|
-
8 nėntor 2003 /
Shkruan: R. ELEZAJ
-
-
Sipas
tė gjitha gjasave deklarata publike e zėdhėnsės sė UNMIK-ut e dhėnė
para disa ditėsh nė Prishtinė se pasaportat e Serbisė tė lėshura nė
Graēanicė nga zyra serbe janė valide pėr qytetarėt e Kosovės, ngase
ajo (Kosova) sipas Rezolutės 1244 tė KS ėshtė pjesė e Serbisė nuk
ishte e rastėsishme, madje sikur sinjalizon faktin se disa vende
anėtare tė BE-sė, kur ėshtė fjala pėr statusin final tė saj ngadal
po ripozicionojnė qėndrimet e tyre tė deritanishme neutrale nė
dėm tė interesave tė shqiptarėve.
-
-
Kjo
mund tė vėrehėt mė sė miri nė Gjermani, sepse nuk ka si tė
shpjegohet ndryshe vendimi i disa komunave tė kėtushme tė cilat
mėrgimtarėve tanė qė bartin pasaporta tė UNMIK-ut ditė mė parė u
kanė dėrguar shkresa zyrtare nė banesat e tyre pėrmes tė cilave nė
mėnyrė decidive u rikujtojnė se me mbarimin e mandatit tė
administratės sė UNMIK-ut nė Kosovė do tė marrė fund edhe validiteti
i pasaportave tė lėshuara nga organet e pėrkohshme tė OKB-sė nė
Kosovė.
-
-
Pra,
zyrat komunale pėr tė haujt (Ausländerbehörde) kėtu po vazhdojnė
me avazin e tyre tė vjetėr, tani mė shumė nevrikosės pėr shqiptarėt:
se Kosova ėshtė pjesė e unionit SMZ. Nė tė njėjtėn kohė nga
bashkėatdhetarėt tanė poashtu kėrkohet qė organeve nė fjalė tu
sjellin pasaporta tė Serbisė, pėrndryshe, siē cekėt nė kėto shkresa
ata tė cilėt nuk i plotėsojnė kėto kushte rrezikojnė ta humbin tė
drejtėn e qėndrimin e tyre tė mėtejm nė kėtė shtet?! Nuk janė tė
pakėta komunat tė cilat ndaj bashkėatdhetarėve tanė janė duke
ushtruar presion qė ata tė paraqiten pranė konzullatave serbe pėr
tu paisur me pasaporta tė Serbisė!?
-
-
Pse po
sillėn kėshtu organet komunale nė Gjermani ndaj mėrgimtarėve nga
Kosova, ose, se ēka ka ndodhur nė ndėrkohė qė mos ti njohin
dokumentet e UNMIK-ut, mbetet njė ēėshtje mjaftė e dyshmitė, ngase
siē dihet deri mė tani nė tėrė Gjermaninė kėto dokumente ishin tė
pranuara dhe se nė bazė tė tyre mėrgimtarėve tanė u vazhdohej leja e
punės si dhe ajo qėndrimit pa ndonjė problem. Pra, se pėr ēfarė
qėndrimesh tė reja bėhėt fjalė lidhur me pasaportat e UNMIK-ut,
ėshtė vėshtirė tė thuhet diē mė saktėsisht, ngase siē mendojnė disa
bashkatdhetarė tanė kjo mund tė jetė e lidhur edhe me vizitėn e para
pakė ditėve tė kancelarit gjerman z. G. Schröder nė Beograd, por jo
edhe nė Kosovė, qė sipas protokolit diplomatik jep tė kuptohet se
zyrtarėt e kėtushėm nė mėnyrė tė qartė manifestuan qėndrimin e tyre
ndaj statusit tė ardhshėm tė Kosovės?!
