| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Tė vdekurit vallė a na shohin, a na ndigjojnė?! |
|
|
|
|
|
|
|
|
- 9 nėntor
2003 / TN
-
-
Engjėll KENGJI
-
-
Tani
jemi nė muajin nėntor, nė tė cilin pėrkujtohen tė vdekurit mė tepėr
se nė ēdo muaj tjetėr. Kurse me 2 Nėntor ėshtė njė ditė, tė cilėn
Kisha Katolike e feston pėr tė gjithė tė vdekurit dhe nė kėtė ditė,
nė shumė vėnde celebrohet mesha pėr tė vdekur edhe nėpėr varreza.
-
-
Misioni Katolik Shqiptar nė Zvicėr, qė misionon nė pjesėn lindore,
me qendren e vet nė Sirnach (TG), mu nė atė ditė, mė dy Nėntor
organizoi njė takim enkas pėr tė vdekurit tanė gjithėshqiptarė.
Takimin nė atė mbrėmje e udhėhoqi Mr. Dom Marjan Marku. Ajo mbrėmje
aq e divoēme, aq shenjt, nė tė cilėn u tubuan mbi 300 mėrgimtarė iu
pėrkushtua e tėra tė dashurve tė tanė, tė cilėt kaluan nė atė jetė
pėr tė jetuar nė amėshim. Tė gjithė nė heshtje dhe mė njė pėrvujtėri
tė rrallė medituan dhe pėrkujtuan veēanėrisht ata qė rėnė pėr lirinė
e Kosovės. Tė gjith me zemra tė hapura i drejtuam lutjet tona, qė
ata tė pushojnė nė paqen e Zotit, qė ata tė na shohin dhe tė na
pėrcjellin me SHPIRTIN E PAVDESHĖM.
-
-
Shpirti ėshtė i pavdeshėm; kėtė e qartėson si feja e krishter, por
edhe ajo islamike. Shpirti, si njė term filozofik dhe teologjik, ka
njė prejardhje tė dyfisht: atė tė dėshmisė biblike dhe atė tė
menduarit grek tha Mr. Dom Marjan Marku. Fjala shpirti nė shiqimin
biblik rrjedh prej besėlidhjes sė vjetėr nga fjala RUACH, e qė ka
kuptimin e frymėmarrėjes, dhėnjes sė Shpirtit dhe erės. Fjala
ruach ka kuptimin e veprimtarisė konkrete tė Hyjit tek njeriu, por
edhe nė krijimtari.Shpirti i njeriut shpesh here pėrjetojet nė
mėnyrė emocionale dhe shpirtėrore.
-
-
Ky
kuptim ishpirtit vazhdohet edhe nė Beslidhjen e Re. Shpirti si form
konkrete i veprimit Hyjnor: pneuma erė (erė qė fryen), frymė apo
si frymėmarrje, fuqi jetėsore e njerėzėve. Nė Beslidhjen e Re ėshtė
i pranishėm ky dualizėm: se njeriu ėshtė i pėrbėrė prej mishit
Sarx apo trupit dhe prej shpirtit ruach, ndėr tė tjera tha Dom
Marjan Marku me rastin e takimit qė u mbajt mė 2 Nėntor.
-
-
Fjala
shpirti nė shiqimin filozofik. Nė filozofinė e hershme greke fjala
NOUS (lat. intellectus) dmth. vendkuptim i lidhur bashk me
fjalėn Logos, i cili ekziston nė shpirtin e njeriut tani edhe nė
gjithė botėn. Tė Plotini, filozof grek , ndikues i madh i
Neoplatonizmit e pėrfaqėson mendimin mbi shpirtin me konsekuenca tė
kuptimit unik qenietė e tėra ekzistojnė pėrmes njė Qenie Existenz.
Njėsia ėshtė apsolute, pėrmes qenieve tė tėra ėshtė vetėm njė Njėsi
nė shumėsi. Njė ėshtė matanė qenies qė do tė thot apsolute dhe
transcendente.
-
-
Kėtė
njėsi Plotini e mendon si proces: pėrmes daljes nė shumėsi, mbetet
nė tėrėsi e pėrcaktuar prej njėsisė.
