| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Holkeri sot niset pėr nė KS tė OKB-sė pėr ēėshtjen e privatizimit nė
Kosovė
-
Daci
tha se nė Kosovė nuk do tė ketė decentralizim para se tė shpėrbėhen
strukturat paralele
-
Rexhepi bisedoi me shefin e Zyrės bullgare nė Prishtinė
-
Ish-policėt e Kosovės protestuan sot para selisė sė UNMIK-ut`
-
Ndaj
policit qė ka vrarė dy persona ėshtė marrė masa e suspendimit
administrativ dhe ai po mbahet nė arrest
-
Njė
polic i SHPK-sė ka vrarė dy persona nė njė fshat tė Gjakovės
-
F.
Sejdiu: Ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese janė nė funksion tė
pėrgatitjes sė terrenit pėr ushtrim tė pėrgjegjėsive
-
Podujevė: Administraa e pėrgjithshme ka realizuar qindpėrqind tė
hyra nga shėrbimet pėr qytetarėt`
-
Nė
komunėn e Istogut gjatė periudhės dyvjeēare janė realizuar rreth 136
projekte zhvillimore
-
Franca pret nga qeveria e Kosovės tė vazhdojė dialogu
Beograd-Prishtinė
-
Bosnjė: Rrėfimet pėr tė kaluarėn dhe motivi pėr tė ardhmen
-
Vdiq
Hava Rexha 123-vjeēare, gruaja mė e vjetėr nė Shqipėri
-
Nė
Tiranė sot zhvillohet mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Drejtues
tė Partisė Socialiste
-
Pushtetin vendor nė Preshevė e ka pėrfshirė njė krizė e thellė
politike si pasojė e mospajtimeve tė partive politike shqiptare
-
Policia malazeze prej sot merr sigurimin e kufijve nė trekėndėshin:
Mali i Zi - Kosovė Shqipėri
-
Nė
njė rrėmujė nė Sudan, humbėn jetėn 31 persona dhe u plagosėn 48 tė
tjerė
-
Nė
njė sulm me granatė raketore afėr Bagdadit ėshtė vrarė njė ushtar
amerikan
-
Tė
paktėn 60 vetė janė masakruar nė Uganda nga anėtarė tė forcave
rebele tė vendit.
-
17
tė vdekur, mbi 120 tė plagosur nga shpėrthimi nė Arabinė Saudite
-
Fajėsohet Al-Kaida pėr sulmin
-
Irak: Hartimi i kushtetutės mund tė shtyhet
-
Nė
Gjeorgji opozita largohet nga bisedimet
-
Tė
pakten 5 civilė janė vrarė nė njė sulm kryengritėsve nė kryeqytetin
e Burundit
-
Njė
shpėrthim ka dėmtuar monumentin e viktimave tė komunizmit nė qendėr
tė Pragės
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Holkeri sot niset pėr nė KS tė OKB-sė pėr ēėshtjen e privatizimit nė
Kosovė
-
-
Nju-Jork, 10 nėntor 2003
- Kryeadministratori i
OKB-sė pėr Kosovėn, Hari Holkeri niset sot pėr nė Kėshillin e
Sigurimit tė OKB-sė nė Nju-Jork pėr tė diskutuar lidhur me ēėshtjen
e privatizimit nė Kosovė. Procesi i privatizimit nė Kosovė ka
filluar nė qershor me privatizimin e pesė ndėrmarrieve tė para, por
u bllokua muajin e kaluar.
-
-
-
Daci
tha se nė Kosovė nuk do tė ketė decentralizim para se tė shpėrbėhen
strukturat paralele
-
-
Prishtinė, 10 nėntor 2003
- Shefi i misionit tė
veēantė tė Kėshillit tė Evropės, Karlo Ēivileti, ia ka dorėzuar sot
rekomandimet kryetarit tė Parlamentit tė Kosovės Nexhat Daci.
-
Sipas Ēiviletit, reformimi i pushtetit lokal nė Kosovė do tė bėhet
sipas kriterit demografik dhe territorial. "Ne jemi tė bindur se
kėto reforam do tė ndihmojnė nė shpėrbėhjen e strukturave paralele",
tha Ēivileti. Por, sipas tij, shumėēka varet nga numri i anėtarėve
tė komunitetit nė njė territor tė caktuar, duke paralajmėruar
publikimin e raportit javėn e ardhshme.
