| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Prefekti i Nju Jorkut Majkėll Blumberg viziton Prishtinėn pėr festėn
e Ditės sė Flamurit
-
Agnesa Vuthaj u zgjodh Miss Kosova 2003
-
UNMIK: Beogradi tė mos financojė dhe tė mos mbėshtesė strukturat
paralele nė Kosovė
-
Agjencioni Evropian pėr Rindėrtim ka paraparė pėr Kosovėn 50 milionė
euro
-
Princi Frederik i Danimarkės ka arritur nė Kosovė pėr vizitė
treditore trupave daneze
-
Teatri i Gjilanit kėrkon status profesionist
-
Policia ka arrestuar pėr drogė dy persona nė Gjilan dhe dy tė tjerė
nė Ferizaj
-
U
suspendua sekretari i pėrhershėm i Ministrisė sė Ambientit dhe
Planifikimit Hapėsinor, Ruzhdi Sefa
-
Greqia pėrgėnjeshtron se kisne militantė shqiptarė nė Greqinė e
Veriut po pėrgatisin njė revoltė
-
Kosova, Shqipėria dhe Bosnja e Hercegovina janė vendet mė tė
rrezikshme nė Evropė, vlerėsojnė ekspertėt britanikė
-
Podujevė: Tentim vjedhjeje nė fshatin Penuhė, SHPK arreston tė
dyshuarin
-
Projektligji pėr shėndetėsinė nxirret para deputetėve nė seancėn e
13 nėntorit
-
Komiteti i Pėrgjithshėm i PS unifikon postin e kryetarit tė partisė
me atė tė kryeministrit
-
Nė
Kostur tė Greqisė u takuan ministrat e Mbrojtjes tė tė Maqedonisė,
Shqipėrisė dhe tė Greqisė
-
Admirali Xhonson vizitoi Shkupin pėr tė parė se sa ėshtė bėrė nė
fushėn e reformave brenda ushtrisė maqedonase
-
Edi
Rama pritet tė shpallė kandidaturėn pėr kreun e Partisė Socialiste
-
Njė
grup prej 26 senatorėsh demokratė kanė paraqitur njė rezolutė pėr
shkarkimin e Ramsfeldit
-
Nė
Malajzi janė arrestuar 13 studentė pėr lidhje me grupet militante
islamike
-
Tė
pakten 3 irakianė janė vrarė nga njė minė tokėsore nė Basra
-
Forcat e sigurimit saudit kanė arrestuar militantėt e dyshimtė
-
Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia zyrtarisht kandidate pėr nė NATO
-
Bleri kėrkon shėrimin e plagėve
-
Nė
Basra vriten 6 civilė irakianė, nė Bagdad arrestohen 20 militantė tė
dyshimtė
-
Forcat amerikane kanė vrarė sot njė militant nė Afganistan
-
Dhjetė vetė kanė humbur jetėn dhe 55 janė lėnduar nė pėrplasjen e dy
autobusėve nė Egjipt
-
Presidenti Bush dekoron lordin Robertson
-
Qeveria saudite nė bisedė me opozitėn
-
Diplomatėt thonė se nuk janė gjetur prova se Irani po zhvillon armė
bėrthamore
-
Njė
bombė ka shpėrthyer afėr Zyrės sė OKB-sė nė Kandahar
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prefekti i Nju Jorkut Majkėll Blumberg viziton Prishtinėn pėr festėn
e Ditės sė Flamurit
-
-

|
-
|
-
Prishtinė, 11 nėntor 2003
- Prefekti i
qytetit tė Nju Jorkut Majkėll Blumberg sė shpejti planifikon
tė vizitojė Prishtinėn me rastin e 28 Nėntorit - Ditės sė
Flamurit.
-
-
Siē shkruan shtypi i sotėm i
Prishtinės, Blumberg pritet tė arrijė nė kryeqendrėn e Kosovės
mė 26 nėntor dhe do tė marrė pjesė nė njė sėrė aktivitetesh
festive qė do tė organizohen nė Prishtinė dhe do tė takohet me
udhėheqėsitė mė tė lartė tė Kosovės, si dhe do tė takohet me
ushtarėt amerikanė nė kampin "Bondstill".
-
-
"Ėshtė njė rast i mirė qė tė
nderojmė kontributin qė komuniteti shqiptar ka dhėnė pėr Nju
Jorkun dhe t'i pėrkujtojmė njerėzit pėr gjenocidin qė mund tė
ndodhė kudo nėse nuk jemi vigjilentė", citohet njė deklaratė e
zėdhėnėsit tė prefektit tė Nju Jorkut.
|
-
-
Agnesa Vuthaj u zgjodh Miss Kosova 2003
-
 |
-
|
-
Prishtinė, 11 nėntor 2003
- Mbrėmė nė
Prishtinė, nė njė spektakėl tė organizuar nė palestrėn e
sporteve "1 Tetori", u zgjodh Miss Kosova 2003.
