|
 |
|
12 nėntor 2003 / Lilica Kitanovska /
"Zėri
i Amerikės"
Presidenti Bush nderoi sot me Medaljen
Amerikane tė Lirisė, Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Natos George
Robertson, gjatė njė ceremonie nė Shtėpinė e Bardhė. Ky ėshtė
ēmimi mė i lartė i Shteteve tė Bashkuara pėr civilėt.
Zoti Robertson u nderua me kėtė ēmim
pėr drejtimin e Natos, ndėrsa aleanca pėsoi ndryshimet mė tė mėdha
nė historinė e saj, duke u zgjeruar me 7 anėtarė tė rinj dhe duke
iu pėrgjigjur disa prej sfidave mė tė vėshtira nė fushėn e
sigurimit. Zoti Robertson erdhi nė Uashington nga Orlando e
Floridės ku dje pėrfundoi punimet Asambleja parlamentare e Natos.
Lufta kundėr terrorizmit, Iraku dhe Afganistani ishin ndėr temat
kryesore tė takimit. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės,
Sekretari i Pėrgjithshėm i Natos, George Robertson tha se mbetet
optimist pėr tė ardhmen e Evropės Juglindore. |
Njė nga shenjat e dukshme tė pėrparimit qė
ėshtė bėrė nė Evropėn Juglindore tha Sekretari i Pėrgjithshsėm i
Natos, Lordi Robertson ėshtė pjesėmarrja e vendeve tė rajonit pėrkrah
Natos nė misionet e aleancės jashtė bllokut tė saj. Ne tani po
shohim trupa nga Evropa Juglindore qė po punojnė me Naton nė misionet
e saj jashtė Evropės. Shpresojmė qė nė tė ardhmen tė shohim mė shumė
prej tyre. Ky rajon ka pėrfituar nga angazhimi i Natos, nga angazhimi
i komunitetit ndėrkombėtar. Tani ėshtė koha qė ky rajon tė fillojė tė
hapė kontributin e tij nė zona tė tjera tė botės ku ka nevojė pėr
pėrvojėn e vendeve tė tij, tha zoti Robertson.
Megjithatė rajoni i Ballkanit ka ende
nevojė pėr forcat e Natos. Presidenti i Asamblesė sė Natos, ligjvenėsi
amerikan Doug Bereuter, tha se trupat e Natos duhet tė qėndrojnė nė
Kosovė tė paktėn deri nė zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit
pėrfundimtar. I pyetur nga Zėri i Amerikės lidhur me ēėshtjen e
statusit tė Kosovės, zoti Robertson tha se, Kosova duhet ti
pėrqėndorjė tani energjitė tek plotėsimi i standarteve.
Pėr Kosovėn duhet tė flasim pėr
standartet para se tė flasim pėr statusin e saj. Ende nuk jemi nė
fazėn e tė ardhmes sė saj kushtetuese. Ajo qė duhet tė bėjė Beogradi e
Prishtina ėshtė tė bisedojnė, tė arrijnė marrėveshje pėr ēėshtjet e
jetės sė pėrditshme, si elektriciteti, transporti, kthimi i
refugjatėve. Kjo ėshtė ajo qė banorėt presin nga udhėheqėsit e tyre,
tė zgjidhin problemet e jetės sė tyre tė pėrditshme. Dhe nė kohėn e
duhur do tė arrijmė tek problemi i statusit pėrfundimtar.
Duke folur pėr Maqedoninė, zoti Robertson
tha se ky vend e kapėrceu me sukses periudhėn e krizės dhe tani mund
tė shohė me besim tė ardhmen.
Populli i Maqedonisė meriton tė
ketė njė tė ardhme mė tė mirė nė kuadėr tė Evropės. Unė kam besim se
udhėheqja politike nė Maqeodni, qeveria e koalicionit ėshtė e
angazhuar pėr stabilitet, pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe pėr
tė siguruar qė Maqedonia tė luajė njė rol aktiv nė Evropė.
Pėrpjekjet e rindėrtimit nė Irak dhe roli
i Natos nė Afganistan, ishin ndėr temat kryesore tė takimit tė
Asamblesė Parlamentare tė Aleancės. Dhe pėr zotin Robertson ky ishte
fjalimi i tij i fundit para Asamblesė si Sekretar i Pėrgjithshėm i
Aleancės. Nė dhjetor, zoti Robertson largohet nga kjo detyrė qė e ka
mbajtur qė nga viti 1999.
|
|