-
Kryeparlamentari Daci vlerėsoi se propozimet bazohen nė kriterin
gjeografiko-territorial e jo etnik, dhe ofrojnė mundėsi pėr zhvillim
tė komunave. Ai shtoi se implementimi i rekomandimeve do tė fillojė
nė vitin 2006, atėherė kur edhe statusi i Kosovės do tė jetė i
zgjidhur.
-
Por, Daci tha se nė Kosovė nuk do tė ketė decentralizim para se tė
shpėrbėhen strukturat paralele dhe se parlamenti nuk do tė miratojė
ndonjė ligj pėr legalizimin e sistemeve paralele.
-
"Nėse ngelin institucionet paralele ne nuk do tė nxjerrim ligj
pėrkundrazi, do tė nxjerrim ligj i cili do tė ndihmojė nė
funksionimin normal tė qytetarėve dhe institucioneve", tha Daci.
-
Ai shtoi se pėrfaqėsuesit e minoriteteve duhet t'i zgjedhin njerėzit
e vet nė njėsinė nėnkomunale dhe tė mėnjanohen institucionet
paralele, por kurrsesi nuk do tė nxirret ligji pėr legalizimin e
strukturave paralele, tha Daci.
-
Kryeparlamentari Daci theksoi se Kosova, duke synuar njė ardhmėri
evropiane, ėshtė e obliguar qė tė marrė pėrsipėr edhe pėrgjegjėsitė
qė kanė kėto vende.
-
-
-
Rexhepi bisedoi me shefin e Zyrės bullgare nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 1 nėntor
- Shefi i Zyrės bullgare nė
Prishtinė, Nikolaj Kolev, pėrsėriti edhe sot se Bullgaria sė shpejti
do t'i njohė dokumentet e udhėtimit tė lėshuara nga UNMIK-u.
Diplomati bullgar kėtė e bėri tė ditur edhe sot pas takimit me
kryeministrin e Kosovės Bajram Rexhepi, sikur edhe ditė mė parė nė
takimet e mėhershme.
-
Kolev tha se vendimi pėr njohjen e dokumenteve tė UNMIK-ut do tė
merret pasi tė zgjidhen disa probleme teknike mes Ministrisė sė
jashtme dhe asaj tė Brendshme bullgare. Kėshtu kosovarėt mund tė
shkojnė nė Bullgari pėr turizėm ose pėr udhėtime tė ndryshme, tha
ai.
-
Bajram Rexhepi, pasi pėrshėndeti hapjen e Zyrės bullgare nė
Prishtinė, e vlerėsoi tė rėndėsishme njohjen e dikumenteve tė
udhėtimit dhe targat e automjeteve tė Kosovės nga ana e Bullgarisė.
-
Gjithashtu Rexhepi tha se nė kėtė takim ėshtė biseduar edhe pėr disa
ēėshtje tė tjera qė kanė tė bėjnė me ekonominė dhe energjetikėn.
Rexhepi tha se ka kėrkuar qė importi i energjisė elektrike nga
Bullgaria tė bėhet drejtpėrdrejt e jo nėpėrmjet ndėrmjetėsuesve.
Por, ai tha se ka edhe mundėsi tė tjera bashkėpunimi mes Kosovės e
Bullgarisė.
-
-
-
Ish-policėt e Kosovės protestuan sot para selisė sė UNMIK-ut`
-
-
Prishtinė, 10 nėntor 2003
- Sot para selisė sė
UNMIK-ut nė qendėr tė Prishtinės protestuan disa qindra ish-policė
tė Kosovės dhe familjarėt e tyre me kėrkesė qė tė kthehen nė vendin
e tyre tė punės.
-
-
Protestuesit mbanin nė duar edhe shumė
pankarta nė tė cilat shprehnin kėrkesėn e tyre tė vetme pėr t'u
kthyer nė vendet e punės. Nijazi Alidemaj, anėtar i Kėshillit
grevist tha se ish-policėt kėrkojnė nga zyrtarėt e UNMIK-ut dhe tė
policisė sė UNMIK-ut dhe instuticionet vendore qė mė seriozisht tė
merren me problemin e ish-policėve.
-
-
Ai tha se nėse brenda dy tri ditėve nuk
pėrmbushet kėrkesa e tyre ata do tė hynė nė grevė urie.