-
-
Titulli i vajzės mė tė bukur i
takoi Agnesa Vuthajt nga Peja. Shoqėruesja e parė e misit u
zgjodh Kaltrina Salihaj, kurse shoqėruese e dytė Lindita Leci.
-
-
Nė kėtė spektakėl tė bukurisė
konkurruan 35 vajza nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevės
dhe diaspora. Agnesa Vuthaj u nderua edhe me dy tituj tė
tjerė: miss press dhe miss publiku.
-
Ky spektakėl u transmetua drejtpėrėdrejt nga TV Kosova dhe TV
shqiptar.
|
-
-
-
UNMIK: Beogradi tė mos financojė dhe tė mos mbėshtesė strukturat
paralele nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 11 nėntor 2003
- Zėdhėnėsi i UNMIK-ut
Nural Sing tha se UNMIK-u ka njė qėndrim tė qartė nė lidhje me
strukturat paralele nė veri tė Kosovės pėr mosfunksionim tė tyre.
-
-
Ai shtoi se UNMIK-u vazhdon me trysni
ndaj Beogradit qė tė mos financojė dhe tė mos mbėshtesė kėto
struktura paralele, sepse administrata e UNMIK-u ka pėrgatitur
strukturat e saja edhe nė atė pjesė tė Kosovės. Sing nėnvizoi se
UNMIK-u ėshtė i vetmi institucion i cili ka juridiksion tė plotė nė
tė tėrė territorin e Kosovės.
-
Ndėrkaq duke bėrė fjalė pėr transferin
e kompetencave nga ndėrkombėtarėt tek vendorėt, Sing tha se ky plan
ėshtė i fare i q qartė: disa tashme janė transferuar e disa janė nė
proces.
Nė lidhje me kompetencat e rezervuara, Sing tha se transferi i tyre
do tė bėhet kur tė vijė koha e pėrshtatshme.
Nė lidhje me rrethojat e pėrforcuara rreth selisė sė UNMIK-ut nė
Prishtinė, zėdhėnėsi tha se kėto masa sigurie janė marrė me urdhėr
tė selisė sė OKB-sė nė Nju Jork. Kjo nuk po bėhet vetėm nė Kosovė,
por kudo nė botė rreth selive tė OKB-sė, si pasojė e sulmeve ndaj
OKB-sė nė Bagdad.
Zėdhėnėsja e BE-sė Monik dė Grot nė lidhje me presionin e
autoriteteve serbe pėr ndėrprerjen e procesit tė privatizimit nė
Kosovė, tha se Beogradi nuk ėshtė faktor qė mund tė bllokojė kėtė
proces.
-
-
-
Agjencioni Evropian pėr Rindėrtim ka
paraparė pėr Kosovėn 50 milionė euro
-
-
Prishtinė, 11 nėntor 2003 -
Agjencioni Evropian pėr Rindėrtim (AER) pėr vitin e ardhshėm ka
paraparė pėr Kosovėn njė donacion prej 50 milionė eurosh. Kjo u bė e
ditur sot pas takimit tė kryeministrit Bajram Rexhepi me
pėrfaqėsuesit e AER-it.
-
- Poashtu
nė kėtė takim ėshtė prezentuar drafti i Agjencionit Evropian pėr
Rindėrtim, cili ka tė bėjė me projektet e ardhshme pėr Kosovėn. Ky
ėshtė draft-program qė pritet tė implementohet nga mesi i vitit tė
ardhshėm.
Drejtori i AER-it, Bernard Guele, tha se agjencioni ėshtė duke
implementuar programin e pėrgjithshėm, por vlerėsoi se 50 milionė
euro pėr Kosovėn do tė thotė shumė.
-
- Sipas
tij, projekti kryesisht do tė pėrqėndrohet nė ndėrtimin e qeverisjes
efikase dhe tė institucioneve. Mirėpo, ai tha se ky ėshtė vetėm pėr
propozim, ndėrkohė qė programi duhet tė aprovohet nė janar tė vitit
tė ardhshėm, pėr tė hyrė nė fuqi gjatė qershorit apo gushtit tė
vitit 2004.
-
-
-
Princi Frederik i Danimarkės ka arritur nė Kosovė pėr vizitė
treditore trupave daneze
-
-
Mitrovicė, 11 nėntor 2003
- Princi Frederik i
Danimarkės, trashėgimtar i njėres nga monarkive mė tė vjetra tė
Evropės, ka arritur dje nė Kosovė pėr vizitė treditore trupave
daneze, qė janė pjesė e KFOR-it. Ushtarėt e nderuan Princin
35-vjeēar tė veshur me uniformė ushtarake, i cili i pėrshėndeti dhe
u takua me ta nė kampin ushtarak danez jashtė Mitrovicės.