-
-
Se
qėndrimet e qeverisė gjermane kundrejt statusit tė ardhshėm tė
Kosovės gjatė periudhės sė fundit katėrvjeēare ishin mjaftė tė
padefinuara, ndoshta dhe konfuze, kėtė e vertetojnė shumė fakte, e
para ndėr tė cilat ėshtė mungesa e vizitave reciproke nė nivel
zyrtar midis dy vendeve tona, por edhe qėndrimi gjerman mjaftė
ngurrues ndaj proceseve politike nė Kosovė, hiq kėtu ndihmat e mėdha
financiare dedikuar Kosovės gjatė periudhės sė kaluar katėrvjeēare.
-
-
Mirėpo, kur ėshtė fjala pėr statusin final tė Kosovės zyrtarėt e
kėtij shteti lirishtė mund tė thuhet se gjatė periudhe nuk kanė
treguar ndonjė angazhim tė madh pėr pėrshpejtimin e zgjidhjes sė
statusit final tė Kosovės, se qėndrimi zyrtar gjerman ndaj kėtij
procesi ishte mė shumė nga pozitat e vrojtuesit pasiv se sa tė
ndonjė aktori aktiv, madje kėtė mosinteresim e ka shprehur nė mėnyrė
mjaftė tė ashpėr shefi i Zyrės gjermane nė Prishtinė z. P. Rondorf,
i cili nė intervistat e tij tė shpeshta dhėnė mjeteve informative
shqiptare nė Prishtinė nė mėnyrė tė prerė ka folur nė disfavor tė
pavarėsisė sė Kosovės.
-
-
Ku
qėndrojnė shkaqet dhe arsyet pėr njė qėndrim tė kėtillė tė palės
gjermane, ėshtė vėshtirė tė thuhet diē mė shumė, porse njė gjė ėshtė
mė se e sigurtė; se zgjidhja e statusit final tė Kosovės nuk zė vend
tė lartė nė agjendėn e prioriteteve tė politikės sė jashtme
gjermane, e cila, thėnė pa ekuivoke, gjatė periudhės sė shkuar
katėrvjeēare nuk ka bėrė shumė nė kėtė drejtim.
-
-
Pra,
mospranimi si duhet i dokumenteve tė udhtimit tė lėshuara nga
UNMIK-u, presionet qė komunat po bėjnė ndaj mėrgimtarėve tanė pėr
ti detyruar qė tė shkojnė pranė konsullatave serbe pėr tu paisur
me pasaporta tė Serbisė, heshtja e tyre nė mėnyrė tė vazhdueshme
ndaj deklaratave se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, sikurse edhe
qėndrimet e shumė zyrtarėve tė kėtushėm se Kosova nuk ėshtė shtet i
pavarur, pastaj kėrcnimet e pėrditshme pėr largim tė detyrueshėm
nga Gjermania tė mėrgimtarėve tanė, trajtimi i tyre si shtetas tė
Serbisė, dhe kėshtu me rradhė, flasin qartė se pėr ēfarė statusi tė
ardhshėm tė Kosovės angazhohet ky vend. Po tė ishte ndryshe, jemi tė
sigurtė se zyrtarėt gjermanė do tė ishin mė tolerantė kur ėshtė
fjala pėr statusin e emigrantėve tanė tė paisur me dokumente tė
udhtimit tė lėshuara nga UNMIK-u, siē veprohet p.sh. nė disa vende
tjera perėndimore.
-
-
Nė
letrėn e organeve komunale dėrguar njėrit nga mėrgimatarit tanė (z.
Bashkim Beluli), ndėr tė tjera thuhet: me skadimin e validitetit tė
dokumenteve tė udhtimit tė lėshuara nga UNMIK-u, luteni qė me kohė
tė na e sjellni pasportėn nacionale tė lėshuar nga konsullatat
gjenerale tė Serbisė-Mali i Zi, ose dėshminė se nuk e kanė pranuar
kėrkesėn tuaj?!
-
-
Ēdo
koment rreth kėtij formulimi mendojmė se ėshtė i panevojshėm!
|
|