Ukė Bashota, nėnkryetar i BSPK, tha se greva e ish-policėve ka
mbėshtetjen e plotė tė Sindikatave tė pavarura tė Kosovės.
-
-
-
Ndaj
policit qė ka vrarė dy persona ėshtė marrė masa e suspendimit
administrativ dhe ai po mbahet nė arrest
-
-
Pejė, 10 nėntor 2003
- Policia e Pejės ka lėshuar njė
komunikatė lidhur me vrasjen e parėmbrėmshme nė Gjakovė. Njė polic i
SHPK-sė i njėsitit patrullues i Stacionit tė Gjakovės ėshtė marrė nė
pyetje nė Shtabin rajonal nė Pejė nė lidhje me hetimet mbi vdekjen e
dy burrvae nga tė shtėnat nė fshatin Dushnje.
-
-
Zyra e prokurorit ndėrkombėtar ėshtė
duke vlerėsuar rastin dhe ėshtė duke drejtuar hetimet.
-
-
Sikurse nė tė gjitha rastet e shtėnave
nga ana e policėve edhe ky incudent ėshtė duke u hetuar tėrėsisht nė
bashkėveprim me Rregulloren e UNMIK-ut dhe nė pėrputhje me
procedurėn penale tė Kosovės, si dhe me Rregullorėn e SHPK-sė.
-
-
Ndaj policit ėshtė marra masa e
suspendimit administrativ nė pritje tė rezultatit tė hetimeve,
thuhet nė kėtė komunikatė tė lėshuar nga Policia rajonale e Pejės.
-
-
-
Njė
polic i SHPK-sė ka vrarė dy persona nė njė fshat tė Gjakovės
-
-
Prishtinė, 10 nėntor 2003
- Njė polic i Shėrbimit
Policor tė Kosovės i identifikuar si Valon Miftari, nė rrethana tė
pasqaruara ka vrarė nė fshatin Dushnje tė Gjakovės Sadik Zenelin,
(1949) dhe Sefedin Zenelin, (1974).
-
-
Sipas familjarėve tė viktimave dorasi
ėshtė Valon Miftari, kushėri i tyre, pjesėtar i SHPK-sė. Sipas
dėshmitarėve qė kanė qenė afėr vendit tė ngjarjes dorasi ka ardhur
me veturė tė policisė dhe ka qenė i veshur me rroba civile. Mė pas
ai ėshtė takuar me dy viktimat, ku mė vonė kanė dėgjuar tė shtėnat
dhe kanė parė dorasin, duke ikur nė shtėpinė e tij.
-
Nipi i Sadikut, tashmė i vrarė, thotė se gjyshi i tij i ka treguar
se njė javė mė parė ai ka pasur njė mosmarrėveshje pėr mospajtime
politike me dorasin.
-
Ndėrkaq zyrtarėt e policisė ndėrkombėtare thanė se polici nuk ishte
nė orarin e punės nė kohėn kur ndodhi incidenti, mirėpo vrasja ėshtė
kryer me armė zyrtare. Tash pėr tash zyrtarėt e policisė nuk kanė
dhėnė ndonjė hollėsi rreth motiveve tė mundshme.
-
Kjo ėshtė hera e parė qė njė pjesėtar i SHPK-sė pėrfshihet nė njė
incident jashtė detyrės zyrtare.
-
-
-
F.
Sejdiu: Ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese janė nė funksion tė
pėrgatitjes sė terrenit pėr ushtrim tė pėrgjegjėsive
-
-
Prishtinė, 10 nėntor 2003
- Polemikat e krijuar
ndėrmjet UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės nuk janė sinjal qė
Grrupi punues pėr ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese tė ndėrpresė
punėn, ka thėnė anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Fatmir
Sejdiu.
-
-
Ai ka theksuar se institucionet e vendit
nuk mund tė pėrmbushin standardet nė fushėn ku kompetencat mungojnė.
-
-
Z. Sejdiu ka thėnė se ndryshimet nė
Kornizėn Kushtetuese janė nė funksion tė pėrgatitjes sė terrenit pėr
ushtrim tė mirėfilltė tė pėrgjegjėsive nga ana e institucioneve tė
Kosovės me ēka kosovarėt do tė pėrmbushin standardet e pėrcaktuara
nga bashkėsia ndėrkombėtare.