-
-
Kontigjenti i Danimarkės prej 450
ushtarėsh, qė shėrbejnė nė kuadėr tė forcave tė NATO-s nė KFOR
pėrfshin edhe rreth 100 ushtarė nga Lituania, Estonia dhe Letonia.
-
-
-
Teatri i Gjilanit kėrkon status profesionist
-
-
Gjilan, 11 nėntor 2003
- Teatri i qytetit nė Gjilan, i
cili vepron qė nga viti 1945 dhe posedon njė galeri tė tėrė
aktorėsh, sikundėr qė ka edhe njė fond tė madh tė shfaqjeve tė
realizuara, i plotėson tė gjitha kushtet pėr tė qenė profesionist.
-
Duke pasur parasysh pozitėn gjeografike tė qytetit tė Gjilanit,
produktet e artit skenik tė kėtij Teatri, u dedikohen edhe komunave
Bujanoc, Preshevė e Kumanovė, tė Luginės sė Preshevės, pėrkatėsisht
Maqedonisė, tė cilat janė tė banuara kryesisht me popullatė
shqiptare.
-
Teatri i Gjilanit tashmė posedon me njė galeri tė tėrė aktorėsh, tė
cilėt e bartin repertorin qė prej 35 vitesh e kėtej, si dhe me njė
galeri tjeter tė aktorėve tė rinj, tė diplomuar viteve tė fundit,
sikundėr edhe me dhjetėra studentė qė gjenden para diplomimit nė
Akademinė e arteve dramaturgjike nė Prishtinė, Tiranė e Tetovė.
-
Gjatė kėsaj periudhe 57-vjeēare, ky Teatėr, nė njė stinor ka
pėrgatitur dhe shfaqur 3-5 premiera dhe dhjetėra repriza tė tyre,
para njė auditoriumi shumė tė madh spektatorėsh.
-
-
Vetėm gjatė vitit 2003, realizoi pesė
projekte tė reja, me dhjetėra repriza, si dhe mori pjesė nė 8
festivale e manifestime tė karakterit mbarėkombėtar, nė tė cilat, si
nga njohėsit mė emimentė tė kėsaj sfere, ashtu edhe nga spektatorėt
u vlerėsuan dhe u ēmuan lartė Teatri i Qytetit posedon me njė objekt
ndėr mė tė mirėt nė qytet, me njė sallė sipas standardeve tė fundit,
njė skenė pėrmasash standarde, njė skenė tė vogėl kamertale, katėr
grimore, punėtoritė e garderobierit, parukierit, skenografit, si dhe
hapėsirė tjetėr pėr nevoja tė tjera pėr njė institucion tė
mirėfilltė profesionist.
-
Duke e pėrvijuar njė traditė tė gjatė dhe njė pėrvojė shumė tė
madhe, teatri i Gjilanit edhe nė kėto katėr vitet e pasluftės,
realizoi 21 premiera dhe qindra repriza tė tyre, si nė Gjilan, ashtu
edhe nė qendrat tjera tė Kosovės, Maqedonisė e Shqipėrisė.
-
Nisur nga kėto argumente, premisa, parime e arsyeshmėri, Drejtoria
pėr Kulturė, Rini e Sport e Gjilanit i ka kėrkuar Ministrisė pėr
Kulturė, Rini, Sport dhe Ēėshtje Jorezidente tė Kosovės qė t`ia
njohė statusin profesionist teatrit tė qytetit nė Gjilan. (I.M.)
-
-
-
Policia ka arrestuar pėr drogė dy persona nė Gjilan dhe dy tė tjerė
nė Ferizaj
-
-
Gjilan/Ferizaj, 11 nėntor 2003
- Gjatė fundjavės qė shkoi
nė Gjilan janė arrestuar dy persona, pasi policia te ta ka gjetur
1.5 kilogram drogė heroinė, bėri tė ditur zėdhėnėsi rajonal i
SHPK-sė nė Gjilan, rreshteri Ismet Hashani. Ai thotė se policia
dyshon se nė kėtė rast janė tė involvuar mė shumė persona dhe pėr
kėtė janė duke u zhvilluar hetimet nga njėsiti i posaēėm rajonal i
policisė pėr kėtė ēėshtje.
