|
-
8 nëntor 2003 / Fatlind SADRIU*
-
-
-
- Kosova ne kete kontekst
-
-
Duket
sikur e tere energjia e grumbulluar gjate 12 vjeqarit te sundimit
totalitar te z.Millosheviqit dhe hierarkise se tij ne Serbi, krahas
pasojave negative qe ia trashiguan shtetit serb edhe per disa
gjenerata te ardhshme, ne nje menyre indirekte kane nxitur nje
aktivitet pak sa me te detajuar e me logjik ne kokat e politikaneve
te sotem serb, ose te pasardhesve te dinastise M, ashtu siq shumica
e tyre e shohin te ardhmen politike ne boterat kongongjence
vetanake. Mirepo, fatkeqesisht duket se edhe keto qasje te
"reformuara" te elites se sotme politike serbe kane deshtuar te
distancohen nga ato te diktatures se meparshme serbe.
-
-
Sot me çdo
kusht zyrtaret dhe diplomatet serb po perpiqen qe qeshtjen e Kosoves
ta rikthejne ne agjendat nderkombetare por me nje rezhi te re serbe,
‘qe topin ta largojne nga fusha e tyre e fajit dhe veprimit’, e
keshtu t’i hapin rrugen nje politike tendencioze dhe perfitimeve te
kalkuluara te poenave shume te nevojshem politik ne fondin tani me
te bankrotuar te repuacionit dhe imazhit shteteror.
-
-
Kanalet e
perdorura dhe inskenimet substanciale ne dispozitat e te vepruarit
dhe te dialoguarit te perfaqesuesve serbe me diplomate te huaj nuk
jane asgje e re perpos nje artikulim mendjelehte dhe i gjykuar te
deshtoje.
-
-
1. Vetem
pas kater viteve te perfundimit te bombardimeve dhe nenshkrimit te
kapitullimit te Serbise, te kushtezuar dhe implementuar nga shtetet
antare te NATO-s, zyrtaret e sotem serb me plot goje flasin per
partneritet dhe gadishmeri qe te gjinden ne krah te ish
“okupatoreve”, pikerisht atyre shteteve te cilat me atomet e fundit
te energjise diplomatike tentuan qe kete popull ballkanik ta
kursejne nga ajo qe sot me dihet.
-
-
Demagogjia
serbe e te shfajsuarit eshte se” faji ishte i pushtetit dhe se ata
(populli) ishin te manipuluar”, duke tentuar keshtu ti zhvleresojne
rrezultatet e disa zgjedhjeve si presidenciale ashtu edhe
parlamentare te mbajtura ne Serbi mes 1990-2000, ku pikerisht ky
popull i etshem per teritore dhe perfitime te tjera, ne menyre
kontinuale legjitimoi ate pushtet, pushtetin e “mbrojtesit te
shenjterise serbe”, z.Millosheviq.
-
-
2.
Protestat masive te perkrahura nga te gjitha rrymat politike ne
Serbi (perfshire ketu edhe “reformatoret” e sotem) para nderhyrjes
se NATO-s, kishin vetem nje moto:”te shprehin mllefin dhe qendrimin
e popullit serb ndaj shqiptareve dhe çdo kujt tjeter qe hudhej ne
mbrojtjen e drejt te tyre”, qe ne kete rast ishte NATO, aleance kjo
e krijuar ne parimet baze te demokracise, paqes dhe transparences
dhe e formuar per te vetmin qellim, ruajtjen e paqes.
-
-
3. Nuk iu
nevoitej shume pasardhesve te z.Millosheviq dhe skemave politike ne
Serbi te riartikulojne nje qendrim prepondorant te tyre dhe
te”drejtes” se tyre ne raport me po kete aleance dhe sot ia shtrine
doren e “miqesise” NATO-s.Por se a eshte i gatshem populli Serb si
popull i tere te heq dore nga mentaliteti antievropian dhe ta
percjelle hirearkine e sotme politike serbe, e cila nuk dihet se a
perfaqeson me shume se nje te treten e pergjithshme te popullates, e
te shtrije doren e miqesise? Kete se besoj dhe per kete deshmia me e
mire eshte demonstrimi i pakanqesise dhe urrejtjes lidhur me
dorezimin e kater gjeneraleve te ushtrise
dhe policise serbe ndaj Gjykates se Hages nga ana e disa ministrave
dhe oficereve te policise serbe.
-
-
4.Zgjedhjet e deshtuara presidenciale, shkalla e larte e krimit te
organizuar, perqarjet dhe neglizhenca e faktoreve bashkeqeverises ne
Serbi, gjendja e nje krize te skajshme sociale si dhe afrimi i
afatit te zgjedhjeve ne Serbi, po reflektohen ne prognozen e
veprimeve te qeveritareve serb. Te vetedijshem per gjendjen faktike
ne Kosove dhe ne Serbi, atyre iu desh qe mu tani ta inaugurojne kete
doktrine “gjysmake” dhe ta vejne ne veprim “xhokerin magjik”-
Kosoven.
-
-
Deshmia
per kete qendron ne qasjen euforike e me shume pompozitet
nacioanlist te cilen e krijuan qeveritaret serb para opinionit ne
Serbi para takimit te Vjenes.
-
-
Arsyeja e
kesaj euforie ambiguale te cilen shumica e kokave te nxehta e
nacionaliste te politikaneve ne Serbi po e proklamojne qendron ne
parashikimet naive, te bazuara teresisht ne spinin momental
diplomatik dhe divergjancat kalimtare ne mes faktoreve te
rendesishem nderkombetare. Fatkeqesisht kjo eshte vetem energji e
humbur, perkrah humbjes faktite te sovranitetit dhe influences se
Serbise ndaj Kosoves, te cilen do ta argumentoja ne kete radhitje;
-
-
a) Pas
disa vite te suspendimit te ish Jugosllavise nga disa organizma
nderkombetare, USMZ ka arritur te rikthehet si anetar i plote i
ketyre organizmave nderkombetare, para se statusi final i Kosoves te
jete definuar, gje qe u jep shprese dhe qe i shtyri qe Kosoven ta
proklamojne ne dy preambullat kushtetuese; ate te Serbise dhe USMZ.