-
-
Sipas tij, deri mė tash institucionet e
Kosovės nuk janė duke ushtruar pėrgjegjėsitė as nė fushat ku ėshtė
thėnė se mund ta bėjnė njė gjė tė tillė.
-
Sipas z. Sejdiu institucionet e Kosovės mund t'i pėrmbushin
standardet e kėrkuara nga bashkėsia ndėrkombėtare para mesit tė
vitit 2005, datė kjo kur pritet tė fillojnė bisedimet pėr zgjidhjen
e statusit final tė Kosovės.
-
-
-
Podujevė: Administraa e pėrgjithshme ka realizuar qindpėrqind tė
hyra nga shėrbimet pėr qytetarėt`
-
-
Podujevė, 10 nėntor 2003
- Gjatė periudhės dhjetėmujore pėr punėt e kryera janė realizuar
41.959, qė do tė thotė se ėshtė realizuar plani 100% pėr mbledhjen e
tė hyrave tė parapara pėr kėtė organ, pohon drejtori i Drejtorisė
pėr Adminisratė tė Pėrgjithshme Ahmet Shala.
-
Nė Shėrbimin e Arkivit komunal gjithsej janė pranuar 2283 lėndė tė
ndryshme pėr udhėheqjen komunale dhe 12 drejtoritė e KK tė
Podujevės, njoftoi sot Drejtori Shala nė njė raport tė publikuar nė
dhjetėmujroin e punės sė shėrbimit civil.
-
-
Ndėrkaq nė Shėrbimin e regjistrimit
civil brenda kėtij dhjetėmujori numri i personave tė regjistruar
ėshtė 2854, numri i kėrkesave per dokumente tė udhėtimit ėshtė 4335,
numri i dokumenteve tė udhėtimit tė marra 4616, numri i dokumenteve
tė shpėrndara 5454, numri i dokumenteve tė udhėtimit tė korrektuara
546, numri i letėrnjoftimeve tė marura 3169, numri i letėrnjoftimeve
tė shpėrndara 3776, letėrnjoftime tė humbura 540, dokumente tė
vazhduara 1519, ēertifikata vendbanimi 452, tha drejtori Shala. Ai
thotė se krahasur punėn e kėtij shėrbimi me vitin e kaluar kėtu ka
njė zvogėlim tė punėve tė kryera pėr 40% sepse po bie numri i
personave tė regjistruar.
-
Nė shėrbimin e ofiqarisė gjatė periudhės raportuese janė kryer kėto
punė: janė pranuar gjithėsejt 30.457 kėrkesa, nga kėto: ekstrakte tė
lindjes 16.239, ektrakte tė martesės 3.499, ekstrakte tė vdekjes
743, Ēertifikata tė bashkėsisė familjare 1713, vėrtetime se personat
janė tė lirė pėr martesė 2231. Nė shėrbimin e ofiqarisė nėse bėjme
njė krahasim me vitin e kaluar kemi njė rritje prej 10% tė kryerjes
dhe rritjes sė kėrkesave tė ndryshme, ka pohuar z. Shala.
-
Nė kuadėr tė DAP tashmė funksionojnė
edhe Zyra e Prokurimit dhe Zyra e Habitatit tė cilat do tė japin
raporte shtesė, gjegjsisht kjo e dyta ėshtė nė fazėn pėrgatitore dhe
trajnuese tė stafit, njoftoi Hamit Shala.
-
-
-
Nė
komunėn e Istogut gjatė periudhės dyvjeēare janė realizuar rreth 136
projekte zhvillimore
-
-
Istog, 10 nėntor 2003
- Nė ekzekutivin e Komunės sė
Istogut theksojnė se gjatė periudhės sė kaluar dyvjeēare tė
qeverisjes lokale janė realizuar rreth 136 projekte zhvillimore.
Falė ndihmės sė organizatave joqeveritare, por edhe tė ndihmės
financiare tė Kuvendit komunal janė ndėrtuar rrugė tė shumta nėpėr
fshatrat e kėsaj komune.
-
-
Ėshtė instaluar ujėsjellėsi i ri, si dhe
janė ndėrtuar dhe riparuar shumė objekte shkollore. Edhepse deri mė
tash janė shėnuar rezultate tė mira mbetet pėr t'u realizuar edhe
shumė projekte tė tjera, thotė Qazim Loxha drejtor i Drejtoratit pėr
Planifikim dhe Zhvillim tė Komunės sė Istogut.