-
-
Zėdhėnėsi Hashani shtoi se policia ėshtė
shumė e interesuar qė tė gjejė rrugėn se nga droga po vjen nė
Gjilan, pėrkatėsisht nė rajon. Po gjatė kėsaj periudhe policia ka
kapur edhe dy persona nė Ferizaj te tė cilėt ėshtė gjetur njė sasi e
vogėl e drogės.
-
-
-
U
suspendua sekretari i pėrhershėm i Ministrisė sė Ambientit dhe
Planifikimit Hapėsinor, Ruzhdi Sefa
-
-
Prishtinė, 11 nėntor 2003
- Komisioni pėr Emėrime tė
Larta pranė Qeverisė sė Kosovės ka suspenduar dje nga posti
sekretarin e pėrhershėm tė Ministrisė sė Ambientit dhe Planifikimit
Hapėsinor Ruzhdi Sefėn. Disa burime brenda kėtij Komisioni kanė bėrė
tė ditur se suspendimi ėshtė i pėrkohshėm, fillimisht pėr dy muaj.
-
-
Sefa u suspendua nga ky post me kėrkesėn
e ministrit Ethem Ēeku, i cili e ka akuzuar atė pėr menaxhim tė
dobėt pėr krijimin e raporteve jo tė mira ndėrmjet punonjėsve tė
kėsaj Ministrie, si dhe pėr keqadministrim.
-
-
-
Kosova, Shqipėria dhe Bosnja e Hercegovina janė vendet mė tė
rrezikshme nė Evropė, vlerėsojnė ekspertėt britanikė
-
-
Londėr, 11 nėntor 2003
- Kėrkimet e njė grupi ekspertėsh
britanikė qė merren me vlerėsimin e rrezikut, tregojnė se Kosova,
Shqipėria dhe Bosnja e Hercegovina janė vendet mė tė rrezikshme nė
Evropė.
-
-
Rezultatet e studimit tė publikuar sot
tregojnė gjithashtu se Londra ėshtė mė e ekspozuara me sulmet
terroriste tė ekstrmistėve nga Nju Jorku apo Uashingtoni.
-
-
Angazhimet e kryeministrit Toni Bler nė
luftėn amerikane nė Irak si dhe njė popullatė e konsiderueshme
muslimane e cila jeton nė Britaninė e Madhe, paraqesin "kėrcėnim
serioz" pėr sigurinė e Londrės, theksohet nė kėtė studim tė
ekspertėve britanikė.
-
-
Autorėt e studimit konsiderojnė se sulmi
ndaj Londrės mund tė tė bėhet nė formė tė sulmeve vetėvrasėse.
-
-
-
Podujevė: Tentim vjedhjeje nė fshatin Penuhė, SHPK arreston tė
dyshuarin
-
-
Podujevė, 11 nėntor 2003
- Policia e UNMIK-ut
raportoi se sot rreth orės 2.40 tė mėngjesit ka ndodhur njė tentim
vjedhjeje afėr pompės sė benzinės "Deda Petrol".
-
"Policia ka marrė njė thirrje pėr dy persona tė dyshuar, njėri nga
tė cilėt i armatosur, qė tentuan tė vjedhin karburante nga njė
kamion, por u konfrontuan me pronarin", ka njoftuar policia e
UNMIK-ut.
-
Sipas kėtij burimi, tė dyshuarit nė pėrpjekje pėr t'u arratisur janė
pėrmbysur me veturėn e tyre nė hendek.
-
-
Policia ka njoftuar se tė dyshuarit lanė
veturėn e tyre dhe ikėn me vrap nė drejtim tė panjohur dhe se nuk ka
tė arrestuar.
-
-
Mirėpo burime tė QIK-ut nė SHPK-nė e
Podujevės pohojnė se rasti ka ndodhur nė fshatin Penuhė. "SHPK ka
identifikuar tė dyshuarin tė cilin e ka arrestuar dhe ai po mbahet
nė paraburgim", ka njoftuar i njėjti burim nga SHPK-ja.
-
Policia rajonale e UNMIK-ut ka njoftuar edhe pėr arrestimin e njė
personi i cili ka lėnduar dy persona tjerė me pistoletė gazi.
Viktimat janė trajtuar nė shtėpinė lokale tė shėndetit, kurse
policia ka konfiskuar pistoletėn 9 mm me gaz, ka njoftuar policia e
UNMIK-ut e rajonit tė Prishtinės. (B.T.)
-
-
-
Projektligji pėr shėndetėsinė nxirret para deputetėve nė seancėn e
13 nėntorit
-
-
Prishtinė, 11 nėntor 2003
- Kryesia e Kuvendit tė
Kosovės, nė mbledhjen e rregullt tė drejtuar nga Nexhat Daci,
kryetar, ka vendosur qė nė seancėn e 13 nėntorit ta nxjerrė pėr
shqyrtim tė parė Projektligjin pėr shėndetėsinė.