-
Ky
mendim mbi shpirtin mbetet deri pas mesjetės nė pėrdorim. Ekzistenca
e shpirtit dallohet pėrmes me qenė nė vetėvete tha predikuesi nė
fjalė, dhe pėrmes aftėsisė sė njohurit apo shpalljes sė vetėvetes
(communicatio) dhe kėthimi nė vetėvete (raditio in seipsum).
-
-
E mu
kėtu shihet dallimi shumė i madh me materien, e cila kurrė nuk ėshtė
nė vetėvete dhe kurrė nuk ėshtė vetėm. Tė menduarit e njeh materien
dhe formohet pėrmes shpirtit.
-
-
Kėto
ishin dy paraqitje ose intenca tė tė menduarit biblik ose filozofik,
por shumė shkurta, gjė qė qėllimi ishte pėr tu kuptuar njė film
dokumentar JETA PAS JETĖS. Ky film ėshtė njė dokument i posaēėm
nxjerrė nga njė libėr me tė njėjtin titull, libėr i cili ėshtė
pėrkthyer nė shumė gjuhė dhe shitur nė mbi 10 milion kopje.
-
-
Nė
kėtė libėr bėn fjalė pėr njerėz tė vdekur klinikisht. Njė doktor
psikiatėr mirret me analizat e njerėzve, qė pėrkohėsisht kanė vdekur
dhe pas njė kohe janė kthyer pėrsėri nė jetė. Ai ka analizuar me
mijėra njerėz tė tillė dhe tėgjitha pėrjetimet e tyre i ka shenuar
nė librin e lartėpėrmendur.
-
-
Tė
gjithė kanė deklaruar gjėra shumė tė ngjashme: Erdhi mjeku mė
shiqoi dhe tha, mė vie shumė keq, ky njeri ka vdekur
unė ndigjoja.
Unė dola prej trupit dhe u vėndosa njė njė kėnd tė dhomės, pastaj
pash njė tunell, dhe nė fund tė tunellit pash njė dritė e cila
krejtėsisht mė rrembeu. Aty mė duel pėrpara jeta ime e tėra, por si
njė film shumė i shpejtė, mė dukej sikur isha duke fluturuar.
-
-
Tė
gjithė tė pyeturit kanė pėrjetuar ēaste shumė tė lumtura. Ata i kanė
parė dhe i kanė ndigjuar, pėr mė shumė i kanė pėrcjellur tė afėrmit
e vetė, por askush nuk ka dashur tė kėthehet pėrsėri nė jetė. Njėri
prej tyre, pėr sa ishte i vdekur klinikisht ka ndigjuar njė foshnje
ende e pa lindur, duke qarė. Ai tha ti po qan, por tė gjallėrit nuk
ndigjojnė dhe nuk dinė se ēka tė mungon. Kur ėshtė kėthyer nė jetė,
megjithė se me pėrtesė, shkoi dhe i tha mjekut se ajo foshnje ka
kukun tė nxerrur nga vendi
.. dhe ashtu ndodhi.
-
-
Kėtė e
ka dėshmuar mjeku, i cili ishte i pranishėm nė lindjen e asaj
foshnje. Aty ka shumė e shumė raste qė cekėn, por unė mora vetėm ca
rreshta pėr ta kuptuar se tė vdekurit me shpirtin e tyre tė
pavdekėshem na shohin e na ndigjojnė por edhe mė shumė ata janė mė
ne.
-
-
Tė
vdekurit klinikisht pėr sa kohė, e tė cilėt janė kthyer pėrsėri kanė
pėrjetuar njė vdekje e cila do tė ishte e njejtė me atė tė
pėrmbarueshmen, nga e cila kurrė mė nuk do tė kishin frikė dhe
krejtėsisht e kanė ndėrruar botėkuptimin dhe jetėn e tyre. Ata
jetojnė edhe pėr tė tjerėt. Ata jetojnė pėr tė kaluar nė jetėn e
amėshuar dhe pėr tu bashkuar me tė gjithė dhe tė barabartė.
-
-
Kjo
ėshtė njė realitet dhe nuk ėshtė njė fiksion. Tė gjitha rastet e
paraqitura janė autentike. Nė atė libėr, ( pėr tė cilin nuk premtoj,
por do pėrpiqem qė ta pėrkthej edhe nė gjuhėn tonė), por edhe nė
filmin dokumentar, dėshmitarė janė ata tė cilėt e kanė pėrjetuar
kėtė ngjarje.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|