-
-
-
Franca pret nga qeveria e Kosovės tė vazhdojė dialogu
Beograd-Prishtinė
-
-
Beograd, 10 nėntor 2003
- Franca pret nga qeveria
e Kosovės qė pa shtyrje konkretisht t'i qaset "dialogut direkt"
ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės. Kėshtu thuhet nė njė komunikatė
tė Ministrisė franceze tė Punėve tė Jashtme tė cilėn sot e ka
publikuar Ambasada franceze nė Beograd.
-
-
-
Bosnjė: Rrėfimet pėr tė kaluarėn dhe motivi pėr tė ardhmen
-
-
Sarajevė, 10 nėntor 2003
- Shpėrbėrja e
ish-Jugosllavisė, ndonėse u pėrcollė me luftėra tė gjata dhe
gjakderdhje, pėr shumicėn e popujve tė saj hapi shtigje pėr njė
perspektivė mė tė mirė nė Evropėn e bashkuar, ku kufijtė nuk do tė
jenė mė "mure" qė ndajnė, por "porta" qė bashkojnė me botėn
demokratike.
-
Pėr tė pėrshpejtuar kėtė proces, dekompozimi i Jugosllavisė duhet tė
pėrfundohet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur dhe kjo nėnkupton
zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe pavarėsimin e Malit tė Zi.
-
Nė Bosnjė, e cila ishte njėra nga pjesėt e kėtij shteti, por qė u
pėrball me luftėn mė tė tmerrshme, kanė filluar tė funksionojnė
pėrsėri urat dhe kjo mund tė vlerėsohet si njė hap i mirė drejt tė
ardhmes sė kėtij vendi, sepse urat, kėtu kanė edhe njė simbolikė tė
veēantė, derisa tri etnitet e saj kryesore jetojnė nė zona e kuarte
tė veēanta.
-
Ky shtet, qė tash ndodhet mė tepėr nė
njė fazė eksperimenti pėr tė parė nėse mund tė ekzistojė si e
kėtillė, e "ndarė" dhe e "bashkuar" njėkohėsisht, do tė mund tė
bashkėjetojė vetėm me ura shumė tė qėndrueshme dhe brenda njė Evrope
tė bashkuar. Rikompozimi i njė Bosnje tė ngjashme me
ish-Jugosllavinė, nė rrethanat e reja dhe pas gjithė asaj qė ka
ndodhur atje, zor se do tė jetė i mundshėm.
Nė shikim tė parė, duket se nė Bosnjė funksionon ēdo gjė mirė. Nė
Sarajevė e Mostar gjithēka duket normale, ndonėse banorėt e tyre nuk
e fshehin nevojėn pėr t'iu rrėfyer dikujt pėr tė gjitha ato qė kanė
pėrjetuar gjatė disa vite mė herėt.
Shkatėrrimet e luftės janė konzervuar pėr tė kujtuar ēdo ditė tė
kaluarėn dhe gjithė atė qė ka ndodhur aty, ndėrsa vėrehet mė shumė
se kurrė tendenca pėr t'i sforcuar dallimet fetare.
Pėrkundėr tė gjitha divergjencave, nė Bosnjė nuk mungon dėshira pėr
tė ndėrtuar jetėn e re, por mungon ende motivi pėr tė ndėrtuar
rrėfime tė reja pėr Bosnjėn pas luftės. (I.M.)
-
-
-
Vdiq
Hava Rexha 123-vjeēare, gruaja mė e vjetėr nė Shqipėri
-
-
Elbasan, 10 nėntor 2003
- Tė shtunėn ka vdekur
Hava Rexha, 123-vjeēare, gruaja mė e vjetėr nė Shqipėri dhe njė ndėr
gratė mė tė vjetra nė botė. Hava u varros tė dielėn pranė varrit tė
bashkėshortit tė saj, tė cilin e ka urrejtur sepse ka qenė e
detyruar tė martohet me tė nė moshėn 14-vjeēare, njoftojnė agjencitė
e huaja tė lajmeve.