-
-
Nė po kėtė seancė do tė shqyrtohet
rekomandimi i Komisionit pėr gjyqėsi, legjislacion dhe Kornizė
Kushtetuese pėr emėrimin e gjykatėsve dhe prokurorėve. Nė seancė do
tė ketė edhe pėrgjigje nga ministrat e resorėve pėrkatės nė pyetjet
e deputetėve.
-
Pėr seancėn vijuese, tė 20 nėntorit, do tė shqyrtohen pėr herė tė
dytė Projektligji pėr sportin dhe ai pėr Kadastrin, kurse pėr
shqyrtim tė parė do tė nxirret Projektligji pėr transportin rrugor.
-
Kryesia sot ka shqyrtuar edhe rekomandimet e Komisionit pėr shėrbime
publike, lidhur me pengesat e qytetarėve pėr pajisjet me dokumente
personale dhe ka konstatuar se ēėshtja ėshtė dashur t=i drejtohet
qeverisė dhe ministrisė pėrkatėse, por Kryesia ėshtė pajtuar se
ēėshtja meriton vėmendje dhe trajtim pėr t=u zgjidhur nė interes tė
qytetarėve.
-
-
-
Komiteti i Pėrgjithshėm i PS unifikon postin e kryetarit tė partisė
me atė tė kryeministrit
-
-
Tiranė, 11 nėntor 2003
- Komiteti i Pėrgjithshėm
Drejtues i Partisė Socialiste vendosi unifikimin e postit tė
Kryetarit tė partisė me atė tė kryeministrit. Por, KPD nuk miratoi
disa propozime tė Kryesisė sė kėsaj partie nė lidhje me disa
kriterie qė duhet t'i plotėsojnė ata qė do tė konkurrojnė pėr postin
e kryetarit tė partisė nė Kongresin e socialistėve nė dhjetor tė
kėtij viti.
-
Mbledhja e KPD e PS-sė i ka shėrbyer Fatos Nanos pėr tė kundėrshtuar
ashpėr kundėrshtarėt e tij nė parti dhe pėr t'i treguar njėherėsh
haptazi edhe opozitės se socialistėt synojnė tė qeverisin Shqipėrinė
edhe njė mandat tjetėr.
-
KPD megjithatė pranoi edhe disa nga propozimet e ish-presidentit
Rexhep Meidani pėr tė pasur hapėsirė tė frymės demokratike nė
Partinė Socialiste.
-
-
-
Nė
Kostur tė Greqisė u takuan ministrat e Mbrojtjes tė tė Maqedonisė,
Shqipėrisė dhe tė Greqisė
-
-
Kostur, 11 nėntor 2003
- Nė qytetin Kostur tė Greqisė u
takuan dje ministrat e Mbrojtjes tė trive vendeve fqinj: Maqedonisė,
Shqipėrisė dhe tė Greqisė, Vllado Buēkovski, Pandeli Majko dhe Janos
Papantoniu.
-
-
Nė fokus tė bisedimeve ishin
perspektivat dhe reformat pėr integrimin e Maqedonisė dhe tė
Shqipėrisė nė Aleancėn Veriatlantike. Nė takimin tripalėsh iu
kushtua vėmendje bashkėpunimit ushtarak tė interesit tė pėrbashkėt,
si dhe u shqyrtuan arritjet mė tė reja tė bashkėpunimit nė fushėn e
mbrotjes tė vendeve tė Evropės Juglindore.
-
Me kėtė rast tre ministrat inspektuan dhe inauguruan njė trekėndėsh
lundrues qė i pėrcakton kufijtė ujor tė tri vendeve tė Prespės sė
Madhe, problem ky qė kishte mbetur pezull qė nė vitet 1920 tė
shekullit tė kaluar.
Protokolli i nėnshkruar ndėrmjet kėtyre tri vendeve fqinje pėrmbanė
gjithė gamėn e aktiviteteve tė ministrive tė mbrojtjes si trajnime
ushtarake etj.
-
-
-
Admirali Xhonson vizitoi Shkupin pėr tė parė se sa ėshtė bėrė nė
fushėn e reformave brenda ushtrisė maqedonase
-
-
Shkup, 11 nėntor 2003
- Komandanti i forcave aleate tė
NATO-s pėr Evropėn Juglindore, admirali Gregori Xhonson ka vizituar
dje Shkupin pėr tė parė se sa ėshtė bėrė nė fushėn e reformave
brenda ushtrisė sė Maqedonisė. Admirali Xhonson u taku me ministrin
e Mbrotjes sė Maqedonisė.
