetėdijshme pėr
letėrsinė dhe si duket, ata pak ose aspak e njohin librin.
-
-
Nėse njė republikė laragane e pa identitet si Maqedonia fiton njohje
me aktivetetet e dendura kulturore, festivalet e poezisė dhe njė
rrjeti tė fuqishėm prezantimi tė vlerave jashtė, shteti ynė ngordh e
nuk e lėshon as 0.5% tė buxhetit pėr Kulturėn. Tė paktėn tu
paguheshin studimet dhe shkollimi nė Shqipėri njė kontigjenti
studentėsh nga kulturat e ndryshme europiane! Kėsisoj prezantimi i
vlerave tė letėrsisė shqipe jashtė, nėse ato nuk bjerrin, do tė
krijonte nė perspektivė njė farė shprese. Politikanėt tanė mendojnė
se tė huajt e kanė pėr detyrė tė hyjnė nė logjikėn tonė. Unė them
jo. Ata do tė bėnin (siē kanė bėrė deri sot) edhe pa letėrsinė e
lavdishme shqipe.
Shkrimin pėr botim nė Trepca.net e
mundėsoi - z.
Ēerēiz
Loloēi. |
-
|