-
Hava Ruda Rexha lindi nė fshatin Shushicė, rreth 10 kilometra larg
Elbasanit, mė 14 gusht 1880 dhe u martua nė tė njėjtin fshat nė
moshėn 14-vjeēare. Hava kishte mbi 120 nipėr e mbesa dhe jetonte nė
fshatin Shushicė tė rrethit tė Elbasanit, nė kushte jo shumė tė mira
jetese dhe prej disa muajsh ajo pėrfitoi njė pension prej 100
dollarė nė muaj, dhuratė nga Banka Kombėtare Tregtare (BKT).
-
-
-
Nė
Tiranė sot zhvillohet mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Drejtues
tė Partisė Socialiste
-
-
Tiranė, 10 nėntor 2003
- Nė Tiranė sot zhvillohet
mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė Partisė Socialiste,
ku do tė diskutohen disa ndryshime kryesore nė statutin e partisė si
dhe rregullat pėr kandidimin pėr postin e kryetarit tė PS-sė.
-
-
Diskutimi do tė bėhet nė dy variante:
njėri ėshtė propozimi i Kryesisė sė Partisė, ndėrkaq tjetri ėshtė
propozimi i ish-presidentit Rexhep Meidani, i cili pritet qė tė
kandidohet pėr postin e kryetarit tė Partisė nė Kongresin e
socialistėve me 12 dhjetor.
-
-
Mbledhja shihet si njė lloj barometri
pėr tė matur shanset dhe forcėn reale qė ka ish-presidenti Meidani
pėr sfidėn qė kėrkon t'i bėjė kryetarit aktual tė partisė Fatos
Nano, i cili e mban kėtė post prej 12 vjetėsh.
-
-
-
Pushtetin vendor nė Preshevė e ka pėrfshirė njė krizė e thellė
politike si pasojė e mospajtimeve tė partive politike shqiptare
-
-
Preshevė, 10 nėntor 2003
- Pushtetin vendor nė
Komunėn e Preshevės e ka pėrfshirė njė krizė e thellė politike disa
mujore si pasojė e mospajtimeve tė partive politike shqiptare tė
cilat pėr gjendjen e krijuar fajėsojnė njėra-tjetrėn.
-
-
Pėr kėtė shka pushteti vendor ėshtė
bllokuar. Kuvendi komunal i Preshėvės nuk ėshtė mbledhur qė nga
fundi i korrikut, duke pėrmbushur kėshtu kushtet ligjore pėr
shpėrndarjen e tij. Pėr kėtė gjendje ėshtė fajtore Partia
Demokratike e Shqiptarėve, ngase ajo qė nga shtatori po i bojkoton
punime e Asamblesė komunale. Ngjashėm po vepron edhe Lėvizja pėr
Prgores Demokratik.
-
Ndėrkaq, Partia pėr Veprim Demokratik e cila e ka pushtetin nė kėtė
komunė e drejtuar nga Rizah Halimi, qė ėshtė edhe pėrfekt i
Preshevės, e ka pėrjashtuar nga radhėt e veta kryetarin aktual tė
Komunės Skėnder Destanin, tė cili edhe i ėshtė marrė edhe mandati i
kėshilltarit, pėr siē thuhet pėr mosrespektimin e vendimeve partiake
dhe veprim nė favor tė dy partive tjera rivale.
-
-
-
Policia malazeze prej sot merr sigurimin e kufijve nė trekėndėshin:
Mali i Zi - Kosovė Shqipėri
-
-
Podgoricė, 10 nėntor 2003
- Policia malazeze prej
sot edhe zyrtarisht merr punėt pėr sigurimin e kufijve shtetėrorė nė
territorin e Malit tė Zi. Shefi i Zyrės pėr siguri shtetėrore tė
kufirit Millan Paunoviq ka deklaruar se policia ėshtė e gatshme tė
marrė kufirin nga ushtria dhe ka vėnė nė dukje se sistemi i vendosur
i sigurisė kufitare nuk do tė kėrcėnojė sigurinė nė bashkėsinė
shtetėrore Serbi - Mali i Zi.
-
-
Marrja e kufirit nis nga trekėndėshi:
Mali i Zi - Kosovė - Shqipėri nėpėrmjet Liqenit tė Shkodrės, lumit
Buna e deri nė detin Adriatik. Pauniviq tha se bashkėpunimi me
policitė e shteteve fqinje ėshtė nė nivel, gjė qė sipas tij nuk
paraqet asnjė problem nė mbikėqyrjen e kėtij kufiri.
