|
9 nėntor 2003 / James Martone
/ "Zėri
i Amerikės"
Ministri saudit i punėve tė brendshme,
Princi Najef, premtoi se do tė gjenden personat pėrgjegjės pėr njė
shpėrthim vetėvrasės me makinė nė njė kompleks banimi nė Riad, ku u
vranė 11 veta dhe u plagosėn mė shumė se 120 tė tjerė.
Princi Najef bėri njė deklaratė, nė tė
cilėn thoshte se persona qė dyshohen tė jenė terroristė tė al-Kaidės
ishin autorėt e sulmit nė perėndim tė kryeqytetit tė shtunėn vonė.
Njė zėdhėnės i Lidhjes Arabe prej 22
vendesh e dėnoi shpėrthimin, duke thėnė se kishte pėr qėllim tė
destabilizonte, tė terrorizonte dhe tė vriste civilė.
Mes tė vdekurve ishin shtetas sauditė,
egjiptianė, libanezė dhe sudanezė.
Zyrtarėt sauditė thonė se numri i tė
vdekurve nga shpėrthimi mund tė ngrihet, sapo ekipet e shpėtimit tė
kėrkojnė nėpėr gėrmadhat e kompeksit Muhaja nė Rijad, ku zjarri nuk
pushoi pėr disa orė pas shpėrthimit.
Televizioni saudit vazhdoi tė dielėn tė
intervistonte tė plagosurit nga shpėrthimi, i cili kishte nė
shėnjestėr njė kompleks ku banojnė arabė tė huaj dhe disa shtetas
perėndimorė.
Njė grua, e cila nuk u indetifikua, u
intervistua ndėrsa ndodhej nė atė qė televizioni tha se ishte njė
spital i Rijadit. Ajo kishte vėnė njė perēe dhe ishte ulur nė njė
karrike invalidi. Ajo tha se ishte nė apartamentin e saj me tė shoqin
kur dėgjuan tė shtėna armėsh.
Ne dėgjuam tė shtėnat e njė pistolete dhe
mė vonė nuk dinim se ēpo bėhej. Nė kohėn e shpėrthimit unė isha nė
apartament.
Njė person tjetėr, qė u intervistua mbante
tė birin tė mbėshtjellė me batanije. Ai tha se djali i tij ishte nė
shtėpi nė kohėn e shpėrthimit dhe ishte plagosur.
Tė gjithė tė intervisuarit ishin
arab-folės dhe qė tė gjithė banonin nė kompleksin Muhaja, i cili ishte
nė shėnjestėr tė shpėrthimit. Televizioni zyrtar saudit njoftoi se nė
atė kompleks banojnė kryesisht punėtorė tė mėrguar arabė.
Njė burrė i treguar nga televizioni saudit
nė spital duke qarė, tha se nuk mendonte qė shpėrthimi tė ishte kryer
nga myslimanė.
Ky shpėrthim nuk ka asnjė lidhje me
islamin, thotė ai. Unė bashkė me gruan time dhe fėmijėt dėgjuam sė
pari shpėrthimet dhe pastaj tė shtėna armėsh. Ne u pėrpoqėm tė
mbroheshim nga shpėrthimi dhe shkuam nė njė kat mė sipėr. Shpėrthimi
shkaktoi thyerjen e xhamave tė dritare, tė cilat goditėn fėmijėn tim.
Shpėrthimi i madh dhe dy shpėrthime mė tė
vogla tronditėn rreth mesnatės, sipas orės lokale, kompleksin Muhaja
afėr lagjes ku banojnė punonjėsit e misioneve diplomatike. Rreth 200
shtėpi ndodhen nė atė kompleks.
Autoritetet saudite kanė konfirmuar
vdekjen e zyrtarėve tė sigurimit nga Sudani dhe tė njė tjetri nga
India. Njė diplomat amerikan tha se njė amerikan u plagos dhe njė
tjetri nuk i dihet fati.
Asnjeri nuk ka marrė pėrgjegjėsinė pėr
shpėrthimin, por zyrtarėt sauditė thonė se dyshojnė qė shpėrthimi me
makinė bombė ėshtė vepėr e rrjetit terrorist Al-Kaida. Autoritetet
fajėsuan anėtarėt e kėtij rrjeti pėr shpėrthimet vetėvrasėse 6 muaj mė
parė, tė cilat kishin nė shėnjestėr komplekse ku banojnė shtetasit
perėndimorė nė kryeqytetin Rijad.
Sulmet e 12 majit u pasuan nga njė fushatė
e intensifikuar e forcave saudite pėr tė gjetur dhe kapur ekstremistė
tė dyshuar myslimanė. Qindra janė arrestuar qė prej atėhere.
Shpėrthimi i sotėm kryhet vetėm njė ditė
pas mbylljes sė ambasadės dhe tė konsullatave amerikane nė Arabinė
Saudite. Pėr kėtė veprim zyrtarėt amerikanė cituan njoftime tė
besueshme se terroristėt po planifikonin tė kryenin sulme.
|