-
-
Ai tha se ėshtė shėnuar pėrparim, porse
ka ende shumė punė pėr t'u bėrė. Admirali Xhonson bėri tė ditur se
Maqedonia po merret me zhvillimin e njė studimi strategjik tė
reformave nėn drejtimin e ministrit tė Mbrojtjes Vllado Buēkovski,
duke e cilėsuar atė si njė dokument qė do tė shėrbejė pėr reforma tė
mėtutjeshme nė fushėn e sigurisė.
-
-
Ai theksoi me forcat e NATO-s nė
Maqedoni kanė njė qėllim tė vetėm qė tė sigurojnė ndihmė dhe
mbėshtetje nė rrugėn e vėshtirė qė ka Maqedonia para vetės drejt
realizimit tė reformave tė mbrojtjes.
-
-
Admirali tha se pret qė brenda gjashtė
muajve tė ardhshėm zyrtarėt e Maqedonisė do tė tregojnė rezultate tė
mira dhe se Qeveria dhe Ministria e Mbrojtes sė Maqedonisė do t'i
marrin ato vendime tė vėshtira qė duhet ndėrmarrė.
-
-
Autoritetet maqedonase duhet tė heqin
dorė nga njė pjesė e armatimit para konfliktit tė armatosur tė vitit
2001 dhe kėtu bėjnė pjesė aeroplanėt tė prodhimit rus "Suhoj"
ndėrkohė qė si pjesė e reformave qė duhet bėrė vendi nė bazė tė
standardeve tė NATO-s ku synon anėtarėsimin ėshtė po ashtu edhe
shtimi i numrit tė pjesėtarėve tė komuniteteve tė ndryshme nė
armatė.
-
-
-
Edi
Rama pritet tė shpallė kandidaturėn pėr kreun e Partisė Socialiste
-
-
Tiranė, 11 nėntor 2003
- Nė Shqipėri, kryetari i
bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, pritet tė jetė kandidat pėr kreun e
Partisė Socialiste. Burime tė afėrta me tė i thanė "Zėrit tė
Amerikės" se zoti Rama do ta shpallė sot kandidaturėn e tij. Nė kėtė
mėnyrė ai bėhet emri i tretė qė synon drejtimin e ardhshėm tė
Partisė Socialiste, krahas atij tė kryeministrit Fatos Nano dhe ish
presidentit Rexhep Meidani.
-
-
-
Njė
grup prej 26 senatorėsh demokratė kanė paraqitur njė rezolutė pėr
shkarkimin e Ramsfeldit
-
-
Uashington, 11 nėntor 2003
- Njė grup prej 26
senatorėsh demokratė tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve kanė thėnė dje se
kanė paraqitur njė rezolutė, me tė cilėn kėrkojnė nga presidenti
Bush tė largojė nga posti sekretarin amerikan tė Mbrojtjes, Donald
Ramsfeld, njofton Rojter.
-
"Kjo rezolutė do ta bėjė zyrtare atė qė shumė anėtarė tė Kongresit
tashmė e kanė besuar, se ushtarėt nė Irak dhe politika e jashtme
amerikane do tė ndihmoheshin shumė nėse Donald Ramsfeld do tė
shkonte", ka thėnė senatori Ēarls Rangel nga Nju Jorku. Deri tash,
kjo rezolutė e tij, ka siguruar edhe 25 bashkėsponsorė, ka shtuar
ai.
-
-
-
Nė
Malajzi janė arrestuar 13 studentė pėr lidhje me grupet militante
islamike
-
-
Kuala Lampur, 11 nėntor 2003
- Trembėdhjetė studentė
malajzianė tė dyshimtė pėr lidhje me grupet militante islamike janė
arrestuar sapo kanė arritur nė vendin e tyre pasi ishin deportuar
nga Pakistani, njofton BBCWorld. Ata ishin arrestuar nė shtator nė
Karaēi sė bashku me vėllain mė tė ri tė Hambalit, qė ėshtė njė
indonezian, i cili ishte kryeorganizator i bombėvėnieve nė Bali.
Studentėt e arrestuar kanė studiuar nė kolegjet islamike nė
Pakistan.
-
-
-
Tė
pakten 3 irakianė janė vrarė nga njė minė tokėsore nė Basra
-
-
Basra, 11 nėntor 2003-
Tė pakten tre irakianė janė vrarė kur njė minibus ka rėnė nė njė
minė tokėsore, tė vėnė nė rrugė nė qytetin jugor irakian Basra,
njofton Rojter. Minibusi ėshtė shkatėrruar krejtėsisht, kurse pjesė
tė trupave tė viktimave janė shpėrndarė nėpėr rrugė. Policia
irakiane ka thėnė se asnjė ushtar britanik, tė cilėt janė me shėrbim
nė sigurimin e Basrės, nuk kanė qenė nė atė zonė nė kohėn e
shpėrthimit afėr njė pike kontrolli policor nė kėtė kryeqytet shit.