-
-
-
Nė
njė rrėmujė nė Sudan, humbėn jetėn 31 persona dhe u plagosėn 48 tė
tjerė
-
-
Kartum, 10 nėntor 2003
Policia e Sudanit ka filluar njė hetim lidhur me njė aksident, nė
tė cilin humbėn jetėn 31 persona dhe u plagosėn 48 tė tjerė, njofton
BBCWorld. Viktimat kanė humbur jetėn nė njė rrėmujė derisa po
shtyheshin tė marrin ndihma, qė u shpėrndaheshin pėr tė kremtuar
muajin e shenjtė musliman, Ramazanin.
-
-
Incidenti ka ndodhur dje pasdite nė
qytetin Port Sudan, rreth 1200 km nė verilindje tė Kartumit. Ndėr
viktimat janė 15 gra dhe 12 fėmijė dhe 4 burra.
-
-
-
Nė
njė sulm me granatė raketore afėr Bagdadit ėshtė vrarė njė ushtar
amerikan
-
-
Bagdad, 10 nėntor 2003
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė tė dielėn mbrėma nė njė sulm me
granatė raketore nė jug tė kryeqytetit irakian, Bagdad, ka bėrė tė
ditur ushtria amerikane nė njė njoftim tė sotėm (e hėnė), njofton
Rojter.
-
-
Zėdhėnėsi ushtarak ka thėnė se ushtari i
Brigadės sė 18-tė tė Policisė ushtarake ėshtė vrarė mbrėmė nė
perėndim tė qytetit Iskandaria, rreth 30 mila nė jug tė Bagdadit.
Detaje tė tjera nuk janė dhėnė. Vdekja e kėtij ushtari ngre nė 151
numrin e ushtarėve tė vrarė amerikanė nė aksione armiqėsore qė kur
Uashingtoni ka shpallur tė pėrfunduar luftėn nė Irak mė 1 maj.
-
-
-
Tė
paktėn 60 vetė janė masakruar nė Uganda nga anėtarė tė forcave
rebele tė vendit.
-
-
Akra, 10 nėntor 2003
- Persona tė armatosur nga
Ushtria e Lordėve tė Luftės (LRA) kanė vrarė dhjetra civilė gjatė
sulmeve tė dhunshme tė kryera nėpėr fshatra, njoftoi agjencia
Reuters.
-
Lejtnant Kris Magezi tha se sulmet dukeshin se qenė njė hakmarrje
pėr vrasjen e njė komandanti tė rebelėve.
-
Rebelėt, janė pėrgjegjės pėr rrėmbimin e mijra fėmijėve gjatė luftės
civile 17 vjeēare tė vendit.
-
-
-
17 tė
vdekur, mbi 120 tė plagosur nga shpėrthimi nė Arabinė Saudite
-
-
Riad, 10 nėntor 2003
- Televizioni shtetėror saudit
bėri tė ditur se numri i pėrgjithshėm i tė vrarėve nga shpėrthimi i
tė shtunės nė njė kompleks rezidencial mė Rijad ėshtė ngritur nė 17
vetė, duke pėrfshirė pesė fėmijė. Mė shumė se 120 perona tė tjerė
janė plagosur.
-
Ministri i Brendshėm i Arabisė Saudite, princi Najef, premtoi se do
tė gjehen personat pėrgjegjės pėr shpėrthimin vetėvrasės tė sė
shtunės nė perėndim tė Rijadit, kryeqytetit tė vendit. Princi Najef
lėshoi njė deklaratė nė tė cilėn thotė se anėtarė tė grupit
terrorist, al-Kaida dyshohen si autorė tė sulmit.
-
Nė Uashignton, Shtėpia e Bardhė thotė se Presidenti Bush e siguroi
Trashėgimtarin e kurorės, Princin Abdullah gjatė njė bisede
telefonike dje se Shtetet e Bashkuara qendrojnė pėrkrah Arabisė
Saudite nė luftėn kundėr terrorizmit.
-
-
-
Fajėsohet Al-Kaida pėr sulmin
-
-
Riad, 10 nėwntor
- Zėvendėssekretari amerikan i
Shtetit, Riēard Armitixh, ka zhvilluar bisedime nė Arabinė Saudite
me Princin trashėgimtar Abdullah lidhur me luftėn kundėr
terrorizmit, pas sulmeve vetvrasėse nė kryeqytetin Riad qė shkatuan
17 tė vrarė.