-
-
-Mirepo pa
marre parasysh pretendimet dhe prepodorencen serbe lidhur me te
ardhmen e Kosoves, Kosova de facto nuk eshte dhe nuk do te jete ne
kutite e votuesve serb ( Rrezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te
Kombeve te Bashkuara, permbane elemente te mjaftueshem me karakter
interpretues ne kuader te se drejtes nderkombetare dhe si e tille
eshte tejet ambigative, e qe eshte ne interes te drejteperdrejt te
se ardhmes se Kosoves).
-
-
b)
Diplomacite e vendeve perendimore jane te preokupuara me çeshtjet e
terrorizmit dhe te Irakut, gje qe u jep qeveritareve Serb nje vakum
me ta madh te manovrimit.
-
-
-Fakti se
qeverite e ketyre shteteve jane te preokupuar me luften kunder
terrorizmit, perkundrazi duhet te jete nje fakt brengoses per
Serbine, sepse shteti serb po vuan nga struktuar ordinere
terroriste, pergjegjese per vrasje te shumta politike dhe ordinere
ne Serbi si dhe pozita kulminante e saj ne listen e shteteve te
krimit te organizuar ( definimi i terrorizmit: struktura te
organizuara kriminele, veprimtarite e te cilave konstituojne dhe
suportojne perdorimin e forces ndaj civileve).
-
-
c)
Suksesi i politikes se jashtme serbe qe u kurorezua me seancen
urgjente Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara lidhur me
“terrorizmin” ne Kosove dhe e cial si rrjedhoje pati
kontraindikacione nga prognozat serbe.-Se fjala “terrorizem” eshte
mjaft nevralgjike ne fjaloret e qeveritareve boterore, ska dyshim,
mirepo te terrorizosh dhe te jesh mbeshtetes i terrorizmit te
organizuar, te tille çfare e kemi ne pjesen veriore te Kosoves dhe
te gjykosh terrorizmin ne baze te standardeve juridike dhe
konkluzave logjike eshte e pamundur.
-
-
d) Oferta
e qeverise serbe per dislokim trupash perkrah forcave amerikane dhe
britanike ne vatrat e krizes ne bote dhe te policise serbe ne
misione paqeruajtese.
-
-
-Se cka
qendron pas kesaj oferte nuk eshte veshtire ta kuptosh e sidomos jo
prej po atyre shteteve te cilat kane nje eksperience te madhe me
te”ofertuarit” serbe dhe pasojat e tij (Raste te shumta gjate
luftimeve ne Kroaci dhe Bosnje Hercegovine).
-
-
e)
Insistimi i qeveritareve serb qe takimi i Vjenes duhet mbajtur me
cdo kusht, prejudikimet lidhur me kete takimi dhe renja ne gracke
nga ana e UNMIK-ut i cili nuk arriti te beje nje pergaditje te
mirefillt dhe konsolidoje qendrimin me faktorin Kosovare si dhe
mosdefinimi i statusit te tyre (UNMIK-ut) deri ne javen e fundit
para takimit te Vjenes.- Delegacioni Kosovar mori pjese ne kete
takim, dhe me kete edhe i deshmoi faktorit nderkombetare se jane te
gatshem per dialog me cdo fqinj te Kosoves dhe njekohesisht
mospjesmarrja e qeverise ne kete takim, qe nje hap i qelluar ne
drejtim te konsolidimit te pozites ndaj faktorit nderkombetare te
pranishem ne Kosove. Kosova me kete tregoi se eshte per dialog dhe
se interesi kombetar nuk eshte i diskutueshem.
-
-
Mjaftojne
faktet e lartepermendura dhe disa levizje tjera diplomatike te ceken
dhe te shihet se politikanet serb jane ne hap me rrjedhat aktuale
dhe spinin e agjendave globale dhe se diplomatet e tyre jane ne
superioritetin e te ushtruarit te detyres se tyre, krijimit te
disballanceve diplomatike dhe perfitimit nga mosperqendrimi i pales
tjeter.
-
-
Por te
jesh ne drejtim me spinin e ngjarjeve nuk mjafton qe te jesh vete
ngjarja gjegjesisht vet spini, se tekefundit e ardhmja e nje populli
mund te prejudikohet nga e kaluara e tij, dhe diplomacia nuk eshte
ajo qe ndodhet ne rreshta, pas te ciles poltikanet serbe me dekada
kane shpenzuar energji, por eshte ne mesin e tyre, e kete duket se
asesi ata nuk po munden ta kuptojne, ose ndoshta nuk dojne ta
kuptojne. Diplomacia eshte virtyt i dialogut e fatekqesisht e
kaluara deshmon se sa jane te prirur ata per nje dialog te
mirefillt, “dialog pa pasqyre”.
-
-
Kosova ka
qene nje barre e paperballuar per Serbine gjate tere historise dhe
sa me vone ta kuptojne kete serbet, edhe me shume energji do te
shpenzojne ne qeshtje tashme te perfunduara dhe xhepardojne
seriozisht te ardhmen e tyre ne familjen Europiane.
-
-
-
*Autori
i shkrimit është student
i Fakultetit te Drejtesise dhe Fakultetit te Studimeve
Nderkombetare/Diplomacise, Universiteti i Adelaidit,
AUSTRALI
|
|