-
Iraku kugor ka pasur mė pak sulme kundėr forcave tė koalicionit sesa
nė Bagdad. Tė pakten 153 ushtarė amerikanė dhe 12 ushtarė britanikė
kanė humbur jetėn nė aksione armiqėsore qė kur zyrtarisht ėshtė
shpallur pėrfundimi i luftės nė Irak mė njė maj.
-
-
-
Forcat e sigurimit saudit kanė arrestuar militantėt e dyshimtė
-
-
Riad, 11 nėntor 2003
- Forcat e sigurimit saudit kanė
arrestuar militantėt e dyshimtė tė involvuar nė bombėvėnien
vetėvrasėse tė fundjavės kur u vranė tė pakten 18 vetė nė kompleksin
e ndėrtesave nė kryeqytetin saudit Rijad, ka bėrė tė ditur sot (e
martė) njė diplomat i afėrm me organet e hetuesisė, njofton Rojter.
-
-
Fushata pėr ndjekjen e fajtorėve nė kėto
sulme me bombė ka filluar menjėherė. Disa tė ndaluar janė liruar
pasi janė marrė nė pyetje, ka shtuar ai.
-
-
-
Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia zyrtarisht kandidate pėr nė NATO
-
-
Orlando, 11 nėntor 2003
- Shqipėria, Maqedonia dhe
Kroacia janė tre vendet qė mbetėn jashtė NATO-s nė raundin e kaluar
tė pranimeve nė Aleancė. Nikolas Bėrns, pėrfaqėsues i pėrhershėm i
Shteteve tė Bashkuara nė NATO, tha se ai nuk parashikon qė tre
vendet tė ftohen nė vitin 2004 pėr t'u pranuar.
-
"Tre vende janė tani zyrtarisht kandidate: Shqipėria, Maqedonia dhe
Kroacia. Mendoj se qė tė tre po ecin mirė, po bėjnė pėrpjekje
serioze por ende kėrkohet punė. Prandaj nuk do tė parashikoja qė
kėto vende mund tė ftohen pėr pranim nė vitin 2004 dhe mendoj se
edhe ato vetė nuk do tė shpresonin tė ftoheshin mė 2004", tha Bėrns.
-
-
-
Bleri
kėrkon shėrimin e plagėve
-
-
Londėr, 11 nėntor 2003
- Kryeministri britanik, Toni
Bler, i ka bėrė thirrje Evropės dhe Shteteve tė Bashkuara qė tė lėnė
mėnjanė dallimet e tyre rreth luftės nė Irak dhe tė punojnė sė
bashku pėr tė arritur njė siguri mė tė madhe ndėrkombėtare.
-
Nė njė fjalim nė Londėr, zoti Bler, e ka mbrojtur marrėdhėnien e
ngushtė tė Britanisė me SHBA-nė.
-
Ai ka nėnvizuar rėndėsinė e mirėmbajtjes tė, siē i quajti, dy
shtyllave tė politikės sė jashtme britanike: aleancėn e saj me
Amerikėn dhe anėtarėsimin nė BE.
-
Zoti Bler e pranoi se vizita treditore e presidentit Bush nė
Britani, javėn e ardhshme, do tė jetė shumė kundėrthėnėse.
-
-
-
Nė
Basra vriten 6 civilė irakianė, nė Bagdad arrestohen 20 militantė tė
dyshimtė
-
-
Basra, 11 nėntor 2003
- Tė pakten gjashtė civilė
irakianė janė vrarė kur njė minibus ka rėnė nė njė minė tokėsore, tė
vėnė nė rrugė nė qytetin jugor irakian Basra, ku mė sė shpeshti
patrullojnė ushtarėt britanikė, kanė bėrė tė ditur burimet
spitalore, njofton Rojter. Nė edicionet e mėhershme ėshtė njoftuar
pėr tre tė vrarė nė kėtė incident.
-
Po kėshtu, njė komandant i lartė ushtarak amerikan ka thėnė nė njė
konferencė tė sotme shtypi se prej hyrjes nė Irak, ushtria amerikane
ka arrestuar rreth 20 vetė tė dyshimtė nė lidhje me rrjetin e Al
Kaisdės, por s'kanė gjetur prova pėr njė gjė tė tillė.