-
Punonjėsit e shpėtimit po vazhdojnė ende tė kėrkojnė nėpėr gėrmadha
pėr ndonjė tė mbijetuar. Nga shpėrthimi janė plagosur mė shumė se
120 vetė, shumica punėtorė josauditė dhe familjet e tyre.
-
Zoti Armitixh paralajmėroi se ky nuk do tė jetė sulmi i fundit dhe
fajėsoi pėr bombėn Al-Kaidan duke u bėrė gjithashtu jehonė komenteve
tė diplomatėve tė lartė sauditė.
-
-
-
Irak:
Hartimi i kushtetutės mund tė shtyhet
-
-
Bagdad, 10 nėntor 2003
- Njė anėtar i lartė i Kėshillit
Qeverisės Irakian tha se kėshilli do tė pėrmbushė afatin e 15
dhjetorit pėr hartimin e njė plani pėr strukturėn politike nė vend,
qė do tė pėrdorej pėr hartimin e kushtetutės sė re.
-
Megjithatė, ministri i pėrkohshėm i punėve tė jashtme, Hoshijar
Zebari, tha se keqėsimi i gjendjes sė sigurisė mund tė shkaktojė
shtyrjen e hartimit tė kushtetutės, e cila ka pėr qėllim krijimin e
kushteve pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme.
-
-
-
Nė
Gjeorgji opozita largohet nga bisedimet
-
-
Tbilisi, 10 nėntor 2003
- Partitė opozitare nė
Gjeorgji thanė se do tė vazhdojnė fushatėn e tyre tė protestave
kundėr mashtrimeve tė dyshuara nė zgjedhjet parlamentare tė javės sė
kaluar.
-
Tre udhėheqėsit e partive kryesore opozitare u larguan pas dy orė
bisedimesh me presidentin Eduard Shevardnaxe, duke thėnė se ai nuk
dėshironte tė diskutonte rreth kėrkesave tė tyre pėr tė shpallur
zgjedhjet tė pavlefshme.
-
Njė nga udhėheqėsit e opozitės, Mikhail Saakashvili, tha se
bisedimet ishin tė pafrytshme dhe u ka bėrė thirrje pėrkrahėsve qė
tė vazhdojnė protestėn e tyre jashtė ndėrtesės sė parlamentit nė
Tbilisi.
-
-
-
Tė
pakten 5 civilė janė vrarė nė njė sulm kryengritėsve nė kryeqytetin
e Burundit
-
-
Buxhumbura, 10 nėntor 2003
- Tė pakten pesė civilė
janė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nė njė sulm me mortaja
gjatė natės tė kryengritėsve tė grupit etnik tė fisit Hutu nė
kryeqytetin e Burundit, Buxhumbura, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i
armatės, njofton AFP.
-
-
Pėrgjegjėsinė pėr sulmin e ka marrė
grupi kryengtritės i Forcave Nacionale Ēlirimtare (FNL), i cili ka
refuzuar tė marrė pjesė nė bisedimet paqėsore, qė kanė pėr qėllim
t'i dhėnė fund luftės civile 10-vjeēare, e cila deri tash mori jetėt
e mbi 300 mijė njerėzve nė kėtė shtet tė vogėl afrikan.
-
-
-
Njė
shpėrthim ka dėmtuar monumentin e viktimave tė komunizmit nė qendėr
tė Pragės
-
-
Pragė, 10 nėntor 2003
- Tė dielėn njė shpėrthim ka
dėmtuar monumentin e ngritur nė shenjė tė viktimave tė komunizmit nė
qendėr tė Pragės, ka deklaruar zėdhėnėsja e policisė ēeke.
-
Nė kėtė shpėrthim nuk ka pasur viktima, kurse autorėt janė tė
panjohur. Monumenti i viktimave tė komunizmit ėshė zbuluar nė maj tė
vitit 2002.
-
Gjatė regjimit komunist nė Ēeki, prej
vitit 1948 e deri mė 1989, janė vrarė 4.500 persona, prej tė cilėve
248 janė ekzekutuar, ndėrkaq 327 janė vrarė gjatė pėrpjekjeve pėr
t'u arratisur nga vendi.
|
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|