-
-
-
Forcat amerikane kanė vrarė sot njė militant nė Afganistan
-
-
Bagram, Afganistan, 11 nėntor 2003
- Forcat amerikane
kanė vrarė sot (e martė) njė militant nė verilindje tė Afganistanit
gjatė njė operacioni kundėr guerilėve islamikė, qė, siē ėshtė
pėrshkruar, ėshtė njė nga operacionet mė tė mėdha, qė ėshtė
ndėrmarrė deri tash nė kėtė vend, njofton Rojter.
-
-
Ky operacion i koduar "Mauntin Rezoulv"
(Zgjidhja malore) ka filluar tė premten e kaluar dhe ende po
vazhdon. Qėllimi i tij ėshtė ērrėnjosja e grupeve guerile tė
ish-regjimit tė pėrmbysur para dy vjetėve.
-
-
-
Dhjetė vetė kanė humbur jetėn dhe 55 janė lėnduar nė pėrplasjen e dy
autobusėve nė Egjipt
-
-
Kajro, 11 nėntor 2003
- Tė paktėn dhjetė vetė kanė
humbur jetėn, ndėrkaq 55 janė lėnduar nė pėrplasjen e dy autobusėve
tė martėn nė Kajro, ka bėrė tė ditur policia.
-
Egjipti radhitet nė mesin e vendeve mė numrin mė tė madh tė
aksidenteve nė trafikun rrugor, tė shkaktuara tė shumtėn pėr shkak
tė shpejtėsisė sė madhe, pakujdesisė gjatė vozitjes dhe pėr shkak tė
rrugėve tė kėqija.
-
-
-
Presidenti Bush dekoron lordin Robertson
-
-
Uashington, 11 nėntor 2003
- Presidenti amerikan
Xhorxh Bush do ta dekorojė tė mėrkurėn me Medalen Presidenciale tė
Lirisė, lordin Xhorxh Robertson, i cili po pėrfundon mandatin e tij
nė postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s, dhe e drejtoi
Aleancėn gjatė periudhės sė transformimit tė saj mė tė madh.
-
-
Robertson, i cili do tė largohet nga ky
post nė dhjetor, do tė marrė titullin mė tė lartė tė nderit qė e
japin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr civilė nė Shtėpinė e
Bardhė nė kuadrin e vizitės sė tij tė fundit si Sekretar i
Pėrgjithshėm i NATO-s.
-
Sipas Shtėpisė sė Bardhė, lordi Robertson dhe presidenti Bush nė
takimin e tyre do tė bisedojnė pėr Irakun, Afganistanin, pėr
operacionet paqeruajtėse nė Bosnje dhe nė Kosovė, si dhe njė plan
pėr samitin e NATO-s, qė do tė mbahet nė Stamboll tė Turqisė mė
2004.
-
-
-
Qeveria saudite nė bisedė me opozitėn
-
-
Riad, 11 nėntor 2003
- Mbreti Fahd i Arabisė Saudite ka thėnė se vendi i tij do tė godasė
me dorė tė ēeliktė kundėr secilit qė kėrcėnon sigurinė e tij.
-
Nė njė deklaratė tė kabinetit saudit, thuhet se mbreti ka premtuar
qė tė ndjekė militantėt e dyshuar pėr sulmin vetėvrasės nė Riad me
ē'rast u vranė tė paktėn shtatėmbėdhjetė veta.
-
Mbreti Fahd i bėri kėto komente pak kohė pasi njoftimet bėnė me dije
se qeveria saudite ka filluar bisedimet me udhėheqėsit e opozitės me
qėllim tė hapjes sė bisedimeve me militantėt.
-
Njė anėtar me ndikim nė familjen mbretėrore saudite, princi Awaleed
bin Talal, i ka bėrė thirrje vendit qė tė reformohet dhe tė
pėrballet me esktremizmin nė rritje, para se tė ndodhin sulme tė
tjera vetėvrasėse.
-
-
-
Diplomatėt thonė se nuk janė gjetur prova se Irani po zhvillon armė
bėrthamore
-
-
Teheran, 11 nėntor 2003
- Diplomatėt thonė se
agjencia e Kombeve tė Bashkuara pėr Armėt Bėrthamore nuk ka gjetur
prova se Irani po zhvillon armė tė tilla, megjithatė hetimet rreth
programit iranian tė armėve atomike nuk kanė pėrfunduar ende.
-
Kryetari i Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike, Mohamed El
Baradei, i dėrgoi dje njė raport bordit tė agjencisė nė Vjenė lidhur
me programin bėrthamor tė Iranit.
-
Raporti nuk u bė i ditur publikisht, por diplomatėt qė e shikuan atė
thanė se ndėrkohė qė raporti tregon se Irani u pėrpoq tė anullonte
disa veprimtari bėrthamore, deri tani nuk ka prova qė tregojnė se
ato veprimtari kishin lidhje me armė bėrthamore.
-
|
-
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|